FLAMUR BUÇPAPAJ: HISTORIA E FORMIMIT, HIDROLOGJIA E ALPEVE, LUMI VALBONA

Proceset fiziko-kimike e biologjike të tokëformimit dhe rregjimi i ujrave nëntoksore

“Luginat e Alpeve dallohen për mbulesë të pasur bimore, falë kushteve të favorshme klimatiko-tokësore , ato kanë ujë, diell dhe bimesi…….pra mëndja e zgjuar që për mua është Zoti që çoj oksigjenin, ujin në brendesi të tokës dhe pastaj nëpermjet shperthimit i nxori në siperfaqe për të bërë të mundur jetën në tokë. E më pas luginat e pyllezuara si p.sh. të Alpeve Shqiptare. Pra ështe Ai që formoi komponentet jetëformues që më vonë së bashku me faktoret tjerë i dhanë jetë luginës, e me vonë që u përfaqesuan me pellgun ujëmbledhes të Valbones me rreshje që i kalojnë 2700-3000 mm shi dhe me ujerat nëntokesore të bollshme”.

NGA FLAMUR BUÇPAPAJ, STUDIUES
Blloqet e maleve të Jezerces dhe Kollates që kufizojnë luginen e Valbonës ndertohen tersisht nga gelqerorë te mesozoit, kanë strukturë bllokore dhe qarkohen prej thyrjesh të fuqishme tektonike normale. Rrilljevi i tyre është nga më të ashperit dhe më të lartat e Alpeve Shqiptare ,me kreshta të mprehta piramidale rrepire që zbresin vertikalisht disa qindra metra mbi gropat, luginat e lugjet për rreth. Në perpunimin e rreljevit një rol të madh ka lujtur akullzimi ikuaternarit, që ka qënë më i fuqishmi në të gjithë alpet dhe proceset karstike.
Në përbërjen litologjike të lugines se Valbones mbizotrojnë gati plotësisht shkembinjtë karbonatikë dhe vetëm në fshatrat Valbonë dhe Dragobi del berthama e vjetër rreshpore e Alpeve…
Në bazë të ndryshimeve morfologjike në këtë luginë dallohen tre sektor. Duke u nisur nga origjina e formimit, jo vetem të tokes, por dhe galktikave shofim se per formim litologjik jo vetm te Alpeve por dhe krejt unviresit ose galktikes sonë duhet të ketë tre faktorë kryesor dhe një tjetër ndihmes që duhet patjeter, siç është koha.Pra duhet :
1. hapsira
2.Energjia…
3 Materia, së bashku me materjen e zezë
Pra origjina e universit , gropat e zeza , thithja e tyre ndaj çdo gjëje, ndalimi i kohes përbëjnë shumë komponentë formues te unvierseve, galaktikave dhe planeteve dhe ne s’dimë asgjë me saktesi, vetëm se ne njohim Teorinë Realativitetit E=mc2 që nenkupton se energjia e materies është e barabartë me masën, nëse ajo shumëzohet me shpejtësinë e dritës në katror.
Se sa është energjia e madhe në një masë, ta ilustrojmë me një shembull praktik: Nëse do ta shfrytëzonim tërë energjinë e një materie me peshë prej 200 gr. ( pa marrë parasysh se çfarë materie) do të lirohet një forcë kolosale energjetike e cila do të ishte e barabartë me eksplodimin e shtatë milion tonelatave të eksplozivit TNT (trinitrotrotuol).

