AHMET SHQARRI, ZËRI I KOMENTATORIT LEGJENDAR QË VINTE NGA “CAMP NOU…”

Karriera e gjatë në radio Tirana, miqësitë me kompozitorë, politikanë, aktorë dhe sportistë me famë botërore

AHMET SHQARRI, ZËRI I KOMENTATORIT LEGJENDAR QË VINTE NGA “CAMP NOU…”

Nga Uvil Zajmi. “Mirëdita të dashur dëgjues të Radio Tiranës…”- ka qenë shprehja e njohur që për shumë vite ka shoqëruar shqiptarët. Një karrierë profesionale e gjatë dhe e ndërthurur si një xhungël, “nuk di ku futem e nga të dal, nuk di si të orientohem”-siç e përcakton vetë ikona e radiokronikës sportive kur e pyesin për karrierën e tij gazetareske gati gjysëm shkullore.

….i vogël,ai nuk e kishte menduar ndonjëherë që kjo do të ishte rruga e tij, një karrierë e bujshme e një radiokronisi sportiv kur në gusht të 1969, ngjiti për herë të parë shkallët e Radio Tiranës, u ul në një zyrë të katit të tretë bashkë me disa kolegë, një makinë shkrimi përpara, dhe punë intensive me dhe pa orar në kërkim të lajmit, gjithmonë nën shoqërinë dhe i pandarë nga magnetofoni “Uher”. Qindra kronika, transmetime, reportazhe e intervsita në Radio e TV, me artikuj në të gjtha gazetat e revistat, një histori profesonale e nisur nga Xhirot Çiklistike, me kulmin “Nga njëra ndeshje në tjetrën”emisioni më i ndjekur dhe me jehonë kombëtare. Pastaj transmetimi befasues nga Barcelona, miqësitë me kompozitorë, politikanë, aktorë, edhe ato më famë botërore nga Mina, Kryeziu, Kodra dhe intervistta e ndaluara të Vokrrit e Albanos. Një dashuri shumëvjeçare me radion e TVSh-në, pa u shkëputur as edhe një ditë, deri kur ai “ndërroi shtëpi”. Por, “Fenomeni Shqarri”, nuk ndalet dhe një tjetër bum mediatik: “Gol në Radio + 2” dhe në “TVA 1” do të shoqëronte shqiptarët për disa vite të tjera me zërin dhe figurën të Ahmet Shqarrit

FËMIJËRIA MES LIBRAVE E KINEMASË

Njëri nga zërat më autentikë, aboslutë, original, gjuhë e pastër letrare, ritëm si vetë Shqarri-Story. Nga mësuesja e fillores Fani Kocilja (tezja e Robert Shvarcit, përkthyesit të njohur), pastaj në klasën e dytë ka qenë, kur ka lexuar Elja Celebi, librin e parë që ja pati dhënë daja i madh Shefqet Gripshi, i cili pati ndjerë etjen e nipit për lexim. Ai libër i parë I autorit turk, ndër të tjera flsite dhe për qytetin e tij, Peqinin, që sipas tij, në kohën e Perandorisë Osmane shquhej për lulëzimin e begatinë e tij. Për të shkuar te librat e panumërt të autorëve shqiptarë, të huaj e atyre të ndaluar për kohën. “Ato ishin shkolla ime e dytë në jetë, pasi më shtynë të studioja Gjuhë-Letërsi në Universitet”. Një adoleshëncë si skënderbegas, më pas shërbimi ushtarak, ishin një tjetër shkollë, ku krahas librit zuri vend edhe sporti ku si atlet pjesmarrës në Spartakiadat e Ushtrisë, por dhe në Kampionatin Kombëtar për të rinj, në garat e shpejësisë, konkuroi me të njohur të kësa disipline si Çlirim Balluku, etj. Pastaj jeta në Universitet e mbushur me atmosferë profesorësh, dijetarësh dhe akadamikë, nga Kadare, J. Xoxe, Sh. Demiraj dhe më vonë në kursin e parë dy-vjecar të gazetarisë me D. Agollin, V. Gambetën, H. Boricin etj. “Ishin këto personalitete qëmë forcuan më shumë bazamentin e të ardhmes si gazetar”-thotë Shqarri, kur flet për jetën dhe karrierën e tij.

