Gjuhtëtari shqiptar me famë europiane Albert V. Nikolla, komenton studimin e Revistës Science, me konkluzionet mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe. Intervistoi: Dr. Mujë Buçpapaj

Gjuhtëtari shqiptar me famë europiane Albert V. Nikolla, komenton studimin e Revistës Science, me konkluzionet mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe

Albert V. Nikolla! Në numrin e fundit të revistës shkencore “Science”, revista më e rëndësishme shkencore në Botë , gjuha Shqipe ishte ndër tre gjuhët që kanë rrjedhur direkt nga Proto-Indo Europianishtja. Në fakt ju e keni thënë në të gjitha intervistat tuaja që gjuha Shqipe është vetë Proto-Indo-Europianishtja?

Intervistoi:Dr. Mujë Buçpapaj

M.B: Zoti Albert V. Nikolla! Në numrin e fundit të revistës shkencore “Science”, revista më e rëndësishme shkencore në Botë , gjuha Shqipe ishte ndër tre gjuhët që kanë rrjedhur direkt nga Proto-Indo Europianishtja. Në fakt ju e keni thënë në të gjitha intervistat tuaja që gjuha Shqipe është vetë Proto-Indo-Europianishtja?

AVN: Jo, nuk e kam thënë unë një gjë të tille! E ka thënë vetë babai i shkencës Gjermane, poligloti Gottfried Wilhelm Leibniz, që në fillim të shekullit të XVIII-të. Unë thjesht e kam përsëritur këtë fakt ne mënyrën time shkencore. Kam këtu parasysh , një shënim të këtij kolosi që gjendet tek libri , “Opera Philologica” – që daton 13 janar 1714 dhe që u zbulua e ribotuar më 1989, nga studiuesi Georg Olms, në Vjenë. “U gëzova shumë kur më ra në dorë një Fjalor i Gjuhës Shqipe. Me anë këtij libri, ne mund të shohim se si ka qenë gjuha e Ilirëve të lashtë! (…) */Attiyne/ (ati ynë) korrespondon me gjuhën Skythe dhe është e njëjtë në shqip, Por ka edhe pak fjalë të gjuhëve gjermanike si */seet/ (dhet) për tokë, */enandeyenée/ ( a na nder jene e na nder jem, kuptimi semantik: na falni) dhe /ndetekech / (nder të kesh) gjithashtu”. Siç shihet në shënimet e tij, ai e lidhte shqipen edhe me keltishten e vjetër: Sipas tij fjala */hund/ lidhej me fjalën e gjuhëve gjermanike dhe gjendet edhe ne Keltishten e vjetër. Kjo fjalë e shqipes ka dhënë fjalën /hundt/ (qen) në gjermanishte pasi qeni si kafshë dallohet nga përdorimi i hundës, në ndjekjen e gjahut. Gjithashtu edhe fjalën */krahë/ e shqipes ka lidhje me fjalën */craben/(gaforre)– të keltishten, pasi gaforrja ka krahë”. Megjithëse semantika në kohën e Leipniz, nuk njihej si metodologji kërkimi gjuhësore, Leipniz me inteligjencën e tij e aplikoi “konceptin e prejardhjes së fjalëve nga derivacioni”.

-M.B: Zoti Nikolla, këto lloj studimesh nuk janë publikuar në shqip, dhe aq më pak të jenë studiuar ne Fakultetin e Filologjisë?

-AVN: Fatkeqësisht jo. Shkolla shqiptare ka përgatitur gjuhëtarë të rangut të dobët, dhe deri ne vitin 2010 edhe unë isha i tille. Studimet në institutin Rogier Guilbert ne Bruksel me hapën sytë. Nevoitet të dihet nga shqiptarët se studimet mbi “Rolin mesianik të gjuhës shqipe”, nuk fillojnë me Petro Zhejin, por me Akademikun e madh francez , Louis Benllœw, (filolog francez; i lindur në Erfurt më 15 nëntor 1818; Vdiq në Dijon, shkurt 1900) një ndër gjuhëtarët më të mëdhenj të shekullit të kaluar, i cili ishte i mendimit se Shqipja ishte një gjuhë shumë e vjetër sesa ajo që konsiderohej Indo-Evropianishte, dhe i atribuonte Shqipes statusin e një gjuhë Paragreke. Petro Zheji si një njohës i shkëlqyer i frëngjishtes, e zhvilloi më tej veprën e mrekullueshme të Benllœw, duke i shtuar “teorinë e Algoritmeve në gjuhë” me shembuj konkrete nga Shqipja.

M.B: Nga vinin bindjet e Benllœw rreth shqipes?

