HERTA MYLER (Nobeliste, 2009): GROPA, tregim

(Nobeliste, 2009)

Rreth Permendores së të renëve kanë lulëzuar trëndafilat. Kanë formuar një shkorret aq të dendur sa ia marrin frymën barit. Janë lule të vogla, të bardha me rrotulla si të ishin prej letre. Dhe fëshfërinë. Po zbardh drita. Pas pak do të bëhet ditë.Çdo dite kur fillikat përshkon rrugën që e çon tek mulliri. Uindishi numëron çfarë dite është. Perball permenderes së të renëve numëron vitet. Pas asaj, ngjitur me plepin e parë aty ku biçikleta e tij bie gjithnjë në një gropë, ai numëron ditët. Darkave pasi mbyll mullirin, Uindishi numëron prapë ditët dhe vitet.Që larg këqyr trëndafilat e bardhë, përmendoren e të renëve dhe pleqin. Ditëve me mjegull janë të bardha si trëndafilat dhe të bardhë si gurët që janë të ngjitura tek ai ndersa ai kalon duke pedaluar aty në mes. Fytyra i njomet kurse ai pedalon derisa mbërrinë. Dy herë shkorreti i trëndafilave mbeti vetem me gjemba dhe bari nen te kishte ngjyren e hekurit. Dy here plepi ngeli i qethur aqë shumë sa druri i tij gati po plasaritej. Dy here pat borë në rruge.Uindishi numëron vitet perballë përmendores dhe dyqindenjëzetenjë ditë ra në gropë aty pranë plepit.Çdo ditë duke u kalamendur tek gropa, Uindishi mendon:” Ketu është fundi:” Qëkur ka vendosur të emigroj e sheh fundin ne çdo cep të fshatit. Dhe kohën që ka ndalur per ata që duan të mbeten aty. Uindishi mendon se roja e natës do të mbetet aty edhe përtej fundit.Pasi ka numuruar dyqindenjëzetenjë ditë dhe pasi është tundur nga gropa, Uindishi per herë të parë ecen në këmbë. E mbeshtet biçiklete tek plepi dhe hapat e tij ushtojnë. Nga kopshti i kishës fluturojnë disa pëllumba pylli. Janë të perhimtë si drita. Vetem fluturimi i bën që t ´i dallosh.Undishi bën kryq. Çoku i derës është i njomur. I ngjitet në dorë. Dera e kishes është e mbyllur me çelës Shen Antoni ndodhet ne faqen tjeter të murit. Ai mban një lule shpatore të bardhë dhe mjë libët ngjyrëgeshtenjë në dorë. Aty e kane mbyllur. Uindishi ndjen të ftohtë. Këqyr larg. Aty ku mbaron rruga valët e barit përkulen përmbi fshat. Atje në fund ecën një njeri. Njeriu është një fije e zezë qe futet ne mes të bimëve. Valët e barit ngrihen prapë sipër tokës.
Përktheu Gjergj Vlashi

Tregimi “Gropa” është i pari nga libri “Njeriu është një fazan i madh”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here