MAZREKU, RADIO DHE VETËM NJË BOBINË SI DHURATË
Ka qenë një mundësi, e fat i madh të vijoje rrugën e Mazrekut, Bellovës dhe Këlliçit, Bellovës, pa e kuptuar se do bëhej skllav i këtij profesioni, zëri kryesor, një ndër komentatorët më popullorë sportivë në vend. Ndoshta një mësues, një gazetar, por me sportin jo, por, diplomimi dhe emrimi në Radio Tirana, i vetmi mjet komunikimi shumë i rënëdësishëm pasi pak televizorë ka në qarkullim, janë nxitja për Shqarrin e ri. Fillimi I viteve 70-të në Radio, ka nevojë për ndryshim radikal të paktën në sport, kërkohen njerëz me ide, ndonëse nuk ka redaksi sporti, dhe i vetëm ka nisur të angazhohet.“ Duhet të bëja intervista, radiokronika e më duhet të shkoja në stadium, pastaj të vrapoja në Pallat Sporti, që nuk ishte e lehtë, pa mjete dhe me “Uherin” 7 kg në krah. Shume shpejt e kuptova se futbolli ishte sporti i parë që hyri në kordet e mia”-thotë Shqarri. Nga Mazreku pati “trashëguar” vetëm një bobinë magnetofoni. “Surprizën ma bëri mësuesi im Kozma Vasili që kishte një kopie të transmetimit të një gjysmë shekulli më pare. Ishin vetëm 8 minutat e fundit të takimit Hungari-Shqipëri nga Budapesti në vitin 1950, dhe rezultati është 12-0 për vendasit të cilat Mazreku i përshkruan: “Janë minutat e një ndeshjeje që mbaroftë sa më shpejt!”. Kur e dëgjova, më pati sjellë pranë zërin melodioz të atij që “shpiku” i pari në Shqipëri trasmentimin e një ndeshjeje futbolli në radio. Ishte 1 shtator 1938 nga Fusha e Shallvares, Tirana-Kavalla e Greqisë.

FILLIMET, GJITHMONË KA NJË TË PARË
“Vec trasmetimeve të futbollit që i gjeta kam realizuar transmetime direkte për herë të parë në Shqipëri të ndeshjeve të volejbollit, basketbollit, mundjes, peshëngritjes, atletikës e deri te festivalet kombëtare të Lojrave Popullore, finalet e Spartakiadave Kombëtare, atyre të Ushtrisë, të Punëtorëve, Kooperativava Bujqësore, ku një vend të rëndësishëm e të paharruar kanë zënë transmetimet direkt gati 30-të rretheve çiklistike të Shqipërsië. Për herë të parë kam futur në transmetimet e Radio-Tiranës, një intervistë direkte dhe jo të regjistruar. Të gjitha këto bëhëshin për herë të parë në radio sepse nuk futej asgjë pa u kontrolluar, por nëpërmjet sportit, si “jo të rëndësishëm” që e konsideronin, futeshin këto që ishin tabu për kohën. Në makinë, në hollin e një hoteli, pallati sporti, mjedis sportive jashtë në natyrë, arrija të realizoja intervistat që jepej pas lajmeve të orës, 15.00 apo 20.00 të cilat më pare i dëgjonte Drejtori I Përgjithshëm Thanas Nano. Deri te kollitja e të intervistuarit ishte kujdesi, kur të thonin hiqe apo lëre. Ose fjalë që nuk lejoheshin si psh, një herë nga Elbasan thashë që Frashëri i 17Nëndorit nuk “pati fat”, më kritikuan duke më thënë se në sport ka pasion, luftë dhe garë sportive dhe jo fat. Për herë të parë krijova një Rubrikë Sportive të dielën në orën 21.00. Po kështu rolin e bashkëpunëtorëve për sporte të ndryshme, veç Bellovës, afrova Vangjel Shundin për Lojrat me Dorë, Xhafer Bogdani në sportetet e rënda, Z. Ashtën, K. Andonin për shahun, por edhe sportistë, si P. Ketën, Xh. Laçin për ngjartje e veprimtaritë sportet masive. Për herë të parë në Shqipëri “shpika” rolin e analistit, apo komentatorit gjatë transmetimit të ndeshjeve, duke afruar personalite në rolin e opinionistit si S. Peqini, S. Begeja, R.Resmja me të cilin kam patur kënaqësi të punoj për disa vite. po kështu g. kasmi, më jetëgjati në emision, m. janku, r. shehu, a. hafizin, etj.

JO VETËM NË RADIO, EDHE NË TELEVIZON, I GJITHANSHËM

I vetëm ka nisur për herë të parë disa rubrika dhe emisione sportive. “Rubrika Sportive” në fillimet e saj kishte edhe folësit e lajmeve të jashtme sportive, që i merrnin me pikatore të tillë ishin L. Meçani, V. Gjoka, V. Kule, edhe Lorenc Zadrima, inxhinier në fabrikën e armëve në Gramsh që vinte të dielën në Tiranë vetëm për rubrikën, dhe të nesërmen në ora 4 të mëngjesit nisej për të qenë në orën 7 në punë. Ky fakt, një një farë mënyre tregonte për pasionin dhe interesimin që ngjallnin rubrikat dhe emisonete rinj sportivë të asaj kohe. Këta spiker, apo folës të lajmeve që unë përgatisja u bënë ………….Po kështu edhe “Jehona Sportive”, një emision që jepej të hënave nga ora 16.00 deri 17.00. Vinte Bellova duke plotësuar ato që nuk ishin thënë të dielën, ose transmetohej ndonjë intervistë pikante, ndërkohë që flitej edhe për Kategorinë e Dytë, etj. Ndërsa “Sport-Kalitje-Shëndet”, më dha mundësinë të shkelja në cdo cep të Shqipërisë deri në zonat më të largëta, si Kooperativa Bujqësore ku tregoja si zhvillohej sporti aty, si u organizonte fiskultura në shkollë dhe tema të ndryshme, një emision që jepej nga ora 9 deri 10 të mbrëmjes me bashkëpunëtorë të ndrsyhem, ndër të cilët Sabri Çelnikasi që më përkthente materiale nga gjuhë të huaja. Pastaj në Televion, në të parat Rubrika Sportive me të ftuar. “Mbaj mend sen donjë emision e kam realizuar atje ku një vit më vonë ajo”Studio” u kthye në kafeteri….Pastaj në studion e madhe në formë amfitetari, bashkë me regjizorin Albert Minga, me të cilin futëm disa gjëra të reja, madje njëherë kisha mbi 50 të ftuar: ekipin kampion të volejbolli, basketbolli, bashkë me stafet e tyre. “Kam ndërruar shumë drejtorë, nga të cilët i pari Thanas Nano, njeri i disiplinës, rregullit e pastërtisë, ndërsa Todi Lubonja liberal, simpatik dhe që përkrah propozimin tim për të realizuar me të ftuar emisionin, pasi ishte e rrezikshme, sepse transmetohej direkt.

