Flet për Nacional filologu Albert V. Nikolla: Ka një marrëveshje të fshehtë greko-turko-serbe për zhdukjen e kombit shqiptar

Bisedë filologun Albert V. Nikolla
Ka një marrëveshje të fshehtë greko-turko-serbe për zhdukjen e kombit shqiptar

Petro Zheji; “Shqiptarët janë antishqiptarë. Nuk është bërë asgjë për Veriun. Për zbulimin arkeologjik të Shqipërisë. Atje janë mbledhur vetëm këngët për partinë: ‘Moj parti moj bukuroshe, qe me hedh qoshe me qoshe’. Pikë e zezë!”
Frazë e shkëputur nga seria e intervistave te Afërdita Zajës me Petro Zhejin.

Intervistoi: Dr. Mujo Buçpapaj

M.B: Zoti Albert Nikolla! Universiteti i Oxfordit, në verën e vitit 2022, publikoi studimet gjenetike ne popullatat evropiane ku konfirmoi se gjeni EV-13 që mbartin shqiptarët në Shqiperi Kosovë e dhe atë të viseve ku jetojnë Arvanitët , konsiderohet si më i vjetri në Evropë? Ju e kishit pretenduar një fakt të tillë që në botimin tuaj në versionin frëngjisht që në verën e vitit 2020?

-Po! Të thëna rreth etnogjenezës se popullit shqiptar, i pata hasur në studimet e antropologut me origjinë Bullgare Georgi Georgiev, i cili përcakton mbërritjen e njeriut të parë në tokën evropiane rreth 48 mijë vite me parë nëpërmjet Dardaneleve në zonat jugore të Ballkanit dhe me pas studimeve laboratorike të Neo-zelandezit Quentin Atkinson. Por studime më të thelluara gjenetike dhe antropologjike u kryen sidomos nga grupi i shkencëtarëve Leonidas-Romanos Davranoglou, Aris Aristodemou, David Wesolowsky dhe Alexander Heraclides, në qendrën e kërkimeve gjenetike të Oxfordit ne Angli (Oxford University Museum of natural Histori) dhe Scool of Science, – European Univesrsity Ciprus, në Nikozi të Qipros . Këto studime nuk janë të rastësishme, (vetëm disa vjeçare), por përfshinë dy gjenerata studiuesish evropianë e amerikane ku spikasin sidomos studimet e profesorit italian Luigi Luca Cavalli Sforza , i cili që para 20 vitesh ka paraqitur nga ana e tij edhe skemën e vjetërsisë së gjuhëve gjuhësore bazuar në të dhënat gjuhësore, atropomologjike dhe gjenetike. Kështuqë nuk e pata të vështirë të kryeje edhe një paralele mes këtyre studimeve gjenetike dhe atyre gjuhësore dhe pjesën aksiale që zë shqipja ne sistem. Madje edhe rritjen e moshës se gjuhës fillestare indo-evropiane me rreth 2 mije vite më shumë, personalisht e pata parashikuar ne librin tim versioni frëngjisht, “LE CELTE PRÉHISTORIQUE : GUÈGUE, LA LANGUE–MÈRE DU MONDE” -Bruksel 2020,- (Ribotim EUE – London 2023) para se studimi të publikohej për publikun nga 33 gjuhëtaret , antropologët dhe gjenetistët më të mëdhenj të Botës aktuale

-M.B: Por kohët e fundit, megjithëse rezultatet janë tashmë të pakthyeshme dhe te vulosura shkencërisht, kane dale zëra donkishoteskë, sidomos brendaShqipërisë, që e kundërshtojnë këtë ngritje në qiell të vlerave të gjuhës shqipe?
