Angazhimi i individëve apo intelektualëve të guximshëm për të ndryshuar gjendjen në favor të popullit përkatës, mbetet aspiratë e vazhdueshme në fusha të ndryshme shoqërore. Në këtë aspekt çështje të veçantë paraqesin pjesëtarët e popullit të ndarë,ku shqiptarët në Mal të Zi, paraqesin rast për hulumtim, sepse kemi të bëjmë më të drejta të kufizuara si më parë në monizëm edhe tash në pluralizëm. Dëshmi e një konstatimi të tillë kemi fushën e arsimit në gjuhën shqipe, sepse në praktikë janë programët mësimore e tekstët shkollore të imponuara, që janë në kundërshtim me barazinë qytetare e nacionale sipas standardëve demokratike europiane
Nail Draga
Nëse i bëhët një retrospektivë pozitës dhe statusit të shqiptarëve në Mal të Zi del qartë se kemi të bëjmë me sfida të vazhdueshme për të mbijetuar. Ishte koha e krizës politike e shoqërore, ku shqiptarët vazhdimisht ishin të rrezikuar. Ndonëse pas Luftës së Dytë Botërore u hapen shkollat në gjuhën shqipe, më pas u paraqiten pengesa të natyrave të ndryshme, sepse shkollimi i shqiptarëve nga ana e pushtetit nuk shihej me simpati.Ishte pikërisht pushteti i kohës, që punoj në unifikimin e shkollave në gjuhën sllave, duke mbyllur shkollën në gjuhën shqipe siç ishte viti 1956/57 në qytetin e Ulqinit, e gjetiu në viset shqiptare Mal të Zi.
Kemi të bëjmë pikërisht me kohën e hegjemonizmit shtetëror e udhëhequr me mentalitetin kolonialist, ku kundër shqiptarëve realizoheshin skenarë të ndryshëm, sepse bëhëj presion special, kupërveç politikës së asimilimit bënte pjesë edhe emigrimi i dhunshëm, që si qellim final ishte spastrimi etnik i hapësirës etnogjeografike shqiptare në ish Jugosllavi.
Imponimi i programëve mësimore
Të gjithë jemi dëshmitar se në shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi si në monizëm edhe në kohën e pluralizmit është mohuar identiteti në lëndët e identitetit kombëtar. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë më programe shkollore unitaretë imponuara e poashtu edhe tekse shkollore nga autorë sllavë të përkthyera në shqip. Në këtë aspekt përjashtim bën vetëm teksti shkollor nga gjuha shqipe.Si të tilla këto tekste janë të përshtatshme vetëm për nxënësit në gjuhën sllave e jo për nxënësit shqiptar. Pra, kemi të bëjmë më mohimine të drejtave për nxënësit shqiptarë që të mësojnë për identitetin e tyre kombëtar sidomos për lëndët e identiteit kombëtar siç janë historia kombëtare, kultura muzikore, dhe artifigurativ.
Ndonëse një veprim i tillë është në kundërshtim me të drejtat e garantuara më Kushtetutë(neni 79) dhe standarde ndërkombëtare europiane, pushteti në Mal të Zinuk ka treguar gadishmëri për ndryshime pozitive në këtë drejtim, për të realizuar në praktikë barazinë qytetare e nacionale edhe për shqiptarët në këtë mjedis.
Do të ishte e logjikshme që në një mjedis demokratik çdo kërkesë e cila është në favor të barazisë nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi që nuk cenon të tjerët duhet të jetë e pranueshme për pushtetinnë këtë mjedis. Por, në Mal të Zi ende mungon kapaciteti demokratik i pushtetit duke mbetur peng i paragjykimeve ndaj shqiptarëve si në kohën e monizmit edhe pse kanë kaluartre dekada në pluralizëm(!?).
Dështimi i partive politike të shqiptarëve
Çështja e arsimit në gjuhën shqipe në periudhën e pluralizmit ka mbetur pa realizimin e objektivave, përkatësisht nuk është avancuar sipas kërkesave të ligjshme të shqiptarëve. Në këtë aspekt subjektet politike të shqiptarëve, këtë çështje e kanë cekur sidomos në fushatat zgjedhore sa për të thënë por konkretisht nuk kanë bërë asgjë, nga del se ka munguar serioziteti dhe guximi profesional për të trajtuar këtë çështje.
Ndonësepërfaqësuesit e tyre ishin pjesë e pushtetit qendror(1998-2020), në fushën e arsimit kanë dështuar, sepse asnjëherë nuk kanë trajtuar çështjet programore arsimore sidomos nga lëndët e identitetit kombëtar. Dhe nga një gjendje e tillë nxënësit shqiptar në shkollat më mësim në gjuhën shqipe vazhdojnë të mësojmë për të tjerët e jo për vetën, që të përkujton vendet koloniale. Në këtë aspekt teksti mësimor nga lënda e historisë dhe kulturës muzikore është dëshmi autentike e një konstatimi të tillë.
Në lidhje më këto çështje shqiptarët nuk janë konsultuar asnjëherë nga resori arsimor qeveritar, sepse ata nuk trajtohen si partner, por iu imponohen programet mësimore dhe tekstet shkollore, nga del sederi më tash mungon vullneti i pushtetit për ndryshime cilësore në fushën e arsimit.
