“Nacional është shndërruar jo vetëm në një një tribunë e elitave letare dhe kulturore mbarëkombëtare, por edhe në një si “Ministry Diaspore.” Këtu e kam fjalën për atë që Nacional është e vetmja medie që botohet në Tiranë dhe shpërndahet në rajon që gjysmën e 32 faqeve te saj, ja kushton në cdo numër shqiptarëve jashtë Shqiëprisë londineze dhe sidomos diapsorës shqiptare.”
1.Servet, sot një pjesë e mirë e përkthyesve nga gjuhët ndërkombëtare në shqip, janë intelektualë dhe shkrimtarë që njëzet apo tridhjetë vjet më parë, ashtu si edhe ju, moren rrugën e emigrimit. Si e kujtoni këtë periudhë të vështirë për cdo shqiptarë?
- Bytyci: Fenomeni i emigrimit ( migrimit ) masiv te Shqiptarëve nga trojet e tyre i ngjan nje vale deti me kulm konstant.Para 20 e sa vitesh u larguam duke lënë pas sa e sa endërra që femijëria na pati dhuruar.
Caku i parë i këtij emigrimi ishin fillimisht toka helene me Italinë, pastaj kjo u zëvendësua me Perëndimin e largët se shumti, Angli, Amerike, Kanada etj.
Një pjesë në këmbë maleve për në Greqi, dhe pjesa më e madhe u larguam permes detit, ku gomonet apo varkat ishin mjeti i largimit nga Atdheu.
Poeti ynë i madh Frederik Rreshpja shprehet diku në nje poezi të tijë “Përgjithmonë”: Varkat e lotëve kanë për të mbetur në stere/po iki dhe shirat po i lë të kycura.”
Ashtu edhe ne u detyruam qe të fillojmë nje jete të re, krejt te panjohur.Jeta e re na ballafaqoi me nje sere sfidash dhe nje nga keto sfida ishte pershtatja me nje ambient multikulturor e multietnik, i cili ka vështirësite e veta por edhe avantazhet sidoqofte. Mësam gjuhët e vendit ku shkuam, ashtu sic bëra unë me anglishten, studiuam dhe përfeksionuam kulturen tonë, krahas punëve të vështira që bëmë për të mbajtur familjen atje ku ishim dhe natyrisht familjen e madhe në vendlindje, në Atdhe. E gjithe kjo eksperiencë jete ne boten time ka lene gjurmet e veta te cilat une jam munduar ti reflektoj pozitivisht me aq sa kam mundur sin ë poezi, ashtu edhe në përkthimet e mia.
–Deri tani keni publikuar shumë poezi në shtypin letrar shqiptar, kryesisht në gazetën “Nacional”, por edhe keni botuar vëllimin e parë me poezi si dhe një tjetër libër me përkthime ?
–Servet Bytyci: Para lexuesve jam paraqitur me dy libra qe jane të ndryshem mes vete per nga forma dhe permbajtja.
Libri im i pare me titull “Lulëbozhuri i Dugagjinit” , përmbledhje poezish, ka paraqitur kryesisht temen kombëtare dhe dashurine per Atdheun e njerezit e thjeshte, te akumuluara me gjithe ndjesite e mbresat e jetes sime. Aty jam perpjekur te jem sa me real dhe shumicën i kam shkruar nepermjet nje emocioni te forte, gjithnje duke patur kujdes me gjuhën e përdorur e cila ka peshën e saj te madhe ne nje vepër letrare.
“Lulëbozhuri i Dugagjinit” se pari shpreh besnikerine e respektin ndaj muzës poetike që eshte Atdheu yne .
Vendlindja ime eshte e shoqeruar me nje pasuri e trashegimi te madhe kulturore, historike, artistike e bukuri te rralle natyrore.
Hasi te cilit i perkas e me frymezon se bashku me Dugagjinin e krejt Kosoven.
Libri im i dyte i takon pikerisht atdheut tim te dyte tashme Mbreterise se Bashkuar, ose Anglise dhe Londres si pjese e saj prej shumë vitesh.
Librin e kam titulluar “AND THË MOON BE STILL AS BRIGHT” ose “DHE HËNA PRAPË NJELLOJ NDRIÇON” dhe eshte nje cikel perkthimesh te sjella nga gjuha Angleze ne Shqip dhe anasjelltas.