-Me kanë folur për një fushatë denigruese që ka ndërmarrë Gjergj Bojaxhiut , kundër meje … si përkrahës i tezes pellazgjike… Pelagonia ka qenë fakt unë kam patur respekt Gjergjin . Duhet njohje multidisiplinore për ta kuptuar. Akili vetëquhej Akil Pellazgu. Homeri na flet për ta . Prezencën e tyre e hasim në shkrimet hitite. Pellazget fillimisht kanë shkruar me alfabetin sumer. Ka shume dokumeta të gjetur në zonat e Turqisë, ne gjuhën Pelagone, qe janë konsideruar si të padeshifrueshëm . Janë bashkëkohësit e hititëve dhe flisnin gati të njëjtën gjuhë me ta. Ata jetoni ne zonat e bregut të detit të zi, të Turqisë së sotme dhe ne Zonën më jugore të ballkanit. Behet fjalë për të parat fise që hynë në Evropë, në mijëvjeçarin e tretë para krishtit. Platoni, Aristoteli, dhe Hermogjeni e konfirmojnë prezencën e tyre. Ilirët u krijuan nga përzierja e këtyre fiseve pellazge me ato Dore. Por sipas gjasave ata flisnin te njëjtë gjuhë, por me ngjyrime zonale nëndialektore. Pelagonia ka qenë fakt… Unë kam patur respekt për Gjergjin. Por kur dikush me tha : Albert! Njëfarë Bojaxhiu ka thënë se ; “ Këtyre gjuhëtarëve të rinj duhet t’u mbyllet goja, dhe t’u pritet mundësia e daljes ne media. Nuk duhet t’u japim asnjë lloj mbështetje”. Ato momente mu kujtua fraza e të madhit Kujtim Çashku: “Shqiptaret edhe gjuhën e tyre shesin për pushtet”, dhe thashë me vete “Hebrenjtë shesin gjithçka, por tri gjeta nuk i shesin, gjuhën, Token dhe atdheun e tyre”, kurse ne shqiptaret shesim flamurin, besimin, gjuhën dhe atdheun për pak para, të cilën në fund të fundit zhvleftësohen nga inflacioni ose zhduken ne bankat perëndimore. Shikoni, unë në Shqipëri nuk kam asgjë, as prona, as apartamente, as vila, asgjë prej gjeje. E megjithatë punoj për të mirën e gjuhës shqipe, të Shqipërisë, Kosovës e kombit. Monstrave politike Shqipëria u ka dhënë gjithçka; pasuri, prona, pushtet… dhe punojnë kundër Shqipërisë. Madje ka qarkulluar edhe një peticion të iniciuar nga disa pseudo-akademikë të teorisë “Kreole”qe marrin rroga të majme nga shqiptarët, për të ndaluar me ligj botimin e veprave të disa autorëve për gjuhën shqipe. Profesor Shezai Rokaj më tha në një bisedë që pata me të , se kishte refuzuar ta firmoste duke thënë: “Nuk duhet të lejojmë instalimin e ligjeve fashiste, mendimi është i lire në demokraci”..
M.B: Por sulmet më të ashpra të janë adresuar nga Revista Kibernetike “ Fjale Cimbuese”, e Ardian Vehbiut?
-Po, Vehbiu sulmin e ka filluar që në vitin 2006, në kohën kur unë punoja në Qendrën Evropiane të Shtypit. Asokohe, ai kishte hedhur disa ide sipas te cilës shqipja ishte një surrogat turko-sllavo -greko latino – rumun…. Unë isha ndër të paktët specialistë i specializuar për Etimologjinë dhe Semantiken Strukturale dhe Prehistorinë e gjuhëve, regjistruar ne Forum. I shkruajta me mirësjellje që të hiqte dorë nga denigrimi i gjuhës shqipe… Ai vazhdoi më tej…. tek e fundit ai ishte pjellë e të atit, Ylvi Vehbiu i cili pat përgatitur raportin për shtrimin në spitalin psikiatrik të Petro Zhejit. Kjo ndodhi në kohën kur Petro Zhejit po përflitej në Komitetin Qendror të PPSH-se, do t’i jepej drejtimi i Akademisë se Shkencave. Kasta filosllave e Akademisë se Shkencave me sa duket ja kërkoi në fshehtësi këtij psikiatri, të përgatiste një dokument mjekësor ku thuhej se Petro Zheji ishte; “i sëmurë mendor” … Kështuqë për të mund të thuhet shprehja : “Bëm baba të-të ngjaj.”.. Unë mendoj dhe e them me humor se revista e filoserbe “Fjale Cimbuese” e Ardian Vehbiut do të më akuzojë mua se kam manipuluar studiuesit e Oksfordit, për ta nxjerrë gjenin shqiptar EV-13, si më të vjetrit në kontinent, – 48 mije vjeçare. Në fakt unë e pata thënë që në vitin 2020, në botimet e mia në frëngjisht , pa ditur se Oxfordi “do të më kopjonte”… Edhe vjetërsinë 9 mijë vjeçare të shkrimeve te Detit te Vdekur, unë i përcaktova si shkrime në Kulturën Cadmium të Mesdheut (Deshifrohen me shqipen primitive)….Në shkrimin Maobite, 9 mijë vjeçare flitet për mbretin Balak, që përshkruhet në Testamentin e Vjetër të Biblës. Edhe po të dua unë të gënjej, nuk me lë Bibla dhe gjeni EV-13….