Pasi dallohën nga gjuha, historia, kultura dhe prejadhja etnike shqiptarët si popull autokton janë të veçantë në mozaikun e popujve në Mal të Zi, andaj duhet të kenë të drejta të posaçme arsimore, në favor të mbrojtjës dhe zhvillimit të identitetit kombëtar në një mjedis multinacional sipas standardëve ndërkombëtare.
Pikërisht duke marrë parasysh këtë realitet arsimor, ka qenë e udhës që partite politike të shqiptarëve në këtë mjedis të angazhohen ne arritjen e memorandumit të bashkëpunimit me ministritë e arsimit në Shqipëri e Kosovë që do të ishte në favor të arsimit në gjuhën shqipe në këtë mjedis. Mos angazhimi I tyre në këtë drejtim dëshmon mungesën e guximit për tu ballafaquar më çështjet e identitetit kombëtarsipas standardëve ndërkombëtare. Çdo deklarim politik në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse partite politike nacionale mbrojtjen dhe avancimin e çështjës kombëtare duhet ta kenë mision të përhershëm programor.
Tekste të dëmshme për shqiptarët
Nëse rastësisht do të pyesësh nxënësit shqiptar në shkollë me mësim në gjuhën shqipe për ndonjë datë, ngjarje apo personalitet nga historia apo kultura shqiptaredo të zhgënjehësh shumë, sepse ata nuk kanë përgjigje pozitive. Dhe arsyetimi më i shpeshtë është se nuk na mësojnë mësimdhënësit sepse këto çështje nuk janë paraparë me program shkollor. Madje cekin se tekstetshkollore janë nga autorë sllav të cilët janë për shkollat në gjuhën sllave, ndonëse janë përkthyer në shqipdhe si të tillë nuk kanë të bëjnë fare me historinë dhe traditën shqiptare. Kemi të bëjmë pikërisht me tekstet shkollore nga lënda e historisë dhe kulturës muzikore, si për shkollë fillore dhe të mesme, që janë të papranueshëm dhe të dëmshëm për ne shqiptarët, sepse arsimohen nxënës pa identitet kombëtar.
Madje për vite më radhë na është imponu si virus një padituri duke u bërë shprehi e kohës me pasoja të mëdha sot dhe në të ardhmën. Sepse, kemi të bëjmë me politikën arsimore e cila për ne shqiptarët është e papranueshme duke qenë dëshmi e mentalitet e të nënshtruarit edhe në periudhën pluraliste, që është absurd për kohën tonë!
Politizimi i arsimit
Në rrethana të krijuara shoqëroreedhe në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale edhe pse periudha e pluralizmit ka ofruar mundësi të mëdha të prezantimit të vlerave identitare. Por, jemi dëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më të ulët shoqëror, sepse në këtë profesion me ndonjë përjashtim të rastit janë orientuar studentet më të dobët. Ndërsa nga ana tjetër, drejtimi i shkollave është politizuar maksimalisht, duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasysh vlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës.
Me përjashtim të rastëve të veçanta në këtë aspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar disponim dhe angazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnë programet mësimore, të cilat për ne shqiptarët janë të imponuar. Një qendrim i tillë oportunist jep për të kuptuar se të ata ende vazhdon qasja psikologjike e kohës së monizmit, përkatësisht i mentaliteit të nënshtruarit, duke mos marrë nisma në këtë drejtim. Deri më tash nuk kemi pasur rast të degjojmë apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim si nga mësimdhënësit apo të aktivit profesional, për të njoftuar opinionin e gjerë. Në këtë aspekt nuk kanë më pak përgjegjësi as prindërit sepse ka munguar reagimi i tyre për çështjet programore dhe përmbajtjët e teksteve shkollore, që i përdorin fëmijet e tyre. Sepse asnjë prind nuk mund të qendrojë indiferent kur fëmisë së tij i mohohet edukimi dhe identiteti kombëtar, në emër të gjoja shtetit të qytetarëve. Pikërisht nga programi dhe tekstet e tilla shkollore nxënësi shqiptarë është inferior ndaj të tjerëve sepse mëson pothuaj çdo gjë për të tjerët e asgjë për vetën, që është absurd për kohën tonë dhe më pasoja tek popujt e ndarë në mjediset multinacionale.
Më heshtje nuk ndryshohet gjendja
Duke qenë dëshmitar seedhe në pluralizëmsistemi arsimor nuk ofron barazi për të gjithë qytetarët në edukim e identitet kombëtar ku rast tipik janë shqiptarët në Mal të Zi, mbetët obligim i yni intelektual për të ofruar modele të pranueshme për të eliminuar diskriminim arsimor sipas standardëve demokratike ndërkombëtare sikurse në vendët multinacionale e multikulturore.
Përfundimisht, nëse vazhdojmë të jemi të heshtur apo statist vetëm për qëllime personalegjendja e jonë nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjegjësia bie mbi të gjithë por në veçanti në ata që janë përfaqësues të zgjedhur të shqiptarëve në këtë mjedis, sepse arsimi në shqip, nuk është çështje personale apo partiake por faktori bazë i mbrojtjës së identitetittonë kombëtar.
(6 tetor 2021)