Intervistë me filologun Albert Vlash Nikolla, Bruksel. Intervistoi: Dr. Mujë Bucpapaj

 

-Nacional: Zoti Nikolla, Sapo kemi lajmin se për herë të parë që nga krijimi i saj, Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ka krijuar grup pune nga te gjitha trevat shqiptare  për të hartuar « Fjalorin e madh të gjuhës shqipe ». Si e shihni ju këtë ndërmarrje?

-Po!Para disa kohësh mora rastësisht lajmin se Akademinë e Shkencave dhe Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike (QBAE) e drejtuar nga prof. Irakli Koçollari, ka nënshkruar një kontratë me një grup studiuesish  duke krijuar kështu një grup pune për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, që unë do ta emërtoja ALBALEKS.  Në këndvështrimin e parë,  ky është një lajm i mirë, për kulturën kombëtare. Parënë aspektin e rezultatit që do të japë kjo ndërmarrje e madhe shkencore në fushën e gjuhësisë, na duhet thjesht të presim rezultatin. Gjer më tani kemi vetëm njëprojekt-ide, pasi nuk është publikuar as metodologjia e hartimit të fjalorit, as modeli që do merret si shembull. (Ai francez, ai anglo-sakson, apo ai lindor). Deri me sot ne kemi pasur modelin Ruso-Sllav të hartimit të fjalorëve, pra atë të shkollës Lindore sipas të cilës gjithë puna shkencore është mbështetur në një teze të vetme: Shqipja një amalgamë (përzierje gjuhësh) Greko-Latine-bizantine- sllavo-turke, me një gramatike të trashëguar nga Ilirishtja. Rreth tetëdhjetë për qind e masterave mbi gjuhën shqipe deri në vitin 2020,  janë me temë “mbi huazimet e shqipes nga gjuhët e tjera”. Kaq… Nuk ka pasur alternativa te tjera, apo dhe hipoteza paralele siç ndodh në Akademitë Franceze apo Anglo-Saksone.  Dihet që shkolla gjuhësore Perëndimorë është më shkencore, dhe shumë më e avancuar sa i takon Rëndësisë së Gjuhës shqipe në rrafshin Global, ndërkohë që shkolla Ruso-Sllave, dhe Greko-Italiane kërkon ta minimizoje këtë “rolin aksial” të gjuhës shqipe, Sidomos të Gegënishtes , si formë shume e vjetër dhe primitive e shqipes për arsye nacionaliste.

 

-Nacional: Po deklaratat e kryetarit aktual të Akademisë së shkencave a i ndoqe dhe si tu duken?

-Mu duken të drejta dhe optimiste, prandaj s’mund ti paragjykoj. Akademiku Skënder Gjinushi tha pak a shumë se po hidhet një hap përpara për të filluar një punë mjaft të madhe të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institucionet e tjera, sidomos me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe me Universitetet, për të hartuar “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”, “Historinë e shqiptarëve” dhe “Enciklopedinë Kombëtare”. Gjinushi tha se në hartimin e fjalorit bashkëpunojnë profesorët më të shquar të gjuhësisë dhe leksikografët më të mirë.   Por unë nuk pashë asnjë Profesor Amerikan, Gjerman, Francez në këtë projekt, ose së paku ato gjuhëtarë shqiptarë që janë shkolluar në perëndim, me përjashtim të Shezai Rrokaj, që është një ndër përfaqësuesit e vetëm të Gjuhësisë Strukturaliste në Shqipëri pasi është specializuar në Paris të Francës .  Dihet që në lëmin e gjuhës shqipe, aktualisht Amerikanët janë më të avancuarit, kuptohet për interesat e tyre, pasi shqipja sidomos gegënishtja qartëson burimit të gjuhëve anglo-saksone. Prashqipja paraqet një interes madhor për ta. Thënë ndryshe unë mendoj se pa gjuhëtarët amerikanë, dhe Gjuhëtarët shqiptarë të diasporës, do të kemi një fjalor të diskutueshëm nga ana shkencore. Por le t’ja lëmë kohës

 

-Nacional: Por edhe ju, përpara se të emigroni në Belgjike, keni qenë një admirues i Eqerem Cabejt dhe shkollës që ai formoi. Pastaj ju keni pasur miqësi me disa nga Akademikët aktuale, si Gjovalin Shkurtaj dhe  Shezai Rokaj, Jani Thomai e keni pasur Profesor të gjuhësisë në Fakultet?

