Vëzhguesit ndërkombëtarë per zgjedhjet vendore: Politizimi ekstrem, shqetësues.Intimidim i zgjedhësve në qendrat e votimit

Zgjedhjet vendore, vëzhguesit ndërkombëtarë: Proces përgjithësisht i mirëorganizuar, 14 maji ditë paqësore! Politizimi ekstrem, shqetësues
Një ditë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë përcjellë sot të gjithë analizën lidhur me klimën politike të këtyre zgjedhjeve në nivel vendor. Përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare i kanë cilësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme por me disa rezerva duke përmendur këtu incidente mes forcave politike, me praninë e tyre etj.

‘Vendoret’/ PE: Prezenca e njerëzve në qendra votimi ishte intimiduese, fushata la në hije kandidatët dhe u përqendrua tek forcat politike
Glover: Votimi elektronik ishte një sukses, duhet më shumë punë për trajnimet paraprake
A ishin këto zgjedhje të drejta, Glover: Duhet të ndiqen procedurat e duhura zgjedhore që njeriu të jetë i lirë të zgjedhë
Monitoruesja e OSBE OHIR, Glover: Fushata ishte e qetë por e polarizuar, pengoi votuesi të zgjidhnin kandidatin dhe jo forcën politike
Vëzhguesit e zgjedhjeve, përfaqësuesi i KiE: Ditë e qetë dhe transparente, fushata totalisht e politizuar

Redaksia
15 Maj, 15:02 | Përditesimi: 15 Maj, 17:48

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit

Një ditë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, vëzhguesit ndërkombëtarë nga OSBE ODHIR, Parlamenti Evropian dhe Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, kanë përcjellë sot të gjithë analizën lidhur me klimën politike të këtyre zgjedhjeve në nivel vendor.
Përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare i kanë cilësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme por me disa rezerva duke përmendur këtu incidente mes forcave politike, intimidimit të zgjedhësve në qendrat e votimit me praninë e tyre etj.

Përfaqësuesja e OSBE-OHIDR, Audrey Glover i ka vlerësuar zgjedhjet vendore përgjithësisht të mirë organizuara, si dhe e konsideroi punën e KQZ si të përpiktë dhe korrekte.

Pezullohet numërimi në Kurbin e Kavajë, shkak prezenca e personave të paautorizuar
LEXO EDHE:
Pezullohet numërimi në Kurbin e Kavajë, shkak prezenca e personave të paautorizuar

Sipas shefes së misionit të OSBE-ODIHR-it Glover fushata ishte relativisht e qetë por procesi u dominua nga polarizimi i palëve dhe lënies në hije të kandidatëve. Ajo gjithashtu e cilësoi votimin elektronik të suksesshëm.

“KQZ ka bërë një punë përgjithësisht një punë të mirë por në komisionet e tjera më poshtë u prish për shkak të zëvendësimeve të vazhdueshme. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht paqësore por u ndikua nga ndërhyrjet partiake, ndërhyrjet procedurale, votimi në grup dhe problemet me fshehtësinë e votës. Procesi i numërimi ishte përgjegjësish i mirë”, tha Glover.

Nga ana tjetër, Glover kritikoi ashpër praninë e shumë njerëzve afër qendrave të votimit për të cilat ajo tha se ishin aty për të intimiduar dhe për të ndikuar në zgjedhje.

“Është e vështirë ta themi nëse zgjedhjet kanë qenë të drejta apo jo. Pamë shumë njerëz rreth qendrave të votimit që u dukën shumë intimidues. Është shumë e vështirë për ne që ta përcaktojmë”, tha Glover.

