Teuta Osmani: “DIL MOJ ÇUPË SIKUR DHE NJË XHIRO KOT!” POEZI

SI TA KUPTOJ PUTHJEN…?!

Në kopshtin tim ekziston një dardhë pemë
Një kumbull
E një qershi.
Të tjerat i kam dekorative të marra nga kopshtari të paguar nga Japonia
Në verandë kam tre shkallë në ngjyrë jeshile
Të vendosura mbi to parmaket e stilosura prej druri
Rreth e rreth kam dekoret e vitit të Ri
Ku ndonjë ketër m’i lëviz
E bën lojën e vet
njëherë ngjitet e njëherë zbret.
Pemëve , e shkallëve pa qeder.
E në dritare, në parmakun prej çimentoje.
E di se koha ndryshon orët nga unë këtu deri tek ti
Atje është natë
Tek unë akoma ditë
Vaktet nuk i hamë në një orë
As në një tavolinë
As në ndonjë hotel.
Por di që kam një shtëpi
Të ngrehur me stilin Amerikan
Të viteve ‘56-të.
Me tre kate e 13 dhoma
Ku ndihem mbretëreshë
Me dy djemë,
e me një lis me shpatulla të gjëra
Që mban burrin mbi vete
E që ka nderin e fjalën
Për një grua të vetme!
Si ta kuptoj jetën ndryshe
Pa puthjen e tij
Pa ndjenjë ndjenjë
mbajtjen e tij në krahë deri në shtrat?!
Si ta kuptoj se dy buzë bëjnë bashkërisht katër e jo gjashtë?!
Ndaj jam kaq e vendosur në ndjenja
E deri në shpirt tek të shkruaj poezinë!

Amerikë. Janar.2023

PASI MORËN RRUGËN E DALJES NË JETË

Pasi morën rrugën e daljes në jetë
Që kur të iku dhe vajza me të dashurin
Edhe djali me të dashurën në hesap të vet
Ti u “shthurre nga mëndja, ndjenjat dhe fjalët”
Kërkon të bëhesh edhe njëherë i ri
E të dashurohesh njësoj si ‘ta!
Deri vjet , ti ishe plot dinjitet e kulturë e Art
Si në fjalë burrash, si në poezi e në mëhall
Ti s’guxoje të të thoshin sikur e një fjalë
Për gruan tënde të ta ngacmonin në nder e në moral!
Ti u hidheshe në fyt për nderin e gruas
U bëje cop që ishe gati t’i vrisje e me plumba
Imoralët, të degjeneruarit, të paturpshmit
Qëkur more udhën e fundit për në Shqipëri
Të futën në turmën e tyre kurvarët e kurvat!
Të dhanë alkol , drogë a hashish
Që më je bërë sot,
o Zot mos u gjetç më në atë zullum
Të morën fjalën nga goja, nderin, burrërinë
Të bënë më kurvar se kurvarët e në poezi!!
Teuta Osmani
Amerikë, Janar.2023

E ÇFARË TJETËR PRESIM…?!

E çfarë tjetër presim…?!
E çfarë tjetër presim nga ajo
Përveçse turpin si femër
Tek shitet në vargje të vjedhura
Pa ndjenja, pa thelb , pa kuptim!
Mbeti duke u shtirrur
Duke u quravitur në dhimbje
Duke nxjerrë trupin lakuriqe
Me këmbët përpjetë në story!
Ashtu sikurse nxorri dhe turpin
Me fjalë rrugaçeje në vargje
Ashtu sikurse s’ka ndjerë
Të bëhet as nënë me fëmijë!
Çfarë tjetër presim të nxjerri
Kur vetëm të diskretitohet
Si femër si k….., si djalli
Teksa gjëmon letërsinë e shthurrur!
Nuk e di e nëse e njeh veten
Ajo , diti të mashtroj bukur
Të gjithë fansat e saj kurvar
Të t’i thonë Poete, kritike
E famshme me njollën pas!
Ajo sikur e njeh ndoshta veten
E ndërsa është vetëm një sakate
e shëmtuar e shthurrur
Mund të shesi lehtë e nderin!
Pse jo?!ç’i , ç’i mbeti tjetër?
Të martohet?! Të gjej fatin?
Të bëj fëmijë? Me kë?
Thjesht nuk harron zanatin
Ashtu siç bëri famën e viteve ‘80
Në mes Tiranës sime të bukur!
Ndjehem më shumë se ajo e përulur
E ndërsa jam femër por aspak si ajo
Për dinjitetin si femër në ndjenja e në Art
Më mirë e vdekur se sa si Ajo me turp e nam!
Për mua le të jetë një shëmbull
Tek e ndjekin mijëra sy të etur
Për të parë sikurse efhe një herë
Në story shalët e plaçkën e saj!
E unë do bëhem me fletë fluture
E jo shqiponje si e konsiderojnë të famshmit
Por edhe një blete t’i ngjaja do isha më e nderuar
Se kurdoherë tjetër fal nderit tim e Zotit!

Amerikë. Janar. 2023

“DIL MOJ ÇUPË SIKUR DHE NJË XHIRO KOT!”

Shpesh më kujtohet babai në realitet
Se në ëndrra e shoh çdo ëndërr, çdo herë
Sa herë jam duke u menduar me mall për të
E sa herë m’mungojnë mendimet e tija me vlerë !
Shpesh më thoshte “dil moj çupë një herë”
Viteve kur isha vajzë e pazënë e padalë në jetë
“Të të shohi dikush të të njohi e që ja vlen
Mbete mbyllur, sikur t’jesh e shëmtuar e pa dorë e këmbë!”
“Ti ke bukurinë, ke zanatin, ke pasurinë e ndershmërinë
Ke urtësinë, dhe zgjuarsinë , ke dyqan e shtëpinë
I ke të gjitha vlerat e një vajze që gjithkush i lakmon
Që duhet t’i bësh “të ditur “ që dikush mund të të dojë!”
“Nuk del as për në dyqane , apo pazare
As për englendisje në kafe apo kinemave
Nuk del as me shoqe e as me eskursione
Kush do të ta gjej shokun e jetës tënde?!”
Atë ditë sikur u mbylla nënvete në dhomë
Pasi dëgjova babain këto fjalë të më thotë
E më zuri gjumi disi vërtetë sikur ëndërroj
E pash një djalë trupgjatë, të hollë e bjond!
Ishte dita e 4 Shkurtit të 1993-shit
Dimër, por me diell, erë e ngrohtë
Në dyqanin tim ku shisja e paketa duhani
Erdhi ky djalë, që në ëndërr e pash e më zgjoi!
Ish ky djalë që lidha jetën me të si në ëndërr
Me sy bojqielli, e me të oficerit uniformë
Sapo ish diplomuar nga Akademia ushtarake
Atë ditë kur më pa, e sytë e tij, tek mua i mbetën gjithmonë!
E sa herë më kujtohet babai tek më thosh;
“Dil moj çupë, dil sikur dhe një xhiro kot”
Por unë nuk isha lakmuese e fatit dosido
Desha të më gjente vet fati si në ëndrra që shikoj!

Amerikë. Janar2023

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here