 

-E drejtë , unë kam qenë dikur  një admirues i Eqerem Çabej. Por kur fillova studimet e mia akademike në Belgjikë,  në shtatorin e vitit 2006, profesori i Stilistikës së Gjuhës, na kërkoi që të shkruanim disa rrjeshta për një personalitet më të dashur të gjuhës amtare, dhe ta përshkruanim atë nëpërmjet në mënyrë stilistike duke përdorur  biografinë së tij.  Unë  zgjodha Çabejin, dhe  e cilësova si “Birin e qytetit të Gurtë, që me dashuri ju përkushtua gjuhës shqipe duke nxjerrënë pah rrënjët e saj ilire”.  Kur unë e prezantova para klasën , një student turk u ngrit dhe tha : Mos gënjeni zoti  Nikolla, Eqerem Çabej është Turk i lindur në më 7 gusht të vitit 1908 në Eskisehir të Turqisë, dhe Bursën e studimit të Gjuhës shqipe në Grac të Austrisë ja ka paguar Qeveria Turke, pasi qeveria shqiptare e asaj kohe refuzoi t’ja paguante, për arsye se i kish paguar një tjetër bursë për mjekësi në Itali.

Imagjinoni sesa i fyer dhe i poshtëruar jam ndjerë në ato momente kur megjithëse kisha fituar Master në Filologji, nuk e dija se ku kishte lindur ai që quhet “Më hyjnori i gjuhës shqipe”, që profesorët e mi më kishin “gënjyer” që nga klasa e parë deri në vitin e katërt të shkollës së lartë. I shtrova pyetjen vetes se ç ‘punë kishte qeveria Turke e asaj kohe për ti paguar  një Albanologu bursën e tij për studime në gjuhës shqipe. Dhe pse ai veprën e tij e botoi në Prishtinë, pasi kaloi të gjitha pengesat nacionaliste pan-sllave që Gjuhësia Serbe aplikonte ndaj studimeve shqiptare. Thjesht unë vura në diskutim dijet e mia mbi fushën e gjuhësisë dhe i hyra studimeve të Gjuhësisë Formaliste Franceze. Nga kontaktet e mia të shpeshta me profesorë të universitet të Lire të Brukselit, te Liezhit dhe të Namurit, më ka rezultuar se teoritë e Çabejt shmangem në mësimdhënie, kur flitet per gjuhën shqipe. Pa mohuar vlerat e Çabejt, mendoj se studiuesi me i respektuar në qarqet perëndimore është Shaban Demiraj. Studimet e tij i kam hasur të botuara në revistat filologjike më prestigjioze franceze. Kam patur fatin të kem miqësi me të, ta njoh nga afër dhe e konsideroj si gjuhëtari më i madh dhe me serioz qe ne kemi pasur në lëmin e Gjuhës Shqipe.

-Nacional: Në Grupin e punës nuk është njohësi më i mirë i gegënishtes, Mehmet Elezi. Si do ta komentoni këtë përjashtim?

-Po, nga informacionet që kam marrë ai nuk është përzgjedhur. Nuk është puna se ai duhet të jetë patjetër aty. Por pa prezencën e tij, unë shoh një diskriminim të ri të Gegënishtes, si fosili i gjallë më i ruajtur i Shqipes Primitive. Por nga ana tjetër ka njohës të mirë të gegënishtes në Grup. Profesorin Gjovalin Shkurtaj e kam patur një ndër dashamirësit e mi dhe me ka dhënë leksione mbi dialektet e Gjuhës Shqipe. Shpresoj që ai ta mbrojë gjuhën e Nënës së Tij, gjë që nuk e pres këtë nga Ardian Vehbiu, sepse Shqipen nuk e ka gjuhë nëne dhe duhet të mbrojë ndikimin e Arumanishtes në Shqip. (Kemi të bëjmë me konflikt interesi). Për mua në Komision në vend të Vehbiut duhet të jetë Dr. StravriTrako, pasi është një njohës si mire i shkrimeve arkaike të gjuhës shqipe, megjithëse unë nuk kam asnjë njohje personale me ketë studiues, dhe e kam ndjekur nga larg nëpërmjet shkrimeve të tij.