AVN: Nga Volteri që ishte një adhurus i madh i shqiptarëve, e sidomos nga vepra e Leibniz. Duhet ta dini se Gottfried Wilhelm Leibniz është themeluesi i Albanologjisë, dhe në Akademinë shqiptare mungon busti i tij. Ai qe i dashuruar me gjuhën Shqipe, që në momentin e parë që ra në kontakt me të. Si kryetar i Akademisë Prusiane të Shkencave, filozofi gjerman Gottfried Wilhelm Leibniz, ishte kështu i pari që zbuloi lidhje direkte të gjuhës Shqipe me gjuhën fillestare Skythe, por edhe Kelte e Gale dhe duke i akorduar Shqipes kështu rol themelues në gjuhët Evropiane. Eruditi i pashembullt në historinë botërore, Leibniz mendonte se Shqipja ishte jo vetëm burimi i gjuhëve indo-evropiane por edhe më gjerë. Veprën e tij do ta pasonte një ndër figurat më të mëdha të shekullit të XIX në francë , Akademiku Louis Benllœw, i cili pas trajtimit që i bëri Shqipes në veprën “La Grèce Avant les Grecs” (Greqia para Grekërve)- 1877 duke e renditur me një vjetërsi me gjuhën Hebraike, Lidiane dhe Frigo-Joniane, i dha Shqipes indirekt rolin e një gjuhe fillestare. Por tezën e tij e zhvilloi më tej sidomos në veprën e tij të posaçme kushtuar gjuhës Shqipe: “Analyse de la Langue Albanaise” -1879; (Analiza mbi Gjuhën Shqipe) ku i përmbahet vijës së tij, se gjuha Shqipe e kalon të qenurit si gjuhe Proto Indo-Evropiane, dhe duhet studiohet me matrica. Ky akademik nuk është i vetmi që mbështet këtë tezë. Sipas pjesës dërmuese të gjuhëtarëve më mëdhej të Evropës dhe Botës, Shqipja është një gjuhë Unitare (speciale), që përfaqëson degën më të vjetër të gjuhës Indo-Evropiane e rrjedhur nga gjuha fillestare Paleo-Proto-Indo-Evropiane – PPIE . [ ] Nga konkluzionet e Leipniz pati një ndikim shumë të madh Franz Bopp i cili i kushtoi një vepër të veçantë gjuhës Shqipe.

-M.B : Mund të na thoni se cili nga gjuhëtarët e sotëm e mbështet këtë tezë, që e merr Shqipen si referencë vjetërsie?
-AVN: Baskologu Mishel Morvan, për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës Baske, e nxjerr atë si një degëzim prehistorik të Shqipes. Sipas tij mes shqipes dhe Baskishtes ka përkime të jashtëzakonshme, si *[ara] (shqip), *[arura] ne Greqishten e vjetër, [aran] (lugine me ara) në gjuhën baske dhe [aranake] (lugine) në gjuhën sarde. Gjuha paleo-sarde Arvëreshu paraqet edhe forma substrate para-romane: */zerru/ (derr) , e njëjtë me Baskishte /zerri/ .” Kjo fjalë dhe kjo lidhet me shqipen substratike */derr/ ?). Termin */aran/ (luginë) e gjejmë gjithashtu në juglindje të Francës: */Val d’Aran/ (Bouches-du-Rhône, si dhe Var veriperëndim të Katalonjës (tautologji nga demotivimi i termit më të vjetër). Në mënyrë të ngjashme, elementi toponimik para-okitan */kuk, suk, tuk/ (lartësi) (juk në vendin bask,- */tschugg/ në alpet zvicerane) gjendet në shqipen substratike me */jūk (gegnisht-> kodërzë e vogël por edhe */sūk / (të folmet e Matit, Tropojës dhe Dibrës dhe */çukë/ (toskërisht). Interesant është të shihet se këto fjalë hasen edhe në hungarisht */csúcs /(kodër) në hungarisht, */kukk/(kokë) dhe në dravidisht : */kuight-kii/ (koka)  malajzian */chuck/. Duke qenë se paleo-sardishtja është një version i Shqipes së vjetër, kemi të bëjmë me një të dhënë shkencore me vlerë të jashtëzakonshme.

-M.B: Pse mendoni se janë të rëndësishme studimet e Michel Morvan për gjuhën shqipe?

-AVN: Sepse Baskologu Michel Morvan ashtu si dhe Babinjoti i Gjuhës Greke, e kanë Shqipen si referencë shkencore të dorës së parë për etimologjinë komparative dhe zbulimet e vërteta shkencore, dhe nuk janë ndikuar aspak nga dokrrat e shkollës pansllaviste. Studimet e thella komparative të specialistit të gjuhës Baske Mishel Morvan, dhe fjalët e përbashkëta të Shqipes me gjuhën Baske, por edhe studime të mëparshme që lidhen me gjuhën Hebraike të Giuseppe Crispi-t, mbi lidhjen e Shqipes me Hebraishten, – e nxjerrin Shqipen Paleo -Proto-Indo-Evropiane- PPIE . Gjuhëtari i madh Europian shprehet qartë: “Nuk është e rastit që Shqipja ofron krahasimin e termave më interesante, që përforcon faktin e ekzistencës së një shtrese leksiku Paleo-Proto-Indo-Evropian. Mund të thuhet me siguri se i gjithë Ballkani futet kështu i konfiguruar në të njëjtën zonë gjuhësore substratike. Gjejmë në Shqip nocione para -kelte si /mal/, */kok/, si dhe instrumentin muzikor të quajtur */gaide/ që është i njëjtë edhe në baskishte */Gaite/. Këto shembuj turbullues tregon se problemi bask i kalon relacionet e mundshme me Kaukazin dhe duhet zgjidhur ne kuadrin e kërkimeve nostratike” . [ ] Fjala /gaite/ do të thotë */dhi/ në gjuhën Kelte, por në dialektet e shqipes gjejmë format */gaï/ dhe */dhaï/ ne Mirditë, Mat e Dibër, që emërton dhinë si lloj kafshe, e që ka shërbyer si nocion për emërtimin e kësaj vegle primitive që na vjen nga epoka e gurit. Duke qenë se shqipja ka lidhje me gjuhët e vjetra dhe i motivon etimiologjikisht gjithë leksikun e tyre, është mjaft e rëndësishme të thuhet se Michel Morvan, nëpërmjet studimeve të tij komparative vërteton faktin se Gjuha Shqipe dhe Paleo-Sarde (një version i ilirishtes, ose popujve të detit) janë mjaft e afërta me Baskishten siç tregohet nga vepra e E. Blasco Ferrer mbi toponiminë e Sardenjës, veçanërisht në rajonin e largët të Barbagjia-s dhe Nuoro-s, të cilat gjatë milenerëve i rezistuan procesit të asimilimit nga kultura latine.

