Arshi Pipa, nga arratisja më 1959 tek jeta si pedagog në universitetet amerikane. Nga Anton Çefa, New York

 

 

SI E SHKROI PIPA  “LIBRIN E BURGUT”  NË LETRA CIGARESH, NË BURGJET E KAMPET E PUNËS SË DETYRUEME

 

 

« Vëllimin e parë poetik me titull “Lundërtarët”, nji përmbledhje lirikash qi dishmon një talent novator në shpërthim, e botoi në v. 1944. Të dytin, “Libri i burgut” të shkruem në letra cingaresh, në burgjet e kampet e punës së detyrueme, e botoi në Romë në vitin 1959. Asht nji përmbledhje liriko-epike, pasqyrë e gjallë artistike e motiveve qi i diktoi jeta e qelive dhe e kampeve të vdekjes, ku kaloi dhetë vjet. Një ditar i vërtetë që ka për të mbetë një nga dishmitë artistike ma të sakta të asaj qi ndodhi me ata që nuk iu nënshruen regjimit të përgjakshëm diktaturial. »

 

 

 

 

 

Bir i një familjeje dinjitoze për ideale e virtyte atdhetare dhe krenare për traditat kombëtare, Arshiu mori drejtimin e një njeriu të ndershëm e kambëngulës në bindjet e veta, kundërshtar i çdo konformizmi. I ati, Mustafa Pipa, qe njeri me kulturë të gjanë, jurist për nga profesioni, patriot dhe demokrat për kah idealet. E ama, nanë Hatixhja, qe një shembull virtyti e pune për fëmijët e saj, stoike në fatkeqësitë e panumërta që i ranë mbi krye, burrneshë e vërtetë shqiptare, vdiq në internim, me shpirtin plagë. I vëllai, Myzaferi, avokat, me interesa të gjana kulturore, demokrat, kundërshtar i çdo diktature, botues i revistës “Fryma”, ku shprehi pikëpamjet e tij përparimtare politike e shoqënore, u pushkatue në terr nga organet e sigurimit, sepse kërkoi me gjetë drejtësi e rregull në gjyqet e tyne kriminale. Motrat, edhe pse të shkëlqyeshme në mësime dhe intelektuale të formueme, u detyruen me ba punët ma të randa për me fitue bukën e gojës.

Arshiu u lind në Shkodër, në vitin 1920. Kreu mësimet fillore në qytetin e lindjes dhe po ashtu arsimin e mesem, vitet e para në Shkollën Saveriane të Jezuitëve dhe të fundit në Liceun e Shtetit, Dega klasike. Studimet e nalta për filozofi i kreu në Firence (Itali), ku mori gradën shkencore të doktorit në filozofi, tue mbrojtë disertacionin: “Morali dhe feja tek Bergsoni”.

U kthye në atdhe në vitin 1941 dhe deri në fund të vitit 1944 dha landën e filozofisë në Liceun Shtetnor të Tiranës, tue dhanë mësim në të njajten kohë në Licetë Shtetnore të Shkodrës dhe të Durrësit. I brumosun me ideale fisnike, antifashist dhe antikomunist i vendosun, krahas punës së tij si mësues në shkollat e mesme të Tiranës dhe Durrësit, që heret u fut në rrugën e vështirë të artit e të kulturës kombëtare. Në vitet 1943-44, kur Shqipnija vuente nën pushtimin e huej, në nji moshë të re , nxori revistën “Kritika letrare”, në të cilën dallohet për nji trajtim origjinal dhe objekiv të personaliteteve, veçori që do ta shoqnojë atë edhe ma vonë në këtë fushë.

Në faqet e revistës, ndër të tjera, ravijëzohen figura të tilla të letersisë e të kulturës sonë si Konica, Noli, Migjeni, etj. Eseja e tij e shkrueme për Konicën e dëshmoi atë si një kritik të kategorisë së parë.Ajo mbetet dhe sot e kësaj dite nji nga xhevahiret e krtikës sonë letrare, sa për thellësinë e trajtimit, aq për stilin e shtjellimit dhe koncizitetin. Bashkëpunon me artikuj të ndryshëm në shtypin e kohës dhe shkruen poezi, të cilat i boton në vëllimin “Lundërtarë”, 1944, nji përmbledhje lirikash që dëshmon nji talent në shperthim.

Për pak kohë, në vitin 1945, qe mësues i italishtes dhe i gjuhës shqipe në Kolegjin e Mësuesve, Tiranë. Në prill të vitit 1946, e arrestuen për shkak të refuzimit të tij kategorik me veprue në përputhje me politikën e regjimit diktaturial.

Në vitin 1957, u arratis në Jugosllavi dhe, në vitin 1958, emigroi në SH. B. A. Në fillim punoi si arkëtar (kashier) në nji hotel të Nju Jork-ut. Veprimtaria e tij pedagogjike dhe organizative në fushën e mësimit dhe të edukimit përbën një kapitull të veçantë, të gjanë, të larmishëm e shumë të frytshëm. 1).

Nëvitin 1960, filloi punnën si mësues filozofie në kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas. Në vitet 61-62, drejtoi Departamentin e Gjuhës Italiane në City University, Georgia, në Shkollën e Gjuhëve dhe të Gjuhësisë, dhe, në të njajtën kohë, gjatë verës, dha filozofi në Kolegjin e Arteve të Lira. Po në këto vite ka dhanë italisht në Columbia University.

Në vitet 63-66, ka qenë Profesor i Asociuem në Departamentin e Gjuhës Italiane, në Universitetin Berkley të Kalifornias, ku dha mësim në kurset e lëtërsisë moderne italiane dhe drejtoi seminaret e kritkës letrare për De Sanctis (1963), Croce-n (1964), Vico-n (1965). Gjatë vitit 1965 dha mësim edhe në kurset e gjuhës shqipe, letërsisë dhe folklorit tonë. Gjithashtu dha edhe filozofi romane. Në vitin 1966, drejtoi disertacionet për gradën e doktorit në filozofi (Ph. D).

Me nji sensibilitet të dukshëm ndaj padrejtësive, – çka i karakterizon njerëzit e ndershem dhe idealistë, – gjatë kohës që qe në Universitetin Little Rock, Arkansas, përjetoi me dhimbje realitetin e diskriminimit racial në shoqëninë amerikane dhe u revoltue. Atje përkrahu lëvizjen studenteske të Berkley University të Kalifornisë, e njohun si “Free speech movement”, dhe u ba kritik i paanshem i politikës. 2).

Në vitin 1966, kaloi në Universitetin e Minnesota-s, në Minneapolis, në fillim si profesor i asociuem, dhe ma vonë si profesor i gjuhës italiane në Departamentin e Gjuhëve Romane. Në Universitetin e Minnesota-s, u ba anëtar me të drejta të plota dhe kontribuoi në planifikimin, hartimin dhe ndamjen e diplomave të studimeve të gjuhës italiane. Qe, gjithashtu, drejtues i Programit Master për këtë gjuhë. Temat e diplomave për master e Ph. D. u shkruen dhe u miratuen nën drejtimin e tij. U ka dhanë mësim, gjithashtu, kurseve extraculiculare të gjuhëve, kurseve të qytetnimit dhe të kulturës dhe, në veçanti, kurseve extraculiculare për shkrimtarët e mëdhaj: Dante, Bokacio, Manxoni, Leopardi, për Poezinë Kalorsiake, Letërsinë Utopike, dhe leksionet krahasuese: Marksizmi dhe ekzistencializmi në tregim dhe dramë; ka drejtue seminaret Ungaretti dhe Montale, Vico dhe Croce. Veç sa thamë, ka ligjërue ciklin e leksioneve: Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi në Francë dhe në Letërsinnë Italiane, në kurset e përbashkëta të diplomantëve të gjuhëve frënge dhe italiane. Në Universitetin e Minesotta-s për tetë vjet me radhë mbajti falas nji kurs të gjuhës shqipe. Gjatë vitit 1970, ka konceptue dhe hartue Programet e Master-it për gjuhët frënge dhe italiane.