-Akademik. Jani Thomai tha se për gjuhën shqipe janë hartuar deri më sot fjalorë të rëndësishëm, por është i domosdoshëm hartimi i një fjalori të madh si ky që t’u shpërbejë gjithë shqiptarëve?

-Ka të drejtë. Por, nëse ky fjalor konceptohet mbi bazat e Metodologjisë së Çabejt, që konsiston në faktin “ Historia e një gjuhe fillon me shkrimin e parë të saj”, atëherë ky fjalor nuk do të ketë kurrfarë vlere. Gjuha ka lindur para 200 mijë viteve, ndërsa shkrimet e qarta të janë të deshifrueshme janët ë datuara vetëm para 6300 vitesh… po kjo nuk i pengon studiuesit perëndimore që ta studiojnë gjuhën e periudhës se para shkrimeve të Vinçës, në mënyra të drejtpërdrejta po dhe tërthorazi me anë të etimonëve dhe matricave gjuhësore ,  madje kanë krijuar një gjuhë Proto-indo Evropiane…  Kjo metodologji shkencore, siç ishte hartimi i bazamentit PIE,  duhet të ndiqet edhe për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe. Unë jam për një konceptim të fjalorit sipas Metodës Formaliste Franceze në gjuhësi. Nëse nuk aplikohen të gjitha metodat moderne të studimeve gjuhësore, atëherë mendoj se kot që të hartohet… do të jetë siç thonë Vlonjatët “Një vërrë në ujë”.

-Nacional: Si do ti komentoni përcaktimet e profesorit Jani Thomai, i cili sipas gjasave do të ketë një rol udhëheqës në këto studime?

-Po, mu duk se ky akademik e kishte të qartë misionin e këtij fjalori! Pak a shumë ai tha se: “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” do të jetë një vepër normative leksikografike, ai është i domosdoshëm për të pasqyruar dhe për të hedhur në përdorim pasurinë e madhe  frazeologjike e semantike të gjuhës shqipe”.  Bie dakord absolutisht me përcaktimet e tij. Por mendoj se nuk do të jetë e lehtë, dhe se do kërkojë konsultime shtesë. Në redaksinë e hartimit janë Prof. Dr. Miço Samara, Akademiku Gjovalin Shkurtaj, Prof. Dr. Valter Memishaj, Prof. Dr. Shefkije Islamaj, akad. FrancescoAltimari. Mungonte një përfaqësues i Arvanitasve të Greqisë, unë njoh një studiues të madh të kësaj gjuhe, studiuesin  Jorgos Pangalos, dhe Salvatore Melo i Gjuhës Arbëresh të Sardenjës. Me sa di unë kohët e fundit edhe ata kanë publikuar një seri veprash mbi origjinën ilire të gjuhës Sarde.

 

-Nacional : Ju jeni njohës shumë i mire i Gegënishtes, Toskërishtes, Avanitishtes,  gjuhës Arbëreshe dhe asaj Sardenjës, pra gati të gjitha dialekteve të Shqipes. Keni botuar edhe dy Volume të titulluara, “Keltishtja Prehistorike -Gegënishtja, Nëna e gjuhëve të botës”, vepra të cilat janë katologuar si libra të mirëfilltë shkencore ne Akademinë Mbretërore dhe në Bibliotekën Nacionale Belge.  A keni pasur ndonjë ftesë nga Akademia Shqiptare e Shkencave?

-Deri më tani nuk kam patur asnjë ftesë! Edhe për faktin që veprat e mia Etimologjike janë në gjuhën Frënge. Besoj se nga fundi i vitit lexuesi do ti ketë edhe në shqip. Kemi të bëjmë me Etimologji teorike, pra Metodologji Studimore shoqëruar edhe me shembuj konkretë. Kërkimet e mia  bazohen mbi Gjuhësinë Teorike dhe Strukturale të gjuhëtarëve më të mirë të botës siç janë formalistët francezë, dhe postulatet shkencore të Gjuhësisë Anglo-Saksone. Konkretisht jam bazuar në veprën gjuhësore të  Roman Jakobson, Roland Barthes, Robert Cohen, Ferdinand de Saussure , Charles Bally, Emile Litrè, etj…

 

-Nacional : A duhet të jetë akademia shqiptare shumë e matur në Hartimin e Fjalorit të madh të Gjuhës shqipe, kur kemi parasysh se përballë do të ketë dy akademi që e kundërshtojnë hapur faktin se gjuha shqipe është më e vjetër se Greqishtja dhe Latinishtja?

