ARMANDO BROJA TRIUMFON NDAJ HUNGARISE, SHQIPËRIA ARRITI NJË FITORE ME TEPËR VLERË 1-0

Shqipëria mbrëmjen e djeshme ka arritur të korrë një fitore historike ndaj Hungarisë në Budapest falë golit spektakolar të Armando Brojës. Shqipëria falë këtij suksesi është më pranë se kurrë ëndrrës së kualifikimit për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar ku për herë të pa…
10 Tetor, 2021

2.

Trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, ka deklaruar sot se Shqipëria tregoi përsëri se nuk duhej nënvlerësuar vetëm nga historia që kishte. Para gazetarëve ai insistoi se humbja kishte ardhur vetëm nga diferenca cilësore individuale e futbollistëve të formacionit kuqezi, ndërsa nuk ngurroi të theksonte se nuk kishte një cilësi të tillë në dispozicion te Hungaria.

“E kam thënë shpesh që Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. E tregoi edhe sot. Topi ishte në një portë dhe pastaj te tjetra. Broja ishte në krah dhe ia doli të shënonte. Lojtar i shkëlqyer. Ne kishim mangësi cilësie në zonën kundërshtare, në finalizim, në pasime, në gjuajtje. Kjo ndjehej. Sa i përket paraqitjes, le të shohim statistikat, në bazë të tyre nuk ishim shumë mbrapa. Diferencën e bëri cilësia e lojtarëve. Nëse ju i shihni gjërat ndryshe…

Lojtarët në çdo ndeshje duhet të luftojnë për vendin e dytë, flamurin e Hungarisë. Duhet të mbrojmë Hungarinë në mënyrën më dinjitoze të mundshme. A do të arrijmë në play-off? Jo, sigurisht që jo. Por çështja është që të zbresim në fushë në Angli dhe kur të dalim, ta bëjmë me kokën lart.

Pas Europianit sigurisht që kishte rënie në performancë, kjo është në përgjithësi e vërtetë. Por është në futboll në përgjithësi, ku lojtarët ndikohen nga rezultatet e arritura. Nuk ndjej se luajtëm keq sot. Bëmë disa gabime e humbëm topin 2-3 herë në pjesën e parë, por ishim në rregull deri në 15 minutat e fundit. Na mungoi pak cilësia aty. Na mungojnë lojtarët në pjesë të ndryshme të fushës. Ndoshta jam vetëm unë, por mendoj se kemi vështirësi që të zhvillojmë lojtarë të rinj cilësorë që të luajnë në nivele të larta.

E kam thënë shpesh që Shqipëria është ekip i mirë, një skuadër që vjen pas nesh sa u përket rezultateve, por një ekip shumë i mirë sa i përket cilësisë. Unë nuk jam Jezu Krishti! Siç më kanë thënë trajnerë shumë më të suksesshëm mua, një trajner është si ata që prodhojnë verë, Mund të bëjë verë vetëm nga ajo që korr. Jam këtu që nga viti 2019, në rrugëtimin nga Liga C, në Ligën A dhe në Kampionatin Europian. Mbaj përgjegjësi për rezultatet, pasi jam unë që vendos ekipin në fushë, por baza e lojtarëve nuk është përgjegjësia ime. Nëse ndokush, edhe në privat më rekomandon lojtarë, do të isha i lumtur ta dëgjoja, por ju lutem më rekomandoni lojtarë”, tha trajneri i Hungarisë./P.sport

3.

“Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë lojtar si Broja”, Duka: Për Poloninë janë shitur 22 mijë bileta, por nuk dalin…220 mijë
09 Tetor, 2021 23:48Duka
Madhësia e tekstit:
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në intervistën për Supersport pas ndeshjes, foli me superlativa pas ndeshjes për Armando Brojën, tregoi objektivat për sfidat e radhës si dhe konfirmoi se për sfidën ndaj Polonisë janë shitur të gjitha biletat.

NDESHJA MË E MIRË: Rezultati shumë i mirë i dobishëm për klasifikimin në transfertë. Ekipi nuk është se dha maksimumin, ka akoma më shumë për të dhënë. Rezultati padyshim na kënaq shumë dhe na mban në lojë për ndeshjen me Poloninë në Tiranë.

BROJA: Luajtëm më mirë se ata, bënë atë shtyllën e pamerituar. Nuk është mendjemadhësi, por kjo skuadër ka shumë për të dhënë. Ka ndryshuar mentaliteti si brenda dhe jashtë. Ai që shënoi golin është një sulmues që Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë, dhe ai futbollist do ta ndihmojë shumë më tepër Kombëtaren tonë.

DITËLINDJA E REJËS: Në fakt unë mendoj që festa ka përfunduar në dhomat e zhveshjes, një pjesë e ekipit ishte për të festuar pas ndeshjes me Poloninë. Dhe kërkesa e trajnerit ishte të vazhdonte festa pas ndeshjes me Poloninë. Kur kemi dashur të merrnim një fitore nuk e kemi marrë por më pëlqeu fakti që nuk ishin të ekzaltuar dhe qëndruan me këmbë në tokë.

22 mijë vende nuk dalin për të martën? : Jo stadiumi na është dhënë leja për të pasur stadiumit plot, biletat janë shitur 100%, por në raste të tilla janë pak dhe 220 mijë vende, por këto janë mundësitë e Shqipërisë. Padyshim që do të detyrohen të bëhen stadiume më të mëdha me këtë brez që po vjen në Shqipëri.

ARRITJA E MADHE: Për të qenë të sinqertë kam menduar që në këto dy ndeshje t’i arrinim të dyja rezultatet. Meritonim t’i fitonim të dyja ndeshjet, nuk ishin në ditën më të mirë, nuk dua të përmend emra. Shpresoj që në Tiranë të jemi 100% në formë. Humbëm Gjimshtiin lojtarin tonë më të mirë, uroj që çunat ta kompensojnë fitoren ndaj mungesën e Gjimshitit. Kam bindjen që kjo skuadër mund të luftojë kundër çdo kundërshtari në Europë, topi është i rrumbullakët nuk fitohen të gjitha, por mendoj se mund të përballojmë çdo kundërshtar.

EMOCIONET SOT: Pas një fitoreje të tillë, në transfertë me stadium bosh padyshim që ishim shumë të emocionuar si në këto ndeshje dhe shumë ndeshje të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here