Me daljen në pension u vendos përfundimisht në Ëashington, D. C., pranë së motres, Fatimes. Gjatë kësaj kohe u intensifikuen lidhjet e tij me “Vatrën” dhe “Diellin”. Gjithnji, ai ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i “Diellit”. Shqetësimet e tij përgjendjen e “Vatrës”, në këte kohë, dhe mendimet e tij për prosperitetin e saj, ai i shprehi, së pari, në “Dielli”, nëartikullin e gjatë “Për riorganizimin e Vatrës”, (nr. i 16 gushtit 1983) dhe në Fjalimin e rastit të 28 Nandorit 1986, “Për shpëtimin e Vatrës”, që u botuenë “Diellin” e 28 Shkurtit, 1987. Më duket se Arshiu ka dhanë përcaktimin ma të saktë dhe ma të bukur përVatrën: “Vatra asht nji monument historik i vetëdijes dhe kulturës kombëtare”. Ai ka shkrue me dhimbje krahnori për gjendjen e mjerueme të “Vatrës” dhe ka vlerësue lart prestigjin e saj ndaj organizatavet ë tjera të diasporës, gja qi i jep mundësi e avantazh asaj t’i bajë nji sherbim të madh kombit, “i cili do të ketë vlerë ma të madhe nëse Vatra mban nji qendrim sipërpartiak dhe sipërqeveritar”. “Ndërhymja e saj, shkruen Pipa, asht sidomos e randësishme ndër raste kur të drejtat e kombit shqiptar cenohen ose rrezikohen”.

Në pranverë të vitit 1991, Pipa u zgjodh kryetar i “Vatrës”, pa qenë anëtar i saj, detyrë në të cilën qindroi vetëm nji vit, sepse në qershor të 1992-shit, nuk u rizgjodh. E mori kryesinë e “Vatrës” me të vetmin qellim për ta vu ate në shërbim të problemeve me randësi të jashtëzakonshme historike, qi dolen para kombit tonë: zhvillimeve demokratike në Shqipëni dhe zgjidhjes së problemit të Kosovës. Gjatë kësaj kohe tepër të shkurtë, ai iu kushtue me të gjitha energjitë rimëkambjes së “Vatrës”, dhe kreu shumë punë me vlerë. Në “Albanica”, në nr. 3-4 të 1992-shit, në shkrimin On VATRA and Dielli, ai ka shkrue me hollësi për to. Puna e tij asht pasqyrue, gjithashtu, në numrat e “Diellit”, që editoi ai gjatë kësaj kohe.

*   *   *

Veprimtaria e tij përfshin fusha të artit letrar, të filozofisë, estetikës, kritikës letrare, folklorit, folkloristikës, gjuhësisë, politikës, publicistikës.

 

Vëllimin e parë poetik me titull “Lundërtarët”, nji përmbledhje lirikash qi dishmon një talent novator në shpërthim, e botoi në v. 1944. Të dytin, “Libri i burgut” të shkruem në letra cingaresh, në burgjet e kampet e punës së detyrueme, e botoi në Romë në vitin 1959. Asht nji përmbledhje liriko-epike, pasqyrë e gjallë artistike e motiveve qi i diktoi jeta e qelive dhe e kampeve të vdekjes, ku kaloi dhetë vjet. Një ditar i vërtetë që ka për të mbetë një nga dishmitë artistike ma të sakta të asaj qi ndodhi me ata që nuk iu nënshruen regjimit të përgjakshëm diktaturial.

“Nuk njoh në të gjithë letërsinë shqipe vargje më tronditëse sa ato të botuara në librin e quajtur thjesht “Libri i burgut”. Tek lexon poezitë e Arshi Pipës, ndjen klithmat, britmat, plagët, poshtërimin njerëzor, në emër të ca idealeve absurde dhe hipokrite. Është një sketerrë më e tmerrshme se sa Ferri i Dantes, sepse ky është ferri i njerëzve të pafajshëm e jo i mëkatarëve. Është materia e Parajsës e transplantuar në Ferr”, ka shkruar shkrimtari Rudolf Marku.3).

Punë e burgut asht edhe “Rusha” (botue në Munich, 1968), poemë epike me një subjekt të theksuem dramatik të periudhës së gjysës së dytë të shek. XIV, që trajton nji histori dashunije dhe hakmarrjeje mes shqiptarëve e serbëve në sfondin e zakoneve tona tradicionale. Me 1969, Pipa botoi në Munich antologjinë poetike “Meridiana”, nji përzgjedhje nga botimet e maparshme dhe disa poezish të pabotueme, qi tingëllon si jehonë e mirëfilltë e nji testamenti poetik.

Krijimet poetike të Arshiut shquhen për një talent të fuqishëm, për shumësi e përzgjedhje motivesh, për trajtim të tyne në nivele artistike të lakmueshme, dhe për një përkushtim të madh ndaj punës krijuese, pa lanë mangut gjuhën poetike jashtëzakonisht të pasun e të pastër, të zgjedhun me kujdes si rrallëkush. Po veçoj, sa për ilustrim, nga “Meridiana”, “Preludet”, të shkrueme në Firence dheTiranë në vitin 1941. Tharme poetike, yshtëse imtimesh meditative me forcë të madhe purifikuese, të enduna në veshje tekstore moderne; fluiditete lirike të derdhuna në simfoni ritmesh e tingujsh të magjishëm.  Këto janë “Preludet”. “Urgjencca të mbrendshme”, siç i patiquajtur ai shtysat e fuqishme shpirtnore për t’i dhanë jetë poezisë. Befasuese për letrat shqipe të asaj kohe, dhe po aq befasuese edhe sot e kësaj dite.

 

 

 

 

Deri ketu……………………………………

 

 

Pipa na ka lanënjitrashigimtëpasunedhenëfushën e përkthimevepoetikengalatinishtja, italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, anglishtja. Vetëmgjatëkohësnjivjeçare qi jetoi si refugjatnëJugosllavi, ai përktheunjivëllimpoetik me titull “Lyrika Latine”, (rreth 250 faqetëplotësuemeedhe me shenimetëndryshmemetrike), mbetunnëdorëshkrim. Po ashtu, mbetunnëdorëshkrim, ashtedhenjivëllimpoetik i shkruemnë tri gjuhëeuropiane me titull “Autobiografia”.

Njiveprimtarijashtëzakonishttëgjanë na ka lanënëhapësinënshkencoretëkritikësletrare. GjatëvjetëvenëShtetet e BashkuemetëAmerikës, botoiveprën “TrilogjiaAlbanica” (1978), në tri vëllime: “Albanian Folk Verse”, “HieronymosDe Rada” dhe “AlbanianLiterature: Social Perspectives ” , vepërrreth 900 faqesh, qëshquhetsidomospërthellësidheorigjinalitetnëtrajtimin e personalitetevedhedukuriveletrareqëshqyrton, nënprizmetestetike moderne tëstrukturalizmitdhekomparativizmit. E tham me plotgojëqënëasnjëbotimtëkësajnatyrenukkamgjetëatëdendësisqarimeshnëfundfaqet (fusnotat), shënimeshbibliografike, indekseshgjithfarësh, – njëskrupolozitetshkencorpër t’u admirue. “TrilogjiaAlbanica’, shkruen Peter Prifti, si e para nëllojin e sajnëletërsinëshqipe, ështënjëvepërndriçuese, njëminierë e pasurpërpoetët, folkloristët, etnologët, gjuhëtarët e etimologët, historianëtdhestudiuesit e letërsisëshqipenëpërgjithësi. Risia e formëssësaj, diapazoni i gjerë i idevedhedisiplinaveqëajoqarkon, trajtimi original i subjektitdhepasuria e tëdhënave, i jepkësajveprenjë vend tëmerituarnëletërsinëshqiptare. Nukështë e tepërttëthem se TrilogjiaAlbanica e vendosautorin e saj si njëstudiueslidernë SHBA për De RadëndhepopullinArbërësh, përstrukturën e poezisëshqiptaredhekarakterin e letërsisëshqipenë përgjithësi”.4).