Në të njëjtën retorikë ishin dhe përfaqësuesit të PE-së dhe të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës. Sipas përfaqësuesit të PE-së, njëjtë si monitoruesja e OSBE-së, Glover fushata u përqendrua tek drejtuesit politik dhe jo tek kandidatët, gjë që edhe PE e theksoi si të domosdoshme apo si mungesë të këtyre zgjedhjeve. Sidoqoftë, procesi pati një qetësi në tërësi. Një pikë tjetër ku përfaqësuesi i PE-së u ndal ishte dhe tek prania e shumtë e njerëzve jashtë QV të cilët kishin gjithsesi një ndjenjë intimidimi tek votuesit. Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Dickson, tha se procesi i zgjedhjeve përgjithësisht ishte i mirë. Ndërkohë që sipas tij pati përfaqësim i ulët i grave, ndërkohë që duhet të rishikohen dispozitat që lidhen me kandidatët e pavarur

Zgjedhjet vendore u zhvilluan ditën e djeshme më 14 maj 2023, aktualisht Partia Socialiste ka marrë shumicën e bashkive, duke u pasuar nga koalicioni Berisha-Meta që është preferuar nga votuesit e 6 bashkive të vendit. Ende vijon numërimi i votave në shkallë vendore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Të Fundit
Ora 15:42
A ishin këto zgjedhje të drejta, Glover: Duhet të ndiqen procedurat e duhura zgjedhore që njeriu të jetë i lirë të zgjedhë

Monitoruesja e OSBE-së, Glover i ka konsideruar këto zgjedhje si të lira por që duhet të merren masat e nevojshme që votuesit të jenë të lirë.

“Është gjithnjë e vështirë të përshkruash zgjedhjet si të drejta. Por ajo që duhet të ndodhë nëse këto raste që unë iu referova nëse janë ndjekur procedurat e duhura zgjedhore. Për të siguruar që manipulimet e tilla dhe kërcënimet… Unë besoj që këto duhet të ndalohen sepse parandalojnë procesin zgjedhor për shumë njerëz. Që njerëzit të jenë të lirë dhe kryesorja e ndjekësit duhet të jetë kjo. Unë mendoj se kjo është e rëndësishme dhe shpresoj që masat do të merren sipas legjislacionit ekzistues që manipulimi të marrë fund.”- tha ajo.

Ora 15:41
Glover: Votimi elektronik ishte një sukses, duhet më shumë punë për trajnimet paraprake

Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it Glover tha sot se votimi elektronik ishte një sukses dhe se duhet punuar më shumë në përgatitjen dhe trajnimet paraprake.

“E gjithë procedura e zgjedhjeve nuk ka përfunduar ende, jemi ende në pritje të rezultateve dhe duam të dimë se çfarë do ndodhë me raste të caktuara. Por sigurisht unë mendoj se votimi elektronik rezultoi i suksesshëm edhe pse pati vështirësi. E kuptoj që shpresa dhe objektivi është që kudo të kemi proces të votimit elektronik. Në qendër të Elbasanit u realizua në kohë por në disa vende të tjera pati vështirësi sepse nuk u realizuan trajnimet përkatëse. Le të shpresojmë se në zgjedhjet e ardhshme”, tha ajo.

Ora 15:31
‘Vendoret’/ PE: Prezenca e njerëzve në qendra votimi ishte intimiduese, fushata la në hije kandidatët dhe u përqendrua tek forcat politike

Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, dha sot një panoramë të mënyrës sesi u mbajtën zgjedhjet vendore në përputhje me standardet e BE-së. Ai u ndal edhe tek aspirate e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në UNION ndërsa edhe ai njëjtë si monitoruesja e OSBE-së, Glover fushata u përqendrua tek drejtuesit politik dhe jo tek kandidatët, gjë që edhe PE e theksoi si të domosdoshme apo si mungesë të këtyre zgjedhjeve. Sidoqoftë, procesi pati një qetësi në tërësi. Një pikë tjetër ku përfaqësuesi i PE-së u ndal ishte dhe tek prania e shumtë e njerëzve jashtë QV të cilët kishin gjithsesi një ndjenjë intimidimi tek votuesit.