-Personalisht, unë mendoj se tendenca akademike Greko-Italiane për ta minimizuar gjuhën shqipe në rëndësinë e saj, i ka dëmtuar vetë ata në kërkimet e tyre. Akademiket Grekë në mënyrë të heshtur e pranojnë faktin se Grekët rrjedhin nga i njëjti trung me shqiptarët, madje se janë një Derivim i këtij trungu. Italianët mjaftohen me faktin se janë pasardhës të Latineve dhe nuk duan lavdi me shumë.  Karlo Denima, gjuhëtari më i madh i të gjitha kohërave në lëmin e gjuhëve romane, e thotë qartë se Latinishtja, është një derivat i Keltishtes Primitive, por ai e quan si “Joproduktiv” kërkimin e etimologjisë së gjuhës Latine, për faktin se kjo gjuhë është gjuhë me fjalë Multi-Silabike (Shumë-rrokëshe), gjë që e përjashton automatikisht nga të qenurit gjuhë natyrore fillestare.  Të dyja palët duke mohuar me heshtje origjinën e tyre të hershme, i humbin historisë së tyre rreth 4 mije vite vjetërsi. Pra në aspektin shkencor, kemi të bëjmë me një marrëzi, pasi shqipja, konkretisht gegënishtja u jep atyre një antikitet më të hershëm dhe kohezion etimologjik.Të ju jap një shembull, etimologjik që vërteton këtë tezë. Fjala “Kelt”korrespondon” me fjalën “Kiell”(Qiell)  të gegënishtes, fjalë e cila krijohet me bashkim fjalësh, nga togfjalëshi “Kiell+t”= tek yjet, ( pra semantikisht përcakton qiellin, në analogji me “Kthi-ellt” “Di- ellt”, dhe “e di-elle” ) dhe nuk ekziston ndonjë etimologji tjetër rreth kësaj fjale. Pra behet fjalë për fise Ilire. Sa më takon mua, unë e shoh këtë çështje me syrin e prejardhjes së njëjtë pellazgjike si të Grekëve, Shqiptarëve, Rumunëve dhe Italianeve, megjithëse në pamje të parë gjuhët tona duken të largëta.

-Nacional: Ka burime për këtë tezë shkencore, sepse është një pretendim që e ngre shumë lart rolin e gjuhës shqipe?

-Ka në mbi 30 mijë libra të shkruara në Prusisht e Gjermanishten e vjetër, por unë s’po shkoj shumë larg. Në enciklopedinë e madhe Greke të vitit 1932, (vol. XIX, faqe 873) është shkruar qartësisht: “Të parët e shqiptarëve të sotëm, Pellazgët, kanë jetuar që nga prehistoria në pjesën më të madhe të vendeve që njiheshin në këtë epokë, duke devlopuar një civilizacione shumë të rëndësishëm dhe duke na lënë prapa vepra të një vlere kolosale, si trashëgimi për njerëzimin”. Tani, pse teza e vjetërsisë nuk shtrohet me forcë, nuk promovohet ne Botime zyrtare dhe nuk mbrohet zyrtarisht në niveli ndërkombëtare nga Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë?, këtë nuk e di saktësisht si ta shpjegoj. Grekët e bëjnë një gjë të tillë për gjuhën e tyre, Serbët nuk e kanë vjetërsinë, e shpikin me falsifikime dhe e mbrojnë me investime zyrtare, ndërsa akademikët shqiptarë kundërshtojnë madje dhe studiuesit e huaj që mendojnë se shqipja është shumë e vjetër. Po unë mendoj se sa më lart ta ngremë nivelin e vjetërsisë së Gjuhës Shqipe, aq më te fortë dhe më të besuar do të bëhemi para Opinionit shkencor Botëror. Thënë ndryshe ne duhet të Guxojmë. Tashmë ka aq shumë dokumente dhe zbulime, saqë askush nuk mund ta vërë në diskutim faktin që Gegërishtja njërrokëshe, është simotra e gjuhës Mikenase, madje dhe më shumë.

Nacional: Ka një tendencë brenda trojeve shqiptare nga individë të caktuar për ta zhbërë këtë trashëgiminë lëmin e trashëgimisë gjuhësore. Ju si e shikoni këtë fenomen?