Nëvitin 1991, botoi “ContemporaryAlbanianLiterature”, përtëcilënstudiuesi Italo CostanteFortino, ka thanë: “Studimi i fundit i ArshiPipësmbiletërsinë e realizmitsocialistpërbannjikontributtëparë . . . për nji rend të ri qëduhettëvendosetnëletërsinëdhe, nëradhëtëparë, nëkritikënletrare” 5). Fjalët e Fortino-s vlejnëgjithashtupër “Trilogjinëshqiptare”. Nukmundtëbahenhulumtimeshkencorenëfushën e kritikësletrarepamarrënëkonsideratëmendimetdhetezatorigjinale, dhepambajtunqindrimmiratues a kundërshtuesndajtyne.

Shumëstudimepërletërsinëdhekulturënshqiptaredhearbëreshe, ka botuenështypin e huej si “Südost-Europa Forschungen”, “ZeitschriftfürBalkanologie”, “Comparative LiteratureStudies”, “Books Abroad”, “Rivista di lettrature moderne e comparate”, “Mondooperaio”, “Revue des etudes sud-est euripéennes”.

Nëkëtëlamë, Pipa ashtshtyeedhenëletërsinëbotnore, sidomospërletërsinëitaliane. Ka botueartikujstudimorë me vleratëmëdhanjohësepërDanten, De Sanctis, Manxonin, Ungarettin, Moravian, Montalen. Këtoese, Pipa i ka botuenërevistat e huejashkencore si “Italica”, “ItalianQuarterly”, “The RomanicRevieë”, “Comparative Literature”, “Books Abroad”, “Belfagor”, “Le ragionicritiche”, “Revue de literaturecomparèe”, “Revue des études italiannes”.

Njëngafrytet, ma i vlerti, i kësajpuneashtvepra “Montale and Dante” (1968), anglisht, e përkthyemenëitalishtdhe, kohët e fundit, nësenuk jam gabim, edheshqip. Me këtëvepër, ai e rreshtoivetenndërstudiuesit ma tëmirëbotnorëtëkëtijsubjekti, d. m. th. tëvlerësimitobjektivtëpoezisësëMontalesdhetëvumjesnëdukjetëndikimittëDantesnëpoezinë e Montales. “Faktiqëedhe sot pas mëshumëse 30 vjetësh, ka shruarAstritLulushi, libri ‘Montale and Dante’, vazhdontëcilësohetngakritika si njëngastudimetmëtëthella e mëtëhollësishmerrethpoetittëmadhItalian, tregon se Arshi Pipa doli i suksesshëmnëkëtësipërmarrje”. Dhemëposhtë: “. . . paveprën e Pipës, “Montale and Dante’, kritikaletrarebotërore sot me siguri do tëndjehej e varfëruar”. 6).

Estetikadhefilozofiakanëqenëgjithashtuinteresimet e tijshkencore. Trashigimia e tijnëkëtofusha, përveçdisertacionitmbifilozofinë e Bergsonit, qi e kemipërmendun ma nalt, përfshinartikujtstudimorëdhereferatetshkencoretëmbajtunanëkonferencadhekongresendërkombëtare si në Amsterdam, Londër, Uppsala, Palermo, Venecie, etj. Mbetun në dorëshkrim asht vepra filozofike “La mia concezione sulla vita” (Kuptimi im mbi jetën). Më vjen si e nevojshme të përmend këtu mendimin e Pipës për nji nga parimet ma të qenësishme të estetikës, atë që lidhet me të bukurën në art përballë të moralshmes. Tue folun për Benedeto Croce-n, Pipa thotë: “ . . . E bukura dhe e ndershmja janë të ndame mes tyne. Pra nji vepër morale ose jo, janë në dorë të artistit. Kështu një libër skandaloz estetikisht mund të shkojë, por autori nuk duhet ta shruej kurr” (Nënvizimi im, A. Ç).

Nji kontribut të veçantë përban veprimtaria e tij shkencore në fushën e folklorit, të folkloristikës dhe të gjuhësisë. Gjatë viteve të burgut pregaditi një vepër me materiale folklorike të mbledhuna nga të burgosunit, rreth 420 faqe të daktilografikueme, pa llogaritë këtu nji hymje teorike rreth folklorit tonë dhe folklorit në përgjithësi; vepër që iu dorëzue Institutit të Folklorit, në vitin 1957, dhe sot nuk gjindet.

Tëbotuemenëkëtëfushëjanëveprat “Albanian Folk Verse: Structure and Genre” (1978) dhe “Politics of Language in Socialist Albania” (1989). Analizëssëçështjevetëndryshmetëeposittonëtëkreshnikëve, Pipa iashtkthyepërsërinëpunimin “Serbocroatian and Albanian Frontier Epic Cycles”, botuenë v. 1984, nëvëllimin “Studies on Kosova” (edited by Arshi Pipa and Sami Repishti). Tue u bashkue me studiuesit Alois Schmaus, StavriSkendi, e ndonjitjetër, Pipa e trajtonciklin e kangëvetëkreshnikëve, tëmalësorëvetonëtëVeriut, sinjë version tëepositboshnjak, tëmodifikuemngapsikologjiajonëetnikedhetraditattonazakonore.

Nëveprën “Politics of Language in Socialist Albania”, merret me problemin e standardittëgjuhëssonëletrare, tëvendosunnënji forum kuliria e fjalëspërbantesakrilegj, sinëtëgjithaforumet e diktaturës, dhemërrinnëpërfundimin qi “gjuha e njësuar’ nukasht as e njisueme, as e përbashkët, as kombëtare; ajo ashtnjëvariantetoskënishte e arnueme me disahuazimefonetikengagegënishtjaletrare, tëcilatimungojshinstrukturëssëtoskënishtes”; njipërfundimtëcilitnukmundt’ihiqishasnjipresë, (siçthotënjishprehjepopullore), dhe qi ma në fund ashtpranueprejtëgjithëve.

Me interesashttëparashtrojmëndonjimendimtëtijinpërgjuhëntonë, tëcilën e njohtidhe e përdorinëmënyrëtëpërkryeme, nëtëdydialektet. Ai kishteqindrimin e Çabejt: “Unëkundroj me simpatinjigjendje, qyshashtkjo e sotmja, kurnjiShqipni e vogël, shembull fort irrallë n’ Europë, asht e zonja me u shprehënëdygjuhëletrare. Ky ashtnjishenjpasunije, kulture, qi nashquen, cilidoqoftëshkakuitij” 7). Dhenënjërasttjetër: “Gegënishtja me toskënishten, plotësohennëfushënletrarenënjimënyrëfatlume. Ka gjanaqënjenaithotëfuqishëm, tjetraishprehkandshëm” 8). Ai e tregoivetenmjeshtërnëtëdydialektet. Mjaftontëpërmendimkëtudyxhevahirepoetike: “ShemoHajduti” (toskënisht), “Kupe Danja” (gegënisht), osepërkthimin e Lukrecitnëgegënisht, se atygjen “hovetviganetëmendimitdhetrandjen e gjithanshmetëshpirtit”, kurseVirgjilinnëtoskënisht, “jo se ai nukmundtëpërkthehetmirënëgegënisht, por ajo diçka e vagulltdhefluideqëashtpoezia e tijshkrihet ma mirënëtoskënisht” 9). Gjithsesi, edhepse u deshttëvdesëPashkoGjeçi, përt’i vu vulënkësajdukunie, ndërgjegjjashqiptare, përkëtëçashtjemadhore, asht ajo qëasht: preferontëpranojëparagjykiminnë vend tëfaktit.