“Ne erdhëm këtu si pjesë e OSBE dhe ju tërheq vëmendjen se nuk është diçka e zakonshme që të bëjmë vëzhgime të zgjedhjeve vendore. Dhe ne e shohim Shqipërinë si vend aspirues dhe me potencial. U gëzuam që opozita mori pjesë në këto zgjedhje pavarësisht që pati një mungesë fushe loje në fushatë. Ndërkohë që vërejtje një dëshirë për ndryshim, por temat vendore nuk ishin kryefjalë e kësaj fushate. Përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët. Gjithashtu duhet një frymë e re me të rinj. PE vuri re gjithashtu, pajisjen e id elektronik që jo gjithnjë funksionuan. Vëzhguesit panë edhe shumë njerëz jashtë qendrave të votimit që mund të quhej intimiduese. Megjithatë, duhej thelluar në çështjet vendore, kushte më të mëdha jetese, largimit e trurit nga vendi programet etj.”- tha Dickson.

Ora 15:24
Vëzhguesit e zgjedhjeve, përfaqësuesi i KiE: Ditë e qetë dhe transparente, fushata totalisht e politizuar

Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Dickson, tha se procesi i zgjedhjeve përgjithësisht ishte i mirë. Ndërkohë që sipas tij pati përfaqësim i ulët i grave, ndërkohë që duhet të rishikohen dispozitat që lidhen me kandidatët e pavarur

“Menaxhimi i mirë zgjedhore është vetëm një nga aspektet e proceseve zgjedhore. Na erdhi keq që disa çështje me interes vendor u lanë në hije si rezultat i një fushate totalisht të politizuar. Një fushatë zgjedhore duhet të jetë për njerëzit”, tha ai.

Ora 15:17
Monitoruesja e OSBE OHIR, Glover: Fushata ishte e qetë por e polarizuar, pengoi votuesi të zgjidhnin kandidatin dhe jo forcën politike

Monitoruesja e OSBE ODHIR bëri sot me dije raportin paraprak për zgjedhjet vendore 20223.

Glover ka dhënë sot ekstraktin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ajo e konsideroi fushatën të qetë, pa probleme përveçse disa incidenteve që u cilësuan si të rënda. Glover gjithashtu nënvizoi se procesi në fakt pati një problematikë që ishte përqendrimi i fushatës jo tek kandidatët por te forcat politike, duke penguar zgjedhësit në këtë formë, sipas monitorueses të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor.

“Pra ishim 250 veta vëzhgues për zgjedhjet e 14 majit. Në përputhje me metodologjinë tonë ne kemi ardhur pa axhendë fikse dhe kemi lënë faktet të flasin vetë. U morën pak në konsideratë zgjedhësit. Ekziston një besim në listën zgjedhore, megjithatë 40% e votuesve ndodhen jashtë vendit. K 92 komisione të administrimit zgjedhor. Krijimi i tyre ishte problematik. Fushata ka qenë paqësore megjithëse sulmeve nga liderët e partive politike që ishin të rënda. Përveç disa tubimeve, fushata ishte e qetë. Kandidatët s’kanë patur debate por kanë përdorur rrjete sociale. Lidhja e mediave me forcat politikë shkakton lidhje të drejtpërdrejtë të vijave editoriale dhe nuk rezulton me një burim konkret informues. Ka patur sulme ndaj gazetarëve. Mediat s’kanë bërë raportime për zgjedhjet. Kemi qenë të shqetësuar për akseueshëmirsë të vendeve ku mund të votojnë personat me aftësi të kufizuara. Jemi duke analizuar votimin elektronik. Mendoj se ekziston një aspekt tjetër që ne duhet t’i hedhim jë vështrim. Zgjedhësit, për ketë mbahen zgjedhjet. Fatkeqësisht fushatat u përqendruan në politikën në partitë kombëtare dhe jo në çështjet e rëndësisë më të madhe në vendndodhje të ndryshme. Veçanërisht jashtë Tiranës. Kjo kufizoi zgjedhësit të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor.”- tha Glover.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here