-M.B: E ku qëndron lidhja mes Benlouw dhe Morvan, në studimet e tyre, dhe pse kjo dyshe franceze ka dhënë konkluzione esenciale per gjuhën shqipe?
-AVN: Benlouw në veprën e tij “Analyse de la Langue Albanaise”, nisur nga elementë të brendshëm strukturale shprehet qartë se “format dhe lakimet njëjësit dhe shumësit në brendësi të vetë Shqipes, por dhe idiomat puro të saj , gjenden të si të stacionuara në gjuhët bullgare, rumune, ne disa dialekte të gjuhës italiane dhe në greqishten e re, gjë që tregon se gjuha shqipe duhet të jetë folur në prehistori në të gjitha këto vende duke lënë shenjat e saj mbi pajsazhin e gjuhëve të reja”. Pra gjuha shqipe jo vetëm që nuk ka huazuar, por ka krijuar strukturat gramatikore të këtyre gjuhëve të reja. Këtë e vërteton edhe fakti se Bopp, punën e tij të parë shkencore e krye me Përemrin Vetor të Gjuhës Shqipe, ndërsa Morvan i jep dimesion Origjinar (nostratik) shqipes, në interes të gjuhës Baske.

M.B: Po ju si mendoni rreth këtyre tezave tanimë të provuara shkencërisht me botimin e revistës më të rëndësishme shkencore të botës “Sciance”?
AVN: Faktin që Gjuha Shqipe ishte një vazhdim direkt i versionit Ilirishte të Indo-evropianishtes, u hodh si tezë shkencore pas vitit 1709 nga Leibniz, dhe fill pas kësaj Shqipja u konsiderua si: “Gjuha e Ilirëve të lashtë” në mënyrë të pakundërshtueshme nga gjithë gjuhëtarët e kontinentit. Gjithçka u bazua mbi origjinën e emrit “Alban” dhe “Alba-Noï ” që studiuesit gabimisht mendonin se vjen nga Greqishtja e vjetër /alpha/, (άλφα) të cituar për herë të parë nga Ptolemeu në shekullin e II, para Krishtit. Por duke qenë se versioni hebraik i */alef/( גהאל)është më i vjetër sesa ai grek, dhe meqenëse qyteti quhej */Alba-Noï/ (Ylli i Noes- qyteti i themeluar nga profeti Noe) del që të jetë një qytet i kohërave fenikase (paragreke) dhe e lidh këtë qytet Ilir me civilizimin Sumero-Hebraik. Sa i takon emrit */Alba-Noe/ nëse mbështetemi në studimet metalinguistike (diakronike dhe strukturale) dhe mbi matricat gjuhësore që fsheh brenda vetes toponimia e emërtimit, ai saktësisht pasqyron origjinën fillestare të fjalës */al-pha/, bazuar në alternimi tingëllor të njohur në shqipe *[p/b] dhe anasjelltas *[b/p] , kemi të bëjmë me kuptimin semantik të shqipes Gege */al-ba/-*/al-pa/ */yll i plotë/  */yll që shihet/ apo */yll i shndritshëm/, e cila duhet pranuar se ka dhënë */álfa/( άλφα) edhe në greqishten e vjetër. Kjo do të thotë se qyteti është paragrek dhe mendohet të jetë ndërtuar përgjatë epokës së civilizimit */Iliro-Etruks/ , rreth 1600-1100 vite para krishtit. E gjithë toponimia para-greke e zonës përreth, si */t’ Uran/ (gjyshi i Zeusit- i ardhur nga qielli ) e cila me parashtesën */t/, ka dhënë */Turam/ perëndinë etruske, nga ku vjen etimologjia e emrit */Tiranë/, por edhe emri */Kron- Krua Kruj/, që sipas të gjitha gjasave ka qenë tempulli i adhurimit të banorëve të */Alba-Noi/, ose vendi ku mbretëroi mbreti mitologjik, babai i Zeusit */Kron/, gjë që vë në pah në mënyrë të pakundërshtueshme faktin se kemi të bëjmë me një civilizim para-grek, që ka lidhje me popujt Nostratikë.