Shqetësimetdheinteresimet e tijpërgjendjennëShqipni, Kosovëdhepërtëgjithatrojetshqiptaredhepërtëardhmen e tynekanëgjetëshprehjen e vet nëbotimin, nëvitin 1990, tëlibrit “Albanian Stalinsm. Ideopolitical Aspects”, njëpërmbledhje e shkrimevetëkarakteritpolitik, tëbotuemenështypinperiodikshqiptartëdiasporëssonëdhe ate amerikan, tëviteve 1958-1989.

Shkrimetëkësajnatyre, Pipa botoinëgazetën “Dielli”, gjatëviteve 1991-92, vitekur ai qekryetari “Vatrës” dhe editor iorganittësaj. Në “Dielli”, Pipa kritikoiashperveprimet anti-demokratiketëforcavepolitike qi dolennëskenë fill mbasrrximittëdiktaturës, sugjeroiplatformapolitike me vlerëpërzhvillimetdemokratikenëShqipni, dhekërkoi me insistimqëtënxiret e tëdënohetpergjegjësiapëratëçkandodhigjatëvitevetëregjimitkomunist.

Pipa shquhetedhepërveprimtaribotuesenëlamin e shtypitperiodik. Ai ka qenëbotuesdhekryeredaktororganeshletrare e shkencore. Nëvjetin 1944, kurShqipnijavuentenënpushtimin e huej, nënjimoshëtë re nxorirevistën “Kritika Letrare”, nëtëcilëndallohetpërtrajtim original dheobjektivtëpersonalitetevetëletraveshqipe; veçoriqë do ta shoqnojë ate gjithnji ma vonë, kur do tëshkruejvepratmadhorenëkëtëfushë. Nëfaqet e revistës, ndërtëtjera, ravijëzohenkulmetë tilla tëletërsisë e tëkulturëssonësiNoli, Konica, Migjeni. Kulmenëhistorinë e kritikëssonëletrarekanëmbetunedhekëtopunimetëPipës. Eseja e shkruemepërKonicën e dishmonatësinjikritiktëkategorisësëparë. Ajo mbetetedhe sot e kësajditenjingaxhevahiret e kritikëssonëletrare, sapërthellësinë e trajtimit, aqpërstilin e shtjellimitdhekoncizitetin. Në vitet 1945-46, qe anëtar i redaksisë së revistës “Bota e Re”. Dhe, në vitin 1987, anëtar i redaksisë së revistës tremujore për mendimin kritik “Telos” (Kaliforni).

Nëvitin 1990, filloitëbotojënëËashington D. C. revistën “Albanica – A quarterly Journal of Albanological Research and Crticism”, revistë me vleratëmëdhashkencorealbanologjike. Mbastrenumrash, përarsyefinanciare, u ndërprekybotimaqinevojshëm e irandësishëmsidomospërparaqitjen para botëstëgjendjessëvertetëekonomike e politiketëtrojevetona, dhetëshkencavetonaalbanologjike. Përkohën e vet, nëdiasporënshqiptare, jo vetëmnë ate tëAmerikës, nuk ka pasënjitëtillëtëdytëqët’iafrohetsadopak. Aty u botuenartikujstudimorënëgjuhëtshqip, anglisht, frëngjisht, gjermanishtngastudiuestënjohunshqiptarë e tëhuejsi A. Pipa, M. Camaj, P. Prifti, A. Logoreci, A. Klosi, A. Vehbiu, F. Pipa, Michele Roux, Odile Daniel, Francesco Altimari, Ëalter Breë, Hans-Jurgen Sasse, Matteo Mandala, Peter Bartl, Armin Hetzer, Alain DucellierdheËilfried Fridler.

Mbrojtja e çashtjesshqiparenëtëgjithatrojettonaqeqellimiirevistës. “Kjorevistë po del nënjikohë, – shkruhejnëkopertinën e fundit, – kursiShqipnijaashtuedheKosovajanëtuepërballuenjigjendjekrizetëjashtëzakonshme. Ndërsashqiptarëtn’atdhe, tëneveritunprejrobnisëstaliniste, po braktisinatdhenëtuemarrërrugën e mërgimit, kosovarët, n’anën e vet, vazhdojnë me braktisëKosovënpër me ishpëtuerobnisëserbe. . . Por ka njindryshimmesgjendjesnëShqipnidheasajnëKosovë e nëdisarepublikajugosllavekubanojnënjishumicëshqiptarësh. Shqiptarët e Jugosllavisë, ndonësetëpersekutuem, organizohendheprotestojnë, kurseshqiptarëtn’atdhenukguxojnë as me bëza. Por mergatënarbënore qi jeton ndërvendedemokratikenuk e ndalonkush me folë. I përketasaj me u bazadhanësja e tëheshtunvet.” Dhe e tillë u baAlbanica. Numriiparëiukushtue “TragjedisësëKosovësdheaktorëvetësaj”. Nëballin e revistës u vizueharta e Kosovëssëbashku me pjesënverioretëShqipnisë.

Vazhdimisht, Pipa ka ndjekënëmënyrëaktivezhvillimetpolitikenëatdhe, nëKosovëdhenëtrojetshqiptarenëBallkan U ka dërgueletrapersonaliteteve ma tënaltatëadministratësamerikane, ka folënë “Zërin e Amerikës”, ka dhanëintervista, etj. Nëkëtenumerjanëbotue, letrat qi Pipa u ka dërguePresidentitAmerikan George Bush, dyletraSekretarittëShtetit James A. Baker, SekretarittëPërgjithshemtëKombevetëBashkueme, Javier Perez De Cuellar përçashtjenshqiptarenëpërgjithësi.

Nëvitet 1991-92, editoigazetën “Dielli”, tueqenënjëkohësishtedhekryetari “Vatrës”. Pipa, tueqëndruesigjithnjijashtësinorevetëpartitizmittëdiasporës, sinjiatdhetarivertetë, antikomunistdhedemokrat, kritikoiashperveprimetantidemokratiketëforcavepoltikeqëdolennëskenë fill mbasramjessëdiktaturës, sugjeroiplatformapolitike me vlerëpërzhvillimetdemokratikenëShqipni, dhekërkoi me insistimqëtënxiret para drejtësisëpërgjegjësiapëratëçkandodhigjatë 50 vitevetëregjimitkomunist.

Arshiuvdiq me 20 korrik 1997 në Ëashington, D. C., me dishirënpërvëluesepër ta pa Shqipëninëdemokratike e perëndimore, Kosovëndhetrojet e tjerashqiptaretëçliruemedhetëbashkueme me atdheun. La porosinë e fundit: tëdigjejkufoma e tijdhehinitëhidhejnëujnat e Adriatikut. Pak vite para se tëvdiste, ai idhuroiMuzeuthistoriktëShkodrësbibliotekën e tijtëpasun.

