Anita Tafa: DUA TE NJOH VRASESIN TIM Tregim

U pershendeten ne rrjetet sociale. Ai i kishte derguar nje fjale te vetme:
– Pershendetje!
Ajo, e kredhur ne monotonine e merzitjes te diteve qe ecnin zvarre, pa mbarim, ne te njejtin ritual ditor, me lindjen e dites dhe ardhjen e nates, nje nate te vetmuar, melankolike …ju pergjigj:
– Pershendetje!

“Dua te degjoj zerin tend ” !

***

Flisnin cdo dite, nate, bashke deri vone. Ai megjithese nga nje vend verior, fliste nje gjuhe shume te paster, zyrtare, artistike, dhe kjo e beri Ate t’i kushtoje vemendje. Ajo mahnitej * nga gjuha e shkrimit .
Ai ne nje moment i thote:
– Dua te degjoj zerin tend !
Kete Ajo nuk e priti. Jo sepse kishte problem te fliste, por e kaplloi nje hije frike.Ai ishte nje i panjohur !! E pyeti ;
– Sa vjec je ?
– 32 – ju pergjigj.
Ju duk e pabesuar .Ajo nepermjet germave, kuptone bashkebiseduesin, karakterin, moshen …
– Nuk e besoj – ju pergjigj .
– 32 jam, kembenguli Ai.
– Ok, por me thuaj, pse do te degjosh zerin tim, kur mund ta gjesh ne rrjetet sociale ?
– Dua ta degjoj – i tha perseri Ai, dhe i dergoi nje mesazh fonik.
Ajo e degjoi me vemendje, nuk dukej me shume se 20 vjec.
… Femije mendoi ….
Ju drejtua me fjalen Biri .
– O biri, shko ne shkolle dhe luaj, degjo moshataret e tu.
– Nuk jam i vogel – ju pergjigj.
Per nje moment Ajo vendosi te kontrolloje profilin e tij. Kohet e fundit kishte marre shume mesazhe anonime ku e kercenonin me vrasje, poshterim etj, etj etj, .. per shkak te disa shkrimeve apo analiza, politike – fetare.
Per nje moment mendoi te keqen. Pa emrin e tij.Kishte nje emer shenjti mysliman, por nje mbiemer te bukur poetik .
I ngjante me mbiemrin e nje poeti te madh grek . U ndje konfuze.
– Mos ke gje rrenje me nje poet grek ?
– Nuk e di – ju pergjigj. Mbaj emrin e gjyshit.
Vendosi t’i jepte vemendje. E terhiqnin shkrimet e tij, menyra e te shprehurit, por i tha:
– Do te dergoj nje link dhe degjoje zerin tim !

