Ponari: Në 2024-ën Shqipëria pret dy Kampionate Europiane

Por çfarë pritet gjatë vitit 2024 me Shqipërinë që do të presë edhe dy kampionate Europiane në sportin e koshit?

“Në shkurt jemi me Kombëtaren e madhe, me Armeninë. Por së fundmi morëm lajmin se, Shqipëria bëhet ndoshta i vetmi vend në Europë që Federata Shqiptare e Basketbollit organizon dy kompeticione europiane, U16 dhe U18. Pra nga 10 ekipe për secilin. Që do të thotë se, mbi 300 basketbollistë nga e gjithë Europa do të jenë në qytetin e Durrësit, në Pallatin e Sportit “Goga Basket” dhe po aq marrin pjesë në qytetin e Elbasanit.

Pra, jemi në prag sfidash të mëdha. Jemi në prag aktivitetesh të rëndësishme. Dhe natyrisht, ndryshimet e bëra në Federatën Shqiptare të Basketbollit, duke ndryshuar Sekretarin e Përgjithshëm dhe duke marrë një ish lojtar të Kombëtares, me 15 vite eksperiencë në kampionatin Italian. Duke thirrur në drejtimin e ekipeve kombëtare të basketbollit po një tjetër yll të aktiviteteve basketbollistike në Itali, Klaudio Ndojën. Pra, kemi bërë ndryshimet që shpresojmë të marrim edhe rezultatet positive”, thotë presidenti i FSHB-së.

Në fund të intervistës z.Ponari ka edhe një urim për vitin e ri.

“Le të shpresojmë që 2024 të ketë ngjarje të rëndësishme. Le të shpresojmë që cilësia sportive, edukata dhe kultura në sportin e basketbollit të jenë sfida e madhe që FSHB ka me të gjitha shoqatat dhe klubet basketbollistike”.