Kosova kremton 24-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kosova kremton sot 24 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një paradë ushtarake u zhvillua në kryeqytetin e vendit dhe ceremoni të tjera shtetërore në vendet e përkujtimit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi në fjalën e rastit mbajtur sot gjatë ceremonive se “në kujtesën e kombeve ekzistojnë disa ngjarje, të cilat janë gdhendur në kalendarin e përbashkët dhe ruhen si gur i çmuar në kujtesën e secilit anëtar të kombit.
Vepra heroike e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit dhe sakrifica sublime e familjes Jashari për liri, është ngjarja që vulosi historinë tonë, e cila do të ruhet përjetësisht në kujtesën e kombit shqiptar. Prandaj sot, në kazermën e ushtrisë sonë që mbanë emrin e komandantit legjendar, përsëritëm se themelet e shtetit janë vënë dhe po mbahen falë kësaj trimërie e kësaj sakrifice.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here