-Po, e kam vënë re ketë tendencë. Madje nëse ti e vë në dukje këtë element, sulmohesh, denigrohesh dhe përjashtohesh nga çdo mundësi promovimi shkencor.  Por personalisht mendoj se nëse Akademikët zyrtarë të kohës së sotme, nuk do e marrin vetë në dorë“Tezën Pellazgjike”, dhe të pranojnë apriori se një sasi shumë e madh shkrimesh prejhistorike i takojnë Gegërishtes, brenda dekadës do të etiketohen si “fshehës dhe falsifikues të vërtetës”. Pavarësisht ritmeve me të cilat ecën gjuhësia zyrtare rreth origjinës së shqipes, sot kemi një shtim shumë të madh të studiuesve të huaj, kryesisht atyre amerikane që i japin gjuhës shqipe një rol Mesianik, dhe besoj se në njëzet apo tridhjetë vite, kjo tezë do të dominojë gjuhësinë Amerikane dhe atë Evropiane. Është çështje kohe!

-Nacional: Sa i takon gjuhës standarte shqipe, cili është mendimi juaj. Dhe cilat janë parimet Metodologjike që duhen përdorur në hartimin e fjalorit të ri?

-Gjatë standardizimit të shqipes, për arsye se teoritë e gjuhëtarëve anglo-saksonë dhe Francezë, konsideroheshin në kundërshtim me teoritë staliniste te prejardhjes se gjuhës, u shmangen të gjitha normat semantike dhe stilistike të gjuhës shqipe. Shqipja u largua shume nga origjina e saj Gege, u kthye në një gjuhë me karakter arbitrar, ku shumë fjalë ishin nocione pa logjikë krijimi dhe pa ngjyrim.

Marrim si shembull fjalën “Hënë”, e cila ka pasuar një transformim të atillë sa që nuk mund të flitet, as për matrica fillestare, as për fonetikë gjenetike, si koncept.  Sepse “Hë+Në”, nuk është një frazë as në gegërisht e as në toskërisht. Pra këtu kemi të bëjmë me lapsus fjalëformimi, me lapsur semantik, dhe me lapsus fonetik… tri kondicionet që na i vë në dispozicion Gjuhësia Teorike, për të përcaktuar etimologjinë e fjalës.

Kjo nuk ndodh në Gegërisht: “Haan” e gegërishtes duke u ndare në dy pjesë na jep frazën primitive shqipe “Ha an”. Dihet që fjala “Haan” e gegërishtes” është me “a” të gjatë, ose me saktë me “a” të dubluar. Nëse i drejtohemi objektit, i cili shënjohet  nga folja “Ha” e shqipes së vjetër, bëhet fjalë për fenomenin e ndryshimit të formës së hënës në mënyrë të vazhdueshme(ciklike). Pra nga ana kuptimore, (semantike) “Hëna ha anët”. Sa i takon ngjyrimit stilistik, fjala “Hënë”, është shumë me e vështirë dhe më e rëndë në shqiptim, sesa togfjalëshi  muzikor “Ha an”, i cili ka dhënë fjalën Haan. Nëse studiuesi më i madh i stilistikës gjuhësore, Charles Bally , (Kolegu i Ferdinand de Saussure) do ta shihte një deformim kaq trashanik të teorisë së tij të “ngjyrimit të brendshëm të fjalës-sipas logjikës së aksionit që e formon”, sigurisht që do të ishte llahtarisur.

Nacional: Të njëjtën dukuri të shbjerrjes se ngjyrimeve semantike e hasim edhe në konceptim antonimik të fjalëformimit të gjuhës  sotme letrare?

-Po: Fjala e gjuhës standarte “mik”, krijohet nga togfjalëshi “më ik”. Por kuptimi i brendshëm i këtij togfjalëshi primitiv është “Largimi”, ndërkohë që në logjikën e formimit duhej të ishte “afrimi”.  Në gegërishte ky koncept është i qarte, kemi fjalët “Mec” nga ku vjen nga fraza “më ec”(Më eja=mikpritje) që ka dhënë fjalën “Mek”, e që mbart në vetvete dëshirën që një dashamir, që është njësoj si djali i familjes është i mirëpritur në shtëpi. Këtu kemi përputhje të logjikës njerëzore me normat e komunikimit.

