Xhemi Nokshiqi Muzai këngëtarja e talentuar që mban gjallë këngën shqipe në SHBA

“Xhemi, pas një veprimtarie  të gjatë, të bukur dhe të larmishme  artistike,  vjen me 12 vidioclipe, ku artistja tropojane spikatë më tema te ndryshme  moderne folklorike dhe lirike.”

Keshtu eshte quajtur  mbreteresha e muzikes shqiptare  nga fansat,  adhuruesit,  spektatoret e saj qe ne moshen 8 vjecare    si nje ze bylbyli nje ze  melidioz  dhe i veçantë  nje fatime sokoli e dyte.

Si talent i rrallë i alpeve të Tropojes kreshnike  Xhemi filloj te kendonte,  të  thurte vargje dhe shoqeronte veten me cifteli,  një gjë që s’eshte degjuar asnjëhere ne moshen e saj  8-vjçare.

Keshtu e filloj karrieren e saj  kjo artiste e vogel 8-vjecare.

E njohur  si një talente e spikatur e rrethit Tropojes ne Radio Televizorin Shqiptar,  ajo kendonte dhe shoqeronte veten me instrument në një  këngë per heroin tonë  Bajram Curri, të thur vete vargje, e cila  cuditi spektatoret dhe moshataret e saj ne studion e RTSH-së,

për here te pare.

Tani e njohur si nje talente e kenges edhe pse shume e njome me moshe, Xhemi  vashdonte karrjeren e saj ane e mbane rrethit te Tropojes  me cifteli në dorë.

E karakterizuar  me nje ze te vecantë  bylbyli dhe melodioz , xhemi po  korrte  sukseset e para shume te medha duke fituar per disa vjet rrjesht ne festivalet e rrethit  cmimet e para me kenget e Kompozitorëve të njohur Bashkim Gjuriqi dhe Kolë Susaj  “Mjeshtër  i Madh.”

Ajo ne ate kohe nderohej dhe si perfaqsuese e rrethit të  Tropojes  ne festivalet kombetare ne Shkoder e cila u zgjodh per disa vjet fituese e nates se trete  ne Festivalet Kombetare te Shkodres per Femije, nën drejtimin e Zef Cobës.

Tashme e natyralizuar  me skenen dhe me  sukseset qe e prisnin vajzen e talentur, te zbritur nga bjeshket e larta  Xhemi  regjistroi  kengen e parë në RTSH, të quajtur “Mullixhiu”, të kenduar me  këngëtarin e njohur të Tropojës, Ibrahim Muca.

Duke u rritur rritej dhe veprimtaria dhe sukseset e njepasnjeshme te vajzes se vogel tropojane, vijojnë. Ajo është fituese ne konkursin e shkolles artistike Prenk Jakova në Shkoder, në koncerte dhe skena  mbarekombetare,  mbremje dhe data historike te vecanta.

Xhemi si pjestare e Ansablit  “Dardania” mori pjese dhe ne shume festivale folklorike shqiptare  e cila  mori dhe cmimin e pare ne Festivalin Folklorik të Gjirokastres dhe te  Beratit, si i instrumentiste dhe  si kengetare.

Xhemi ishte mjaft e mirpritur  nga spektatoret  ne Festivalin e Beratit me kengen  e bukur  “Vdeksha në sytë  tu”, kjo  kenge  qe i dha  me shume jehone karrierës së saj    artistike.

Kengetare e rrallë,  insgrumentiste  shume e talentuar  Xhemi Nokshiqi   po behej gjithnje dhe me  profesioniste ne karrieren e saj  me  veprimtari te ndryshme  kulturore  artistike si brenda dhe jashte shteti  si ne Turqi ne festivalet ballkanike,  në Maqedoni dhe Kosovë.

Ajo ka kënduar me këngëtarët e famshëm Merita Halili, Anita Bitri, Aurela Gace, Gezim Nika, Fatmira Brecani, Vera Oruci, Nik Carku, Vitore Matoshi,Lek Pecnikaj  dhe shumë të tjerë.

Fal talentit te saj të  rralle dhe zgjuarsisë  Xhemi vashdonte dhe universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkoder dega gjuhe –letersi, krahas  punes si mesuese dhe artit.

Xhemi si artiste, kengetare edhe mesuse  e shkelqyer  ne shkollen e mesme te  bashkuar Babinë,  ajo dallohej edhe si nje  poete, me poezi dhe autore e kengëve te ndryshme .

Nje dite prej ditesh Xhemi nje kengetare  e talentuar e ansamblit  Dardania do   çonte zerin, kengen dhe frymen shqiptare deri ne Ameriken e larget, ku interpreton ne nje instuticion shume te madh, të muzikës live dhe koncerteve te komunitetit shqiptaro-  Amerikan, në  “Il Galeto.”

Ajo interpretoi këtu së bashku me muzikantë shume te njohur shqiptar.

Per shume vite me rradhe ajo eshte dalluar per nje veprimtari te gjere kulturore dhe artistike ne mbare Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse e larguar që në rini në Shtet e Bashkuara te Amerikes, dhe jeton atje per nje periudhe kohe shume te gjate,  Xhemi asnjëhere nuk ka harruar traditat , gjuhen dhe zakonet shqiptare,   bashke me mallin e zjarrte qe ka per Atdheun.

E frymezuar  ne shpirt per muziken,  asnjhere nuk ka ndaluar deshiren e madhe te profesionit dhe talentit te saj.

Pavarësisht  kushteve të veshtira ne kurbet dhe punës, ajo I kushtoi shumë rëndësi  edukimit ne gjuhen angleze.    Xhemi vashdoi  shkollen per mjeksi duke mos lënë pasdore   pasionin e saj për artin.

Xhemi, pas një veprimtarie  të gjatë, të bukur dhe të larmishme  artistike,  vjen me 12 vidioclipe, ku artistja tropojane spikatë më tema te ndryshme  moderne folklorike dhe lirike.

Me kengen dhe vidioclipin e pare shpreh mallin e zjarrte  qe e ruan ne gji per atdheun e shtrejt Shqiperine  ,e titulluar “Dheu i ëmbel.”

Ne kengen  e dyte  artistja shpreh mallin qe  ka per vëndin  e  saj te lindjes, Tropojen, duke i kënduar me pasion fisnikerisë,  bujarisë, trimerisë dhe heronjeve tanë legjendar.

Një kenge  tjeter eshte “Saranda” , ku  xhemi pershkruan  bukuritë natyrore te perles shqipetare.

Nje teme tjeter  shume  e rendesishme per artisten eshte bashkimi i trojeve shiptare  dhe flamuri me shqiponjen tone krenare ,e titulluar, “Fluturon shqiponja.” Nje kengë e realuzuar me  shume me mjeshtri,   një këngë patriotike  hit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here