***

– Ti je muza ime – tha Ai
– Nga te erdhi kjo – e pyeti ?
– Dua te shkruaj per Ty
– Je poet – e pyeti ?
– Shkruaj – ju pergjigj.
Ajo qeshi dhe i tha me shaka ;
– Me mua c’ke, cfare te bera ? 😊
– Je muza ime, me frymezon, dua te njoh.
– Perse ?
– Dua.
– Kjo eshte sjellje feminore …si nje femi kryenec qe perplas kembet ne toke.
– Nuk jam femi, jam 32 vjec
– Kete ma the, por mos je 23, mos je ngaterruar ? Pyete nje here mamane – i tha me te qeshur.
– Jam 32 – i tha prere.
Ajo heshti.
Nje mendje i thoshte te mos i shkruante me, por Ai e terhiqte, shkrimet e tij, mendimet e tij e terhiqnin vazhdimisht .Me vete mendoi:
(Vuaj nga sidroma Stocholm, viktima adhurohet me vrasesin e saj ..)
– Perse do te me njohesh ? Mos do te me vrasesh ?
– Jo – i tha dhe qeshi .
Ajo lozte me te si macja me miun,por nuk harronte kercenimet qe merrte nga te panjohur, dhe Ai ishte nje i panjohur. Dukej loje interesante. Ai donte te njihte ate …Ajo vrasesin e saj.
– Sa te paguajne – e pyeti ?
– Per cfare ?
– Qe te me vrasesh pra. Dua te di sa vlen jeta ime !
Ai i dergoj nje e- moj duke qeshur.
– Mos ki frike, nuk jam vrases.
– Atehere pse ngulmon te me njohesh ?
– Te thashe je muza ime, poetja ime !
– Nuk jam poete.
– Je poetja ime.
– Poetja i takon te gjitheve, jeton per te tjeret.
– Jo, shkrimet jane per te tjeret.Ti je poetja ime.
– Ndersa Ti vrasesi im – I tha me te qeshur.
Ai qeshi perseri.
– Nuk jam vrases .Qysh kur te pashe, mendova se
gjeta muzen time ! Bashke do shkruajme librin tone .Je shpirti im binjak .
Ai fliste seriozisht dhe Ajo ndjeu nje tritherime re ftohte ne trup. Hija e dyshimit e kaplloi menjehere.
– Ke fantazi te zhvilluar, kultivoje, do te te duhet – i tha paksa me ironi
– Nuk eshte fantazi, por realitet.Do te rrembej dhe do ikim larg, do shohim perendimin e diellit perqafuar te dy. Do te shkruajme bashke romanin e jetes me titullin ” Shpirtrat binjak takohen ” !
– Ah, epo shyqyr,te pakten do kem kohe ? Do e shoh dhe lindjen e diellit ?
– Bashke do ta shohim – ju pergjigj.
Ajo mendoi: o inteligjent eshte ….o i renduar * nga truri. Nje nga keto te dyja .
– Do te takohemi – e pyeti Ai ?
– Ngulmon akoma ?
– Sigurisht – i tha
– Ehhh kot nuk thone ; vrasesi kthehet gjithmone ne vendin e krimit – i tha me te qeshur .
– Je muza ime !