-M.B: Një problem i madh ka qenë mungesa e shkrimeve në gjuhën shqipe. Ju si mendoni?
-AVN: Ne kemi shkrimet Mesape dhe Japige ne Itali , dhe mendoj se ka dhe në Shqiperi, por duhet të klasifikohen, të cilat janë pranuar si shkrime Ilire. Shkrimet e gjetura ne sitet arkeologjike shqiptare, janë konsideruara si greke, ndërkohë që arkeologë amerikanë e evropianë kanë qeshur me këto konstatime, amatoreske të Akademirucëve tanë . “Fimia Hyjnëron”, në Apolloni konsiderohet si “Mbishkrim grek”… Apo “Dilli a ata” (Dielli është ati) gjetur në Rodos konsiderohet si shkrim grek. Ndërkohë qytetet e Ilirisë janë ndërtuar nga mjeshtra grek, po kanë qenë punëtorë si Apoloni,( rreth 200 punëtorë) dhe Durrës (rreth 500 punëtorë) si marokenët që kanë marrë pjesë në ndërtimin e Parisit. Thjeshtë Kolonë, ndërtues kolonash të paguar nga Te pasurit Ilirë. Te gjitha sitet e mëdha arkeologjike Greke, Athina, Sparta, dhe Dodona janë të rrethuara me fshatra Arvanite Shqiptare, dhe na qenkërkan greke, madje edhe sitet e Apolonisë, Durrësit dhe Butrintit, ku kanë jetuar Ilirët e lashtë. Këto përralla i ha populli i pashkolluar dhe kalamajtë e klasës së parë, por jo njerëzit e ditur. Ka rreth dy shekuj që po na fyejnë inteligjencën tonë si shqiptarë, më falsifikime historike.

M.B: E megjithatë, Shqipja po ngjit shkallët derisa të shpallet si gjuha fillestare? Ju duket një utopi?
AVN: Të gjithë shkencëtarët e mëdhenj të gjuhësisë botërore, e kanë pranuar dhe kanë kontribuar hapur në favor të origjinës Iliro-Thrake të shqiptarëve përfshirë Johann Thunmann (1774), Ritter Von Xilander (1835), Franz Bopp (1850), Jakob Fallmerayer (1857), J. Von Hahn (1870), Paul Kretschner (1896), Norbert Jokl (XXe siècle), Maximilian Lambertz (XXe siècle) etj., për të vazhduar me anglezin William Leak et Stewart Mann, danezin Holger Pedersen, italianin Angelo Masci, Autriakun G. Mayer, H. Olberg et R. Solta, dhe franzezi A. Ducellier , pa harruar kroatët e mirënjohur Milan Sufflay, Radoslav Katicic e po keshtu Alexandre Stipcevic. Kohët e fundit, janë gjuhëtarët Brian D. Josef, nga SHBA-ja dhe James Clackson nga Anglia, të cilët në studimet e tyre, kanë avancuar tezën shkollareske duke e nxjerrë shqipen një gjuhë shumë më të vjetër sesa qarqet politike të shekullit të XX-të. Por ka pasur edhe gjuhëtarë pa ndonjë peshë të madhe, siç është rasti i R. B. Gueiouchev, të cilët kanë pretenduar se Shqiptarët janë me origjinë Kaukaziane, dhe në veçanti nga Albania e Kaukaziut. Por Leipniz nuk ka lënë asnjë dilemë , rreth Ilirëve dhe lidhjes së tyre me Epirotët . Ai thotë hapur dhe qartë: :“Ilirët e lashtë ishin me origjinë kelte. Ata përdorën një gjuhë të lidhur ngushtë me gjermanishten dhe galishten. Është evidente se relike të kësaj ruhen në gjuhën moderne, veçanërisht në atë epirotëve, nga të cilat kam parë ekzemplarë të botuar”[ ]. Nëse për përkrahësit e prejardhjes Iliro-Thrake ka dokumente të mjaftueshme në gur, si ato Dako-muze, Mesape, Japige etj., por dhe të thëna nga historianët e antikitetit, përfshirë këtu edhe depistimet gjenetike të popullatës, për tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga Kaukazi nuk ka studime komparative të dy gjuhëve, nuk ka të dhëna historike shënuar nga historianët dhe nuk ka depistimet gjenetike. Kështuqë kjo tezë qëndron në nivelin e një fantazie të disa gjuhëtarëve pa ndonjë peshë të madhe. Megjithatë, ekziston mundësia qe fiset Thrako-Ilire të jenë shpërngulur në drejtim të këtyre zonave, gjatë fushatës pushtuese të Aleksandërit të madh, siç është edhe rasti i Hundëzakëve në Malet e Pakistanit dhe */Vanët/ në veri të Indisë.

