Agron PREBIBAJ: “Gëzuar Pashka” e o shumës “Gëzuar Pashkët”!

Standardja jone në gjithë botën është kur ne urojmë njëri – tjetrin në ditëlindje, është në njëjës: Gëzuar ditëlindjen – gëzuar ditën e lindjes, u bëfsh 100 vjeç.
Mirëpo kur urimi vjen për Jezu Krishtin paska standart tjeter me urimin në shumës ndërsa për Bajram urimi në njëjës.
Të gjitha institucionet e Bashkitë në banderolat e tyre e përdorin urimin: Gëzuar Krishtlindjet – gezuar ditëlindjet, por edhe për Pashkë urimi vjen – Gëzuar Pashkët – Gëzuar Ringjalljet!
Krishti, ka lindur vetëm një herë dhe urimi vjen, Gëzuar Krishlindjen – gëzuar ditëlindjen e Krishtit.
Krishti, u ngall vetëm një herë dhe duhet uruar – Gëzuar Pashka e Jo shumës Gëzuar Pashkët!
Pra Krishti ka lindur vetëm një herë e urimi duhet vijë vetëm njëjës: Gëzuar KRISHLINDJEN – Gëzuar ditëlindjen e Krishtit, por edhe ringjallja ka ardhur vetëm një herë, e urimi përseri duhet të vijë në njëjës e jo shumës.
Bota Katolike urimin fiks ka: Gëzuar Kshnellën ose Gëzuar Krishtëlindjen (gëzuar ditëlinjen e Krishtit), po ashtu urimi tjeter vjen: Me shëndet Pashka (Gëzuar Pashkën).
Pse nuk po ju rrëshqet goja njëherë të uroni në shumës: Gëzuar Ramazanat e Gëzuar Bajramat!
Duhet theksuar se ky gabim urimi vjen me shumicë si i pranuar nga intelektualë katolikë, e cila duhej të kishte vëmendje.