M.B: Keni hedhur disa teza shumë të avancuara për çështje gjuhësore. Për shembull keni thënë se fjala “Vatikan” vjen nga gjuha iliro-etruske?
-Normale. Kolonat e krishterimit në Evrope i kanë ngritur Ilirët. Shën Pali, duke qenë Filistin, u prit me dashuri tek vëllezërit Ilirë, pasi flisnin të njëjtën gjuhë. Ka shumë revista spanjolle, italiane e franceze që e kanë thënë para meje se “Vatikani” u ndërtua mbi tempullin e perëndisë Etruske “Vatika”, dhe u quajt “Vatika an”( Ana e Vatikës – Vatikan). Vetë origjina e fjalës “Vatika” vjen nga fjala “Vatër” e shqipes, në të folmet e Mirditës “Vand” (vend-> toke ku jeton)…. fjala vend vjen nga folja e gegnishtes */Va/ (vë) – (vendos kufij, përcaktoj tokën time)…. nga ku kemi dhe fjalën “vatan” (Van tan) (vendi ton -> siç thonë korçaret)…. Fjala “Vatan”, haset në gjuhen Kopte, (Egjiptiançen e vjetër) dhe është marrë si huazim nga Arabët, hebrenjtë dhe popujt turkofonë…. Gjendet edhe ne gjuhën Rumune, në substratin e përbashkët primitiv mes dy gjuhëve. Kur të shikoni skulpturën e */Vatikes/, do të kuptoni pse Aleksandri i madh dhe Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) mbanin në kokë përkrenaren e dhisë Amaltea që ushqeu Zeusin…
-M.B: Ju gjithashtu keni thënë se frëngjishtja ka më shumë fjale me shqipen sesa me latinishten. Këto janë teza te guximshme.
-Duke qenë frankofon, unë ndjek me interes aktualitetin kulturor te botës frankofone. Dhe normal që ndjehem keq nga injoranca e disa gjuhëtarëve francezëve që janë gati të pranojnë origjinën kineze te gjuhës se tyre, sesa origjinën shqiptare. Po frëngjishtja ka me shume fjalë nga gegnishtja sesa nga Latinishtja. Për shembull togfjalëshi “ kön fort” është i shqipes gege, kurse fjala “confort”, “confortable”, cilësohen me origjine latine. Togfjalëshi “kön firm, është i shqipes gege, kurse “confirme” është me prejardhje latine. Togfjalëshi “e xa gjer” është i shqipes gege, kurse fjala “exagere” quhet si e marre nga latinishtja. Nuk kemi të bëjmë me qindra fjalë por me dhjetëra mijëra fjalë të këtij modeli fjalëformues. Shumë filologë franceze, fjalët e frëngjishtes të marra nga shqipja i quajnë arabe: Po jap disa shembu, fjala “magasin”, e cila vjen nga togfjalëshi i shqipes gege “ma ka zin” -> “mban furnizime”- “atrikuj te shitshëm”, konsiderohet si arabe. Pastaj kemi falën “galère”, e cila vjen nga togfjalëshi i shqipes që haset dhe ne gjuhen mikenase “ka le ri” në konceptin kuptimor * “kan lindur te reja” ose “produkte te reja”, e cila konsiderohet si arabe. Foljen “taks” dhe emrin “tarif/, që hasen ne shqipen gege dhe në gjuhën sumere në formën “ T’a ri-f “, “ajo që të rri”, “që të takon ta paguash”, e konsiderojnë si huazim arab ne frëngjisht. Mund të shtojmë këtyre fjalën “avani” që vjen nga togfjalëshi i shqipes gege “ a va ni” ( a shkoj të marr vesh) . Ose ta zëmë fjalën “jupe” e cila lidhet me “gjup” të shqipes e prejardhur nga folja primitive “gju” (gjuan) e njeriut primitiv, sepse lëkura e kafshës së gjuajtur është quajtur “gjup” (xhup). Në këtë grup hyjnë fjalët “baraka”, që vjen nga togfjalëshi i shqipes gege “ba rak a” (vend për fjetje është), numri “zero” , nga folja shqipe “zer” (fillesë) e mbi të gjitha fjala “divan” që vjen nga folja “di” (i zgjuar), që ka dhënë fjalë të tilla si diva, (krijese e zgjuar) divan, vend ku rrinë krijesat e zgjuara, etj…Nuk kanë lidhje me arabishten, janë të shqipes. Pra, ne si gjuhëtarë shqiptarë duhet të mbrojmë atë pasuri leksikore që i takon shqipes së vjetër.