M.B: A ka ndonjë shenim në ndonjë enciklopedi të rëndësishme rreth shqiptarëve, e sidomos lidhjes së ilirëve me etruskët?
AVN: Po ju jap një citim të Enciklopedisë Britanike të fillim-shekullit të XX., ku thuhet qartë se: “Shqiptarët janë me sa duket raca më e lashtë në Evropën Juglindore. Historia dhe legjenda nuk japin asnjë shënim të mbërritjes së tyre në gadishullin ballkanik. Ata janë ndoshta pasardhës të emigrantëve më të hershëm arianë, të cilët në kohët parahistorike përfaqësoheshin nga ilirët, Maqedonasit dhe Epirotët; Maqedonasit dhe epirotët besohet nga Hahn se kanë formuar bërthamën e popullsisë Tirreno-Pellazge, para-Helene, e cila banonte në pjesën jugore të gadishullit dhe i shtrinte kufijtë e saj deri në Traki dhe Itali. Ilirët ishin gjithashtu “pellazgë”, por në një kuptim më të gjerë. Nga këto raca farefisnore, të cilat shkrimtarët grekë i përshkruajnë si barbarë ose jo-helene, ilirët dhe epirotët, ishin përkatësisht paraardhësit e gegëve, ose veriorëve, dhe toskët, ose jugorët të epirotëve. Via Egnatia, të cilën #Straboni (VII. fragmenti 3) e përshkruan si kufirin midis ilirëve dhe epirotëve, praktikisht korrespondon me rrjedhën e Shkumbinit, që tani ndan gegët dhe toskët. I njëjti gjeograf (v. 2. 221) shprehet se epirotët quheshin edhe pellazgë; # Zeusi pellazg adhurohej në Dodonë (Homeri, II. XVI. 234), dhe lagja e shenjtërores quhej Pellazgji (Herodoti II. 56). Kuptimi i termit “pellazgjik” është megjithatë shumë i errët për të dhënë një bazë për spekulime etnografike; në kohën e Herodotit mund të ketë ardhur tashmë për të treguar një periudhë dhe jo një racë. Emri Tosk është ndoshta identik me Tuscus, Etruscus , ndërsa forma Tyrrhenus ndoshta lidhet me fjalën Tiranë”[ ] , – Përcakton «Encyclopaedia Britannica”, Eleventh Edition (1910).

M.B: Ku gabojnë rryma shkollareske e indoevropianistët e rinj, kur thonë se shqipja është një gjuhë që ka huazuar rreth 93 për qind të fjalorit të saj?
AVN: Gjuhëtaret e mëdhenj të shekullit të XIX, për të ndërtuar Indoevropianishten e tyre, u bazuan mbi disa gjuhë të vjetra si Shqipja primitive, sanskritishtja, Galishtja, Keltishtja etj. Gjeneratat e reja te gjuhëtareve , me fjalët që Shqipja e vjetër i ka dhënë proto-indo-evropianishtes, mundohen te nxjerrin origjine e fjalëve të shqipes bazuar në shqipen standarte të vitit 1972 . Ky stil kërkimi etimologjik, përveçse është jo-shkencor, është mbi të gjitha qesharak dhe diskriminues. Një gjuhë Nostratike, që ka fjalë të panumërta me Hebraishten Kaldaike dhe Baskishten dhe gjuhën paleo-Sarde, nuk mund të jetë një gjuhë e derivuar! Jean Jacque Hublain, në një bisedë telefonike në fillim të vitit 2022, kur i parashtrova këtë lloj kërkimi paradoksal dhe indiotesk më tha tekstualisht se “As lopëve të çmendura angleze nuk u falet një gabim i tillë, – jo më gjuhëtarëve që u japin mësim studentëve, gjeneratës së ardhme të gjuhëtarëve”.

M.B: Nga ana tjetër shtrohet pyetja pse ky kërkim etimologjik dhe struktural mbi gjuhën Shqipe është i nevojshëm?
AVN: Arsyeja e parë: Nuk mund të ketë një panoramë të kompletuar të gjuhësisë Evropiane , pa një etimologji të plotë e të saktë të gjuhës Shqipe, e mbi të gjitha të versionet e saja Gege, Toske e Arvanite, të cilat janë versione të vjetra fillestare të Paleo-Proto-Indo-Evropianishtes. Nëse e anashkalojmë këtë element, kërkimeve gjuhësore do t’i mungonte pikënisja gjuhësore e studimeve mbi gjuhën. Arsya e dytë: Pjesa dërmuese e kërkuesve që janë marrë me gjuhën shqipe, nuk ishin shqiptarë, por me nacionalitete te tjera , që do të thotë se shqipja nuk ishte gjuha e parë dhe më e rëndësishmja në komunikimin mes tyre . Kjo le të nënkuptohet se me gjithë dashurinë dhe punën shkencore që ata bënin në interes të shqipes, nuk kanë mundur ta kuptojnë në masën e duhur karakterin fillestar, muzikal dhe fjalëformues të kësaj gjuhe, e mbi të gjitha nuk i njihnin të gjitha dialektet e kësaj gjuhe, veçanërisht versioneve Geg, Tosk e Arvanitika.