“RRETHI ÇIKLISTIK”, NJË KRONIKË E PA IMAGJINUAR PËR KOHËN

A mund të imagjinohej për kohën që edhe Shqipëria të trasmetonte “drejpërdrejtë” një garë ciklistike dhe jo një “Rreth Çiklistik, kur këtë e realizonin vetëm disa shtete potente si “Xhiro në Itali apo “Tour” në Francë, , pas të cilëve qëndronin qindra njerëz! Por, edhe kjo është një tjetër faqe e jashtëzakonshme e paharruar e “Shqarri-Story”. “Ka qenë një pasion i imi për t’ju përshtatur këtyre garave të mëdha botërore. I kam transmetuar direkt, mbi motorrë, duke intervistuar çklistin gjatë ngjitjeve malore të Ulzës, në kohë të keqe erë dhe me shi, por edhe nën diellin përvëlues. Një angazhim i tillë, garë pas gare, në rrugët e Shqipërisë, bëri që të rritet dhe interesimi I dëgjueve dhe u arrit që në finalet e etapave të ndërrpriteshin edhe lajmet kryesore të mesditës, që nuk ndodhte për asgjë tjetër në atë kohë, vetëm për t’u lidhur me”të dërguarin tonë të posaçëm Ahmet Shqarri”. Arrinim në vijën e finish më shpejt se të vinin çiklistët, hypja në ballkonin e turizmit, apo diku në një lartësi dhe bashkë me teknikët M. Berberi, S. Pacrami H. Sala, e më vonë F. Sala, transmetoja dhe përshkuar finishin e garës. Pastaj realizoja intervistat”-kujton Shqarri.

NGA “NJË NJËRA NDESHJE NË TJETRËN”, NJË “SHPIKJE” E MADHE SPORTIVE.
Fillimet e viteve 80-të regjistrojnë një revolucion, ndryshim radikal për emisonet sportive në radio. E djelë 2 tetor 1983, mesditë. “Të dashur dëgjues të Radio Tiranës… “. Ishte hera e pare që do të niste startin e tij emisioni, që gazetari i mirënjohur Ahmet Shqarri e ideoi dhe arriti ta bëjë realitet transmetimin e tij, duke i ofruar shqiptarëve për herë të parë në atë ditë tetoriane një emision të ri kur pas siglës hapëse u dëgjua: ”Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Ky emision I ri do t’i ngjasonte një orkestre, me Shqarrin dirigjent, ndërsa Bellova do të ishte zëri apo violina e parë e saj. E bashkë me të, Gjergo, Rada, Stërniqi, Fico, Qiqi, Kurti, Preçi, Efica, Allkja, Emiri, Mbrriçaj, Qesja, Ngjela, Kaja, Mnerei, Dalipi, etj. “Nga njëra ndeshje në tjetrën” do të shënojë kështu fillimin e një formati radiofonik sportiv të ri, që në pak kohë do të jetë emisioni më i ndjekur me një rekord dëgjuesish. Vetë Shqarri e konsideron si “shpikjen” më të madhe “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, të cilin e drejtoi për 20-vjet, si emisoni më jetëgjatë dhe më I ndjekur për kohën, tetor 1983- tetor 2003. “Përvjetorin e 20-të tij e festova në një ceremoni në Akadaminë e Arteve, më të ftuar të shumtë, radiokronistë e personalitete edhe nga fushat e tjera të jetës, ku pata vlerësimet, si ideatori dhe drejtues për më dy dekada i këtij emisioni. Në 80-vite jetë të Radio Tiranës, (1938-2018), shpenzoi për këtë insitucion gati gjysmën e jetës së tij: 35-vite të mbushura me kujtime, pasion, entuziasëm! Madje “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, i ka shërbyer futbollit shqiptar, ekzistencës së tijj, pa u ndërprerë asnjë javë. Ishte ai që e “shpëtoi” futbollin tonë në vitin 1997, kur UEFA e FIFA I përjashtuan skuadrat tona nga ndeshjet europiane, dhe emigroi kombëtaren si çifuti në shkretëtirë”- kujton Shqarri.