M.B: Deklarata juaj se Greqishtja e vjetër është versioni i standardizuar i gegnishtes me urdhër të Pisistratit ne shekullin e VI para krishtit, ndërsa greqishtja e re një përzierje arvanito-armeno- adamike ka bërë shumë bujë. Ku e mbështesni?
-Shikoni. Për krijimin e Greqishtes se Re, ka pasur tre reforma gjuhësore dhe shtatë ndërhyrje për ta stabilizuar gramatikisht, dhe parë është një gjuhë me fjalë kilometrike të gjata ndryshe nga Shqipja, Gjermanishtja dhe Anglishtja, si shembull të gramatikave të stabilizuara në mënyrë natyrore… nëse greqishtja e re do te ishte një gjuhë e kuruar me sistem natyror si shqipja, për çfarë duheshin shtatë ndërhyrje? Nga ana tjetër ndaj studiuesve shqiptarë ka pasur genocid të vazhdueshëm … kush e ka financuar këtë fushatë gjenocidesh kulturore? Eshtë e qartë si drita e diellit! Nëse një studiues grek shkruan një vepër gjuhësore që ngre lart Greqishten e re Koinea (Ja thonë vetë origjinën nga Konia e Turqisë) , ai është i ditur, erudit, patriot i gjithë-pranuar nga greket dhe gjithë shkenca ndërkombëtare, automatikisht pa u thelluar se çfarë ka brenda. Kur një studiues shqiptar publikon një vepër me mbi 5 mijë shembuj të bazuar mbi teorinë e rreth 200 gjuhëtarëve më të mëdhenj të pesë shekujve, ai është “i marrë në sytë e shqiptarëve”, i padëshiruar nga akademitë dhe universitetet ndërkombëtare, madje edhe nga Akademia e Shkencave të shtetit amë, dhe i luftuar nga televizionet e kontrolluara nga shteti. Në disa televizione është dhënë urdhër që unë të mos ftohem asnjëherë në emisionet për gjuhen shqipe. Meqë nuk ja dalin dot shkencërisht, shpallin censurë… mos ju duket kjo gjë normale. Dua t’ju them diçka: një profesor i universitetit të Arizonës ishte i dashuruar me muzikën greke; ai shkoi në dhe bleu disa disqe me muzikë të vjetër dhe i dëgjonte rregullisht… në një darkë fton një koleg të ri profesor pa e ditur se kush ishte nacionaliteti i tij dhe vendosi t’i tregonte këngën e tij të preferuar. Por ai mbeti i shtangur kur i ftuari i tha “Kjo kënge eshtë shqiptare e zonës së Përmetit “Ç’ja thoshte bilbili”.. Janë me mijëra këngë arvanite, dhe të zonës së jugut të Shqipërisë që shiten si thesare te muzës greke në Amerikë… Deri në këtë shkallë ka arritur vjedhja e kulturës shqiptare nga grekët… ata kanë vjedhur gjithçka, me fustanelle, me vallen e Osman Takes, me shkrimet antike te atikes, dhe tani duan edhe te marrin jugun e Shqipërisë. Ekziston një plan i fshehtë Greko-Serbo-Rus, që në bashkimi i Kosovës me Shqipërinë të shoqërohet me asimilimin e Jugut të Shqipërisë nga shteti shovinist Grek . Për këtë janë ngritur “varrezat greke” në jug me eshtrat e shqiptarëve të vrarë nga Andartët Grekë. Politikanët Grekë, në thellësi të tyre janë anti-europianë me të zinj sesa politikanët rusë… Ata do ta bllokojnë gjithmonë hyrjen e Shqipërisë ne BE, ndaj Shqipëria duhet të shohë një alternative të krijimit të një blloku ekonomik dhe politik me Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Anglinë .
-M.B: Kohët e fundit, Erdogani vizitoi Athinën, dhe sipas të gjitha gjasave arkivat e Stambollit do të jenë të mbyllura per shkencën shqiptare… si e shikoni këto lëvizje..