***

Kishin kaluar dite dhe Ajo nuk fliste me me te panjohurin. Heren e fundit qe kishin shkruajtur bashke, i kishte kerkuar te mos komunikonin me . Dhe loja ” ishte kthyer ne monotoni . Por , as Ai i shkruante.
Ishte kthyer vrullshem ne perpunimin e librit te saj dhe ishte mbyllur ne vetmine melankolike .
Sot ,u cua me heret se zakonisht ne mengjes, dhe i tha vetes ; nuk do shkruaj !
Mori kupen e kafes dhe u ul ne veranden e ballkonit. Koha ishte shume e bukur . Pranvera kishte hyre dhe cdo gje gjelberonte .Lulet sapo kishin celur, pemet e molleve kishin nxjerre ato lulet e bardha -roze shume te bukura, bari ishte i mbuluar nga lulet shumengjyreshe si nje tapet …ahhh, ja dhe saksia me levande. U afrua tek ajo dhe i mori ere. Ohhh… mbylli syte nga kenaqesia e aromes qe leshonte . U ul te pinte kafen bashke me macen qe ferkohej ne kembet e saj. I zgjati doren dhe ajo e lepiu .
– Budallaqe mace – i tha dhe qeshi.
Ajo ferkohej dhe i gezohej rrezes se diellit. Macet e duan shume diellin – mendoi.
Pinte kafen ne heshtje dhe sodiste rrugen.
Qetesi !! Rreth saj shtepite ishin te gjitha private, me oborre ,te mbushura plot lule e peme Kufizoheshin vetem nga nje rrethore druri te shkurtra .Pak a shume i njihte disa nga nje pershendetje qe benin kur rruget e tyre kryqezoheshin .
Ajo ishte mesuar me vetmine dhe rralle dilte, sidomos kur ishte ne proces te ndonje libri, nuk dilte fare deri sa ta mbaronte. Por, kur e mbaronte librin, ndjehej tjeter njeri. Alegro ! Merrte shoqen e saj te ngushte dhe i thoshte ;
-Gati te udhetojme ?
Sot dicka ishte ndryshe nga rutina e saj. Mbase ashtu i dukej,apo mendonte … nuk dinte.
E kishte harruar te ” panjohurin dhe muzen ” e tij.
Duke shijuar kafen e shpenguar, kembe permbi kembe te shtrira, paksa syte mbyllur nga rrezet e diellit qe perkedhelnin trupin e saj, dikush, i thirri:
– Me falni, pershendetje, dhe tundte doren ne ajer.
Hapi syte,ngriti koken,vuri doren mbi balle te pengonte driten qe e verbonte dhe perpara saj ne oborrin matane, ngjitur mbi rrethoren qe ndanin kufizimin e shtepive. Ishte nje djale i ri,bmbi te 30-tat ,i gjate mbi 1,80, i holle, i nxire nga dielli .E pa me habi !!
Pershendetje – i tha perseri Ai.
– Pershendetje – ja ktheu .
– Jam fqinji i ri, kam nje jave qe kam ardhur dhe sot eshte hera e pare qe ju shoh .
Ajo ngriti supet me habi !
Perballe saj jetonte nje i moshuar, e dinte sepse e pershendeste gjithmone dhe ai i linte ndonje konserve per macen.
– Ku shkoi zoteria qe jetonte aty – pyeti djaloshin .
Ai qeshi paksa dhe i tha:
– Eshte gjyshi im. Eshte paksa i semure dhe e derguam ne klinike. Do rri une tani ketu.
Kishte nje ze te bukur, te embel, radiofonik, sy te shkruar, te bute, por te vendosur.
Mbase eshte artist mendoi !
I zgjati doren dhe e ftoi per kafe.
-Urdhero te pime nje kafe – i tha.
– Me se fundi – i tha me buzeqeshje Ai, mendova se nuk do te ma thoje kurre dhe ne kete moment …vdes per nje kafe.
Kaperceu rrethoren dhe u fut ne anen tjeter te oborrit.
Ajo qeshi me shpirt.
– Me fal – tha .U fut ne guzhine i pergatiti kafen, disa biskota, uje dhe ja solli.
– Sheqer hidhi vete, nuk e di si e pi.
– Me dy kokrra – i tha
E veshtroi me habi .Te njejte e pinte dhe Ajo
Koincidence !
Filluan te bisedonin dhe nuk e kishte kuptuar si kaloi ora, vec kur dielli filloi te djege me shume.
Ai u ngrit.
– Me fal, duhet te iki. Kam shume pune per te bere, te shkoj ne klinike, te bej pazare, pastroj etj, etj.
– Nuk ke ndonje shoqe – e pyeti
Ai i tha me buzeqeshje
– Jo ashtu si mendon Ti …dhe iku.
– Cfare mendoj une – pyeti veten. Asgje ,pse duhet te mendoj ? Une thjesht e pyeta,ta ndihmoj.Nuk me intereson.Ufff , me ngriti nervat.U fut brenda dhe perplasi deren .
Pas pak ne telefonin e saj i erdhi nje mesazh. Ne te ishte nje fotografi e saj e ulur ne karrige, kembet e shtrira, gjysme te zbuluara ne diell dhe syte e mbyllur.E veshur me bluzen e bardhe. Dukej e fjetur.
U frikesua.Hodhi syte perreth, por nuk pa asnje. Mbylli dyert, dritaret dhe u ul ne nje qoshe .Me pas i erdhi nje mesazh .
– Sot,do shohim perendimin e diellit bashke !!

