Ançeloti flet për finalen e Tiranës: “Sigurisht që do ta shoh”, tani Roma drejtohet nga një mik

Karlo Ançeloti po përgatit finalen e Ligës së Kampioneve të Realit të tij, që luan në fundjavë përballë Liverpulit, por këtë të mërkurë në darkë, tekniku italian do të jetë para televizorit me sytë nga Tirana. ku luhet finalja e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnord.

anceloti murinjo

Trajneri, në një intervistë të dhënë për faqen e UEFA, ka pohuar se do ta shohë padyshim këtë sfidë për shkak të lidhjes së dyfishtë që ka me klubin italian.

“Kam jetuar 8 vite në Romë, ia kam kaluar shumë mirë kur isha 20-vjeçar dhe e kujtoj ende shumë mirë atë periudhë. Ndaj mbetem një super tifoz i Romës edhe për faktin se tani drejtohet nga një trajner që admiroj shumë, nga një mik, që është Murinjon, ndaj sigurisht që do ta shoh”, janë fjalët e tij.

Ançeloti ka luajtur në radhët e Romës nga vitit 1979, deri në vitin 1987. Ai ka fituar me këtë klub një titull kampion dhe 4 Kupa të Italisë si futbollist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here