-Flitet se ka një marrëveshje të fshehtë mes Turqisë dhe Greqisë, sipas te cilës Turqia do ta lejojë Greqinë të marrë jugun e Shqipërisë, dhe Greqia do të bllokojë përjetësisht aderimin e Shqipërisë në BE, në mënyrë që t’i japë kohë Turqisë për turqizimin e Kosovës dhe te Maqedonisë. Pra Greqia po i ngul thikën pas shqipe Unionit Evropian. E dyta nga ana kulturore Turqia ashtu si Greqia është e interesuar ta shuaje kombin shqiptar për arsye se gjithë gjetjet arkeologjike ne Turqi, janë civilizim shqiptar. Ka pasur financime të vazhdueshme për të nxjerrë shumë huazimeve të shqipes nga Turqishtja, por nuk e di sesi një gjuhe e vjetër 8332 vjeçare siç është shqipja , (sipas specifikimeve te shumta shkencore) mund të huazojë nga një gjuhe e krijuar në vitin 1917, nga Sami Frashëri mbështetur mbi dialektin Selçuk të Tartareve. Para krijimi të gjuhës turke, është përdorur Osmanishtja, një derivat i persishtes. A ka ndonjë gjuhëtar serioz që mund t’i gëlltisë manipulimet historike dhe gjuhësore te këtij lloji, që një gjuhë prehistorike si shqipja ka huazuar fjale nga një gjuhë e krijuar artificiale e teknike fillim-shekullit të XX .
-M.B: Ju keni argumente kohorë kokëfortë. Po a mund të na jepni shembuj etimiologjike konkretë?
-Ka shembuj pafund! Ta zëmë; Togfjalëshi “shef da” është i Shqipes, po fjala “Sefda” është shpalluar nga arnautologët si e turqishtes…. le ta themi me të qeshur: Të dashurën, pra vajzën e zemrës , e “shef da”, se po nuk e “pe da” nuk ke si ta puthesh në sy të publikut, e aq më pak të bësh dashuri me të. Në shqip fjala “ka kuptim , ka semantike, ka aksion”, – siç thotë Saussure. Ka ndonjë gjuhëtar serioz qe i jep hall kësaj mënzyre (nëng nxir-je) etimologjike që na bëjnë arnautologët tanë të dashur! Por si duket e keqja nuk ka fund, për shembull fjala “dollap”, konsiderohet si huazim nga turqishtja kurse togfjalëshi “do le hap” , që ka dhenë fjalën “dollap” është e shqipes. Fjala “çekiç” konsiderohet si e turqishtes, kurse togfjalëshi “që kiç” (që mbyll me gozhda) është i shqipes. Fjala “harem” është e turqishtes, ndërsa fjala “hare” nga rrjedh fjala “harem” është e shqipes… fjala “hendek” është huazuar nga turqishtja, kurse togfjalëshi “hen dek” pse “hin dek”, nga rrjedh fjala “hendek” është i shqipes… lista e fjalëve është e pafund… shihni pra sesa është vjedhur gjuha shqipe, dhe pse e luftojnë sot aq shumë gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar.
-M.B: Cili është gjuhëtari juaj i preferuar?
-Jane disa albanologë shumë të dashur për mua, si Leibnitz, Bopp, Benloew, Xilander, Thunmann, Von Han , Fallmerayer Mallory, Georgi e Vladimir Georgiev etj., disa gjuhëtarë të gjuhësisë teorike si Saussure, Brèal, Barthes, Jakobson etj., por më i dashuri shpirtërisht është thjesht Holger Pedersen. Ai u dërgua nga qeveria daneze dhe Universiteti i Kopenhagenit për të mësuar Greqishten, por kur e pa që popullsia fliste gjuhën arvanitika, mësoi shqipen dhe u bë albanolog. Asnjëherë nuk bëri kompromis që ta shiste shqipen (siç bëri Bajroni ta zëmë) megjithëse ju afruan favore të mëdha financiare. Ai i qëndroi besnik moralit të tij, se shqipja Arvanite ishte gjuha pasardhëse e Greqishtes Antike.

-M.B: Po burri më i rëndësishëm, për ju sa i takon i historisë shqiptare?
-Nga shqiptarët Gjergj Kastrioti , por sigurisht në kohërat moderne Kaiser Franz Joseph, burri që meriton një shtatore si ajo e Skënderbeut në Tiranë. Ne si komb duhet të kemi respekt pafund për kombin austriak dhe atë hungarez. Ata sakrifikuan perandorinë që sot ne shqiptarët të kemi Shqipërinë. Eshtë rasti i vetëm në botë kur një perandori shuhet për të mbrojtur një komb dhe një gjuhë. Kajzer Franz Joseph e dinte mirë se me daljen e ruseve ne Adriatik qytetërimi perëndimor merrte fund nën thundrën Ruse. Austro-hungarezët u sakrifikuan që qytetërimi perëndimor të mos merrte fund, dhe sot të kemi një Komunitet Evropian Demokratik.