SIGAL: Kur dimri ka trokitur dhe virozat janë shtuar, privilegj të kesh mjekun në xhep/ Shqiptarët përqafojnë masivisht “TeleShëndet”
Sot, industria mjekësore po përballet me shumë sfida: ndryshimet demografike të tilla si plakja e popullsisë në shumë vende, dispoonueshmëria e kufizuar e doktorëve në zonat rurale, dhoma të mbipopulluara pritjeje, rritja e shpenzimeve mjekësore dhe kërkesa e pacientëve për shërbime më të përshtatshme ndaj nevojave të tyre.
Një prej tyre është edhe Teleshëndetësia, e cila ofron shumë avantazhe si për pacientët ashtu edhe për punonjësit e shëndetësisë.
Pikërisht këtë shërbim novator e solli për herë të parë kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria. Ky shërbim ka ardhur duke u pasuruar me sa më shumë shërbime muaj pas muaji duke qenë kështu më pranë klientëve, brenda e jashtë vendit.
Ky shërbim inovativ i kompanisë i mundëson pacientëve që të ndihmojnë vetveten me shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, direkt nga celulari, kudo që ndodhen, nga dhoma e tyre e ndenjes apo zyra në vend të pritjes pas dyerve të doktorëve apo spitaleve, duke ofruar shërbime përkujdesi 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
“Ofrimi i takimeve virtuale u shfaq veçanërisht si një domosdoshmëri edhe më e madhe gjatë pandemisë COVID-19. Teknologjia e përmirësuar e ka bërë marrjen e kujdesit shëndetësor më të lehtë, madje edhe për ata të cilët nuk janë edhe aq të dhënë pas teknologjisë apo kompjuterit. Kjo shmang rradhët e gjata nëpër klinika apo spitale ndërsa ju kursen qytetarëve kohë dhe para.
SIGAL UNIQA ishte kompania e parë që solli në Shqipëri shërbimin “TeleShëndet”, ndërsa sot, mijëra klientë të saj, nëpërmjet aplikacionit në celular mund të:
– Këshillohen me një mjek të liçensuar 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
– Mund të shkarkojnë kartelën e tyre mjekësore
– Mund të marrin një recetë mjekësore online
– Në rast kur mjekët rekomandojnë një medikament ata mund të lëshojnë një recetë elektronike e cila njihet nga çdo farmaci.
– Gjithashtu ata mund të kryejnë Check up, 1 herë në vit
– Vizitë okulisti falas
– Xhama syzesh me zbritje
– Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
Ndërsa përfitojnë edhe zbritje në shërbimet që marrin në klinikat dhe spitalet më të mira në vend”, shprehet Edison Gjoni, menaxher i “TeleShëndet” pranë SIGAL UNIQA Group Austria.
Edhe pse pak vite në treg, numri i qytetarëve që përdorin tashmë shërbimin “TeleShëndet” ka ardhur gjithmonë në rritje, ashtu si edhe benefitet që ofron ai.
Gëzim Latifi, menaxher në profesion, është një prej klientëve që përdor “TeleShëndet” dhe është mjaft i kënaqur.
“Ishin orët e vona të mbrëmjes. Kisha dhimbje të forta stomaku por nuk kisha mundësi të shkoja në spital. Si klient i vjetër i SIGAL UNIQA kam shërbimin Teleshëndet. Mora menjëherë doktoreshën. Ajo me erdhi në ndihme me keshillat dhe recetën e ilaceve dhe sot jam shumë më mirë. Do ja këshilloja çdo shqiptari që ta kishte një TeleShëndet në shtëpi pasi është diçka e mrekullueshme të kesh mjekun në xhep…”, shprehet klienti.
Por “TeleShëndet” është një ndihmës i madh edhe për prindërit.
Ulja e temperaturave në vend është shoqëruar me një numër të lartë fëmijësh të prekur nga virozat, ndërsa në spitale dhe klinika ka fluks të lartë vizitiash te pediatri.
Fëmijët janë gjithçka për prindërit ndaj dhe shëndeti i tyre është prioritet mbi prioritetet. Por për çdo problem shëndetësor që mund të ketë fëmija juaj ju mund ti drejtoheni mjekëve të “TeleShëndet”, me audio ose video, dhe të merrni prej tyre këshilla profesionale pa qenë nevoja të shkoni në spital.
Shkarkoni tani aplikacionin “Teleshëndet” në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.
Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në www.teleshendet.al
Jeta është e mbushur me surpriza ndaj të kesh mjekun kudo dhe kurdo me vete është një privilegj i madh…
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…
Për më shumë informacione:
Web: www.teleshendet.al
E-mail: info@uniqa.al
WhatsApp: 068 606 2829