Ashtu si zogu qe perpiqet te ndertoje folene e tij pasi e para i eshte shkatërruar pas shtrëngatës ,ashtu jam perpjekur qe krahas dashurise e adhurimit per gjuhen traditën e shoqerine angleze e atë multikulturore Londineze ,në folene e re të mos e harroj kurre te vjetren ku jam rritur e formuar,individualisht e profesionalisht.
Eshte në nderin tim te sjell para jush Shekspirin e madh, Bajronin, Lordin fisnik me shpirt rebel e romantik te “pandreqshem “ mik i Shqiptareve, i popujve Europiane e Mesdhetare ,revolucionarin,luftetar te paepur deri në sacrifice. Poetet e mrekullueshëm Angleze ,Irlandeze Amerikanë Gjermanë e Persianë .
-Cfarë vecon nga këto përkthime?
-Servet Bytyci: Poezia INVICTIUS E Ëilliam Ernest Henley’t eshte poezia me e dashur per mua bashkë me poezine e zgjedhur si titull .Në perkthimin tim te pare me titull “ NJERI “ te poetit te madh Persian Saadiu, pashe sfiden e ketij hapi si fushe e re, e imja.
Ky perkthim imi, per surpizën time te kendshme, pasi u perkrah shumë shpejt nga qarqet letrare në Shqiperi e Kosovë.Edhe sot nuk mundem ti shtoj as ti heq asgje .
Po kështu nje strofe e perkthyer nga Khajami ( Një lules se vyshkur ) jep mesazhin e forte te spiritualizmit e te dashurise per jetën .
Duke patur respektin sublim ndaj perkthyesve tanë të mëdhenj ,si V.Buharaja ,S. Luarasi ,Fan Noli etj une e kam patur ndihmesen por edhe vështiresine qe të mos bie në “ kurthin “ e përsëritjes e të monotonise qe mundet te shoqëroje nje veper a poezi te përkthyer më parë )
Krahas poezise Angleze te perkthyer ne Shqip jam përballur dhe kam ndërmarre nje hap te guximshëm . Ate te perkthimit nga Shqipja ne Anglisht. Kam perkthyer ketu poezite e bukura të Kadarese, Azem Shkrelit, Frederik Rreshpes, Latif Berishes si dhe Migena Arllatit te cilën e falenderoj perzemersisht për përkrahjen e saj e bashkëpunimin letrar ne keto dy libra.
Më teper se perkthime keto jane dhe dëshiroj te jene “Ura shpirtërore “ komunikimi mes popullit Shqiptar e atij Anglez ( si dhe popujve Anglishtfolës ). E libri vete nje lule e mbjellë ne kopshtin e miqësise Shqiptaro – Angleze
– Gazeta Nacional ka hyrë ne vitin e mjëmbëdhjetë të botimit. Cili është urimi juaj me këtë rast?
-Servet Bytyci: Nacional është shndërruar jo vetëm në një një tribunë e elitave letare dhe kulturore mbarëkombëtare, por edhe në një si “Ministry Diaspore.” Këtu e kam fjalën për atë që Nacional është e vetmja medie që botohet në Tiranë dhe shpërndahet në rajon që gjysmën e 32 faqeve te saj, ja kushton në cdo numër shqiptarëve jashtë Shqiëprisë londineze dhe sidomos diapsorës shqiptare. Nacional Është një medie e dedikuar ceshtjes tonë kombëtare dhe bashkimit kombëtar. Nacional është një pikë takimi e shkrimtarve shqiptarë kudo ku jetojnë, e hapur, pa paragjykime, pa klane dhe provincializma ballkanike, pasi politika e saj editorale eshte e tillë, moderne dhe konkuruese me frymë kombëtare të trashëguar nga gazetat e fashmë të drejtuara nga rilindasit tanë. Me këtë rast dua të falenderoj themeluesin dhe drejtorin e kësaj gazette, poetin e famshëm dhe studiuesin e mirënjohur Mujë Bucpapaj që e drejton këtë gazetë me shumë veshtirësi por me përkushtim dhe idealizëm kombëtar, me profesionalizëm të lartë. Nacional është nga gazeta më të mira letare në Europë. I uroj gazetës vazhdimësi dhe suksese.