BARCELONA DHE KAMP NOU, PËRTEJ FANTAZISË
E tilla ka qenë e do mbetet për Shqarrin, apo çdo shqiptar, si një ëndër që kalon fantazinë, nga njoftimi, nisja, udhëtimi, Romë, Barcelonë, barazimi, emocionet që ka provuar në atë mbrëmje të paharruar të“Kamp Nou” në Barcelonë. Një transmetim i rrallë, I pa dëgjuar për kohën, madje askush nuk kishet guxuar më parë. I ka ardhur krejt befasishëm kur e kanë njoftuar se do shoqërojë skuadrën e Flamurtarit në transfertën barcelonase, për të trasmetuar direkt ndeshjen e kthimit, pas barazimit 1-1 në Vlorë. Ishte hera e parë, që një ndeshje për klubet shqiptare do të transmetohej nga jashtë e vendit dhe për ironi të fatit nga “Kamp Nou” i Barcelonës të Spanjës! ”Ka qenë një udhëtim fantastik bashkë me Petro e Vasil Rucin, Çipin, Tahon e të tjerë. Do të luhej ndaj Barcelonës së Linekerit të famshëm që sapo ishte shpallur golashënuesi i Botërorit ’86. 90-të minutat kanë qenë më shumë se dramatike dhe 0-0, një rezultat i cuditshëm për kohën. Një skuadër modeste, jo me futbollistë, por me heronj të vërtetë vlonjatë, që marrin një barazim të paimagjinuar, madje kualifikimi i katalanasve u sigurua me golin e shënuar në fushën kundërshtare, pas barazimit 1-1 në Vlorë. Ishte eksperienca e parë për Shqarrin që trasmetoi i vetëm një takim ndërkombëtar futbolli të drejperdretë, për 90-të minuta.

NË “BAYER ARENA” ME KAMPIONIN E MADH

Ka qenë 24 marsi i vitit 2001, kur nga stadium “Byer Arena” i Leverkusenit, ka trasmetuar takimin RFGjermani-Shqipëri 2-1, kur në studio ka pasur edhe radiokronistin Zef Shtjefni, ndërsa në rolin e opinionistit, të famshmin Panajot Pano. Një praktikë kjo e aplikuar edhe në shumë ndeshje të tjera ndërkombëtare, me përfaqësuesen dhe klubet. Gjithmonëu bë zakon që krahas radiokronistit të ishte dhe opinionist, ndër të cilët trajnerë e futbollistë të njohur.”Nga jashtë vednit-thotë Shqarri, këtë risis e kam realizuar me disa të tillë si Skënder Ibrahimin, Bejkush Birçe, S. Memën, K. Bozgon, H. Mersinin, A. Maxhunit, etj. Kujtoj, se në atë kohë, që ndeshjen e Kretës, Greqi- Shqipëri e kam transmetuar me kolegun tim, të mirënjohurin Vladimir Grillo.

NDAJ SOVJETIKËVE, AKTI I PARË DIPLOMATIK

Ky është takimi që regjistron njëkohësisht edhe kthesën e madhe historike, jo vetëm në sport. Përballjen dhe trasmetimin për hërë të parë të një ekipi shqiptar me “Uraloçka”, një skuadër e Bashkimit Sovjetik. Në Ravena të Italisëmë 1989 zhvillohet “Final Four Euro”për vajza në volejboll dhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplmatike mbi 30-vjecare midis dy vendeve i ka takuar Dinamos të nënshkruajë “aktin e paqes dipolomatike” Shqipëri-Bashkimi Sovjetik. Në Hotel Ambasador, para se të zhvillohej ndeshja bashkë me trajnerin Tartari , gazetarin Kastriot Ahmati ne po diskutonim nëse do të luanim apo jo. Aq më shumë transmetimi, një iniciativëtjetër kjo e guximshme nëse mund të bëhej dhe nga një moment tek tjetri prisja që nga Radio Tirana aprovimin. Në fakt ishte marrë njëaptovim me gojë i Ramiz Alisë që kishte orientuar “shifni e veproni si të jetë situata”-kujton Shqarri. Ka qenë pikërisht ky turne qëshënoi marrëdhenien e parë mes dy vendeve pas ndërprerjes së tyre në fillim të viteve 60-të.

