Dy ditë më parë u nda nga jeta në New York dokumentaristi dhe regjisori i njohur i RTSH-së Ilir Buçpapaj, një ndarje e parakoshme dhe shumë e dhimbshme. Lexuesit po ia sjellim këtë intervistë të tij dhënë dy vjet më parë gazetës “Nacional”, në Tiranë, ku tregon rreth jetës dhe karierës së tij të suksesshme 37 vjeçare në RTSH.
———————-
Ilir Buçpapaj është shembulli i intelektualit, patriotit dhe punëtorit vetëmohues që tërë jetën e tij ia ka kushtuar nxjerrjes në dritë të figurave, ngjarjeve e vendeve që i kanë sjellur krenari kombit shqiptar. Jemi me fat që Ilir Buçpapaj tanimë jeton dhe krijon në SHBA duke e vijuar veprimtarinë e tij në mes të shqiptarëve të Amerikës.
“Kam pasur nje femijeri të pasur pasi jeta ime ishte në mes të qytetit të Bajram Currit, Tplanit dhe Bjeshkës së Trokuzit. Cilido lavdëron gjyshin dhe gjyshen, pasi gjyshi im Bubrreci, me një shtat vigan 2 metër, vërtet ngjasonte me kreshnikët në të ecur, në fjalë, rreth odes së burrave, fjalëpak por fjala e tij zinte vend. Ai për kohen ishte më i shkolluar se bashkëfshatarët e tjerë, pasi kishte kryer mejtepin në Gjakovë, kishte filluar Medresen në Shkup, por fatkeqesia që pllakosi familjen duke i vdekur babai dhe xhaxhallarët e detyruan të kthehet ne Tpla për t’u kujdesur për punët e shtëpisë. Ai kishte një dashuri të madhe për dijen dhe librin. Kishte miqësi të veçantë me At Gjergj Fishten, i cili librat e tij i bënte me dedikim për Bubrrecin, këtë burrë vigan dhe të ditur. Gjyshi kishte lidhje të veçante edhe me Hil Mosin, ai kishte marre pjesë në Luften e Qafës së Morines të vitit 1910 ku kishte marrë edhe dy plagë.”
-Ilir, prej tre vitesh jetoni në SHBA, çfarë është për ju kjo jetë e re?
-I. Buçpapaj: Në rrjedhat e jetës, fati të çon sa nga një vend në një tjetër, veçanerisht tani kur, me zhvillimin e teknologjisë si dhe pas hapjes së Shqiperise që nga vitet 90, distancat në kohë janë zvogëluar ndjeshëm. Prej tre vitesh jetoj në New York në Amerikë. Natyrisht, si vendi yt nuk ka, por, falë dhe njohjeve të krijuara nga vitet e shkuara, jam ambientuar. Ndjek në vijimësi veprimtaritë që zhvillohen nga shqiptarët në 3 shtetet: New Jersey, New York dhe Connecticut, sidhe po merrem me dokumentarë e shkrime për veprimtari dhe figura të shquara të komunitetit tonë këtu. Pasioni dhe dashuria për profesionin nuk më hiqen deri në frymën e fundit. Gjatë vitit të kaluar kam realizuar tre dokumentarë si “Bukollajt në Rrjedhën e Kohës”, ‘Rrëfimet e Zenepe Mulosmanit”, “Mes Kosovës dhe Amerikës-Marjan Cubi” dhe kam në proces disa dokumentarë nga veprimtarë të cështjes kombëtare shqiptare në Amerikë. Në të gjithë dokumentarët janë të bashkëlidhura veprimtaria në Amerikë, por edhe trojet shqiptare nga kanë ardhur, si për shembull “Historia dhe e sotmja e Babajve të Bokës të Gjakovës” . Me pak fjalë, jam i nangazhuar gjatë gjithë kohës. Në Shqipëri shkoj çdo vit dhe vizitoj Kosovën, Malin e Zi, Maqedonine e Veriut ku jetojnë shqiptarët.
-Duke qënë per disa dekada me radhë reporter i RTSH-së, pastaj redaktor e regjisor, si e keni parë historinë e vendit në këto vite?
-I. Buçpapaj: Çdo njeri ka prirjet dhe predispozitat që, me kalimin e viteve, marrin zhvillime të reja. Historia e popullit shqiptar në vijimësi më ka pëlqyer. Fati e solli që, me punen time në RTSH, të merrem me pasqyrimin e ngjarjeve dhe figurave historike shqiptare që në lashtësi dhe deri në ditët e sotme. “Gur-gur behet mur”-thotë një shprehje e vjetër popullore prandaj, edhe unë nga viti në vit shtova numrin e dokumentarëve. Kjo gjini filmike është shumë e veshtirë, por të jep dhe kënaqësi të mëdha. Historia e popullit tonë është histori plot dhimbje dhe drama, por i kemi mbijetuar kohës, sado rrudhosje kanë ndodhur në epoka dhe mijëvjeçarë. Në dokumentaret e përgatitur jam përpjekur që të jem sa më korrekt me të dhënat historike duke shfrytëzuar literaturën përkatëse. Natyrisht, konsultim të vazhdueshëm kam pasur me akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut. Në çdo dokumentar iu jam referuar dokumentave arkivore. Kujtojmë dokumentarin “Shpella e Pëllumbasit”, vendbanim i lashtë prehistorik, nën kujdesin e akademik Muzafer Korkutit. “Në rrjedhat e historisë së Dardanise”, “Ali Pasha i Kalave”, “Kultura e Komanit”,”Berati”,”Lezha” “Lidhja shqiptare e Prizerenit”, “Lidhja besa- bese e Pejes”,”Kuvendi i Junikut”, “Vendi i Kuvendeve të mëdha”,”Verrat e Llukës”,”Memorandumi i Greçës”,”Kuvendi i shpalljes së Pavarësisë”, figurave dhe ngjarjeve historike si Isa Boletini, Bajram Curri, Zylyftar Veleshnja, “Konferenca e Bujanit” etj. Me një fjalë, u bëra edhe historian, megjithëse vija nga fusha e letërsisë. Kjo pune me ka dhënë kënaqësi. Lumturohesha kur më uronin njerëzit për këta dokumentarë.