M.B: Po pse veç të huajt janë marrë me shqipen? Tezat e gjuhëtarëve zyrtarë shqiptarë janë rrënuar dhe pothuajse asnjëherë nuk merren seriozisht nga institucionet shkencore Evropiane dhe Amerikane?
AVN: Për arsye se gjuha Shqipe ishte një gjuhë e ndaluar të shkruhej e të flitej me “ferman” në Perandorinë Otomane , në mungesë të një shkolle shqiptare mbi gjuhësinë, do të ishte shkolla Gjermane , me dy personalitet më të mëdha të saj Gottfried Wilhelm Leibniz, Franz Bopp, që do të themelonin Albanologjinë mbi baza shkencore, jopolitike dhe jonacionaliste. Duke e parë rëndësinë që paraqiste Shqipja në rrafshin indo-evropian, studiues të tjerë do të ndiqnin traditën e re të Holger Pedersen, Max Vasmer, Trunman etj, që do të merreshin me origjinën e gjuhës shqipe dhe pozicionimin e saj në pemën gjenealogjike. Më pas do të pasonin studiues të shumtë me origjinë Hebraike, ku spikatën Norbert Jokl dhe Erich Hamp, ku i fundit si nihilist. Sa i takon shkollës lindore deri më tani ka renë së sy sidomos rusi Vladimir Orel, i cili do të merrej me etimologjinë e shqipes, por nisur nga pozitat e shkollës Gramatiste Lindore , që konsiderohet e paplotë , gati krejtësisht e pasaktë dhe e manipuluar për interesa pansllaviste, tendencioze dhe tashmë e tejkaluar. As vepra e Leibniz, as vepra e Bopp , as e Benllœw, nuk studiohet në Shqipëri. Ka një censurë të plotë në Universitet Shqiptare rreth kësaj vepre madhore që bazohet mbi shkencën e vërtetë gjuhësore, e cila vazhdon edhe sot, për arsye që sipas gjasave janë politike dhe agjenturore.Deri këtu ka arritur mjerimi i Akademisë se Shkencave, kjo është një situatë tragji-komedike për të qeshur dhe qarë edhe vetë Gomari i Babatasit.

M.B: Mendoni se të gjithë studiuesit sllave kanë qenë të gabuar dhe të politizuar?
AVN: Jo, s’mund ta them këtë. Pati dhe gjuhëtarë me origjinë sllave që nuk u ndikuan nga kjo shkollë nacionaliste, ku mes tyre haset, gjuhëtari më i mirë i huaj në studimet etimologjike të shqipes prehistorike Georgi Georgiev, i cili zbuloi lidhjet e forta te shqipes se sotme me shkrimet Dake, (Meosia Danubiane) dhe kulturën karpatiane Vinça, gjë që provohet edhe me shkrimin e parë simbolik në botë “p’dor” dhe figurën e Xhubletës në piktogramat e Vinçës , duke vërtetuar se gjuha Ilire dhe ajo Thrake ishin gjuhë motra. Pavarësisht nga gabimi që bëri duke thënë se shqipes i mungonin termat Detare. Shqipja ka më shumë se çdo gjuhë tjetër terma detare, duke filluar me Fjalën */Det/ të përbashkët me gjuhën Skythe, që është e një fjalëformimi me formën */deltë/, (Sipas Leibniz)

M.B: Nga gjuhëtarët shqiptare, kush ka qenë në vijën e Leibniz e Bopp ?
AVN: Korifeu i shqiptarizmës, Pashko Vasa. Nuk ka patur as do ketë më një burrë të ditur si ai mes shqiptarëve. Eshtë një ndër themeluesit e Gramatikës së Shqipes. Në parathënien e librit të tij “Grammaire Albanaise: A L’Usage De Ce:ux Qui Desirent Apprendre Cette Langue Sans L’Aide D’Un Maitre (1887)[ ], ribotuar nga Kesinger’ Legacy Reprint 2010 USA, bazuar edhe mbi veprën e Leipniz dhe Bopp , shprehet me kompetencë shkencore se: “Populli shqiptar, pa dyshim është më i vjetri nga të gjithë popujt që banonin Evropën. Askush nuk mund ta kundërshtojmë këtë vjetërsi në krahasim me gjuhët e tjera simotra sepse shkenca e gjuhësisë e ka përcaktuar tashmë se ajo rrjedh drejtpërdrejt nga pellazgët. — ku popull primitiv origjina e të cilit humbet në mjegullën e historisë”. [ ] Konkluzioni i tij, ishte një konkluzion shkencor tërhequr nga vepra e Herodotit, Aristotelit, Platoni dhe Strabonit.