ME KOKËDHIMËN, NGA RADIO+2 TE TVA-1, I GJITHANSHËM, SUKSES E FAMË.
Jo duke “vjedhur” krijimin e tij në Radio-Tirana, por duke “shpikur” një emision tjetër, me një format krejt original si “Gol në Radio +2”, ku e veçanta qëndronte nnë rubrikat “Ora pas ndeshjes”, ku nëpërmjet celularëve tashmë, mikrofoni shkonte nga një fushë, tek nje autobus me skuadrat që po kthehen nga ndeshja, tek një lojtar, trajner, drejtues, deri në shtëpitë të ndryshme të shqiptarëve për ta bërë komente të ndeshjeve që sapo ishin transmetuar. “Nga qindra të intervistuar pata zgjedhur çiftin edhe simpatik të operas Luiza e Gaqo Çako. Ose kur nga Rrogozhina kam marrë Bigelin, I cili drejtpërdrejtë ndërmjet të tjerave me pati thënë se kishte relata të mira me Maradonën, që nga koha kur ai luante me Napolin ndërsa Brigeli ishte kampion me Veronën. Armand Duka, në “Ora pas Ndeshjes”, ishte intervistuar aq shumë kur ishte nëpër stadiume por edhe në zyrë e shtëpi, saqë një ditë më thotë: “Ahmet Shqarri më ke bërë sikur të isha një korrespondent rrethesh”. Ose intervista nga “Ariston” i Sanremos me Ardit Gjebrenë, kur ai ishte nën shoqërinë e këngëtares Ana Oksa, që nuk harroi të më pyeste si kishte përfunduar ndeshja Partizani-Flamurtari. Apo Anjeza Shahinin nga Stambolli ku zhvillohej Eurovizioni I Këngës. Ka qenë ndër emisonet më të dëgjuara në Radio +2. Pastaj “Gol në TVA1”, një tjetrë emision tashmë televiziv, po aq i ndjekur ku vec të tjerave ishin edhe emocionet e Europianit 2004, dhe Botërorit 2006. “Nuk harroj kur midis të ftuarve ishte I përhershmi Muç Fagu, replikat e të cilit janë të paharruara, dhe po ashtu kujtoj me kënaqësi se si në këtë emision pati ardhur sit ë ftuar posaçërishtnga Italia, Igli Tare apo Erion Bogdani. Ishte kënaqësi se si njerëz me famë vinin vetëm me një telefonatë që i bëja. Apo njëtelereportazh në shtëpinë e Bogdanit në Tiranë,duke ndjekur transmetimin në televizorin italian një takim ku luante ai, dhe ku përmes emocioneve të prindërverealizova gjëra pikante,për të mos qenë shtampë. Emisioni ngjallet interes deri në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë e Korfuz. Ishte një kohë kur Koço Kokdhima më vlerësonte shumë dhe “bill bordet” e mëdha me portretin tim mbushnin Tiranën. Ndërkohë vetë Koço realizonte një emision të tijin “Si të bëhesh milioner”. Ai gjithmonë shprehej se “dy janë emisionet më të ndekura, ai i Ahmet Shqarrit dhe i Edi Ramës”, atëhere Kryetar Bashkie i cili çdo mëngjes bënte në Radio+2, një lloj përjetimi të tijin, për të ndryshuar jetën e Tiranës”-kujton Shqarri.
MIQËSITË ME ARTISTËT, NGA SKENA NË STADIUM
Për Ferdinana Dedën, kompozitorin dhe dirigjnetin e njohur, ruan kujtime të bukura që nga fëmijëria në qytetin e tyre të lindjes, Peqin, e falë tij nuk ka lënë festival, shfaqje e koncert pa pare. Pastaj dirigjentin Rifat Teqja kushëri i tij, që pas kthimit nga studimet në Konservatorin e Moskës, e ka bërë që të ndjekë çdo shfaqje të Operas e Baletit. Mesazh special ka edhe për kompozitorin e dashurisë, Gazmend Mullain, lidhur me CD e marrë dhuratë prej tij: “Orkestrim modern, kujtoj trompën e G. Çurçisë, më krijoi një ndjesi fantastike. Ato kanë ngrohtësi dhe shprehin shumë ndjenjë e dashuri dhe këngëtarët që interpretojnë krijimet e tij si L. Zhegu, T. Tërshana, E Qazimi, I.Libohova, apo Robert Alia. Një dhuratë që veçanërisht brezit tim, i jep shumë kënaqësi”. Pastaj në stadiumi sidomos kur kishte ndeshje ndërkombëtare shumë artistë që ishin tifozë, apo mjekëtë ftuar në kabinën e tij. Nga K. Spahivogli, A Mula, S. Qirko, duke ndjekur takimin në krah të Bellovës, Gjergos, Radës, etj.”Me Ferd Dedën, mbaj mend kur shënoi një gol Mihal Gjika ndaj RDGjermane, nga gëzimi ai bërtit “Gooool!”, gjëqë nuk lejohej, pasi atë e bënte vetëm radiokronisti!?.
ME AGIM FAGUN DHE KRITIKAT PAS NDESHJES.
Në fillim ët viteve 80-të, gjatë tansmetimit të sfidës në Kupën e Kampionev në basketboll për femra zhvilluar në Vlorë midis Flamurarit dhe kampiones së Hugarisë, në rolin e analistit kam marrë të fasmshmin Agim Fagu. Fillimi ka qenë më shumë se bafasues dhe Shqarri kujton: “Ishim në vështirësi, nuk dinim cfarë të thonim, pasi rezultatai në ato minuta të para shkoi 18-0 për hungarezët, dhe vajzat tona nuk kishin mundur të shënonin asnjë pikë. Pikërisht në këto momente më erdhi në ndihmë Agim Fagu, duke bërë një analizë, kompetente e shumë profesionale. Por, të nesërmen, kur sapo u ktheva nga Vlora më kritikuan se “kisha” lejuar Agim Fagun që sipas tyre ishte bërë altorparlanti i hungarezeve, duke i lavdëruar ato në Radio Tirana.
