Marash Kumbulla: Mezi pres të luaj sonte në Tiranën time

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares shqiptare, ka folur për DAZN në lidhje finalen e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë

ITALI-Marash Kumbulla, mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares shqiptare, ka folur për DAZN në lidhje finalen e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë. Ëndrra e Kumbullës është të ngrejë trofeun e parë europian të karrierës në shtëpinë e tij në Tiranë.

Sa i emocionuar jeni për këtë finale?
“Shumë, më duhet të them mjaft. Kur të mbërrijmë në Tiranë do të jem aty ku luaj për Kombëtaren. Në Shqipëri do të bëjnë tifo për ne. Ata janë njerëz pasionantë dhe të ngrohtë. Tifozët e Romës do të jenë të lumtur ”

A flisni shqip në shtëpi?
“Të përziera. Për shembull, babai im e fillon fjalinë në shqip, por e përfundon në italisht. Ndoshta sepse nuk i kupton fjalët menjëherë ose anasjelltas. Të njëjtën gjë bëj edhe unë”.

Keni folur ndonjëherë shqip në dhomat e zhveshjes?
“Ndonjëherë, kur ofendoj ose kur humbas ndonjë ndeshje. Por nuk i kam mësuar asnjë të huaji ofendimet shqip.”

Çfarë raporti keni me Mourinhon?
“Mirë. Ai është shumë i sjellshëm me të gjithë dhe bën shaka kur fiton. Kur humbasim është mirë të mos flasim me të. Ai është një person i drejtpërdrejtë, nëse gjërat nuk shkojnë mirë ai të thotë në fytyrë. Ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të gjithë, çfarë duhet të dish ai e thotë dhe nuk të vjen në vesh nga askush tjetër.

Sulmuesi më i fortë që keni luajtur?
“Lukaku. Ishte një sprovë. Më pëlqente të luaja kundër tij, por është shumë e vështirë. është i komplikuar në lëvizje, ka një krah shumë të gjatë dhe nuk di si t’ia heqësh topin. Është gjithashtu shumë i shpejtë. Nuk është vetëm i madh”.

E.Ç (Dosja.al)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here