U nda jeta Madeleine Albright, mbrojtesja me e madhe Kosoves dhe shqiptareve

 

Familja e saj tha në një njoftim se Madeleine Albright, vdiq nga pasojat e kancerit.

“Ajo ishte e rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale.

E lindur Marie Jana Korbel në Pragë më 15 maj 1937, ajo ishte e bija e një diplomati, Joseph Korbel. Familja ishte hebreje dhe u konvertua në katolicizëm kur ajo ishte 5 vjeç. Tre nga gjyshërit e saj hebrenj vdiqën në kampet e përqendrimit.

Zonja Albright më vonë tha se ajo u bë e vetëdijshme për prejardhjen e saj hebreje pasi u bë sekretare e shtetit. Familja u kthye në Çekosllovaki pas Luftës së Dytë Botërore, por u largua përsëri, këtë herë pwr në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1948, pasi komunistët morën pushtetin.

Ata u vendosën në Denver, ku babai i saj punoi në Universitetin e Denverit. Zonja Albright u diplomua në Kolegjin Wellesley në 1959. Ajo punoi si gazetare dhe më vonë studioi për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias, ku fitoi një diplomë master në 1968 dhe doktoraturën në vitin 1976.

Zonja Albright u zgjodh sekretare e Shtetit më 1997 dhe shërbeu deri në vitin 2001. Zonja Albright luajti një rol të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në Kosovë dhe mbështeti fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, që i dhanë fund luftës në Kosovë.

 

Në qendër të Prishtinës ngrihet busti i saj si shenjë nderimi për rolin e saj në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Zonja Albright, para se të behej sekretare e Shtetit shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Kosova kujton zonjën Albright

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, shkroi se “jeta e Madeleine Albright ishte personifikim i ëndrrës amerikane – ngritja nga refugjate në Sekretaren tonë të parë të Shtetit. Udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh “e tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright”.

“Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullit tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër (Slobodan) Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahu parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, shkroi mes tjerash presidentja Osmani.

“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar, me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, shkroi ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke shprehur pikëllimin për vdekjen e zonjës Albright, shkroi se ajo “ishte një personalitet i papërsëritshëm, simbol i diplomacisë amerikane në botë dhe i humanitetit e i lirisë për shqiptarët. Ajo do të mbetet përherë e dashur në zemrën e secilit qytetar të Kosovës, për rolin e saj vendimtar në ndalimin e gjenocidit serb në vendin tonë. Ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: “Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time”. Kosova është me fat që pati një mbrojtëse e mike të tillë”, shkroi mes tjerash zoti Krasniq

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here