Agron Prebibaj: DEMOKRISTIANËT, NËN OMBRELLËN E VET PËRENDIMORE

Lideri z.Zef Morina, garanti i demokracisë përendimore

Përsonalitet e botës akademike në Tiranë e Prishtinë konstatojnë se subjekti politik shqiptar në trojet shqiptare me frymë konseguente përendimore në keto tre dekada mbetet PSHDK e Kosovës me lider zotin Zef Morina, pasuesit të dënjë i linjës së Rugovës dhe Akademikut Mark Kraniqi, shtetetari, politikani dhe intelektuali shqiptar i vlerësur nga ndërkombëtarët, dy herë minister, n/Kryetar i parlamentit te Republikes se Kosoves, disa herë deputet i Parlamentit te Republikes se Kosoves, firmetar i Pavaresisë së Kosovës, gjithnjë bashkëpuntëtori korrekt me partinë politike me frymë përendimore, politikani i pa kompromis me frymën e bashkimit dhe kunder përçarjes e manipulimit të demokracisë, drejtësisé si dhe kalorësi luftetar kundër korrupsionit galopant nga keqqeverisja.
Qendimet e intelekualëve; Gani Mehmetaj, Kole Krasniqi, Jahja Drancolli, Isak Ahmeti, Enver Bytyqi, Mark Palnikaj, e pasuar me plotë të tjerë, janë deshmia jonë koherente me deshimtarët që flasin, po shkruajnë e po ulurasin shqip për identitetin tonë kombëtar, duke i treguar dyer e dritare klasës politike shqiptare, rrugën e rrugëdaljen nga megamllonia e cila ka mbërthyer qeverisjen e Kosovës.
Të gjithë intelektualët kosovarë, mëndojnë për një trend politik ndyshe, me qartësi e besueshmeri brenda e jashtë, politikani duhet të ketë kostum intelektuali, vizionar, me burrëri para qytetarëve e në marreveshje me BE-në, pra i besueshëmi dhe i gjithëpranuari.
Politikani i mirëfilltë, së pari ka investuar vetën në vite, është investuar nga mbështetja që ai merr, por politikan nuk bëhesh për një muaj, një vit apo disa vite siç ndodh rëndomë në Kosovë e Shqipri, pasi ata së pari marrin në qafë vetën, por duke na prishur rrugën e politikbërjes së shëndoshë së një shteti demokratik, i cila aspiron për në strukturat EuroAtlantike.
Thotë populli; edhe kastraveci i don tre muaj të bëhet, ndërsa këtu politikani “piqet më shpejt”, kjo është vërtetë plaga më e madhe për shoqërinë tonë.
E nisa më lart me politikanin kosovar zt.Zef Morina, intelektuali i pjekur e provuar si politikan në 30 vite, më i suksesëshmi në qeverisje, kryetari Partisë Shqiptare Demokristiane me frymë përendimore, burrështetasi përballë sfidës, politikani i admiruar i cili duhet mbështetur masivisht, duke menjanuar konjukturat meskine të politikës për të ndërtuar me qëndrueshmeri të fortë ombrellën demokristiane.