Poetë ndërkombëtarë nën përkthimin e Servet Bytycit
OMAR KHAJAM
NJË LULES SË VYSHKUR
Oh frikë e ferrit ,e shprese e parajses
Ku kandili i jetes fluturon e fiket
Një gje eshte e sigurte ,genjeshtra të tjerat
Se lulja qe dikur lulezoi :
pergjithmone do të vyshket.
LORD BYRON
VASHË E ATHINËS !
Erdhi çast i ndarjes ,lamtumirë
Me jep pra zemrën që t’dhashë ty
la gjoksin tim me shumë deshire
Mbaje pra të gjithën thellë ne gji .
Bej be në ty e kete zemër qe t’do
Jeta ime ..sas agapo .
Balluket tua porsi floriri
Valeviten lirshëm si fllad zefiri
Luajne me ujin gaz e hare
siq fryjne ererat permbi Egje .
Keto qerpike te tu ,kurth me mberthejne
E nga puthja jote (ne faqe,)
gonxhe e ngjyra lulesh kudo shperthejne .
Ne syte e tu ..
Zot me beko
Zoi mu sas agapo
E ajo buze ,zjarr. – që kërkon të shuhet
Beli ,unazë e hollë -tek keputet
Ai trupi yt lule zambak
se goja s’flet më ,u tha u mpak
Oh dashuri ,shpirti te do
Zoi mu sas agapo .
Vashe e Athines,tani pa shkoj
Mendo per mua kur te jesh vetem
Ndonese ne Stamboll vete fluturoj
shpirt e zemër në Athinë më mbeten
A mund valle të mos të dua më ? Jo
Jeta ime sas agapo…
ESHTË ORA !
Është ora kur nga degët
Bilbili ligjëron me zënë e tij
Është ora kur të dashuruarit
Ëmbëlsisht pëshpërisin në fshehtësi!
Dhe erë e lehtë që lundron
E përkëdhel një lumë përbri
sa më pëlqen ky zë I ëmbël
Sa e dua këtë vetmi!
Dhe ja tani vesë e mëngjesit
mbi çdo lule lag petalet
Dhe në qiell pranë njëri tjetrit
ylli pranë yllit falet .
Dhe përmbi valë në thellësi
Ngjyrë e kaltër kaltëroi
E mbi një gjethe krejt të zverdhur
sa bukur e verdha na verdhoi .
Në qiell të pastër errësira
Sa butë e butësisht mbretëroi
përcolli ditën pas e ndoqi
Tek iku e perëndoi .
Dhe bie muzgu si pa fjalë
akoma nuk duken yjet varg .
E shkrihet muzgu dalëngadalë
Poshtë hënës atje larg .
DHE HENA PRAPË NJELLOJ NDRIÇON !
Me erresirë të thellë në këtë natë
këtu mbaron shëtitja jonë ,
por se zemra të don prapë
E prapë kaq bukur hëna kundron !
Kur shpata pret më shumë se teh i sajë ,
Dhe kur shpirti gjoksin e gulfon ,
për pak pushon një zemer e mbushur vajë
dhe dashuria vetë në qetësi aty pushon !
Se per dashuri nata u krijua
e pas saj mëngjesi nuk vonon
Nuk do të dalim te dy bashkë në krua
nën dritën e hënës që së bashku na mbulon!
NGA WILLIAM ERNEST HENLEY
INVICTIUS
I PAMPOSHTURI
Ne naten e zeze fute qe me mbulon
nga poli ne pol ne kater cepet
falenderoj zotin cfaredo te me sjelle
per shpirtin tim qe kurre nuk epet.
Ne kurthin e nje loje te ngaterruar
dhimbjen e duroj ,dhe s’jepem aspak,
nen peshe te cekanit-fat qe godet nuk perkulem
dhe kur trup e shpirt me kullojne gjak.
Pas ketij vendi plot lote e dhimje
me rrethon vec hija e erresires pa drite,
porse rreziku dhe e keqja qe me sillet
Nuk duhet dhe s’mundet aspak te me frike.
S’me prish pune dera nga do te dal
Ose sa I ashper do jete denimi im
se fatin tim kam zgjedhur vete
se jam kapiteni I SHPIRTIT TIM.