Zelensky flet në Këshillin e Sigurimit: Rusia si ISIS! Ku janë garancitë e OKB?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur në Këshillin e Sigurimit në OKB vazhdoi me listimin e mizorive ruse në Ukrainë. Zelensky theksoi se njerëzit janë vrarë në rrugë dhe në shtëpitë e tyre.

Ai theksoi se veprimet ruse janë si të ISIS dhe se Putin kërkon që edhe vende të tjera të urrejnë Ukrainën.

Më tej ai theksoi se e gjithë bota duhet të shohë edhe krimet e tjera të luftës në qytete të Ukrainës përveç atyre në Bucha.

“Vendet mund të jenë të ndryshme, por mizoria është e njëjtë, krimet janë të njëjta, përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme.”-tha ai./BBC/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here