Me Çiotin, si “Flutura në kabinën time”.
“Sandro Ciotti në“kabinën time” në “Qemal Stafa” që ishte kthyer si shtëpia ime e dytë. Në zyrë shkoja, merrja magnetofonin dilja për një intervistë për radion, reportazhe, etj. Kurse në kabinë shkoja të paktën një orë para ndeshjes, e qëndroja pas saj me intervistat, komente duke përfshirë edhe transmetimin prej dy orësh , pra rreth katër orë, dhe jo vetëm njëhere, por edhe disa ditë në javë, e kjo gjë përmbi tre dekada, pra ishte “shtëpia” ku kalova një pjesë të madhe të jetës. Sandro Ciotti, erdhi aty sepse dha dy kronika, një para dhe tjetrën pas ndeshjes me ekipet Shpresa Shqipëri-Itali, në vitin 1984. Kur erdhi te unë, duke përfituar u prezantova, duke iu referuar edhe njohjes që kisha për emisionin italian “Tutto il calcio minuto për minuto”, ku ai ishte ndër me kryesorët. Kolegu im në Tv, Ylli Pepo që e shoqëronte me shaka i tha për mua se ky është ”Ciotti shqiptar”, duke marrë shkas nga zëri pak i ngjirur i imi, i ngjashëm me tëSando Ciottin”.
Me Panon, në Sarandë, një qytet në festë.
Si arbitrat, që nuk e tregojën skuadrën e zemrës, kështu edhe radiokronistët, rrallë e shfaqin pasionin e për kë bëjnë tifo. Pak ndryshe Shqarri: “ Si fëmijë adoleshent tifoz me Partzianin, edhe prej Shkollës“Skenderbej”, ndërkohë që Panajot Panon e doja shumë. Nisesha për intervista, reportazhe në fshatra, zona të largëta, si një herë në Vrinë të Sarandës, ku Stefan Vllahulit, përgjegjësitë të Qëndrës së Kulturës, të cilin e kisha mik i pata premtuar se do të sillja me vete edhe P. Panon për të takuar me njerëzit “ që linin kokën” për të. Me këtë rast, ai kishte njoftuar drejtuesit dhe pa frikë mbi 400 veta në pritje në Shtëpinë e Kulturës që tëtakonin “Yllin e futbollit shqiptar. “Ka ardhur Ahmet Shqarri me Panon dhe do të na flasë për sportin, për Partizanin”- dhe shpërthyen duartrokitjet që më vunë në vështirësi, sepse nuk kisha parë një rast të tillë kaq festiv, që organizohej jo për një udhëheqës, por për dy njerëz të sportit. Dhe për kohën kjo sfaqje dukej si një herezi”-rrëfon Ahmeti
Edhe Byroja Politike tifozë të zjarr të emisionit.
Nga kryeministri Adil Çarçani dhe të tjerë nga Byroja Politike, të gjithë ishin të interesuar për të ndjekur emisionin”Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Ishte kjo arsyeja që për transmetimin e tij sidomos kur ai nis rrugëtimin e parë, angazhimi për ta realizuar atë ishe shumë i madh. Jane vitet kur ekonomia shqiptare është thuajse në nivelin zero dhe kjo vërehej edhe në RTSH, që niste me shërbim nëpër rrethe me një makinë 4-5 radiokronistë të ndryshëm, në mënyrë që të kursehej sa më shumë. “Ndërsa për emisionin tim, bëhej përjashtim, edhe për arsyen që përmenda më sipër, prej interesimit që kishte “nga lart”. Në majin e 1986-s, ditën e përurimit të pishina në kompleksin “Dinamo”, ku ishin të pranishëm shuëm nga udhëheqja e larë e vendit, teksa duke përgatitur kronikën e rastit, me karakter sportive, ndërkohë kolegu tjetër Alfons Gurashi, e trajtonte në planin politik, dëgjoj nga afër një zë që më thotë: “Shqarri, besoj do e dëgjojmë sot ndeshjen e Partizanit……dhe unë I tronditur se po fliste kryeministri, që nuk e kisha parë e dëgjuar kurrë më parë kaq afër, aq më tepër dukem’u drejtuar me emërë, ju përgjigja gjithë kënaqësi e siguri: Patjetër shoku Kryeministrë….”sepse pikërisht një ditë më parë, Drejtori I Përgjithshëm, Marash Hajati, që ishte edhe kandidat I Komitetit QËndror të PPSH-së, , kishte urdhëruar që për emisionin e asaj dite të vihej në dispozicion edhe”makina e rezervës urgjente”, që përdorej vetëm për rastet ekstreme!!!, në mënyrë që të plotësohej “fllota” e transmetimeve nëpër rrethe.
Intervistat, njohjet e paharruara.
Janë shumë, të realizuar me personalitete të të gjitha fushave. Nga M. Pronjari, P. Pano, S. Bizi, M. Zhega, I. Përnaska, S. Demollari deri te Bekenbauer, Kapiçiç, Platini, një pafundësi”yjesh, nga sporti shqiptar deri tek ai botëror.