Me vënien e kësaj teorie, Ajnshtajni ka dëshmuar se energjia dhe masa janë të njëjta dhe se ndryshojnë vetëm për nga gjendja në të cilën ekzistojnë. “Masa në të vërtetë është vetëm energji e koncentruar në një cak”. Kjo teori e Ajnshtajnit na jep një mbështetje të fortë logjike në sqarimin e shumë dukurive që ndodhin në natyrë, bie fjala: pse radiumi me milioni vite rrezaton dhe nuk shpenzohet fare? Ose, pse Dielli pa u shpenzuar me miliona vite transmeton energjinë e vet? …etj.
Por si ndodhi big- bengu, pasi ço gjë lind nga dikush tjeter dhe anasjellatas? Deri ku mund te jetë natyra e verbër univers formuese… ? Kontradita me këtë teori është se ajo nuk sqaron deri në fund kohen e rrjedhjes së ngjarjeve, pasi koha ndalon afer çdo antimaterje dhe grope të zezë …Dhe si ndodhi big- bengu dhe kush e rregulloi kaq mirë distancen, rrotullimin dhe gati çdo gjë prefekte ne multiverset e formuara nga asgjeja?
Si ndodhi që asgjeja të rregulloje kaq mirë me saktesi të madhe ç’do nderveprim të forcave goditese, magnetike, rrezatimin diellor dhe nano-atomet e para që formuan perplasjen e parë ose shperthimin…?
Të gjitha këto duhen sqaruar dhe vertetuar, apo të pranojmë faktin se një mendje kompjuterike i ka llogaritur mirë fare çdo gjë. Nuk duhet harruar se Ajshtanji ishte marksist dhe mohonte ekzistencen e zotit, po ashtu shkenctari tjetër Hopkins …majtist, që mohoi ekzistencen e supermendjes ose zotit….Ata ja dedikuan të gjitha rastesisë dhe veprimeve të pakontrolluara natyrore,
por që nuk arriten te spjegonin sferen e parë që shpertheu , kush e lindi atë!
Pasi çdo gjë lind nga një gjë tjeter. Dhe se deri tashi vetem toka i ka krejt komponentet e jetëformimit, malformimit, litologjia e ciles duhet parë jo me mendjen që çdo gjë linidi rastesisht, dhe se asgjenë e formoi natyra .
Por si u formua kaq shkencerisht toka saqë më vonë lulzoi jeta? Ka pa fund shembuj por le të marrim reljevin e Alpeve Shqiptare, ato te cilat kanë rreljev shumë te pjerrët dhe malformimi i tyre ka një ndikim të madh në rrezatimin diellor, në proçeset fiziko-kimike, biologjike të tokëformimit (të asaj pjese toke), dhe të rregjimit te ujrave nëntoksore dhe rrjedhimisht që influencojnë drejtpersedrejti edhe ne bimesi dhe faunë .

Luginat e Alpeve të dallohen për mbulesë të pasur bimore falë kushteve të favorshme klimatiko –tokësore , ato kane ujë, diell dhe bimesi…….pra mëndja e zgjuar që për mua është Zoti që çoj oksigjenin, ujin në brendesi të tokës dhe pastaj nëpermjet shperthimit i nxori në siperfaqe për të bërë të mundur jetën në tokë. E më pas luginat e pyllezuara p.sh. të Alpeve Shqiptare. Pra ështe Ai që formoi komponentet jetëformues që më vonë së bashku me faktoret tjerë i dhanë jetë luginës, e me vonë që u përfaqesuan me pellgun ujëmbledhes të Valbones me rreshje që i kalojnë 2700-3000 mm shi dhe me ujerat nëntokesore të bollshme. Këta elementëbënë që nga pikëpamja hidrometrologjike kjo zonë edhe me ndihmen e zotit bënë që të karakterizohet prej një ujshmerie të lartë si prej shirave por dhe ato të borëshkrirjes që depertojnë në gelqeroret e karsterizuar dhe dalin në siperfaqe në formën e burimve me prurjet të medha. Këto burime pasi bashkohen dhe me ujrat e shirave apo të borëshkrirjes formojnë lumin e Valbones, pellgu i të ciles si ujëmbledhes përfshihet në zonen klimatike mesdhetare malore veriore e cila karektirizohet prej dimrash te ftohtë dhe të laget dhe verë të nxehtë. Kjo zonë është nder pjeset më te ftohta të vëndit. Minimumet absolute që vrojtohen pothuaj çdo vit janë nga -10 deri -12 në dimrat e ftohtë zbresin deri -15 dhe-18 grade celcius.
Po ta shikojmë në zonën e Dragobisë në pjesën qëndrore të zones klimatike ku ndodhet ky lumë shuma vjetore e rreshjeve i kalon 2000 mm dhe numri i diteve me rreshje te medha është 100 ditë, sidomos me deborë.
Pra rregjimi i reshjeve është kryesisht mesdhetar me reshje të vogla gjatë korrikut dhe me të medha në muajin nëntor. Rreshjet maksimale 24 oreshe në këtë zonë janë mjaft të larta dhe arrijnë vlerat ,mbi 250 mm në 24 orë.
Rrjedhejt ujore vjetore .Parametri kryesor i rrjedhjes vjetore është prirja mesatare vjetore ose norma e rrjedhjes e cila i jep ujshemri lumit ose sasinë e ujit që rrjedh mesatarisht në këtë aks. Nga matjet rrezulton që prurja dhe vellimi messatar shumëvjeçar në Dragobi është perkatësisht :
Qmes=9.3 m2/s dhe Vmes =292.95x10fuqi 6 mm ne vit.
Kësaj prurje me 53.4l/skm2dhe një kofiçent i rrjedhejs vjetore @=0.83 dhe siperfaqe 64.8 km2 del që Qmes =3.47 m2/s
Një parameter tjetër i rëndesishem është dhe shperndarja brendavjetore e rrjedhejs e cila përcaktohet prej prurjeve mesatare mujore të cilat janë të bollshme për t’u menaxhuar në menyrë shkencore dhe në dobi të komunitetit.
Matjet treguan se parametrat statistik të serisë se prurjes vjetore janë:
-Prurja mesatare Qmes =3.47m3/s @=076m3/s
-Dhe kofiçenti variacionit Cv=@/Qmes =0.22
Prurjet maksimale për llogaritjen e tyre me sigurit e ndryshme, u shfrytezua seria e vendmatjes në Dragobi e cila perfshinë një periudhë shumëvjeçare.