-A ka ndikuar prejardhja familjare, origjina nga Tropoja etj, per t’iu përkushtuar dokumentarit historik?
-I. Buçpapaj: Natyrisht që Tropoja është një krahinë që, në dy shekujt e fundit, i ka dhënë tonin historisë kombëtare që nga Tanzimati, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Lidhja Besa-besë e Pejës, kuvendi i Junikut, Lufta e Qafës së Morinës, Kryengritjet për shpalljen e pavarësisë e keshtu me radhë deri në ditët e sotme. Ka nxjerrë figura dhe heronj si Mic Sokoli, Binak Alia, Ali Ibra, Haxhi Zeka, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Sali Berisha dhe deri tek heroi i demokracise Azem Hajdari. Frymëzuese për mua kanë qenë këngët dhe vallet popullore, etnografia e gjallë dhe e pasur e kësaj krahine, eposi i Kreshnikeve që e kanë djepin në këtë hapësirë. Gjithashtu edhe me interpretuesit virtuozë si Isuf Halili, Osman Arifi, Zef Avdia, Hasan Avdia, Miter Martini, Sokol Martini, Ali dhe Daut Ibishi, Ali Mula, Fatime Sokoli. Me valltar virtuozë si Met Rexha, Hazir Rrustemi, Xhevahire Gashi, Sose Dulja, Vera Musa, Nafie Metalia e shumë e shumë të tjerë. Me instrumentistë si Beslim Elezi, Sadri Ademi, Ramiz Bardheci, Age Rrustemi, rapsodi legjendar Sokol Arifi. Me një fjalë, gjithë ky mjedis artistësh ka ndikuar në njëfare mase në formimin tim në ato vite. Një karakteristikë e malësorëve të këtyre anëve është aftësia për të mbajtur mend mijëra vargje të këngëve popullore qofte epike,historike, erotike etj. Një burim shume i vlefshëm në fushën e historisë jane: xhaxhai im Mehmeti, Adem Haziri i Moknit, Hazir Malësia, Mal Miftari, Smajl Arifi, Shaban Smajli, Mal Bajrami dhe shumë e shumë të tjerë. Ishte ky univers popullor që, më vonë, me kalimin e viteve, duke u njohur me të dhënat historike të popullit tonë, më mundësoi që të kem një formim më të gjere në fushën e historisë.
-Si e kujtoni fëmijërinë, çfarë ju vjen në mendje vazhdimisht nga kjo periudhë, gjyshërit, njerëzit, jeta e asaj periudhe?
-I. Buçpapaj: Kam një fëmijëri të pasur, pasi jeta ime ndahej mes qytetit të Bajram Currit, Tplanit dhe Bjeshkës së Trokuzit. Cilido lavdëron gjyshin dhe gjyshen, pasi gjyshi im Bubrreci me një shtat vigan 2 metër vërtet ngjasonte me kreshnikët në të ecur, në fjalë, rreth odës së burrave, fjalëpak por fjala e tij zinte vend. Ai për kohën ishte më i shkolluar se bashkëfshatarët e tjerë, pasi kishte kryer mejtepin në Gjakovë, kishte filluar Medresen në Shkup, por fatkeqësia që pllakosi familjen, duke i vdekur babai dhe xhaxhallarët, e detyruan të kthehet në Tpla për t’u kujdesur për punët e shtëpisë. Ai kishte një dashuri të madhe për dijen dhe librin. Kishte miqësi të veçantë me At Gjergj Fishten, i cili librat e tij i bënte me dedikim për Bubrrecin, këtë burrë vigan dhe të ditur. Gjyshi kishte lidhje të veçantë edhe me Hil Mosin, ai kishte marrë pjesë në Luftën e Qafës së Morinës të vitit 1910, ku kishte marrë edhe dy plagë. Këto plagë e shoqëruan gjyshin gjatë gjithë jetës. Një lidhje krejt të veçantë kam pasur me gjyshen time Shkurte Isufi e cila vinte nga fisi zëmadh i Buçajve të Iballes. Siç e kishte emrin Shkurte, kishte dhe shtatin e shkurtër, por ishte plot energji dhe shëndet. Në vitet para se të hyja në shkollë qendroja shumë kohë në Tpla dhe në Bjeshkë me gjyshe Shkurten, një grua plot temparament dhe shumë e dashur. Më tregonte ëerralla çdo natë duke më zhvilluar imagjinatën fëminore. Aq i lidhur isha me gjyshen sa qëndrova në bjeshkë në shtator të vitit 1959 dhe humba një vit shkollor. Babai dhe nëna nuk ia prishen dot gjyshes sime të dashur. Kam derdhur shume lotë në korrikun e vitit 1963 kur Shkurte Isufja na la. Shpirti i saj pushoi në xhenet. Në klasen e parë e kam pasur mësuese Dile Kolen, një ndër mësueset më të mira që kam pasur gjatë jetës. Në shkollë kam qenë nxënës i përgatitur, një fëmijë kureshtar dhe gjithçka më bënte përshtypje. Nga klasa e tretë fillore m’u zgjua edhe dëshira për libra. Lexoja çfarë më dilte përpara. Me kalimin e viteve, krahas mësimeve, nuk shkëputesha nga librat artistikë, dashuri që e ruaj edhe sot. Libri në atë kohë kaq qenë burimi kryesor i marrjës së informacionit dhe dijes. Qe në klasën e katërt kam lexuar “Historinë e Skënderbeut” të Nolit”, “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmilit, “Lulja e Kujtimit” të Foqion Postolit, “Të Mjerët” e Hygoit, “Shkolla” e Arkady Gajdar dhe shumë e shumë libra të tjerë. Leximi i librave ka qenë një garë në mes nxënësve.
-Gjimnazi “Asim Vokshi” në B. Curri, ku keni kryer arsimin e mesëm ishte një shkollë e mirë për kohën. Cfarë mberesash keni për këtë periudhë. Si i kujton mësuesit dhe bashkëmoshatarët?
-I. Buçpapaj: Gjimnazin e kam filluar në shtatorin e 1968. Atë vit ishte një paralele. Në klasën tonë kishin ardhur nxënësit më të mirë të të gjitha shkollave 8-vjeçare të rrethit. Ishin shumë djem dhe vajza të cilët më vonë u bënë mësues të specialiteteve të ndryshme, mjekë, inxhinierë, ushtarakë, ekonomistë etj. Kujtoj këtu: Gjergj Rrembeci, Bukurie Hyka, Drita Shehu, Vera Doçi, Donika Shanaj, Pashke Malaj, Mehdi Byberi, Muharrem Kuçana, Skender Demaliaj, Sejdi Buçpapaj, Ismail Ismalaj, Ramiz Isufi, Agim Shpati, Agim Ferizi dhe shumë e shumë të tjerë. Dashuria për dije ishte shumë e madhe. Nga një klasë me 42 nxënës, 37 e mbaruan arsimin e lartë. Ato vite aksionet njëmujore në Jonufër të Vlorës, në Elbasan dhe në Librazhd u bënë një shkollë e vërtetë për të gjithë të rinjtë e kësaj klase. Në aksion njohëm shoqe dhe shokë nga e gjithë Shqipëria. Krahas mësimit në shkollen e mesme jam aktivizuar edhe ne sport duke përfaqësuar ekipin e sportit Valbona ne futboll për të rinjtë dhe për 4 vjet në ekipin e parë të basketbollit, duke zënë vende nderi në mes ekipeve të kategorisë së dytë në shkallë kombëtare. Kujtoj me respekt trajnerin e shquar të basketbollit Bajram Gjyriqi, basketbollistët Ibrahim Gjongeci, Cen Haklaj, Beqir Gjoça, Bislim Boshnjaku, Bajram Malaj etj. Mundësitë e mia në këtë sport shkonin deri në keto caqe. Krahas basketbollit jam marrë edhe me alpinizëm. Gjimnazi ynë kishte një trup arsimtarësh me nivel të lartë shkencor profesional si drejtori i shkollës, mësuesi popullit Idriz Logu, Kade Mulosmani, Dan Doçi, mesuesi popullit Fahri Doçi, Mehmet Hyka, Ibrahim Dizdari, Marjana Dani, Ndoc Papleka etj.
-Gjatë kësaj kohe keni ushtruar e pasion edhe basketbollin. Pse nuk e vazhduar më tej këtë sport?
-I. Buçpapaj: Jeta ne ato vite ka qene e veshtire dhe fukaralleku ishte ulur kembekryq ne çdo familje malesore. Prandaj femijet qe ne moshe te vogel viheshin ne ndihme te familjes duke ruajtur bagetine, duke ndihmuar me te rriturit ne bujqesi. Femijerine e kam kaluar ne qytetin e Bajram-Currit.Ne klasen e trete te fillores babai Xhemajli shkoi per studime ne Tirane ne Institutin Bujqesor. Une u bera zot shtepie. Gjendjen ekonomike e kishim shume te rende, nena ishte me gjysem rroge dhe paguhej 1900 leke te vjetra ne muaj ndersa babai na dergonte 1000 leke ne muaj. Perfytyroni 5 pjesetar familje: nena, une, dy vellezerit Ismajli dhe Avnia si dhe motra Shpresa jetonim me 2900 leke ne muaj. Ne vjeshte babai na siguronte drute e dimrit, lakra, fasule dhe prisnim nje dele. Gjendja ekonomike ishte vertete shume e rende derisa e mbaroi babai fakultetin, nje sakrifice e madhe qe ne moshen 40 vjecare te perfundonte arsimimin e larte me studente te moshes rinore. Ne moshen 13 vjecare fillova te punoja qe ne muajin Maj ne nderrmarrjen pyjore. Ne shkolle kisha rezultate te larta ne te gjitha lendet prandaj qe me 15 Maj fillova punen ne pyjet e geshtenjave ne Margegaj, Markaj e Grih per 4 muaj rrjesht. Nje ndihmese e mire per familjen pasi une merrja sa 3-fishi i pages se nenes. Nuk kam qene asnjehere ne kampet e pushimeve te pionerve ne Durres apo Shiroke. Babai im Xhemajli vinte nga kuadrot e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare duke u radhitur ne keto formacione nga viti 1942. Kishte medaljen e luftimit, clirimit e shume urdhera dhe medalje. Ne vitet e para te pasluftes ka pasur funksione drejtuese si shef i shendetesise se rrethit, drejtues i rinise se Tropojes, kryetar kooperative ne Bujan, Kolgecaj, drejtor i ndermarrjes bujqesore ushtarake, pergjegjes i sektorit te frutikultures dhe geshtenjave ku ka pasur rezultate te larta. Vullneti i tij per arsimim dhe ne pune ka qene frymezues dhe model gjithmone per mua. Bjeshka si bjeshka, e bukur, lozonjare, mistike dhe romantike nje heresh. Trokuzi eshte nje bjeshke e magjishme por ne distance te larget nga fshati Tpla. Ngjitja kryhej per dy dite. Linim pas qershite, manat, pusin e verdhe te Xuxes, Shytit, livadhet plot bar dhe lule te gjithellojshme e niseshim drejt bjeshkes. Nje nate a benim tek Guri Lumit ose te kroni eper, siper Brijave te Gjarprit. Flinim jashte pas nje lodhje te gjate ne shoqerine e bagetive. Nete te magjishme; numeronim ne qiell yjet e kashtes se kumares qe ne gjuhen shkencore njihet si Kashta e Kumtrit, ndjehim duhmen e ajrit bjeshkatar dhe aromen e fierit qe e kishim per shtroje, blegerimat e deleve, pellitjen e lopeve dhe te lehurat e qenve qe n’a vinin ne gjume. Te nesermen ne te gdhire dita niseshim per ne Trokuz. Ruga kalonte nga vende te magjishme, si Guret e Petishit, Sinopata, Qafa e Pajes. Perballe majat e maleve te Lugut te Thive, majes se hekurave me ngjyre grih dhe me boronajat shekullore, poshte gjarperonte Lumi i Valbones. Duke qene edhe bashkemoshatare me Skenderin nuk ndaheshim asnjehere. Une disi me i vrullshem, ai me meditativ dhe i heshtur plotesonim njeri-tjetrin. Sapo kalonim qafen e Pajes na shfaqej madheshtore lugina e Gashit me Shkelzenin ne balle. Kudo mrekulli dhe pamje te paperseritshme. Ne lugun e vrelles ne Trokuz arrinim pasdite me tufat e deleve e lopeve. Karvani i kuajve kishte shkuar me heret dhe po i ngrinin stanet. Trokuzi ka nje pozicion gjeografik shume dominues ne hapesirat e bjeshkeve. Nga aty shikohen te gjitha bjeshket e Gashit, e Krasniqes, e Vuthajve, bjeshket e Plaves dhe te Kosoves me relievet e tyre interesante. Me Skenderin i kemi shetitur thuajse te gjitha keto bjeshke. Ne krijmtarine e tij zene nje vend te veçante motivi bjeshketar qe i ka dhene me shume epizem dhe lirizem poezive te tij. Kujtojme “Krojet e Mia”, “Liqenet e Jezerces”, “ Fyelli” etj. Ne lidhje me bjeshket u be e mundur dalja ne Pllane te Valbones dhe ne Bjeshken e Cukalit ne masivin Moraje-Maja e Hekurave. Relievi teper shkembor me masive gelqeroresh krijojne dukuri karakteristike dhe kane nje mori shpellash. Me Skenderin u beme eksplorues te shpellave. Cdo dite zbulonim nga nje shpelle. Elementi baritor ne bjeshke eshte i pranishem ne te gjithe universin e tij: ne menyren e jeteses, ne veshje, ne enet e guzhines dhe te gatuarit, ne ritualet e kryerjes se sherbimeve te bagetive, ne kenget dhe melodite me fyell e gjithcka bjeshketare. Ne kujtese me vijne fyelltari virtuoz Bislim Elezi, Selim Musa, kenga “Kushtrim” e Hysen Shytit e shume e shume te tjereve. Keto hapesira jane djepi i legjendave te Kreshnikeve me Behur dhe Dragonj, me zana e shtojzovalle, me bestytni nga me te cuditshmet qe ngjallin ne veçanti kersheri tek femijet dhe te rinjte. Ne kete univers leshuam shtat dhe u rritem me Skenderin, Sejdine dhe Halilin e shume te tjere.
-Studimet e larta i keni kryer në Universitetin e Tiranës në degën gjuhë-letërsisë shqipe, duke qënë bashkëstudentë me një numër poetësh të njohur si Skënder Bucpapaj, Hamit Aliaj etj, që do ta dominonin poezinë shqipe për disa dekada me radhë? Si e kujtoni këtë periudhë?
-I. Buçpapaj: Studimet e larta i kam filluar ne shtatorin e vitit 1974 ne Universitetin e Tiranes ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne degen e gjuhe-letersi shqipe. Jeta ne shkollen e larte ka ndryshime te medha ne krahasim me shkollen e mesme si nga angazhimi ne kontekstin mesimor edhe ne aspekte te tjera. Aty gjen shoke dhe shoqe nga te gjitha krahinat e Shqiperise. Pata fatin qe studiuam me djem dhe vajza me kerkesa te larta per dije te cilet me mbarimin e studimeve u shquan ne fushen e arsimit dhe te studimeve gjuhesore dhe letrare. Ne konvikt ishim ne nje dhome me Hamit Aline, Skender Bucpapaj, Filip Cakuli, Valter Memishaj dhe Haki Doku. Kishim harmoni me njeri-tjetrin. Te gjithe kishim nga nje nofke, mua me therrisnin “Mixha” , Hamitit “Skuthi”, Filipit “Greku”, Hakiut “Miu”, Valterit “Orvrare”. Nje fakt doemethenes qe Skenderi, Hamiti, Filipi dhe Valteri u moren me krijmtari letrare e shkencore qe kane dhene dhe japin vepra me vlere ndersa Hakiu ka kontribuar si mesues dhe drejtues shkolle. Ndersa une ne gazetarine televizive. Kemi pasur fatin qe te n’a japin leksione Profesore si Shaban Demiraj, Et’hem Lika, Thoma Rrushi, Myzafer Xhaxhiu,Nexhip Gani, Ali Xhiku, Alfred Uci etj. Krahas studimeve gjate atyre viteve aktivizoheshim edhe me shtypin e kohes. Nje vater e ngrohte ishin edhe mjediset e Lidhjes se Shkrimtareve e artisteve ku zhvilloheshin veprimtari te shumta, kujtoj diskutimin e librave “Zogu i Bjeshkes” te Skender Bucapapes “Bjeshket jane mbiemri im” i Hamit Aliajt dhe “Ujvara” e Avni Mules. Ne kete diskutim folen personalitete te letersise si Ismail Kadare, Dritero Agolli, Llazar Siliqi, Pandeli Koci, Vath Koreshi, Agim, Gjakova, Sulejman Krasniqi, Adem Istrefi etj, te cilet vleresuan me shkallen me te larte keta poet te rinj qe vinin nga Tropoja dhe qe sollen vlera te reja ne letersine shqipe. Vitet studentore jane te paharruara per te cilat kam mbresa te pashlqyera. Ne ate periudhe kishim interesa te gjera ne sport, teater, koncerte te ndryshme. Ndiqnim pothuaj te gjitha ndeshjet e futbollit me Skenderin qe luheshin ne stadiumin Dinamo dhe Qemal Stafa. Me nje zell te vecante shijonim te gjitha premierat e teatrit popullor, aq sa i mbanim mend dialogje te tera te ketyre dramave dhe komedive permendesh. Skenderi kishte nje pasion te vecante edhe per muziken klasike. Me detyronte mua qe te ndiqnim te gjitha premierat e realizuara nga Teatri i Operas dhe Baletit. Nje fakt per t’u shenuar, ne shoket e dhomes 13 te Godines se Qytetit te Sudentit mbanim qetesi kur radio Tirana pas lajmeve te ores 22 jepte muzike klasike dhe operistike shqiptare dhe boterore te cilat i ndiqte me interes Xhaviri, pra Skenderi.
-Ktheheni në Tropojë pas studimeve të larta, ku fillimisht punoni si mesues në një fshat dhe pastaj në shkollën mesme të Fierzës, gjatë pikut të ndertimit të hidrocentrait të madh. Sa gjurmë ka lënë kjo periudhë në jetën tuaj?
-I. Buçpapaj: Pas perfundimit te Universitetit u ktheva ne Tropoje, fillimisht punova ne shkollen 8-vjecare te Shoshanit per 4 muaj, pastaj u emerova ne shkollen e mesme ne Fierze. Fierza ne ate kohe ishte nje kantier i madh ndertimi me punetor te ardhur nga gjithe Shqiperia qe punonin ne ndertimin e Hidrocentralit. Puna ne kete shkolle kishte specifiken e vet nga vecorite me te cilen ballafaqoheshim. Shkolla kishte 1300 nxenes, kishte tre dege:mekanike, elektrike dhe ndertim. Punova me pasion dhe ngrita nje kabinet per lenden e gjuhes dhe letersise nga me te miret ne shkalle vendi. Nxenesit ishin te perkushtuar per shkollim. Cdo vit nga kjo shkolle vazhdonin Universitetin me nga 40 nxenes. Eshte per t’u nenvizuar fakti qe te gjithe i perfunduan studimet universitare. Krahas mesimdhenies ne ate periudhe jam marre dhe me publicistike me artikuj dhe reportazhe per gazetat e kohes si “Zeri i Popullit”, “Bashkimi”, “Zeri i Rinise”, “Puna”, “Drita e Drinit” etj. Artikujt dhe gazetaria ne ate periudhe nuk ishin synimi kryesor i imi.Qe ne vitin 1980 kam filluar pune ne RTSH si telekronist dhe radiokronist te ketij institucioni. Nje fushe e re sidomos ne realizimin e kronikave ne TV, pasi per here te pare une xhiroja dhe shkruaja tekstin. Veshtiresite ishin te medha pasi nuk kisha mundesi te shikoja ne Maviol te gjitha xhirimet qe beja pasi i dergoja materialet me poste. Mundohesha te isha gjithe sy e vesh duke ndjekur “revisten televizive “ te ores 20.Gjithashtu ndiqja edhe dokumentaret, telereportazhet qe transmetoheshin ne TV. Nje pervoje e gjere per mua ishte shikimi i filmave artistike shqiptar dhe te huaj duke perthithur kompozimin e kuadrit filmik, gershetimin e ngjarjes,panaromiken etj. Nje ndihmese te vecante me mesimet dhe keshillat e dhena nga paraardhesi im Ndue Ukcanaj nje ze i fuqishem ne gazetarine televizive. Ne Shqiperi kishte vetem 13 karrespondente profesionist, nje nder ta isha dhe une. Pergjegjesia ishte e madhe. Koha ishte e trazuar. Ne Shqiperi ndodhen ngjarje tronditese. Ne kete periudhe vrau veten kryeministri i Shqiperise, krahu i djathte i Enver Hoxhes. Kontrolli ishte shume i madh, qe nga personat qe shfaqeshin ne ekran, tematika si dhe teksti qe duhej te ishte ne sinkron me udhezimet e partise-shtet. Nje ndihmese ne kete periudhe me kane dhene: Shyqeri Skenderi, Alfons Gurashi, Gazmir Shtino, Pali Kuke, Engjell Stazimiri etj. Qe ne vitin e dyte te punes fillova te realizoja telereportazhe dhe dokumentare si “Me Aplinistet ne Alpet Shqiptare” “Brigjeve te tua Valbone” etj. Me keto materiale m’u cel rruga per t’u marre me keto gjini megjithese redaksia e informacionit merrej vetem me kronika dhe telereportazhe per sportin. Ndiej emocion edhe sot pas 40 vitesh kur i shikoj ne monitorin e kumpjuterit tim.Shume pjese nga keto xhirime i kam futur ne domunetaret e bera vite me vone.
-Cilat kanë qënë vështirësitë profesionale të një reporter të ri që punonte në një rreth të largët dhe në kushte të veshtira teknike. Si i keni përballuar këtë situatë duke ruajtur përherë profesionalzimin?
-I. Buçpapaj: Veshtiresite kane qene shume te medha. Shpesh here mendoja qe kam zgjedhur nje rruge qe nuk i dal dot ne krye. Kembngulja dhe pasioni madh mund cdo veshtiresi. Kenaqesha kur shikoja ne TV kronikat nga blegtoret ne Alpe, gjeologet, minatoret, kooperativistet, veprimtarite kulturore dhe artistike, ngjarjet historike. Pervoja ne gazetarine e shkruar me jepte avantazhet e veta. Krahas kesaj shoke e miq te fushes se artit i kisha te shumte si Ndoc Papleka, Hamit Aliaj, Skender, Halil Bucpapen, Gani Qerimin, Islam Lauka etj.
-Cfarë këshillash do t’i jepje një reporter të ri?
-I. Buçpapaj: Keshilla ime per nje reporter te ri eshte pune, pune dhe vetem pune pa u dorezuar para veshtiresive. Te punoje me maksimum per ngritjen kulturore dhe profesionale. Te ballafaqoje veten me koleget, te marri te miren e tyre dhe te flaki tutje cdo gje qe nuk shkon me etiken gazetareske. Rritja behet vetem me pune jo duke dale ne ekran va e pa va si ne makine duke bere stendape te pa menduara. Gazetari ne telereportazhe dhe dokumentar te jete sa me pak prezent ne ekran. Puna e mire flet vet.
-Sa mendoni se politika e ka penguar këtë media publike për të ruajtur profesionalizimin dhe panashmerinë, rolin e saj si rojtar publik?
-I. Buçpapaj: Ndryshimet e medha ne dhejtorin e 90-es ishin nje stuhi ku ndihet kudo fryma e demokracise qe perfshinte cdo pore te shoqerise shqiptare. Ne kete hulli u perfshiva edhe une. Lindi pluralizmi, lindi Partia Demokratike Shqiptare. Filloi shpengimi ne mbare Shqiperine. Ne ate kohe isha telekronist ne Tropoje. 13 Janar 1991 ne Bajram Curri po organizohej nje meeting. Merrnin pjese drejtuesit e PD-se, Sali Berisha, Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Genc Ruli etj. Ne Sheshin kryeson te qytetit kishin ardhur nga te gjitha fshatrat e rrethit, sheshi i mbushur plot. Oratoret marrin fjalen te gjithe njeri pas tjetrit. Ne fjalen e tij Sali Berisha theksoi se diktatori Enver Hoxha per 40 vjet e mbajti Shqiperine nen nje regjim te eger. Pas fjales se Sali Berishes, dy persona Sadri Metaliaj dhe Sadik Kortoçi moren fjalen te paftuar dhe hodhen parullen: Rrofte sa malet jeta dhe vepra e Enver Hoxhes.” Masa e popullit u trondit. Grupe-grupe leviznin ne menyre te crregullt. Nga zyrat e komitetit te partise se rrethit dolen me parulla per Enverin dhe PPSH. Nje pshtjellim i papare. Gjithcka e bukur ne ate dite Janari u prish. Xhirova gjithcka nga fillimi ne fund. Pergatita tekstin dhe ne linje telefonike dhashe lajmin cfare ndodhi ate dite. Kete lajm e moren edhe agjencite e lajmeve boterore. Elez Biberaj ne librin e tij shprehet: “Ishte lajmi i pare qe dilte nga Shqiperi ne menyre realiste njoftimi i korrespondenit te RTSH-se Ilir Bucpapaj.”
Me ndryshimet e medha politike dhe ardhjen ne pushtet ne PD-se edhe ne TV kerkoheshin ndryshime si ne strukture ashtu edhe ne permbajtje. U formua departamenti i ri ne TV “Bota Shqiptare” pjese e te cilit u bera dhe une. Ne te u caktuan gazetaret me me pervoje me drejtues te saj ikonen e RTSH-se Ndue Ukcama. Ne kete periudhe filloi nje program prej 2 oresh ne RTSH i cili transmetohej ne Europe dhe Amerike. Ky departament mbulonte pjesen me te madhe dhe punohej me profesionalizem dhe perkushtim. Ne kete departament ishin gazetaret e shquar si: Petro Lati, Ilir Grazhdani, Abdullah Kenaci, Geni Shehu, Dhimiter Pecani, Zef Paloka, regjizoret Esat Teliti, Pirro Vesho dhe operatoret Ilir Kasneci dhe Bledar Mandia. Qellimi i kesaj redaksie ishte te informonte diasporen dhe shume vende ne Europe dhe Amerike per historine e popullit shqiptar, me luftrat dhe perpjekiet per liri dhe pavaresi, per figurat historike sidhe me jeten dhe ndryshimet qe po ndodhnin ne Shqiperine e re demokratike. Permes telereportazheve dhe dokumentareve te pasqyrohej jeta e mergates sone ne Europe dhe Amerike. Sot mendoj se kjo ishte zgjedhja dhe veprimi me i goditur qe realizoi drejtoria e asaj kohe me drejtor te Pergjithshem poetin, studiuesin dhe publicistin e shquar Skender Bucpapaj. Ky program, behej per here te pare ne RTSH, e ngriti lart moralin e shqiptareve ne Kosove, Maqedonine e Veriut, ne Mal te Zi, dhe ne te gjithe diasporen e shumte neper bote.
Me ndërrimin e sistemit, të gjitha organizatat administrative duheshin ndryshuar dhe përshtatur kohës. Ky ndryshim ndodhi edhe në RTSH, nga një organizem që i shërbente me zell regjimit të partisë në pushtet për 45 vite. Teknologjia ishte vjetëruar dhe nuk iu përshtatej ritmeve te zhvillimeve Radioletevizive. U bënë ndryshime të mëdha, nje revolcion i vërtetë, tërësor. Mbaj mend një luftë të vërtetë në shtypin e shkruar të asaj kohe duke bërë objekt kritikash ndryshimet që po kryheshin qoftë në strukturat organizative, qoftë në teknologji. Këto vërejtje dhe debate shkuan deri në Kuvendin e Shqipërisë.
Politika i ka futur hundët brutalisht në këtë institucion që për 60 vjet ka regjistruar kujtesën dhe historinë. Me çdo ndryshim pushteti, janë bërë ndryshime të strukturave programore dhe të personelit, veçanerisht të sektorit të prodhimit si gazetar, redaktor, regjizor etj. Këta, në njëfarë mënyre, e kanë dëmtuar ecjen me ritmin e kohës. Megjithatë, e them me bindje që RTSH-ja është gjigand mediatik që, me një kujdes të vogël menaxhimi, bëhet një institucion i admirueshëm dhe i dashur për telespektatorin. RTSH-ja është një minierë e pasur, që pret të vihet në shfrytëzim duke freskuar dhe revolucianizuar mbarë mediat radiotelevizive kombëtare.
-Kjo periudhë dhe vite të tjera në vazhdim do të shënonte për ty shumë suksese profesionale. Do të realizonit shumë dokumentarë të shkelyqyer, duke qënë vetë skenarist, regjizor dhe realizues.Ndoshta jeni i vetmi në historikun e RTSH që ja keni dalë mbanë me këtë profesionalizëm dhe aftësi të rralla krijuese dhe realizuese? Cfarë do të na thonit rreth kësaj pervoje? Sa punë përgaditore të është dashur për një skenar?
-I. Buçpapaj: Një fjalë e urtë popullore shpreh në mënyrë përmbledhëse “Thirri Nevojës”. Edhe unë, duke u ballafaquar me vështirësi, përfitova shumë gjatë rrugëtimit tim 37-vjeçar në RTSH. Dua të theksoj se, për realizimin e një dokumentari, duhet të lexosh shumë për një ngjarje, për një histori, për një zonë të caktuar. Me kalimin e viteve, per shembull, në dokumentarët historikë, qe krijuar një shtrat me të cilin lëvizet më lirshëm, sepse edhe ngjarjet lidhen me njëra-tjetren. Një element tjetër ka qenë edhe bashkepunimi me historianë të shquar si Myzafer Korkurti, Gazmend Shpuza, Neritan Ceka, Maringlen Verli, Beqir Meta, Pellumb Xhufi, Fehmi Rexhepi, Jusuf Bajraktari, Frasher Dema etj. Jam treguar i kujdesshëm në krijimin e një arkivi personal, megjithëse më ka kushtuar shumë, por që më ka mundësuar lehtësimin në realizimin e dokumentarëve.
-Cilët nga dokumentarët tuaj televizivë do të veçonit më shumë dhe pse ?
-I. Buçpapaj: Dokumentarët më të dashur që kam realizuar janë: “ Naim Shqipëria” për poetin tonë kombëtar Naim Frashëri, “Kosova, Zogu që lindi nga hiri vet”, “Vocer Bala në mes legjendës dhe ralitetit”,”Kurbini”, ”O i madherueshmi shenjti Shna Ndue”, “Tevolli”, ”Ali Pasha i Kalave”etj, “Simfonitë e Valbonës”. Nga natyra jam njeri i papërtueshëm, energjik dhe kureshtar. Këto cilësi drejtuesit e institucionit tim i kanë kuptuar. Bie fjala, nisesha për një dokumentar në TV, sillja edhe një kronikë televizive dhe një interval nga bukuritë dhe perlat shqiptare që nuk janë të pakta. Kosovën e kam për zemër që në vogli për vet lidhjet e veçanta të gjakut që ka vendlindja ime Tropoja. Aktualisht Kosova është në një situatë të trazuar, por jam optimist që ajo do të ngrihet lart si Zogu i Finiskit.
-Keni realizuar disa dokumentarë për maredhënjet shqiptaro-amerikane dhe jetën e komunitetit shqiptar në SHBA. Ato janë trasmetuar në TVSH por edhe shfaqur në Qendren Nderkombëtare të Kulturës, Tiranë duke u ndjekur me aq interes. Pse keni preferuar të kryeni një cikël të plotë dokumetarësh me këtë temë?
-I. Buçpapaj: Fati e solli që në Amerikë kam ardhur shumë herë, që në fillim të këtij mijëvjeçari dhe kam realizuar një cikël dokumentarësh, titulluar “Dallgë Shqiptare në Amerikë” në të cilat jepja një panoramë që nga shkelja e të parit shqiptar; me kontributin e shqiptarëve në fillim të shekullit të 20 dhe gjer sot. Në spikamë janë figurat e shquara të kombit tonë si : Fan Noli, Faik Konica. Lejtmotivi i këtyre dokumentarëve ishte “Nënë moj, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”. Edhe në kapërcyell të mijëvjeçarëve, kur populli i Kosovës ishte vënë në zgrip së ekzistuari, mërgatat shqiptare kontribuan në njohjen e çështjes së Shqiptarëve në organizma të rëndësishëm të Washington-it si Kongresi, Senati, Departamenti i Shtetit e deri te presidenti i Amerikës, në OKB. Në këta dokumentarë janë pasqyruar këto përpjekje të personaliteteve shqiptare që kanë kontribuar për këtë çështje. Gjithashtu edhe federatën “Vatra”, që ka luajtur një rol për një periudhë shekullore si dhe te objektet fetare të besimit katolik, mysliman, ortodoks dhe bektashi. Gjithashtu kam realizuar dokumentarë të suksesshëm në fushën e mjekësisë, biznesit, artit etj.
-Gjatë Luftës së Kosovës keni trametuar nga zonat e luftës(Koshare etj), duke qënë gjatë kësaj periudhe burim i vetëm informacioni rreth zhvillimeve luftarake të UCK-së, per RTSH-në, por edhe për trasnmetues prestigjioz nderkombëtarë. Sa e rrezikshme ka qënë kjo punë? A do t’ua këshilloje reportereve të rinj këtë guxim? A i keni mbajtur lidhjet me heronjtë e UCK-së që dolën nga Lufta?
-I. Buçpapaj: Kohët e mëdha kërkojnë edhe angazhime të mëdha. Vitet 98’,99’ ishin vite vendimtare për popullin e martirizuar të Kosovës. Kosova kullonte gjak. Makina ushtarake e Beogradit po bënte kërdinë mbi popullsinë e pafajshme. Në tërë Kosovën bijtë dhe bijat e saj ishin inkuadruar në rradhët e UCK-së. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam shkuar me dhjetëra herë në Tropojë, Has, Kukës dhe ku zhvilloheshin luftime në zonat kufitare. Epiqendra u bë në PAPAJ dhe Padesh ku ishin përqendruar dhe njësitë më të mëdha të UCK-së. Ishin ditë dhe muaj plot ngjarje të mëdha. Natyrisht, edhe unë, në njëfarë mënyre, u bëra pjesë e këtyre luftimeve si në Padesh, Prrue të Thanës, Lug i Zi, Dobrunë, Pogaj. Në kronikat dhe reportazhet që kam realizuar në këto hapësira tregohej natyrshëm, pa skena të sajuara, drejtpërdrejt fronti i luftimeve ku shpalosej trimëria e këtyre djemve dhe vajzave nga Kosova e trojet e tjera shqiptare si nga Maqedonia, Shqipëria, Cameria dhe Mal i Zi. Rreziku dhe ballafaqimi ishte i madh. Janë ditë dhe netë të paharruara si në Padesh, Treshnjeve, Kasaj, Pogaj etj. Teknologjia nuk ishte siç është sot që të mund të transmetoja me zë dhe figurë, prandaj duhej të udhëtoja mbi 500-600km për të realizuar një kronike e lere pastaj për një telereportazh apo dokumentar. Ndiej emocion kur shikoj dokumentaret e realizuar në fushëbeteja në Koshare, në Prill Qershor 1999. Një ndihmesë shumë të madhe me materiale direkt nga beteja e brigadave te UCK-së 138 Agim Ramadani të pozicionuar në Papaj dhe Padesh më ka dhënë vëllai im Ismajl Buçpapaj. Momente emocionuese ato kuadro filmike ku pasqyrohet lufta e bijve të shqipes. Kujtoj këtu dokumentarët: “ Në frontin e luftimeve në Koshare” “Brigada 138 Agim Ramadani”, “Koha erdhi”, “Batalioni Atlantiku” etj. Në këtë periudhë kam punuar me televizionet më prestigjoze të botës si CNN, BBC, ZDF (gjermani), RAI (itali), televizione shtetëror grekë, sllovenë, të vendeve arabe etj. Edhe pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës, kam mbajtur lidhje dhe miqësi me komandantët e luftës si Rrustem Berisha, Anton Cuni, Hysen Berisha, Feriz Treshnjeva, Shpend Gjoçaj etj. Në të gjitha përvjetoret më kanë ftuar. Ndihem krenar për çka kam bërë. Jam i dekoruar me mirënjohjen e pjesëmarrjes në Luftën e UCK-së. Sot në Shqipëri dhe Kosove janë situata të tjera.