M.B: Ku ka konsistuar puna juaj studimore, në drejtim të shqipes?
AVN: Në gjuhën shqipe ka elementë leksikale dhe karakteristika të ngjashme me gjuhët që gjeografikisht janë afër, me të cilat formon një bashkim gjuhësor ballkanik. Por numrin më të madh të elementëve të saj prejhistorike i ka me gjuhët e largëta gjeografikisht si ajo proto-Sarde, Katalane, Galiciane e Bretone, të cilat janë simotrat e saj proto-indo-evropiane. Por çuditërisht shohim elementë të shumtë të përbashkët të gjuhës Shqipe me gjuhë të nivelit Nostratik , konkretisht me gjuhën Baske , ku gjenden fjalë të tilla si */Kôk/ (kokë) Suk (shqiptohet Suuk) (kodërz e vogël) , derr (txerri -bask) e mijëra elementë të tjerë. Këto elementë leksikalë i ka vënë në dukje specialisti i Gjuhës Baske Michel Morvan. Por surpriza me e madhe është se gjuha shqipe, nga ana etimologjike sqaron se është gjuha shqipe versioni i saj Geg që shpjegon nga ana etimologjike me anë të etimonëve të gjitha fjalët e mësipërme. Sepse fjala */koka/, rrjedh nga fraza primitive */ka ôkë/ (ka mend) sepse fjala */okë/ në shqipe gege do të thotë */mend/, dhe shenjon semantikisht */kokën si objekt/ por ka qenë njëkohësisht edhe njësi matëse primitive */një okë/, */ dy okë/. Ky sistem ka dhënë edhe fjalën shqipe */shokë/ , formim etimonial me bashkim nga togfjalëshi */ shu(m) okë/ = */shokë/. Fjala */kokë/ ka një përdorim të madh në shqip, dhe përdoret edhe për numërimin e kafshëve, si /pes kokë/ , /dhjetë kokë/ etj. E njëjta logjike etimologjike mund të zbatohet edhe për fjalën */sūk/ e baskishtes qe shpengohet me shqipen */s’a uï/ plus prapashtesën */k/, qe jep */sauïk/= */sūk/.(tokë mbi ujë- tokë e thatë- kodrinzë/, e cilën e gjemë si toponimi afër Tiranën e sotme */Sauk/ . Gjuha shqipe është një gjuhë aksiale, me një mekanizëm kentum në dialektin Geg, ndërkohë që në dialektin Tosk kalojmë drejt sistemin “satem” me elemente Thrako-Lidiane (Ballkani i jugut dhe Azia e Vogël). E njëjta fjalë është e shqiptuar */Sūk/, me */u/ të gjatë dhe pa Zanore fundore sipas modelit Kentum në shqipen Gege, dhe */sūkë/ me u të gjatë dhe zanore fundore sipas modelit satem në toskërisht. Interesant është të shijet përshkallëzimi */jūk/ (shungë në kokën e njeriut), */mollūk/ (xhungë sa një kokërr molle) */çūk /(kodërz e vockël me bar) , */sūk /(kodër mesatare), */shuk/ ( e bërë si çukë), dhe */çufkë/ (kodërzë flokësh), që në Baskishte nuk gjenden me këtë diversitet. Për të përcaktuar lidhjet etimologjike që Shqipja ka me gjuhët e tjera Proto-Indo-Evropiane është e domosdoshme për të ndërtuar matematikisht sipas teorisë gjuhësore të matricave gjuhësore historinë metagjuhësore të fjalëve të shqipes që nga fillesa primitive (fonologjia universale e pandryshueshme qe vjen nga gjenetika njerëzore) deri në probabilitetet matematikore të kombinimit të fonemave në sfondin fonemik të kombinimit të matricave, sipas rregullave gramatikore që lejojnë ligjet gjuhësore.

M.B: Thuhet se një ndër problemet që ka Shqipja është fjalori i përbashkët me gjuhën arumune? Cili është mendimi juaj?
AVN: Duhet të kemi parasysh se Romakët krijuan koloni tregtare gjatë rrugëve që i rindërtuan, dhe popullata ilire që u vendos aty, për arsye tregtare filloi të mësonte Latinishten Zyrtare. Pra kemi të bëjmë me vëllezërit tanë dygjuhësh. Janë një numër i madh kërkuesish si Walter Porzig, Eric Hamp, apo Bernard Sergent, që vënë në dukje ekzistencën një leksiku të konsiderueshëm në gjuhën shqipe me “prejardhje” Arumune dhe Vllahe , apo dhe leksiku i përbashkët me Rumanishten, që na bën të mendojmë për një origjinë pjesërisht Karpatiane të gjuhës Shqipe, e cila ka evoluar paksa më në lindje sesa sot, konkretisht në republikën aktuale të Maqedonisë së veriut, kjo mbështetur në Kulturën megalitike të qyteti të Shkupit dhe zonave përreth, dhe në Serbinë Meridionale (kultura megalitike e Nishin, ku përfshihet edhe kultura Vinça, Tartaria e Dylon. Por kjo hipotezë nuk ka dhe shumë bazament, sepse fiset Doko-Myzo-Gète (Popullata e vjetër e Rumanisë aktuale) ishin gjithashtu tribu të ardhura nga grupi i gjuhëve Proto-Ilire B (ose pikënisja e gjuhëve të grupit Thrak), pra ishin pjesë integrale e grupit të gjuhëve ilirike në gadishullin Ilirik, dhe ana tjetër, të dhënat mbi fiset Ilirike datojnë duke filluar me Shkrimet e Shtyllës Abydos të Faraonit Ramses II, e cili i përmend fiset D’ardane, S’ardane, Ardiane, Achene (asheane), Sikule, dhe Ligure, të cilët morën në betejën e Kadeshit, të etiketuar se bashku si “Popujt e detit” përkrah Hittitëve vëllezërve të tyre në Azinë e vogël. Shkrimi në stelën e Abydosit, ka një rëndësi të madhe jetike për vjetërsinë e popullit shqiptar, dhe njëkohësisht vërteton se etnia Shqiptare është shumë më e vjetër sesa etnia Greke, sido që termin e parë mbi ekzistencën e etnisë shqiptare në formën e saj të parë si */Gig/ (geg) , na e jep Eposi i Gilgameshit në vargun e dytë të saj kur heroi i veprës i drejtohet Zotit të tij me frazën e famshme : “En dim gig-ki” (e un di geg). [ ]