Me Agim Prodanin, pas këngës “Gol”.
Ajo me Agim Prodanin, ka qenë nga intervsitat më të bukura, menjëherë pasi ai kishte kompozuara këngën “Gol”. Njihja, vetëm gruan e tij Anita Take si këngëtare në Estradën e Tiranës, ndërsa Prodanin, ishte një kompozitor I mrekullueshëm, por që nuk dëshironte të shfaqej në skenë. I trokas derës së shtëpisë, jam një gazetar quhem Ahmet Shqarri” prezantohem. Menjherë më thotë se, nuk jap intervista. Më kanë dërguar ato të redaksisë nuk kam si ti them, nëse nuk do që të më bësh dëm….”. Më dukesh djalë i sinqertë, me temperament si puna ime m’u përgjigj, duke pranuar që pas pak të realizonim intervistën nga më të arrirat në karrierën time”.
Me Konën vetëm “po dhe jo” dhe Kapexhiun me dorën në “jaki”.
Me Andon Konën, trajneri i mirënjohur I Partizanit në volejboll për meshkuj, ka qenë ndër të rrallat, tipike për natyrën e tij. ”Ishte një intervistë gjatë një emisioni televiziv, kur u vura në vështirësi, sepse pas çdo pyetje ai më përgjigjej standart “po dhe jo” sipas rastit. Çfarë ishte ajo që pamë mbrëmë – më kritikuan drejtuesit e mi. E takova Konën, duke I thënë më ke vënë në pozitë të vështirë. Faji është i yti, ti bëje pyetjet, po ti i jepje përgjigje më tha, duke më dhënë kështu një mësim të mirë në “ato fiilimet e mia si gazetar. Ndërsa me Bujar Kapexhiun, një mik i sportit është tjetër histori. Duke luajtur në një “miqësore” shokësh, Faruk Sejdini kishte ndërhyrë rëndë ndaj tij, duke e ngritur në “ajër” dhe në rënie e sipër kishte thyer dorën. “I vajta në shtëpi, qëndronte i shtrirë me dorën në jaki të futur tek Ceni i famshëm. Ka qenë një intervistë shumë gazmore me të, ku vec krijimtarisë së tij artistike më foli aq bukur dhe me kompetenca edhe për sportin”.
Me Bekenbauer, ndalet shiriti.
Pas ndeshjes së 71-shit, Shqipër-RFGjermani, në Hotel “Dajti” bashkë me stomatologun, përkthyesin e njohur të gjermanishtes Pano Lulon, pasi ka marrë në intervistë Overatin, Mylerin e Shnelingerin, ka takuar Bekenbauerin, duke e nisur intervistën me pyetjen e zakonshme që bëhej në fillim apo fund, se “cfarë përshtypjesh keni nga Shqipëria”, ndonëse nga hoteli në stadium ato nuk patën kohë të shihnin asgjë. “Magentofoni kishte një xham sipër kapakut, e ndërsa kisha filluar bisedën befas Bekenbauer ma bëri me dorë, duke më treguar se nga xhami shihej se si bobina ishte ngatërruar me shiritin. E ndalova duke rifilluar nga e para”- thotë Shqarri, duke kujtuar atë episode që tregonte edhe mjerimin e pajisjeve tona teknike, me të cilat realizonim intervistat e asja kohe”.
Nga Vokrri te Albano, intervsitat me “probleme”.
Një intervistë e pa transmetuar ka mbetur ajo me lojtrain e njohur, kosovarin e Partizianit të Beogradit Fadil Vokrin që erdhi në Vlorëpër të luajtur kundër Flamurtarit. “E realizova pas ndeshjes, por këtë herë ishte Komiteti Qëndror I Partisë, që më goditi, madje duke më projektuar për nëj transferim në Radio Kukësin. Dhe vetëm për faktin se kisha intervistuar një futbollist që luante me një skuadër jugosllave, pamvarësisht se ai ishte kosovar, edhe ps intervista nuk u transmetua. Ndërsa ajo me Albanon, këngëtarin e famshëm italian u dha me vonesë, kur ai ishte larguar nga vendi ynë. “Ndodhesha në Gjirokastër pasi kishte përfunduarnjë etapë e Rrethit Çiklistik, kur papritur në hollin e Hotel Turizmit shoh një person që e kisha parë në televizonin italian. E njoha menjherë, u interesova, dhe me shumë mirësjellje u prezantova me Albanon. Të nesërmen në Ksamil, ku ai dotë shkonte e lamë që të bëja një intervistë me të. Ishte hera e parë që Albano vinte në Shqipëri, si dhe intervista e parë që ai jepte në këtë vedn. Ka qenë ndër më emocionalet, e paharruar, bashkë me atë të Vokrrit, nuk e di a janë, e ku mund të jenë arkivuar në fonotekën e Radio Tiranës, apo jo? Sepse në vitet 90-të kam kërkuar bobinat ku ishte regjistruar ndeshja e Flamurtarit në Barcelonë dhe nuk kam gjetur”.
Në Romë, me Kryeziun legjendar.
