KULLA E BUKURISË
Poemë nga Zvicër
Ka tri ditë
që vi në këtë bukuri
Pfäffikoni
i hapë krihët të më shtrëngoj në përqafime-
ai nuk e njeh
valën e dytë të Pandemisë,
takimet tona
i kanë përshëndetjet
me dorë në zemër
dhe çiltërsinë-
dritën e madhe të aureolës sonë!
2.
Te kulla e vjetër
më duket prap Cezar Huber
me bardhësinë e dikurshme
të befasisë
mu para derës së vegimit,
nuk mund ta pyes
ku janë djemtë e vajzat e Mövenpikut
që vinin
me krenarinë
e pesëqind e sa vjetëve të kalasë,
kulla më pret nga jashtë
si dikur
plot modesti…
3.
Tani
është kohë tjetër,
kanë kaluar tridhjetë vite nëpër hapësirë
është ngritur mbi katin e pestë
gjysmë kati i qëndresës
e mbi kapakët e dritareve të mbyllura
rrinë GjysëmDiejt-
simbol i jetesës prej Thotit
me shqipen tonë!
4.
Këtu
duke e shikuar bukurinë
pranë kanalit me ujë
rreth kullës
në vete e ndjej
plotësisht Ilirinë!…
5.
Cezar Huber
më vinte pas në çdo shërbim
ndonëse e zëvendësonte shefin kryesor
më ndihmonte nga pak
sepse ishim
sikur të qemë vëllamë
e po të kishim lindur në Morinë-
fushave të mendimit
e zëvendësonte vëllain tim!…
6.
Kur rashë në vështirësi
si të qenë vërshimet e një murtaje
u desh të kaloj
me një peshk të shenjtë rreth vetes
pranë kësaj kulle
e prap e gjeta në Gasthaus zum Schiff-
Cezar Huber
më priste
midis liqenit të mrekullive!…
7.
Nuk e di tjetër çka duhet të them
vendi më lidhet
me kohën e kujtimeve
tek ne
ishin kullat e qëndresës
në luftë të përhershme
por, dikur
i ndërruam karakteret tona
me armiqtë
e kullat i kanë rrënuar
pabesitë tona!
8.
Po të kishte qenë
atje Zvicra
kulla e jonë
e Avdyl Ali Vesel Vulës
do të hijeshonte breznitë,
por kam mbetur
krejtësisht pa Vulë, pa Atdhé
e pa Cezar Huber!…
9.
Në mes të Rapperswilit
e Pfäffikonit
duhet të kaloj
liqenin e madh të zhdukjes,
prapë nuk e di
kur do të zgjohej në vendet e saj
Kulla e Bukurisë,
e Besa e jonë
do të ishte Festë e Madhe
e Lumturisë!…
10.
Më pritni
o Trima
ulur në një mjedis
si Burrat para Bukurisë
e do të ngrehim
deri në fund
nga një gotë Pikëllimi!…
Pfäffikon/SZ,
19.07.2020