Pipa qenjëmbrojtësiflaktëiçashtjeskombëtare, atdhetar idealist, demokrat e antikomunistibindun, disidentnëjetëdhenëveprimtariletrare e shkencore, model shembullorijokonformizmit, punëtoripalodhun, qëtëgjithaenergjitëjetësoredheaftësitëintelektuale, iakushtoikulturëskombëtare. Ai qeeruditirrallëdhepoliglot. Përveçshqipes, ai fliste, lexonte e shkruentenëanglisht, italisht, frëngjishtdhegjermanisht.

Atdheu e nderoi me titullin e lartë: “NaimFrashëriiKlasittëParë” dheqytetiitijilindjes e shpalli “QytetarNderi”. Bustiitijiderdhunnë Bronx qindron, qëprejvitiit 1999, nëmjediset e MuzeuthistoriktëQytetit. Studiuestëndryshemdheinstitucionekulturoredemokratikekanëpunue me sukses me e batënjohunjetëndheveprënshkencore e letraretëtij. Janëbotue ese, studime, monografi, janëribotuarvepratëtij, etj. Pak ashtpunuenëdiasporentonënëkëtëdrejtim. Per t’upermendunashtartikulli me shumëvlerëiAstritLulushit, “Montale & Dante dheArshi Pipa”. ShkroipërArshiunkohët e fundit  Frank Shkreli..

 

 

Referenca

1). PërveprimtarinëmësimdhanësetëPipësnëuniversitetetamerikane, shih Ëikipedia-Enciklopedia e lirë.

  1. Ma hollësishtpërkëtë problem, shih Sami Repishti, “Me rastin e pervjetorittëparëtëvdekjes, shokuimArshi Pipa”, “Phoenix”, nr. 5-6, v. 1998, Shkodër.

3). Citimsimbas: Hans-Joachim Lanksch, “U shuepishtariikulturësshqiptaredheimendimitnonkonformist, Arshi Pipa”, “Dielli”, July-September, 1997.

4). Eleni Karamitri, “Arshi Pipa dhe Peter Prifti: lidhjemiqësoredheshkencore”, Illyria”, 24-26 janar, 2006.

5). Italo Costante Fortino, “Dal Realismo socialista a una nuova letteratura albanese” (“Nga realizmi socialist te nji letërsi e re shqiptare”), “Hylli i Dritës”, nr. 5-6, v. 1994, f. 46

6). Astrit Lulushi, “Montale & Dante dhe Arshi Pipa”, “Illyria”, 3-5 prill, 200

                                 

  • * *     *

 

 

Profili filozofik i Pipës

Filozofia duket se e joshi Pipën që në moshë të re. Në vitet e mëvonshme, ai e përjetoi shkencën e mendimit universal jo thjesht e vetëm si prirje, po më së tepërmi si preference dhe si një nga synimet e tij kryesore në fushën e veprimtarisë shkencore. I pajisur me pajën e një inteligjence të mprehtë, ai u shqua në shtjellimin e temës së doktoranturës “Morali dhe feja tek Bergsoni”, ku spikat taltenti i tij padiskutueshëm.

Siç na e ka treguar Uran Kalakula, në veprën e tij “Arshi Pipa – Njeriu dhe vepra”, Arshiu me një guxim të pashembullt shpalosi pa ndrojtje pikëpamjet e tij kritike ndaj Bergsonit, filozofit të njohur francez, një prej përfaqësuesve më të mëdhenj të intuitivizmit, pa u merakosur fare sa për habinë aq edhe për kundërvënien e rektorit të madh të Universitetit të Firencës, Paolo Lamanna, që aso kohe ishte një nga patriarkët europianë të filozofisë.

Që në fillimet e veprimtarisë së tij shkencore e artistike, në revistën e tij “Kritika” (1944) dhe me botimin e vëllimit poetik “Lundërtarët” (1944), u ravijëzua portreti i tij krijues në tri rrafshe: kritikë letrare, filozofi dhe krijimtari artistike. Eseistika e revistës nxjerr në pah natyrën e tij kritike ndaj çdo dukurie shoqërore, shkencore dhe artistike, e cila është dëshmuar, po aq, edhe në jetën e tij të përditshme.

Përgatitja teorike dhe veprimtaria e tij mësimdhënëse lidhet me filozofinë. Ai kreu studimet në degen e filozofisë, në Universitetin e Firencës, ku mori gradën shkencore të doktorit në filozofi dhe qe mësues filozofie në Liceun Shtetëror të Tiranës (1941-1944); duke filluar nga viti 1960, dha kurse të kësaj disipline në disa kolegje dhe universitete të Shteteve të Bashkuara: në Kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas (v. 1960); në Kolegjin e Arteve të Lira në City University, Georgia (1962-63); në Universitetin  Berkley, California (1963-1965); në vitin 1966, drejtoi këtu disertatcionet për gradën e doktorit në filozofi (Ph. D). Në Universitetin e Minnesotas (1966-1970), trajtimin teorik në kurset e qytetërimit dhe të kulturës, letërsisë dhe teorisë letrare e mbështeste gjithnjë mbi mendimin teorik filozofik, duke zhvilluar cikle tematike të kësaj natyre, si p. sh. “Marksizmi dhe ekzistencializmi në dramë dhe në tregim”, etj.

Dëshmi e preferencës për filozofi dhe e tendencës së gjykimit kritik është traktati filozofik: “Abbozzo di una concezione della vita- Sul Genio”, “Skicë e një konceptimi mbi jetën”, ku është përfshirë edhe eseja “Mbi gjeniun”. Kjo vepër u shkrua në kondita të vështira të burgut të Burelit, në vitin 1955, mbasi kishte kaluar burgjet e Durrësit, Tiranës, Gjirokastrës dhe kampin e tmerrshëm të Vloçishtit, ku kishte humbur krejtësisht shëndetin.

Vepra, e shkruar në gjuhën italiane, u botua kohët e fundit në dy gjuhët, në shqip dhe italisht, me përkthimin e motrës së autorit, Nedrete Kalakula, në saje të kujdesit të çmuar të Myftar Gjanës, që ka marrë përsipër t’i zbulojë botës shqiptare sa më të plotë veprimtarinë e Pipës. Botimi u bë në shtëpinë botuese “Princi”.

Kështu, dalëngadalë, po thellohet tek lexuesit njohja e kontributit madhor shkencor e artistik të Pipës, një prej personaliteteve më të afta e më të frytshme të kulturës së anatemuar gjatë kohës së diktaturës. Ndihmesa e tij në fushën e filozofisë do të ishtë më e plotë sikur mos të kishte humbur dorëshkrimi i një vepre tjetër të kësaj natyre, me titullin “Letra didaktike”. Kësaj çështjeje, d. m. th., një njohjeje më të plotë të profilit të tij filozofik, do t’i shërbente edhe botimi i disertacionit të dokturanturës, i eseistikës filozofike të botuar në atdhe para vitit ’44, dhe ajo e botuar në revista të huaja a e mbajtur në mbledhje të ndryshme akademike ndërkombëtare jashtë atdheut.

Libri hapet me një paraqitje të Ardian Marashit, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike. “Skicë e një konceptimi mbi jetën’ është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.”, shkruan ai. Më pas vjen parathënia e Arshiut. Botimi është pajisur me foto e faksimile të arkivit familjar të Pipejve.