Bashkë me regjizorin e njohur Ylli Pepo dhe operatori Anton Grishaj, kanë udhëtuar drejt Romës, për të takuar Naim Kryeziun, si kampionin e Italisë e kishin personazh tëfilmit “Shekullorët”. “Bashkë me gruan, Tekia një siçiliane, na priti një burrë i mrekulleshëm që pas intervistës në shtëpi, bashkë me të birin me një “Mille 100” shkuam në stadiumin ku ai kishte dalë kampion me Romën në vitin 1942. Realizuam intervsitat, dhe në fund, kur i bëmë pyetjen pse nuk vjen në Shqipëri që kur kishte ardhur në Itali në 1941, u përgjigj:” Kam pasur shumë miq në Tiranë , kur luaja me atë ekip, ndër to edhe Selman Stërmasin, por të gjithë ata tashmë nuk jetojnë më, kështu që përse të vij atje!?.
Nga Xh. Mina te B. Vespa, dhe “Dora e I. Kodrës”.
Në karrierën e gjatë si gazetar i ka qëlluar të takojë e të njihet me një pafundësi personalitetesh jo vetëm mediatikë, por edhe më gjërë. Finale Champions League 1997, Milan-Ajax, në stadiumin e Vjenës, pas një viti në Stadiumin “Olimpik” të Romës ka qenë pranë me gazetarin e famshëm italian Xhani Mina. “I shpreha kënaqësinë që e takova ngaqë kisha ndjekur intervistat e tij me Klein, Maradonën, etj. Pastaj me boksierin Patricio Oliva në Mestre-Venezia, bashkë me Skënder Kalenjën sih-presidentin FSHB, apo mekampionen e atletiks botërore Isinbajeva, futbollistin argjentinas të Interit Javer Zanetin, etj. Pastaj me artististë me famë: Nga Demis Ruso, Brigit Nilsen në pritjen që jepte Bexhet Pacolli në Lugano, deri te “PIkaso” I Shqipërisë Ibrahim Kodra: “Maestro –iu drejtova- t’ju a prek pak duart, me të cilën keni realizuar gjithë ato kryevepra artistike? “E njeh Adriano De Zan më pyeti, radiokronistin e famshëm të çiklizmit? Pizul, De Luca, Trapatoni, Zenga kanë pikturat e mia. Berluskoni ka 17-të tilla”. Por edhe me Bruno Vespën, një figurë e madhe e Rai-t I pranishëm në Festivalin Ndërkombëtar të filmit sportiv në Milano kur së bashku me Ylli Pepon si regjizor kemi fituar medalje me dokumentarin “Qyteti i vogël i kampionëve të mëdhenj”.
Bashkë me Flamur Topin rekord absolut.
Aldo Lipe i emiosnit televizv “Aldo Morning Shoë”, pati thëën një herë se e kam “zili” mikun tim, Ahmet Shqarri që bashkë me Flamur Topin mbajnë rekordet e jetëgjatësisëme emisionet e tyre aq të ndjekuara në Shqipëri. Pastaj me kombëtaren e gazetarëve, ka qenë titullar në formacionnë ndeshjen e parë historike Gazetarë-Artistë të zhvilluar në“Qemal Stafa”të tej mbushur për herë të parë një takim i zhvillohej nën dritën e prozhektorëve.
Frank Sinatra për mbyllje.
Jeta e Ahmet Shqrrit vazhdon të jetë edhe sot aktive, pasi nuk i shterrojnë energjitë. Kur flet, njerëzit kthejnë ende kokën, se ja njohin zërin e tij karakteristik, ashtu si im atë Nexhmedin Zajmi, artist, piktor që sa herë që kthehej nga studioja, kryesisht të dielën dhe në mesditë i shtrirë dëgjonte “Nga njëra ndeshje në tjetrën” jo se ishte tifoz, por për një fakt interesant: “energjik si zëri që ka duhet të jetë vetë Shqarri”, -më thonte, figurën e të cilit e fuste në imagjinatën e fantazinë artistike, të lidhura me personazhet që i shërbenin për të pikturuar.Ndërkohë lidhja bashkëshortore e Shqarrit me përkthyesen tashmëtë njohur Ëngjëllushe Shqarri vazhdon prej gati gjysëm shekulli duke iu gëzuar dy vajzave dhe mbesës së tyre. Nuk ka mbajtur ditar, por jetën e tij, si një shirit pa fund e ruan saktë në memorje, madje ka botuar edhe një libër “Kujtimet e një gazetari sportiv”. “Nuk kam qenë asnjëherënë Lojrat Olimpike dhe në një Kampionat Botëror Futbolli, ndërsa nuk kam munguar nëtë gjithë të tjerat, nga Lojrat Mesdhetare, e shumëTurne Ndërkombëtare. Fundi i rrëfimit tonë për zërin mitik që i lidhi shqiptarët për dekada me sportin në radio, i referohet kohës kur në skenë doli televizoni përShqarrin , mjaftonte thënia e këngëtarit të famshëm, Frenk Sinatra, se:”….televizoni është një shpikje e bukur. Kur mbyll sytë më ngjan si radio, e cila mëështë bërë pjesë e pandarë e jetës sime”.
(Ahmet, sa jam përpjekur e lodhur, sa herë i kemi grisur letrat, sa here kemi debatuar, pastaj i jam rikthyer sërish materialeve, me tjetër entuziasëm, pasi i tillë je Ahmet Shqarri!. Dhe im atë nuk kishte gabuar në përcaktimin e tij artistik: energjik ke mbetur, dhe sa here që të takoj e bisedojmë “zëri yt elektrizues më zgjon, më godet, më tingëllon” si në poezitë e …….

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here