Ashtu si në fushat e tjera të veprimtarisë shoqërore edhe në fushēn e arsimit populli shqiptar ka bërë njē luftë tē gjatë e të vështirë por të pandërprerë dhe këmbëngulëse për zhvillimin dhe përparimin e tij.
Qēllimi i këtij punimi është t’i pareqesë lexuesit e veçanërisht brezit të ri disa nga faqet e ndritura të historisë së shkollave të para shqipe me karakter kombëtar.
Është një përshkrim i pērpjekjeve të çeljes së shkollave të para shqipe në Mat dhe në Dibër, ashtu si në çdo rreth tjetër të vendit tonë.
Lēvizja kombëtare u zhvillua me shpejtësi dhe me vrull si asnjëherë tjetër në Zonēn e Dibrës. Vetë pozicioni gjeografik i jepte Dibrës, krahas Kosovës, një rëndësi të veçantë në ngjarjet politike që po zhvilloheshin në Ballkan në fund të shek. XIX. Në Dibër ndjehej më tepër se kudo rreziku i shkëputjes nga trungu shqiptar dhe i përfshirjes në zonën ku do të zbatoheshin reformat për Maqedoninë. Aty ndesheshin edhe synimet shoviniste të disa shteteve ballkanike.
Në këtë situatē të rrezikshme duhej vepruar. Masat popullore duheshin sqaruar për situatën e rëndë që po kalonte vendi dhe duheshin organizuar për t’i dalë përpara rrezikut.
Shkrimi dhe shkolla shqipe do tē ishin një mjet i fuqishēm pēr tē pērballuar situatën dhe për të forcuar ndërgjegjen kombëtare tek dibranët. Nevoja për shkolla shqipe bēhej edhe më e ngutshme për shkak të shtimit të madh të numrit të shkollave në gjuhë të huaj turke, bullgare etj., qē synonin tē shkombëtarizonin popullsinë shqiptare ashtu si edhe në krahinat e tjera të vendit. ” Edhe në Dibër – shkruante konsulli austro – hungarez i Manastirit – u rrit ndjeba e homogjenitetit dhe po kërkojnë shkolla, kulturë, me një fjalë zgjimin e kombit shqiptar”.
Një veprimtari patriotike aktive, në vitet e fundit të shek. XIX, në krahinën e Dibrēs, zhvilloi Said Najdeni, i njohur me emrin ” Hoxhë Voka”. Said Najdeni kishte qenë një nga pjesëtarët aktivë të Shoqërisë së Stambollit, përfitoi nga kontaktet e vazhdueshme që mbajti me patriotë të shquar të Rilindjes sonë si me Naim e Sami Frashërin, Ismail Qemalin etj, dhe nën nxitjen e mēsimet e tyre u bë një përhapës i palodhur i shqipes së shkruar dhe i ndjenjave kombëtare.
Qysh në vitin1893 Said Najdeni u përpoq të çelte një shkollë shqipe në Dibër, por për shkak tē reaksionit të fortë nuk iu arrit qëllimit*). Megjithatë shkrimi e leximi në gjuhën shqipe vazhdoi të përhapej fshehurazi bile edhe në malësi. Librat shqipe të sjella nga kolonitë e mërgimit nëpërmjet Shkupit me anën e qiraxhinjve besnikë shpërndaheshin nē Dibër, Zerqan, Bulqizë, Mat, Homesh, Bllacë, Luzni, Lurë, Gollobordë, Rekë etj.
Krahas Said Najdenit nē lëvizjen patriotike e arsimore u dallua edhe Hamdi Ohri. Në vitet 1895 – 96 përpjekjet për përhapjen e shkrimit shqip në krahinën e Dibrës u zgjeruan më tej. Por qeveria turke mori menjëherë masa për t’i prerë rrugën kēsaj veprimtarie “të rrezikshme”. Hamdi Ohri për shkak të veprimtarisë patriotike u arrestua në vitin 1895 dhe u mbajt në burgun e Manastirit deri në shtatorin e vitit 1899-të. Pothuajse të njējtin fat pati edhe Said Najdeni i cili u internua si njeri i dyshimtë më 1896, në Edrene. Por masat turke nuk mund ta ndalonin ecjen përpara të arsimit shqip në Dibër. Hamdi Ohri edhe i burgosur zhvilloi një veprimtari të dobishme në interes të popullit. Në burg ai organizoi një lloj kursi për mësimin e shqipes, në të cilin mësuan shumē shqiptarë të burgosur dhe kur dolēn nga burgu i Manastirit dinin të shkruanin e të lexonin nē gjuhēn e tyre.