Në parathënie, Pipa shkurtazi na tregon kushtet në të cilat është shkruar libri: “Erdhën vitet monotone të burgut tim. Kohët e para nuk kam mundur të përqendrohem aq sa duhej që të mund të mendoja në kuptimin e mirëfilltë. Me mendimin gati të humbur në labirintin e vështirësive që pengonin studimin serioz dhe, në anën tjetër, duke jetuar i detyruar nga domosdoshmëria e ngutshme e momentit, në një fluks të rrëmujshëm emocionesh politike dhe, më në fund, duke pasur kthjelltësinë e shpirtit, shkaktuar nga një seri fatkeqësish familjare, për të mos përmendur këtu arsye të tjera të rëndësishme – më shumë personale, më është dashur, për të gjitha këto, të jetoj larg filozofisë. Jam ngushëlluar me artin duke u shprehur në të, si dhe me studime të një angazhimi më të vogël. Kam jetuar e ndier më shumë sesa kam menduar.”

Më poshtë, pas disa radhëve për përvojën e hidhur të burgut, shkruan: “nëse nga njëra anë kjo eksperiencë ka kaluar në art, në anën tjetër ajo ka ushqyer dhe mbarsur mendimin tim. Pak nga pak kthjelltësia është kthyer: mbi fundin e rëgjyrtë të mjerimit e të dhimbjeve të përditshme, është ngritur si një ylber mendimi i rigjallëruar. Është ngritur mbi një burg. Kanë prangosur trupin tim, por nuk kanë mundur të prangosin mendimin tim. Dhe – gjë vërtet e mrekullueshme – kur trupin tim e kanë bërë pothuajse një kufomë, atëherë mendimi ka fituar lirinë…”

Kur lexon këto fjalë, pa dashur të shkon mendja tek dëmtimi aq i madh që i bëri kulturës shqiptare politika diktatoriale e mohimit të shprehjes së mendimit të lirë, të drejtën më të parë të njeriut, që është mishërimi i vetë njeriut, qenësia e tij: “Corgito ergo sum”, pikënisja e pikënisjeve të dijes njerëzore, siç e ka përmbledhur kuintesencën e filozofisë së vet Rene Descartes që në fillimet e shek. XVII. Me energjitë që të blaton vetëm një shpirt energjik tejet i pamposhtur nga pengesat, tejet i paepur në vuajtjet dhe mundimet, tejet i shpërfillur nga të gjithë ata që i rrinë mbi krye për t’ia bërë jetën ferr, Pipa thotë: “Unë mendoj të heq dorë nga gjithçka, por jo nga mendimi, kjo është e mira ime më e lartë, madje e mira më absolute”; fjalë që himnizojnë personalitetin e tij dhe vetë dinjitetin njerëzor.

Na zbulohet në këtë vepër jo më poeti i talentuar, jo më historiani i aftë i letërsisë, kritiku i mprehtë letrar, politologu polemizues, përkthyesi i palodhur, mbledhësi i durueshëm i folklorit dhe studiuesi i zellshm i tij, linguisti i përkushtuar, por mendimtari origjinal që rreh t’i japë shpjegim jetës njerëzore, kuptimit të saj, trajtuesi risor i problemeve të përgjithshme të filozofisë, të teorisë së artit, dhe po aq edhe të çështjeve themelore të kritikës së artit, sidomos atij letrar. Një demiurg i pashoq që lavron në zagna kulture të palavruara ndonjëherë në kulturën tonë kombëtare.

*   *   *

Lënda në “Skicë e një konceptimi mbi jetën” shtjellohet në15 kapituj: “Koncepti i së vërtetës, “ Metodologjia e veprimit”; “Rruga e veprimit”; “Arsyeja praktike”; “Veprimi moral”; “Mbi vetëdijen”; “Mbi intuitën”; “Domethënia e artit”; “Kontakti me materien”; “Burimi i fesë”; “Probleme false”; “Eksperienca shqisore”; “Shkallët e ndërgjegjes”; “Spontaniteti në univers”; “Edukim dhe personalitet”. Ndërsa eseja “Mbi Gjeniun” ka dy kapituj: “Fizionomia dhe forma të gjenialitetit”; “Kulti i eonëve”. (Në një rast tjetër, do të paraqesim idetë rëndësore për secilin kapitull, ndërsa sot, po japim vetëm një ide të përgjithshme të veprës).

Në mungesën e një biblioteke të nevojshme për këtë qëllim, autorit iu desh të shkruante lirshëm, vetëm duke u mbështetur në erudicionin e tij, kështu që problemet që trajtohen vijnë si rezultat i mendimit të tij të bazuar jo vetëm në filozofi, po edhe në shkenca të tjera si etikë, psikologji, sociologji, logjikë, teori arti, kritikë arti, sidomos atij letrar, etj. Veç kësaj, kjo ecuri pune i ka krijuar autorit mundësinë e trajtimit të lëndës, parashtrimit të ideve, duke iu shmangur referencave spekulative teorike, çka i rrit vlerën origjinalitetit dhe përfton një stil më të komunikueshëm me lexuesin.

Bota shpirtërore e njeriut është botë e mendimit, e vullnetit që shfaqet në veprim, dhe e ndjenjës. Nëpërmjet ndjenjës, simbas Arshiut, ne njohim botën, e pasqyrojmë atë në ndërgjegjen tonë. Shpjegimi i problemit të burimit të njohjes historikisht është luhatur mes arsyes dhe intuitës; por nuk ka munguar edhe ndjenja. Paskali ka thënë: “Ne e njohim të vërtetën, jo vetëm prej arsyes, po edhe prej zemrës”, çka nënkupton ndjenjën. Ndërsa Pipa, duke folur për shkallët e ndërgjegjes, shkruan: “Veprimi dhe mendimi nuk e shterojnë jetën psikologjike. Është një element i tretë që vazhdon të ekzistojë, edhe kur dy të parët mungojnë; dhe ky element është ndjenja. Ndjenja është kuptimi i jetës. Nëse, çfarë është vepruese dhe çfarë është e vetëndërgjegjshme, është gjithmonë shprehje jete, ndjenja duhet t’i përmbajë logjikisht të dy këta elementë.”

Ndërsa, duke shpjeguar domethënien e artit, shkruan: “Me anë të ndjenjës, më fort se me anë të arsyetimit, njeriu zbulon . . . . Ndjenja e kulluar . . . , që na përshkon kur vihemi në pozicionin e spektatorit përpara natyrës, është ajo që quhet soditje . . . . Gjatë soditjes shpirti është i prirur të njohë. Cili është objekti i soditjes? Vetja ime, së pari, dhe pastaj të ngjashmit e mi; por edhe ata të ndryshmit, bimët e kafshët, gjithçka që jeton në përgjithësi. Pastaj edhe çka nuk jeton . . . . Soditja është qëndrimi karakteristik i ndërgjegjes para ndjeshmërisë, është perceptimi që s’ka lidhje me një qëllim praktik, është përceptim i painteresuar.”

Si në një traktat të plotë filozofik, Pipa shtron e argumenton problemet themelore të kësaj shkence, siç na e dëshmojnë edhe titujt e kapitujve të trajtimit të lëndës që i dhamë më lart; por një nga shqetësimet dhe synimet e tij kryesore është të na japë një koncept human e dinjtoz për jetën, për kuptimin e saj, “një konceptim të plotë harmonik të jetës, me anë të të cilit njeriu të ekzaltojë vetveten në dritën e vlerave të pavdekshme të shpirtit”, siç shprehet ai. Ndriçimit të këtij problem kardinal i shërben e gjithë vepra. Sipas tij, njeriun e krijoi Zoti nën shëmbëlltyrën e vet. Nëpërmjet mendimit të tij dhe veprimit moral, njeriu duhet të realizojë gjithë potencialin e vet njerëzor, të gjitha kapacitetet e veta krijuese, gjë që bëhet e mundur në bazë të vënies në jetë të imperativit “Vepro në interes të njerëzimit!”, sepse kështu, duke vepruar për të mirën e njerëzimit, individi vepron në interes të vetës.

Në dy kapitujt e fundit tek eseja “Mbi Gjeniun” është dhënë profili i njeriut të realizuar, në plotërinë e tij, sipas konceptimit filozofik të autorit. Veç vlerave shkencore dhe edukative të gjithmbarshme, vepra ka një vlerë të veçantë, në radhë të parë, për ne shqiptarët. Ajo është si një vravashkë dritëdhënëse që na ndriçon rrugën e një ringjalljeje dhe fisnikërimi shpirtëror. Duke konstatuar këtë aspekt të veprës, linguistja Merita Bruçi, e cila ka transliteruar dorëshkrimin, ka shkruar me çiltërinë e një ndjenje atdhedashurie: “Kur e lexova m’u duk si njëlloj testamenti që ai i lë bashkatdhetarëve të tij”.

“Skicë e një konceptimi mbi jetën” është i pari dhe i vetmi traktat integral filozofik për mendimin filozofik shqiptar. Megjithëse ai u botua me një vonesë prej një gjysmë shekulli, si një traktat filozofik origjinal, ai përbën një ndihmesë për kulturën europiane dhe botërore në fushën e mendimit universal.

Me emrin e Arshiut, kultura shqiptare është bërë e pranishme në kulturën botërore edhe në fushën e kritikës letrare, me veprën e tij “Montale dhe Dante”, pa të cilën, siç ka shkruar Astrit Lulushi, “kritika letrare botërore sot me siguri do të ndjehej e varfëruar”.

Po në këtë fushë, në fushën e gjykimit kritik letrar, është me rëndësi të përmendet studimi i thellë dhe serioz i Pipës për De Radën, në veprën “Hieronymus De Rada”, (vëllimi II i “Trilogia Albanica”, botuar në Münhen në v. 1978), që e paraqet poetin tonë të Rilindjes përkrah romantikëve më të njohur europian. Dihen vlerësimet superlative të Hygoit, udhëheqësit të shkollës romantike franceze; poetit dhe diplomatit francez, Lamartinit; poetit të njohur francez, Frederik Mistral, dhe dhjetëra personaliteteve të tjera për “Këngët e Milosaos”; por është vula e kritikës moderne komparative e Pipës që argumenton vlerat europiane të kësaj poeme.

Si eksponent i kulturës sonë në kulturën europiane dhe botërore, Pipa rreshtohetnë rrethin më të ngushtë të atyre personaliteteve kulturore shqiptare që kanë dhënë kontributet e tyre në këtë drejtim.

 

*   *   *

 

Historia e librit “Skicë e një konceptimi mbi jetën”

 

Nga  Nedrete Kalakula(motra e Arshiut)

 

Ky libër ka një histori të veçantë. Ai nuk u shkrua në ndonjë studio, në kushte të rehatshme apo të favorshme për mendimin. Ai u shkrua ndenjur mbi një dyshek të shtruar mbi çimenton e një dhome të burgut të Burrelit, në zhurmën e të burgosurve të tjerë të asaj dhome dhe nën trysninë e rreptë të kontrolleve të herëpashershme të gardianëve.

Arshi Pipa kishte bërë nëntë vjet burg kur arriti të shkruante në një fletore të vogël të maskuar me një kopertinë me figurën e Stalinit, “Konceptin e tij mbi jetën”. Ai e ruajti atë fletore të vogël deri ditën që u lirua, pas një viti, më 1956.

Këtu fillon rrugëtimi i “Konceptimit. . . .” Dorëshkrimi nuk doli nga qelia, si “Libri i burgut”, në fletë cigaresh, të fshehura në ndërresat e palara, por doli i fshehur në një dyshek të vjetër, që gardianet nuk kishin marrë mundimin ta kontrollonin meqënëse ishte tepër i ronitur dhe i ndotur.

Para arratisjes së tij nga Shqipëria në vitin

1957, Arshiu i kishte besuar mikut të tij shkodran, Ruzhdi Çoba, “Konceptimin, . . .”, tezën e laurës së Universitetit të Firences, si dhe një bllok shumë të vogël me përkthime nga Lirika Evropiane.

Vite më vonë, kur u dëbova nga Tirana, u ktheva me banim në Shkodër. Ruzhdiu, sikur ta parandiente arrestimin e vet të dytë dhe dënimin me dhjetë vite të tjera burg, m’i dorëzoi këto vepra të Arshiut. Kështu, unë i ruajta me kujdes dhe ato më ndoqën në internim dhe, pas lirimit, sërish në Shkodër, deri ditën që u bë e mundur t’i shkonin në dorë Arshiut, mbas vitit 1991.

Në njërën nga vizitat e mia në Uashington, mbas vdekjes së Arshiut, fillova të lexoja “Konceptimin . . .”, me dëshirën për të njohur më mirë një vëlla që aq pak kisha pasur mundësinë ta njoh. Dhe, meqenëse “Konceptimi, . . .” bashkë me tezën e laurës, përcaktoheshin si vepra të pabotuara nga Arshiu, mendova se duheshin përkthyer dhe botuar. Pavarësisht nga vështirësitë që ndesha, jam përpjekur t’i respektoj tërësisht, mendimin e tij dhe stilin e tij.

 

Arshiu për gjuhën shqipe.

Gjuhën tonë, Arshiu e njohu dhe e përdori në mënyrë të përkryeme, në të dy dialektet. Ai kishte qëndrimin e Çabejt: “Unë kundroj me simpati nji gjendje, qysh asht kjo e sotmja, kur nji Shqipni e vogël, shembull fort i rrallë n’ Europë, asht e zonja me u shprehë në dy gjuhë letrare. Ky asht nji shenj pasunije kulture, qi na shquen, cilido qoftë shkaku i tij” 1). Dhe në një rast tjetër: “Gegënishtja me toskënishten plotësohen në fushën letrare në nji mënyrë fatlume. Ka gjana që njena i thotë fuqishëm, tjetra i shpreh kandshëm” 2). Arshiu e tregoi veten mjeshtër në të dy dialektet. Mjafton të përmendim këtu dy xhevahire poetike: “Shemo Hajduti” (toskërisht), “Kupe Danja” (gegënisht), ose përkthimin e Lukrecit në gegënisht, se aty gjen “hovet vigane të mendimit dhe trandjen e gjithanshme të shpirtit”; kurse Virgjilin në toskërisht, “jo se ai nuk mund të përkthehet mirë në gegënisht, por ajo diçka e vagullt dhe fluide që asht poezia e tij shkrihet ma mirë në toskënisht” 3). Gjithsesi, edhe pse u desht të vdesë Pashko Gjeçi, për t’i vu vulën kësaj dukurie, ndërgjegjja e disa intelektualëve, kryesisht atyre që ushqejnë mendësinë e kohës së diktaturës për këtë çështje madhore, është ajo që është: preferon të pranojë paragjykimin në vend të faktit.

Në veprën “Politics of Language in Socialist Albania”, Arshiu merret me problemin e standardit të gjuhës sonë letrare, të vendosur në një forum ku liria e fjalës përbënte sakrilegj, si në të gjitha forumet e diktaturës, dhe mërrin në përfundimin që “gjuha e njësuar’ nuk asht as e njisueme, as e përbashkët, as kombëtare; ajo asht një variante toskënishte e arnueme me disa huazime fonetike nga gegënishtja letrare, të cilat i mungojshin strukturës së toskënishtes”; një përfundim të cilit nuk mund t’i heqësh asnjë presë, (siç thotë një shprehje popullore), dhe që më në fund është pranuar prej të gjithëve.

