Bolton: Jared Kushner dhe Ivanka Trump nuk do jene pjese e administratës, dëmtuan veten herën e parë

Bolton: Jared Kushner dhe Ivanka Trump nuk do jene pjese e administratës, dëmtuan veten herën e parë
Në një intervistë për “Fokus”. Ambasadori Bolton trajtoi edhe nepotizmin e administratës Trump
Robert Papa: Nepotizmi i familjes dhe përfitmi i miliardave hua nga Arabia Saudite.
Xhon Bolton: Ishte fatkeqësi dhe gabim i madh që u përfshinë në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Ata dëmtuan veten e tyre.Nuk besoj se do jenë përsëri në Shtëpinë e Bardhë, nëse do të kemi nje administrate të dytë të Trumpit.

Robert Papa: A duhet BE të ndërtojë një alternativë për NATO-n?
Xhon Bolton: Pacin fat. Trump ka luajtur shumë me ata që në 10 vitet e fundit nuk kanë përmbshur 2 % të GDP, që të gjithë premtuan te Karta e Uellsit më 2014.
Unë dhe qindra diplomatë dhe ushtarakë amerikanë e kemi kërkuar këtë për më se një dekade. Ne dështuam t’i detyronin ta bënin. Ne kërkonim rritjen e shpenzimeve për nje NATO me të fortë.
Trump ,sot, flet per 2% që ta dobësojë NATO-n. Ai thotë pse ne duhet të paguajmë, pse duhet të subvecionojmë shtetin social gjerman , kur ata nuk paguajne 2% për mbrojtjen.
Kur Trump e ngriti këtë në Samitin e NATO-s në Bruksel 2018, një kryeminister, qe nuk dua t’ia them emrin, tha se ne po rritemi aq shumë ekonomkisht, sa nuk e pagujmë dot se 2% është shume i madh.
Per ne ishte habi. Ekonomia është shumë e fortë, aq sa ne nuk përballojme ta mbrojmë.

Europa është shumë vonë tani. Duhet t’i permbahen zotimit të vitit 2014, ishte viti kur Rusia, sëpari sulmoi Ukrianën. Dhe shumë vende lindore, thanë: zot, lufta në kontinentin e Evropës. Jo prej coptimit të Jugosllavisë por nga nje sulm i paprovokuar edhe sot mbas 10 vitesh , vende si Gjermania, Inuk e kanë plotësuar atë zotim.
Gjermania do e bëje më 2028, pse jo me 2025? Do qe mire, që të zbatojnë premtimet.
Niveli i rrezikut eshte tillë sa SHBA nga 3.5 te GDP do shkojë te nivelet e Reganit, kur ishte 25 deri 28% dhe kjo do thotë se Franca dhe Europa duhet të shkojë të paktën 4%.
Sekretari britanik i Mbrojtjes tha se Britania duhet te shkojë 3%.
Gjermania ka probleme , anijet luftarake nuk lundrojnë dot,avionët nuk fluturojnë, tanket nuk ecin. Duhet të shpenzojnë më shume që të jene aty ku duhet te ishin.

Robert Papa: Europianët janë në hall, të shajnë apo mbështesin Trumpin
Xhon Bolton:Europianët duhet të mendohen kur thonë opinionet e tyre dhe ato dëgjohen në Amerike, se në fakt kane efekt të kundert ndaj asaj qe mendojnë ata.
Duke na thënë nese se sa i keq është Donald Trump, dhe mbase reflekton ate cfarë mendoj edhe une, por eshtë tjetër gje ta them unë dhe ta thone ata.
Pra një rrugë për tu përgatitur per Donald Trump eshte të mos i thoni haptas ne publik.
Robert Papa: al A do ikë prej NATO-s?

Xhon Bolton:Nuk eshte e qartë se kur ai mund të vendosë të ikë prej NATOs,mendoj se do ta bëjë me siguri, por mbase do ketë këshilltarë që do gjejnë rrugë ta vonojnë. Me Trump nuk është perfundimtare der atëhere kur është finale.. Kesisoj ,sa më gjate të mos ndodh kjo ceshtje, aq më mirë për ne.
Efketi i largimit të SHBA nga NATO do ishte shumë kastrofike. Do të thotë fundi i aleances. Mbase një aleancë e re do ta zëvendësonte,por nuk do ishte NATO.

Robert Papa:A do kemi mbrotje të atyre vendeve që nuk pagujane 2% te GDP ?
Xhon Bolton: Unë e kam trajtuar te shkrimi im te Uoll Strit Joiurnal. Si do funksionojë ky koncepti i dy kampnleve në NATO
Supzojmë se rusët pushtojnë Poloninë. Dhe ne shkojmë ti mbrojmë sepse ata shpenzojne më shumë se 2 %. Rusët veprojnë jo si në Ukrainë dhe na zbrapsin neve dhe na cojnë drejt kufirit gjerman. Gjermania nuk paguan 2% . Cfarë duhet të bëjnë komandantët amerikanë?
Na lini te kalojmë dhe ju bëni cfare të doni në Gjermani, se ne nuk do ta mbrojmë Gjermaninë dhe duam të shkojmë në Hollande, ose kushdo vend tjeter kufitar qe ka paguar 2%. Na vjen keq qe po lemë polakët por ne nuk mund te shkojme nepër Gjermani.
Nuk funksionon as si logjistikë apo si operacion. Nuk mund te kemi dy lloj NATO-je.
Shiko mosmarrëveshjet me raketat gjermane Taures duhen cuar ne Ukrainë.
Strategjia jonë është jo ekzistente. Biden dhe Gjermania nuk kanë ndjekur një strategji fitoreje por një politikë që Rusia të mos fitojë. Friksohen nga kercënimi i Putinit për një luftë më të gjerë. NATO ka bërë një punë të dobët në parandalimin e pushtimit të Ukrainës.

Eshtë e gabuar cfarë Hungaria dhe Turqia bënë ndaj aplikimit të Finlandes dhe Suedisë. Lidhur me Hungarinë, ka akuza se zyrtarët hungarezë se janë blerë nga rusët. Problemi me i madh per Hungarinë eshte varësia ndaj naftës dhe gazit rus.
Regan paralajmëroi Thecerin dhe gjermanët mos ishin te varur nga nafta gazi rus, euruopianët nuk e bënë dhe ky është një problem që nuk kemi gjetur zgjidhje as sot.
Sa për Orbanin, kujtoj kur para 30 vitesh, Orban ishte nje politikan i vogel liberal,mendoj se kai ka tradhëtuar revolucion hungarez të vitit 56