Për këtë qellim u përdor shperndarja lognonormale e probabiliteteve. Krahas metodes statistike u zbatua dhe metoda gradex del që prurjet maksimale jan ne preiudhen e pranveres deri në korrik ,pastaj bie ndjeshm kjo prurje.
Të nëjtin perfundim ka nxjerr dhe metoda graqdex ku Qp={Q10 +GU]K
Duke llogaritur analizuar rrezultatet e dy metova mund të shihet se prurjet me siguri 1 dhe 2% ndryshojn pak.

Siç dihet ,rrjedhaj e ngurtë ë përbehet prej lendes së ngurtë pezull që karektirizohet prej trubullisë , e cila rrjedh se bashku me rrjedhjen e lengut dhe rrjedhja e ngurtë e cila vrojtohet gjatë periudhes së plotave.
Lumi Valbones ashtu si të gjith lumenjtë e Alpeve karakterizohet prej ujrash me trubullsi mfjaft të ulët. Vetem gjatë periudhes së laget ajo mund të marr vlera prej 250 deri 300gr/m3. Gjatë periudhes së plotave në lumenj si Valbona rrjedhja fundore përbehet kryesisht prej zhavorresh me diameter të konsiderueshem që luhatet në kufinj të gjerë duke filluar prej 20 deri 50mm dhe shpesh herë i kalon të 100mm. Per shkak të prurjeve të medha dhe pjerrsisë së konsiderushme guret arrijnë me diameter mbi 300 dhe 500 mm dhe me shumë.
Në keto ujëra nuk verehen jone nitrate apo fosfate, karekteristike kjo e ujrave të paster dhe pa ndotje.

Në Dragobi vlerat më të larta te temperaturave arrijnë deri 37.5 gradë c, ndërsa vlera më e ulët shkon deri -20 gradë c..Priudha tme ngrica {me vlera temperature nga 0*..-5*gradë Këtu zgjasin nga java e fundit e muajit Tetor deri në fund të muajit Mars.
Sasia e rreshjeve që merr lugina është e madhe Dragobi 2030 mm, pra më pak se luginat e Alpeve në teresi, për shkak të pozicionit të saj lindor. Kjo shtrirje ka bërë gjithashtu që në këte luginë pjesa ma e madhe e reshjeve të bie në formë debore. Lartesia e se cilës ka arritur 220 cm, kurse ajo maksimale mesatare 94 cm.
Sasia mesatare e rreshjeve atmosferike luhatet me vlerat 1500-2500 mm shi.
Por që thithet me shpejtesi për shkak të përberjes së saj me gelqerorë, dhe ridaljen ne formë burimesh. Kjo dhe për shkak të reljevit të pjerrët që ka ndikuar pothuajse në gjithë jetë formimin e lugines.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here