M.B: Ju për të kryer etimologjinë tuaj mbështeteni tek Gegnishtja, ndërkohë që origjina e të parëve tuaj rrjedh nga Ohri, pra keni një gjenezë Toske?
AVN: Po, si origjinë të lagët jemi Ohërjanë nga familja Gropa, dhe e kam për nder. Kam zgjedhur Shqipen Gege, nisur thjesht nga fakti që kjo formë e Shqipes nuk ka pësuar rrotacion. Sa i takon raporteve te brendshme te Shqipes, raportet mes Dialektit Geg dhe atij Tosk, nuk mund të thuhet se njëri dialekt është me i vjetër se tjetri, pasi burimi fillestar është i njëjtë. Duke e bazuar në raportet qe na jep Gjeologjia, Paleontologjia dhe Arkeologjia, duhet pranuar se vendi ku kanë jetuar 3 deri në 5 mijë njerëzit e parë Gig (geg) që kanë folur gjuhën arkaike shqipe, janë zonat përreth malit të Tomorit, ku ka dhe artefakte të shumta me gurës stralli 45-48 mijë vjeçare të punuara si maja shigjetash dhe mbetje njerëzore, dhe për shqiptarët e Greqisë këto mbetje gjenden në Peloponez. Me ngrohjen e klimës dhe shkrirjen e akullit para 12 mijë vitesh në fund të paleolitikut të vonë, popullsia Gige (Gege) u shpërnda në të gjithë gadishullin e Ilirik, dhe kulminoi me prodhimin e parë të një kulture botërore siç ishte Kultura Karpatiane Vinça, nga ku kemi edhe shkrimin e parë. Krahu tjerë i shtegtimit të këtij populli primitiv ishte drejt Sumerisë (kutura sumere) dhe drejt Kinës, Kultura Tokariane( rruga tregtare prehistorike e mëndafshit). Eshtë interesante të thuhet se artefaktet, ose shkrimet e ndryshme në gjuhët Vinça, Sumere, Tokariane e Kopre që zbërthehen me Shqipen primitive gege dhe korrespondojnë saktësisht me kufijtë aktuale të gjuhëve indo-evropiane.

M.B: A ka forma të tjera shkencore që vërtetojnë këto teza të cilat duhet thënë se janë shumë të avancuara?
-AVN: Arkeologjia gjithnjë e më shumë po konfirmon tezën se vendbanimet e vjetra në Shqipëri janë origjina e zhvillimit teknologjik dhe bujqësor për gjithë territorin evropian dhe ka të njëjtën moshë me ato të Azisë së vogël dhe zonë Arabike. Rezultatet e kërkimeve mes arkeologëve shqiptarë dhe atyre të Universitetit të Bernës, Zvicër kanë konfirmuar se vendbanimi i palafit në Lin në Pogradecit, është më i vjetri në Europë. Kjo përkon me periudhën para-vinça, dhe tregon se përparimi teknologjik i njeriut të sedentarizuar prehistorik është realizuar në sajë të një ligjërimi gjuhësor më të zhvilluar me praktik dhe më fleksibël. Arkeologu zviceran Albert Hafner, duke vënë në dukje matjet e kryera rreth vjetërsisë së vendbanimit, ka vënë në dukje se bëhet fjalë për vendbanime prehistorike të krijuar mbi 8 mijë vjet më parë, e që mund të konsiderohet pa frikë si më i vjetri në kontinentin Evropian, pasi vendbanimet në Itali dhe në Zvicër, janë rreth 2 mijë vjet më të reja. Ndërkohë shtëpitë prej guri rezultojnë të jenë ndërtuar rreth 5800, vite para krishtit. Arkeologu Hafner ka konfirmuar: “Kemi që në vitin 2021 që gërmojmë dhe ndjekim gjurmët që na çojnë deri në 5800 vite para Krishtit. Po gërmojmë për drunjtë e ujit më të vjetër në Europë. Në Zvicër kemi gjetur 6000 vite të vjetër ndërsa këtu kemi gjetur deri në 8000 vite të vjetër. Banorët këtu kanë qenë fermerë. Nga gjetjet, mund të themi që është palafiti më i vjetër në Europë” – [ ] Pra nuk jam veç unë, është gjithë bota arkeologjike, gjuhësore dhe gjenetike që bie unison në një pikë: Shqiptarët janë shumë të vjetër, për të mos thënë fillimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here