Dibranēt ishin vënë në lidhje me Haxhi Zekën e Pejës, me patriotët shqiptarë të Manastirit, me Murat Toptanin si edhe me koloninë shqiptare të Bukureshtit prej nga silleshin libra e gazeta shqipe. Në këtë mēnyrë me përpjekje të përbashkëta, ndonëse pa patur shkolla e mësues, brenda nje kohe te shkutër deri në fillim të vitit 1899, mesuan të shkruajne e të lexojne shqip më shume se 300 vetë. Nje veprimtari të madhe per mbajtjen e kontakteve me rrethet patriotike shqiptare dhe për sjelljen e botimeve shqip ne Dibër zhvilloi ne këto vite edhe Kadri Fishta e Selim Rusi. I pari ishte furnizues i ushtrisë turke dhe si i tillë kishte mundësi të lëvizte më lirisht dhe té kryente më me lehtësi de- tyrat patriotike. Ata qe e njohën atë personalisht e përshkruajnë si «një burrë të gjallë, të arsyeshëm dhe besnik të çështjes kombëtare»
Viti 1899 qe i mbushur me ngjarje politike.
Në Dibër u organizuan shumë mbledhje ku shprehej solidariteti me Kosovën dhe gjithë levizjen kombëtare dhe shtroheshin e diskutoheshin çeshtjet që preokuponin më tepër vendin. Bëheshin pregatitje për t’i bëre ballë rrezikut të copëtimit, por tehu i luftës drejtohej edhe kundër sunduesit shekullor i cili ishte shkaktari kryesor i gjendjes së mjeruar në te cilën ndodhej Shqiperia. Në fund te vitit 1899 u acarua përsëri në Dibër lufta kundër gjykatës dhe qeveritarit turk të vendit. Atje u grumbullua një numur i madh shqiptarësh, tregëtia u ndërpre dhe e vetmja temë bisedimi ishin çështjet politike dhe kombëtare. Shpesh edhe nè xhami lexoheshin botime e thirrje me karakter kombëtar.
Duke parashikuar drejt zhvillimin e ngjarjeve nê Dibër, konsulli rus i Manastirit raportonte ne fillim dhjetorit 1899: «Përveç kësaj (acarimit të luftës kundër mytesarifit – H.VM) mendohet se dibranët tani nuk do të kufizohen me kerkesat për ndërrimin e mytesarifit, por do të kërkojnë edhe hapjen e shkollave ne gjuhën shqipe..». Dhe me të vërtetë me inisiativën e patriotëve dibrané, në mesin e késaj pakénaqësie, u hartua një kërkesë për njohjen e gjuhës shqipe dhe lejimin e shkollave shqipe. Kërkesa iu dorëzua të dërguarve të sulltanit mareshallëve Hasan Tahsim dhe Talat Pasha, të cilët kishin ardhur për të «qetësuar» situatën. Në kërkesën që mbante 30 firma thuhej midis të tjerash: «Me qenë se në qytetin tonë Dibër flitet vetëm shqip dhe fëmijët e vendit nuk kanë pasë mundësi të marrin mësim legalisht dhe të stërviten në gjuhën amtare, janë mbushë zemrat tona me hidhërim të thellë.
Por në qoftë se lejohet hapja e një shkolle me shqipen si gjuhë mësimi d.m.th. me gjuhën tonë amtare… atëherë do tē pergjithësohesh arsimi popullor…
Shkolla do të jetë nën mbikqyrjen e komisionit arësimor të Dibrës dhe të gjitha shpenzimet do t’i paguajnë patriotët vetë. ..».
Pikërisht nën presionin e këtyre
ngjarjeve, në shtator 1899 u lirua nga burgu Hamdi Ohri me irade perandorake duke u porositur që të mos përzihet nē punët e Lidhjes në Dibër. Por me tē dalë nga burgu, Hamdi Ohri e rifilloi aktivitetin patriotik dhe shumë shpejt hapi fshehurazi në shtëpine e tij, në Ohër, një shkollë shqipe e clla arriti të kishte rreth 80 nxënës. Megjithë kontrollet e shumta që ishin bërë në shtëpinë e Hamdiut, autoritetet turke nuk kishin mundur të zbulonin ekzistencën e kësaj shkolle.
«Zgjimi kombëtar – shkruante konsulli austriak i Manastirit duke iu referuar Shqipërise lindore – bën përparime, sikunder del nga interesi në rritje për shkrimin dhe leximin”.
Të gjitha këto perparime e shqetésuan qeverinë turke e cila mori një varg masash dhe bëri internime të reja. Në pranverë të vitit 1901 u dërgua në Dibër adjutanti i sulltanit, majori Nuri beu me detyrën zyrtare për të formuar gjoja rezerva ushtarake, po, në të vërtetë, ishte ngarkuar të shqyrtonte nē vend situatën dhe të informonte për këtë pallatin. Po në atë kohë u dërgua në Dibër nga Sulltani edhe nje «komision arsimor» me porosi që të hapte atje rreth 100 shkolla të reja turqishte. Udhëtimi i këtij komisioni turk, prej më tepër se një muaj e gjysëm, mbeti pa ndonjë rezultat sepse asnjëri nuk e përkrahu misionin e tij. U provua që për të siguruar mjetet e nevojshme për këtë qëllim, të vihej nje tatim mbi Llixhën e Dibrës por edhe kjo qe e pazbatueshme. «Komisioni u kthye shume i diziluzionuar nga pritja qé i bëné shqiptarët, të cilët refuzuan të marrin pjesë në mbajtjen e shkollave me pretekstin se janë të varfër. Megjithkëté gazetat e Stambollit shkruan se gjoja komisioni ishte pritur me entusiazëm prej shqiptarëve dhe se këta kishin marrë përsipër edhe giysmën e shpenzimeve».
Ndërkohë adjutanti i sulltanit, Nuri beu, e kreu me zell tê madh misionin e tij të fshehtë dhe i dërgoi vazhdimisht informata Stambollit për persona të ndryshëm, midis tyre edhe për aktivistin e shquar Hamdi Ohrin. Si pasojë ky i fundit u arrestua përsëri, me urdhër të Stambollit u dërgua në burgun e Manastirit dhe mé vonë u internua në vende të ndryshme të Perandorisë. Nuri beu kishte filluar të konfiskonte edhe librat shqipe që gjendeshin në Dibër.
Të gjitha këto i indinjuan shumë dibranët, të cilët vendosën të vepronin kundër këtij agjenti të përbuzur të sulltanit. Kështu në mesin e korrikut te vitit 1901, ditën për diell një shqiptar qëlloi me armë në mes të pazarit të Dibrës adjutantin e sulltanit, Nuri beun, dhe «megjithese e panë shumë veta, vrasësi u largua pa kurrëfarë pengese prej qytetit dhe asnjeri nuk u perpoq ta ndalojë”.
Kio e bëri edhe me te pasigurte gjendjen e turqve në Dibër.
Lëvizja autonomiste u rrit përsëri. Nga mbledhjet e reja që u organizuan u zgjodhën dy «të plotfuqishëm» që do të vepronin në emër të gjithë Sanxhakut të Dibrës dhe do t’i drejtoheshin popullit vetêm për vendime shumë të rëndësishme. Kjo lëvizje drejtohej kundër administratës dhe ligjeve burokratike turke.
Ajo synonte pêrveç të tjerave edhe për të hapur shkolla shqipe.
Ne kêté situaté mytesarifi i Dibrës, mareshalli Salih Pasha, nuk dinte nga t’ia mbante dhe vetë qeveria turke po e zvariste çështjen pa mundur të marrë një qëndrim të hapur kundër Dibrés. Më në fund mytesariti qe i detyruar të linte detyrën dhe pa rëne ne sy, në shkurt 1902, u largua për në qendrën e vilajetit, Manastir.
«Kur Salih Pasha – shkruan konsulli austro-hungarez i Manastirit — e ndjeu se toka nën kembët e tij po nxehej gjithnjë e më shumë dhe kishte frikë se mos e débonin me violence, shkoi në fillim të shkurtit në Manastir (nën pretekstin se do të bisedonte me valiun e ri Edip Pashën), prej ku atij në asnjë mënyrë nuk qe e mundur t’i mbushej mendja që të kthehej përsëri në Dibër». Porta qe e detyruar të emëronte një mytesarif të ri, por edhe ky nuk guxonte të nisej për në krye të detyrés pa u qetësuar pak gjendja.
Ringjallja e çështjes së reformave për Maqedoninë si dhe frika e një ndërhyrjeje evropiane e acaronte edhe mé tepër gjendjen në Dibër ku, siç shprehej konsulli austro-hungarez i Manastirit, «gjendej pika e gravitetit të situatës».
Pikërisht në këto rrethana kur lëvizja kishte marrë zjarr, dibranët mendonin të ngrinin vetë një numur shkollash shqipe njëkohësisht në pikat më të rëndësishme të sanxhakut, në mënyrë që e gjithë krahina të ishte solidare me çështjen dhe qeveritarêve turq t’u parapritej kështu rruga e intrigave të zakonshme për të nxitur grindjen midis tyre. U vendos që të çeleshin përnjëherësh 7 shkolla shqipe: tri në Dibrën e Poshtme, dy në nê Dibrën e Sipërme dhe dy në Mat (i cili bënte pjesë në sanxhakun e Dibrës) dhe konkretisht në fshatrat Cidhna, Muhurr dhe Luzni të Dibrës së Poshtme; në Zogjej dhe Homesh të Dibrës së Sipërme; në Lis dhe Silenja (?) ose Çuka të Matit.
Ishte menduar që në vetë qytetin e Dibrës ku qeveria turke e kishte më lehtë të ndërhynte, ngritja e shkollave të lihej për një kohë të mëvonshme. Ky aksion përkrahej nga muslimanët e kristianët dhe kishte karakter thjesht kombëtar. Dibranët u vunë në lidhje me patriotët shqiptarë të Manastirit, me anën e të cilëve kërkonin të siguronin ndihma financiare dhe libra nga shoqërite patriotike në botën e jashtme si dhe nga fuqite e tjera.
Konsulli austro-hungarez i Manastirit që ishte i mirëinformuar mbi ngjarjet e Dibrës raportonte nè fillim të marsit 1902: «… U binda se hapja e atyre shkollave është krejt e sigurtë… çasti është i favorshëm për arësye se Dibra ishte pa guvernator (geveritar – H. M.), se pushtetin qeveritar në fakt e ka uzurpuar populli dhe ua ka ngarkuar dy përfaqësuesve të zgjedhur lirisht dhe më në fund se zëvendësi formal i mytesarifit është njëri nga patriotët e parë të këtij vilajeti, nënkoloneli Shyqyri Kolonja. ..
Unë shoh edhe një vendosmëri për ta çuar deri në fund veprën gjë që deri tani, në këtë masë, nuk e kam konstatuar kurrē ndonjëherë».
Lidhjet e dibranëve me patriotët shqiptarë të Manastirit u bënë më telë shpeshta dhe pregatitjet për hapjen e shkollave shqipe ishin në përfundim. Vështirësia kryesore që nuk ishte kapërcyer akoma ishte mungesa e një shume të konsiderueshme për fillimin e punës.
Në pritje të ndihmave financiare po organizohej edhe një mbledhje me krerët e Dibrës e të Matit që do të mbahej më 1 prill (stil i vjetër)*) te vitit 1902 në të cilin do të mirrnin pjesë perfaqésues edhe nga tē gjitha fshatrat, ku do të hapeshin shkollat shqipe.
Në këtë mbledhje u ftuan të merrnin pjesë edhe patriotë shqiptarë të Manastirit si Fehim Zavalani apo ndonjë tjetër.
Në një letër që i dërgohej prej Dibre Fehim Zavalanit, me 23 mars 1902 i thuhej lidhur me mbledhjen që do të mbahej: «…Është nevojë urgjente që të jeni prezent edhe ju…
sepse në këtë mbledhje do të vihet guri
i themelit për një të ardhme të lumtur tē atdheut.
Mos e lëmë këtë rast të kalojë! Sepse në qoftë se edhe kësaj here nuk ka per t’u bërë gjë… neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bëjmë sehir me duar lidhur
dhe me lot nder sy». Situata e ndezur bëri që edhe fshatra të tjera të mendojnë për të hapur shkolla shqipe ose per t’i kthyer ato që ekzistonin në gjuhē të huaj në shkolla shipe. Për një gjë të tillë lajmëronte
fshati Vrbjan i Rekës etj. Bile sipas informatave te konsujve austriakë në Shqipëri del se në pranverën e vitit 1902 ishte projektuar edhe mbajtja e nje mble-
dhje të madhe me perfaqësues nga Shipëria e Mesme dhe e Veriut: nga Dibra, Mati, Shkodra, Tirana dhe Elbasani. Vendi i mbledhjes do të ishte Martaneshi,
vend i fshehtë, ndërsa në rend të ditës do të ishte çështja kombëtare sidomos ajo e shkolles shqipe.
Ndonëse u morën të gjitha masat për çeljen e 7- të shkollave tē përmendura në Dibër, si per lokalet shkoIlore, për sigurimin e mësuesve, të librave e të mjeteve mësimore, aksioni nuk u kurorëzua dot me sukses. Austro-Hungaria që tregohej si përkrahëse e lëvizjes kulturore shqiptare, u tregua shumë e rezervuar në dhënien
e ndihmës së kërkuar për këto shkolla. Në udhëzimet e veta ministri i jashtëm austro-hungarez e porosiste konsullin e tij në Manastir qē të ishte tepër i rezervuar lidhur me këto shkolla. «… Aksionin përkatës – shkruante ai – për arsye që kuptohen lehtë, jemi të detyruar t’ia lemë eksluzivisht popullsisë» dhe nuk donte të angazhohej «për ato shkolla dhe për fatin e tyre».
Për Vienën ishte një gjë e dyshimte «të përkrahej një lëvizje, të cilën, siç dihet, Porta e urrente pa tjeter».
Vetëm pêr të evituar ndërhyrjen e ndonjë fuqie tjeter rivale siç ishte Italia, Vjena u kandis te jepte nje ndihmë të vogël në para duke e shoqëruar edhe këtë me porosinë që «përsa u përket projekteve të tjera për themelimin e shkollave une (ministri i jashtëm austriak -H. M.) çdo ndihmë e konsideroj të dëmshme».
Përveç mungesave materiale në mosrealizimin e këtij aksioni të rëndësishëm arsimor, influencuan edhe faktorë të tjerë politikë. Sadoqë Dibra mbeti pa mytesarifin turk për 3 muaj e gjysëm, Turqia e rivendosi më në fund autoritetin e vet në Dibër. Negativisht influencoi acarimi rishtas i çështjes maqedone dhe si pasojë rritja e rrezikut të jashtëm si dhe përçarja dhe rivaliteti midis parisë feudale e bajraktare dibrane që mirrte pjesë në këtë lëvizje por pa hequr dorë nga interesat personale e klasore.
Megjithêse nuk u çelën shkollat e parashikuara, përpjekjet e bëra dhe mbledhjet e diskutimet e organizuara me këtë rast e kishin çuar përpara lëvizjen kombëtare në Shqipërine Lindore dhe kishin forcuar edhe më tepër ndërgjegjen kombëtare në masat popullore. Këto va-zhduan, ashtu si më parë, të mësojnë fshehurazi shkrimin e leximin e gjuhës së tyre dhe të lexojnë librat e gazetat e Rilindjes të cilat i sqaronin politikisht dhe i pregatisnin për detyrat që kishin në të ardhmen ndaj atdheut.


















