ELIZABETH ESGUERRA CASTILLO : ARTI – NJË ABSTRAKSION UTOPIK

ELIZABETH ESGUERRA CASTILLO ka lindur në Filipine. Ajo është autore, poete, artiste e artit viziv, shkrimtare dhe gazetare. Castillo është botuar ndërkombëtarisht dhe ka fituar shumë çmime. Ajo është:

– Ambasadore e Paqes dhe Vullnetit të Mirë në Filipine për Naciones delas Letras dhe Semillas Juventud (Argjentinë)

– Doktore e Letrave,

– Doctor Honoris Causa

– Themeluese – CEO e Art Heals nga Elizabeth Esguerra Castillo

– Themeluese, Pronare e Special Quill English, shërbim i shkrimeve, redaktim dhe botim

– Presidente në CIESART (Camara Internacional de Escritores y Artistas) Philippines Headquarters

– Anëtare e Bordit Drejtues të Presidencës së Këshillit CIESART

– Presidente e P.L.O.T.S-Creatives Magazine, (USA)

– Ambassadore e Kulturës në Filippine për Inner Child Press International

– Anëtare e Shoqatës Amerikane të Autorëve (AAA)

– Anëtare e PEN International

– Anëtare e Asia Pacific të Shkrimtarëve dhe Përkthyesve (APWT)

– Anëtare e Shoqatës Botërore të Autorëve dhe Kërkuesve (WAOAR)

Elizabeth Esguerra Castillo është autore e librave:

“Stinët e Emozioneve – Seasons of Emotions” (UK),

“Inner Reflections of the Muse – Refleksione të brendshme të Muzës” (USA)

ARTIKULLI: ARTI – NJË ABSTRAKSION UTOPIK

Arti paraqet stuhinë e cila vërsulet në bërthamën tonë. Ato emocione të shtypura që dalin jashtë kontrollit. Abstraksion utopik, ujëvarat e toneve të vëna në aksion. Si një adhurues që dashuron Hënën e tij të dashur, duke gjetur një bukuri anësore në mes të kaosit. Bukuri dhe çmenduri e paraqitur në një kanavacë gjigante, me simfoni ngjyrash, formash, simbolesh dhe ndërthurje. Ku ndarja sjell harmoni dhe lumturi porsa lind një kryevepër nga pasioni i palodhur. Arti godet përjetësinë. Është vetë essenza e qenies. Sepse edhe guraleci më i vogël në breg mund të jetë pjesë e një pikture më të madhe, një guralec i vetmuar që zbukuron një kanavacë, furça që i japin jetë asaj që dikur ishte një faqe e bardhë. Arti na bën të pambrojtur ndaj çmendurisë së botës. Trondit shqisat, qetëson nervat, qetëson një shpirt të lodhur, riparon atë që thyhet, shuan etjen e së vërtetës. Arti të çon në utopi kur sheh bukurinë e vërtetë të fshehur nën sipërfaqen e ndotur. Arti nuk paraqet vetëm sharm plogëtie por edhe i mëson atij se si të zbulojë bukurinë e pastër në të gjitha format.

Arti mund të jetë intuitivisht abstrakt kur artisti i ngjyen intuitën e tij krijuese për të krijuar një kryevepër. Kjo i jep artistit lirinë për të shprehur emocionet e tij më intime nëpërmjet lojës së tij të ngjyrave të ndryshme dhe furçave. Sipas disa hulumtimeve, përdorimi i artit intuitiv mund të ndihmojë gjithashtu në kapërcimin e “bllokimit të artit”. I njohur edhe si art eksperimental, është pa gjykime sepse është krijuar nga zemra e artistit që shndërrohet në ndjenja në një kanavacë të bardhë.

UNAZA E DRITËS

(frymëzuar nga “Aleph” i Paulo Coelhos)

Nga e kaluara të takova
Në një nga rimishërimet e mia
Një çështje e papërfunduar
Që duhet ta përballojmë
Një shpirt i copëtuar duhet të çlirohet
Ose me zinxhirë deri në përjetësi të burgoset.
Një herë akoma në udhëkryq u takuam
Shpirti im në çast të njohu
Nga vorbullat shkëndija u ndezën
Zhvendosje të yjësisë nga lart,
Pika kozmike zemrat tona gërshetuan
Në një moment diku tjetër,
Ne të dy të ulur në një karrocë
Deri në atë pikë që më të mos rikthehemi
Një unazë drite
Para syve tanë vetëtin
Duke na verbuar për një çast.
Këtu, Alephi kohën dhe hapësirën ndalon
Duke na shpënë sërish
Atje ku sytë tanë për herë të parë panë
Shekuj kanë kaluar, por shenjat mbesin,
Kur vallë do të shërohen plagët?
Shpagimin, çlirimin
A mund ta ndiejmë ende?
Unaza e dritës të jep përgjigjet,
Edhe pyetje që kurrë nuk u shqiptuan
Heshtje shurdhuese mes dy zemrave
Emocione zemërimi që përbrenda digjen
Duke lënë një magji mistike, teksa të çliron.

Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese