Familja Buçpapaj në Nju York pret homazhe për të ndjerin Ilir Buçpapaj, në NË BRONX-NY, TË MËRKURËN, 26 Janar, 3 PM-8 PM

Familja Buçpapaj në Nju York pret homazhe në NË BRONX-NY, TË MËRKURËN, 26 Janar, 3 PM-8 PM, për të ndjerin Ilir Buçpapaj.

Familja Buçpapaj njofton miqtë, bashkatdhetarët, komunitetin shqiptar në SHBA se arkivoli me trupin e të ndjerit ILIR Xhemajl Buçpapaj do të pushojë të mërkurën me 26 Janar 2022, nga ora 3 PM deri në 8 PM, në Shtëpinë Mortore LUCIA BROS-FUNERAL, që ndodhet në adresën:
569 EAST 184 Street, Bronx, NY 10458.
PH. 718-367-800.
Iliri ndërroi jetë të dielën me 23 Janar 2022. Trupi i tij do të pushojë në vendlindje, në TPLA të Krasniqes së Tropojës sipas amanetit lënë familjes.
Pushoftë në Paqe Shpirti i gazetarit, regjisorit, mjeshtrit të Kamerës Ilir Buçpapaj!

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here