Hyrije Jusufi: ZHVESHJA E UNIT, POEZI

Në kornizat e pikturës një lot faqe
Shpirtit ishin dryrosur histori
Edhe me shekullin e ikur Merr frymë Monaliza

2.

Nata pa sy tmerronte fustanbardhën
Sa herë deshi të flas për të
Agimeve ishin drejtuar këpucë para dere
Të gjallët kanë fjetur varreve kaherë

3.

Atë mollën e kalbur e pashë si ecte
Duart pa gishta shkruanin biografinë
Një shkop magjik bënte mrekulli
Në sheshin fammor Lakuriqësia zgërdhihej në bas

5

Shkallëve të shkollës Një balerinë ngjitej duarsh
Këmbëlartë qiellit i kërcënohej
Të pëshurri sy e gojë -i tha

6
Ti nuk je poet
I dërgoi një letër Edisonit Në ”pakdritë” vajguri
Ia ktheu përgjigjen e territ

Një mëkat që ndoshta nuk lahet kurrë
Shkon e lanë kur nëna flë në gurë ,,(D. A.)
Dritëroi nënat tona
Nën hijen e qiriut t’i ngrohen këmbët

8

Takova një shok klase rrugës
Më bëri të qesh nga fjalë të bukura Nesër të pres në ordinancë – fiksoi
Dhëmbët nuk janë art i qëndisur

9
Në ambulantën moderne Priten të zgjohen nga mpirja
Njerëzit e prerë
Mantelgjelbërit kishin hjekur maskat Bashkë me gjymtyrë trupi

10

Shkrove ca shkrime për flokun e përdredhur
Këmbëve të bardha u bije në gjunj Kalëroje në vrapin medaljor
Diellin e kishe kapur me dorë

11
Ishte dehur tapëbërë
Kur ia kënduan këngën e atdheut Kur u çdeh e morri vesh
Nga çirrje ishte shterur qesja
Ajo e donte mëmëdheun shumë Ishte shuar me melodinë atë natë

12
Unë nën hijen e një lisi me laps
Një cicërimë zogu në sqep
Të gjitha vargjet i akordova
Melodi e lehtë shpirti që flet

13

Plaku flokëbardhë mblidhte kombin
Merrte e jepte të gjitha dorë grushtash mbahej gjaku
Kush e priti në parajsë urtësinë
Gurëshpirt shtëpie e buzëqeshje fëmije

14
Në kokën e përgjumur po trajtoja një në nevojë
Sa nuk më la pa këmb tokës
Kur kuptoi që bëja vargje, edhe i tillë Filloi të lotoj,
arti e kishte sjellur aty.

15
E kreve librin – më pyeti Pjesën e parë
E dyta jam unë tha Dy gra në një trillim
Histori padrejtësish e ngulfatur në gjak