***

Ajo sillej e shqetesuar rreth sallonit.Perdet i kishte ulur dhe ashtu ne gjysem erresire mendonte:
Mos ishte gje paranoike ? Ekstreme ? …Nuk dinte cfare te mendonte, por koka i dhimbte nga mendimet e shumta. Dita po binte, por dielli shkelqente akoma ! Befas filloi te qaje. Pasi u qetesua pak ,u ngrit ,mori nje shishe vere ,mbushi nje gote, u ul ne kolltuk dhe tha ;
– Ne djall, gezuar jete dhe e ktheu me fund.E mbushi perseri dhe filloi duke qare te kthente goten me gllenjka.
Shtyu perden te hynte drita, hapi deren e ballkonit dhe doli te merrte ajer ne verande.
Rrinte e menduar, nuk kishte deshire as per te shkruar, asgje. Mendja i shkoi tek i panjohuri qe kishin dite pa shkruar.I mungonte!
I mungonin shkronjat e tij, inteligjenca, menyra e komunikimit. Ndoshta ndjeu pak mall per te.
Ah, sikur t’i shkruante ! E pse jo ? Do ti shkruaj i tha vetes.
– Pershendetje !
I mbante syte ngulur ne ekranin e telefonit …por asgje. Ndjeu keqardhje per veten e saj. U be pishman, nuk duhej te kishte shkruar … U ngrit te futej brenda, kur nga shtepia perballe, nipi i fqinjit te saj ja bente me dore.E pershendeti dhe Ajo. Ai i tha te priste dhe kaperceu perseri rrethimin qe i ndante . ( ky njeri s’di te vije nga dera , mendoi ).
Ai erdhi drejt saj, me nje pjate ne dore, te mbuluar me nje pecete te bardhe.
– Kam gatuar nje kek dhe ju solla dhe Juve .
Ajo e pa e cuditur. Kaq i ri dhe gatuan ?!
– Me pelqen te gatuaj – i tha sikur te kishte lexuar mendimin e saj .
– Doni kafe, apo nje gote vere e pyeti ?
– Hmmm ,nuk eshte ide e keqe – u pergjigj.
Ajo me teper nuk donte te rrinte vetem. Hyri ne guzhine dhe …i erdhi nje mesazh tjeter ne telefon :
– Perendimi i diellit, po afron !
Asaj i rane filxhanat ne toke dhe u thyen ,u ul ne gjunje ne toke e filloi te qaje.
Ai degjoi zhurmen nga jashte dhe u turr vrullshem brenda. E pa ate te ulur ,me duart ne koke dhe ju afrua:
– Cfare ndodhi ?
Ajo ngriti koken dhe i hodhi duart ne qafe.
– Kam frike – tha.
Ai e mori ngadale e ngriti dhe shkuan te ulen ne kanapene e sallonit .Mori nje kartepecete,i fshiu syte, hundet,si nje femije . I ngriti koken dhe i tha ;
– Nuk dua ti shoh keta sy te qajne dhe i puthi ngadale.
Ajo nuk foli,as kundershtoi. Ai dalngadale filloi ta puthte embel dhe ju afrua buzeve te saj. E terhoqi drejt vetes dhe Ajo i mbeshtolli krahet rreth qafes se tij.
Ndjeu siguri !
U drejtuan drejt dhomes se gjumit dhe Ajo u shtri ne krevatin e madh. Ai e soditi trupin e saj, te mbeshtjelle vetem me kemishen e bardhe dhe ngadale u shtri prane saj. Per disa caste ngelen pa folur, deri sa, zjarri i trupave u nde ,dhe te dy kerkonin te shuanin epshin ….
Qetesia zuri vend ne shpirtin e saj ! Ndjehej e lehtesuar .
U ngriten dhe Ajo i tha te rrinte dhe pak.
– Me fal – i tha ,por kam nje takim .
Ai iku dhe Ajo doli ne verande .Dielli sapo kishte filluar te perendonte . Ashtu e perhumbur, me qepallat e mbyllura, nuk i ndjeu hapat nga pas.
– Te thashe qe perendimin do ta shohim bashke ? – degjoi nje ze te njohur .
U kthye me vrull.Perballe saj qendronte Ai, me te cilin sapo kishin bere erota!!
Ai i buzeqeshi, i zgjati doren .
– Je muza ime, poetja ime !!
– Ti ?
– Une ,Une jam dashuria jote .Te thashe , poetja eshte e imja !
– Jo ! Ti je vrasesi ” im !! Vritme !
– Po ,- tha, do te vras me puthje .
Muza ime !!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here