 

1). Shpend Topallaj, “Dy jetë paralele – Rreth librit të Uran Kalakullës me titull “Arshi Pipa njeriu dhe vepra”.

2). Idem

3) Ibidem

 

 

Më vjen mbarë të shtoj edhe dy fjalë rreth personalitetit të tij.

 

Arshiu qe atdhetar idealist, demokrat e antikomunist i bindur, disident në jetë dhe në veprimtari letrare e shkencore, model shembullor i jokonformizmit, punëtor i palodhur, që të gjitha energjitë jetësore dhe aftësitë intelektuale ua kushtoi kulturës kombëtare. Ai qe erudit i rrallë dhe poliglot. Përveç shqipes, ai fliste, lexonte e shkruante në anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Atdheu e nderoi me titullin e lartë: “Naim Frashëri i klasit të Parë” dhe qyteti i tij i lindjes e shpalli “Qytetar Nderi”. Busti i tij i derdhur në Bronx qëndron, që prej vitiit 1999, në mjediset e Muzeut Historik të Qytetit. Kultura shqiptare, ku ende e përcaktojnë tonin akademikët e Diktaturës ose nostalgjikët e tyre, e kanë të zorshme të pranojnë një personalitet të tillë si Pipa, që i ka demaskuar një jetë të tërë.

 

     *     *

 

Shemo Hajduti

 

Gjirokastër, ishe zonjë!

Gjirokastër, mbeç beronjë!

Zure, vrave një shqiponjë,

lepakëngënjëmilonjë !

 

Me të dalë nga shtëpija

ra pisqolla te pusia.

“Moa u vra, o Shemo kot

jemi shumë, s’iken dot”.

Uturin  përroi e zalli

“S’dorëzohem për së gjalli!

Mos gëzo këlysh dobiçi,

s’ta harron  Shemo Ogiçi!”

Katër plagë trimi muar

dy në brinjë, një në duar,

tjetën mu në kraharuar.

 

Në bodrumet e kalasë

vjen Hysni Pashaj t’i flasë

“Ja lëroni ca litarët!

Fol, hajdut, dëshmo të vrarët,

se kedjegur e plaçkitur,

duke shkelur, neveritur

ligjet, forcën e Sulltanit,

kunder dinit e vatanit.

Vilajetit kale datën.

Të kam ndjekur ditën,natën

dimër, verë që nga prapa:

Shemo, më në fund të kapa!”

 

“O Pasha që flet mbi fron,

s’jam ashtu si më gjykon.

Me koshadhe me xhandarë

më ke ndjekur, të kam vrarë.

Përharaç të marrë armikut,

për grabitjen  e çiflikut

të një beu, të një agaj,

paskamfaj, ithënçinfaj!

Kam plaçkituredhestane,

ku kish mjaft, edhekarvane.

Po të thotë një njeri

se rrembeva misër, dhi

nga një bujk, nga një bari.

Unë çupa kam martuar,

pleq, bonjakë kam ndihmuar.

Se nuk thashë peqe, lepe

për nizamë e për xhelepe,

për një mbret në vend të ti

që s’më di dhe që s’e di,

jam hajdut, dua më mirë

të rroj malesh ujk i lirë

se sa balo me zinxhirë!”

 

“Shemo, nesër që  me natë

të këtillë ligjëratë

bëja lakut edhe rrapit!”

 

“S’pres mëshirën e kasapit!

Amanet , Pasha,  një gjë:

porosi Lulës i le:
të martohet. E grabita

kur ish foshnje, vet’e rrita,

ësht e re, njeri nuk ka;

djemt t’i jepen tim vëlla!”

 

Gjirokastra  mal e brigje,

qan një gruaqan me ligje:

“Pse të njoha, korba, kurrë!

Lulja jote s’merr ma burrë!

Do rrisdjemtë, t’ukallëzjarrin

gjakuntëndata ta marrin.

Pasuri ,oxhaknukdua,

dotëbredhkruamëkrua

të degjoj këngët e tua!”

 

 

 

 

  • * *     *

 

Tubëz poetike nga poezia e hershme e Arshi Pipës

(Viti 1941)

Përzgjedhur nga Anton Çefa

       “ . . .Poezia asht krymbi qi bahet flutur, e dheshmja qi bahet qiellore,

                                                 errësina qi bahet dritë”

Arshi Pipa

 

Agim

Andrratbahentëëshkurta,

Flurojnëtëshpejta\n’ajrin e rralluem,

U ndihetmurmurimi.

 

Te hyjzitvezullimi

Asht i shqetë,

E fryjnë era të imta.

 

Fergullon tash e cikun

Gjethnaja.

Agim te maja.

 

Medije 1).

 

Nji plasë e t’kthielltit

Zanafilla ime.

Çka kerkoj asht te retë,

Ndër zanet qi dalin

Nga shtëllungat e çame.

1). Ndergjegje (sqarim i imi).

 

Mëshirë

Kam pa nji lot qi u var

Mollzash e piku,

Nji dorë qi e mblodhi

Margaritar.

 

Kanga e fatit

Kè kambët mbi dhe

E krahët rrokin ernat,

Me gishta qiejve

Cipat gërvishtë,

Don me prekë

Çka nuk ka emën.

E verteta qi ti lakmon asht femen!

Njirrëfendërsy

Qi shigjetonterrin

Mandejnji lot qi ngelë

Pikëpyetjen’ajr.

Teh shpate mes ujit e zjarrit

Përzemrenakrobate,

Vorrinkeprak !

 

Dhaeçka pate.

Priresh prore

Kah nji vorrezë ujnore.

 

Lavirë

 

Çka jam? M’shikoni mirë!

Dij me tallë dashninë,

Nji mijë mënyrë,

Dij mjeshtërinë e vështirë

Me puthë me buzë të ftohta.

Mkati asht i bukur

Te shtati im pasqyrë,

Afroditë Pandemija,

Hyjneshë e lavirë.

 

Dëshirë

E falisun me u ba

Tërthuer provash i dlirë

E si nuk ke mëshirë

Përvetentandeashtunukkepërtjerë.

Luen me zemrat e hueja me pa

Mos dalëandejjehona

Përkangën e vështirë.

Shettrupintand per me plleshpirtin,

Mandejshetshpirtinn’panair.

Merrpër me dhanë ma tepër,

Lavirë e epër.

 

Natë e mbrame

 

Natë e mbrame. I kam thanë

Lamtumirë çdo lteri

Ku ende ka mbetë ikonë

Nji puthje zamaku,

Ende flija e qetë

E nji cirke gjaku

Qi rrodhi i dlirë dikur ndër dejt e mi.

Kam vojtë ndër tbanat

Ku fjalët nuk kanë za,

fëtyrat janë lutje.

Ktu pashë nji herë

Nji vashë me duert

Plot hyj.

Nji tjetër herë kur kisha sytë

T’irun prej gjumit

Erdha te  nji kopësht

Tue ndjekë nji vazhdë.

E si po biresha pashë

Andërr thue se isha

Lule ndër gishta

T’hajthët kuq si gjaku

Qi më grisshin ngadalë.

Natë e mbrame, bremje

Ma e gjallë, e vonueme.

 

San Minato al Monte

 

Diçka lëviz me gjeth, nji za

I trishtë.

Del nji fytyrë e brishtë,

dridhet thue se mërdhet.

Ah, lamtumirë e gjatë,

shtegu, qiparisat,

vorret ndërmjet.

 

Fiesole

 

Diktohet rruga

E bardhë,

Te nji dritore nalt

Feksi nji llampë.

Era

Qi lkundë çerdhet e heshtuna

Kalon me tinguj

Kumbonësh.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here