-Pas çlirimit të Kosovës me 12 qershor 1999, jeni përsëri një nga gazetarët e parë që hyni në Kosovë për të dëshmuar pasojat e kësaj lufte por edhe gëzimin e shqiptarëve për këtë fitore, po keshtu instalimin e trupave të NATO-s dhe fillimin e një epoke të re për Kosovën dhe shqiptarët. Si e kujtoni këtë ditë?
-I. Buçpapaj: Agu i lirisë 12 1999 qershor ishte një gëzim i papërshkruar. Në ditët e para të çlirimit isha në Kosovë. Për 4 muaj rrjesht i kam hyrë cep më cep Kosovës, duke shkelur pothuaj çdo fshat dhe qyetet atje. Nga historia dhe rrëfimet e të moshuarve kisha shume njohuri, por ato ishin një pikë uji me ato që pashë dhe dëgjova në atë periudhë, gjë qe u bë lënda për dokumentarë të shumtë. Kosova kullonte gjak, era e shkrumit ndihej kudo, por më ngazëllente fakti që vargu i karvaneve të makinave nuk kishte të sosur drejt trojeve stërgjyshore. Kudo punohej. Kosova ishte kthyer në një kantjer të madh ndertimi. Gjatë kësaj periudhe realizove shumë dokumentarë: “ Kosova zogu i qiellit qe ndertohet nga hiri vet”, “Feste ne Prizren”, “Masakra e Mehjes”, “Dita e Flamurit”, “Ne Kullat e Boletinit” etj. Një fakt që më ka bërë përshtypje është që i madh dhe i vogël gëzonte për agun e lirisë dhe punonin të ndërtonin bujqësinë e blegtorinë.
-Përvoja juaj profesionale është e gjatë e pazakontë dhe gjithnjë e ekulibruar, e ndershme dhe e balancuar. Cfarë do të këshilloje gazetarët, reporteret dhe operatorët e rinj për të përballuar situatë të tilla?
-I. Buçpapaj: Në RTSH kam punuar 37 vite të pandërprera. Gjatë kësaj karriere kam provuar regjimin komunist dhe periudhën e re të demokracisë, situata jo të lehta për t’u suportuar. Gjithmonë më ka udhëhequr ideja dhe dëshira e mirë për shoqërinë dhe njerëzit duke ruajtur ekuilibrin dhe paanësinë në gjykimin e situatave. Këshilla ime për gazetarët dhe realizuesit e emisioneve televizive është që të jenë sa më të paanshëm nga rrymat dhe kahjet politike duke e pasqyruar sa më drejt dhe thellë ngjarjen apo dukurinë që ndodh. Të jene të dashuruar dhe këmbëngulës me atë që po trajtojnë. Realiteti shqiptar ka blerime të begata dhe të papasqyruara akoma në fushën e kulturës, historisë dhe bukurive natyrore që janë të shumta në tërë krahinat shqiptare. Me punë dhe vullnet arrihet gjithçka.
-Pas kësaj përvoje dhe kontributi të gjatë për median kombëtare si RTSH-ja keni dalë në pension dhe jetoni në N.York. Si ju vjen Shqipëria atje, a keni shumë mall dhe cfarë ju mungon më shumë? A mendoni se vendi ynë bën pak për të nderuar profesonistë të shquar si Ti dhe kolëgt tuaj?
-I. Buçpapaj: Amerika është vendi me demokratik dhe i fuqishëm në botë. Në përgjithësi jam ambientuar dhe kam zënë shumë miq dhe shokë të rinj. Më mungon Shqipëria, malli është i madh. Mjetet e informacionit të kohës kanë bërë të mundur mbajtjen e komunikimit me tokën mëmë. Ndiej mall për televizionin ku i kalova 37 vjet, për Tiranën, për vendlindjen time Tropojën, bjeshkët, malet e gjithçka shqiptare. Jeta i ka ndarjet.
-Keni një përvojë kaq të gjatë në gazetarinë televizive, në dokumentarët televizivë, skenarët dhe realizimet tjera televizive. Duke qënë plot energji dhe i angazhuar me projekte krijuese edhe atje në SHBA , a mund të presim ndonjë libër në të ardhmen që përvojën tuaj ta studiojnë edhe gazetarët e rinj që kanë pasion dhe dëshirë t’i kushtohen televizionit?
-I. Buçpapaj: Sa të kem frymë nuk do i ndahem punës në gjininë e dokumentareve. Falë Zotit, edhe djali im Kreshniku e ka pasion televizionin. Ai, që në moshen 15 vjeçare është aktivizuar ne televizionet shqiptare si TV Shijak, Telenorba, Top-Channel etj. Në Amerikë kreu dhe Akademinë e Filmit (New York Film Academy). Kemi ngritur një studio “Art Studio Bucpapaj” ku prodhojmë filma dokumentarë, videoklipe, dasma dhe gëzime familjare. Ka shumë plane për dokumentarë qoftë në Amerikë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi që pasqyrojne lidhjen organike të mërgatës shqiptare me vendlidjen. E kam ne proces një liber me kujtime, përjetime të jetes sime nga femijëria në ditët e sotme. Dhashtë Zoti të kem shëndet që këto ëndrra dhe dëshira të realizohen siç kam dëshirë!
-Cfarë dëshironi të shtoni tjetër?
-I. Buçpapaj: I uroj gazetës “Nacional” vetëm suksese. Prej themelimit kjo gazetë ka bashkuar rreth vetes elitat kulturore dhe letrare nga të gjitha hapsirat shqiptare në Ballkan dhe nga Diapsora, me shumë përkushtim dhe pa asnjë paragjykim dhe pengesë.Është e vetmja gazetë e dedikuar me kaq profesionalizëm dhe atdhedashuri rimëkëmbjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të lidhjeve të tyre me vendin, kombin, gjuhën dhe letërsinë amtare dhe bashkimit kombëtar.