Antonimi i kësaj fjalës “Mek”  është fjala “Armik”. Fjala armik vjen nga fraza “Ar(dh) me ik”. (Ardhmeik, gjatë procesit të përshtatjes ka humbur bashkëtingëlloren “Dh” dhe Zanoren “E”. Pra nga ana kuptimore kemi fenomenin e Mos-Mikpritjes = ai ka ardhur që të ikë sepse është i keq. Sipas konceptit semantik në gjuhën shqipe fjala “Mik”, është pavend, dhe duhet zëvendësuar me fjalën “Mek” të gegërishtes, dhe fjala “armik” duhet lënë siç është.  Që fjala “mek” është shumë e vjetër, nuk mund të vihet në dyshim sepse fjala Mek (MC) përdoret si titull nderi ne llagapet e popujve Galikë, si “McGregoir, McGintosh, McManaman”, por gjendet edhe në frëngjisht si sinonim i fjalës Zotëri , në konotacionin “i dashur” etj   (Këto janë fenomene para- indo-evropiane). Pra prejardhja e fjalëve në gjuhën standarte shqipe duhet të plotësoje “kushtin e origjinës etimologjike dhe të semantikës që përcjell origjina e fjalës”. Shihet qarte se ky parim nuk është respektuar, dhe normat fonetike janë shkelur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe në fushën e “fjalëformim me Derivim”. Nëse për fjalën “Rërë”, është marrë si bazë nëndialekti i Labërisë, për vendin që emërton “rërën” është marrë fjala e Gegërishte “Ranishte”.  Nëse do kishim zbatuar ligjet drejtshkrimor arbitrare te kongresit të standardizimit(1972) ne do duhej ta shqiptonin fjalën jo “Ranishte”, por  “Rërishtë”. Por duke qenë se nga ana stilistike kjo fjalë është shumë e rëndë, gjuhëtarët kanë qenë të detyruar të konservojnë në standard, versionin e Gegërishtes.  Dyshja e fjalëve të prejardhura “Ran-Ranishte” është më natyrale dhe më i pranueshme sesa “Rërë-Ranishte”, dhe në variantin geg ka një lidhje parantale, matricore dhe fonetike. Edhe në aspektin e “Krijimit të konsensusit logjik të gjuhës”, të cilën Barti e ka pikë qendrore në veprën e tij Semiologjia”, gjuha standarte  çalon rëndë.

-Nacional : Pra ju mendoni se Gegërishtja duhet të rimarrë Rolin e përmirësimit të gjuhës së sotme standarte?

-Unë nuk jam për teorinë e shembjen nga themel të gjuhës letrare, por për integrimin e Gegërishtes në gjuhën letrare aktuale, për korrigjimin dhe modernizmin e saj. Si mund të bëhet kjo?!- do më pyesni. Ka me mijëra marrëveshje jo-logjike në gjuhën standarte, dhe deri më sot nuk kam parë ndonjë tendencë, për ti riparuar… në gjuhën e sotme letrare ne jemi mësuar me fjalën “Faleminderit”, e cila është e bukur, (s’duhet mohuar), por në aspektin konotativ korrespondon me frazën  franceze “ “Je me supplie devant votre generosité”. Fjala Faleminderit është e vështirë për tu shqiptuar nga të huajt, sepse është një fjalë e formuar me togfjalësh: “Falemi nderit”. Ndërkohë që në gegërishte kemi fjalën e shqipes prejhistorike “Mer” (Mirë) e cila ka dhënë në frëngjisht “Merci”. Kjo fjalë nuk vjen as nga latinishtja sepse nuk gjendet në italisht pasi kemi  fjalët “Gracia”, dhe as në spanjisht “Gracias”. Do të ishte më e logjikshme që ne të përdorim fjalën e burimit popullor “Mera”,  (Mer a = Mirë është) , sesa fjalën “Falem nderit”, e cila duhet të përdoret  logjikisht vetëm në rastet kur “Personit falënderues merr një Medalje, një dekoratë, një shumë e madhe parash ose i shpëtohet jeta”… Pra ai që quhet përshkallëzim stilistik i fjalëve sipas funksion semantik,  është deformuar në gjuhën standarte dhe ka dëmtuar burimin e Origjinës se fjalëve.

-Nacional: Me sa kuptoj  ju kërkoni një revolucion brenda gjuhës shqipe?

-Jo Revolucion, por Evolucion… le të bëjmë një paralelizëm. Gjuha frënge e sotme nuk është si ajo e fillimit të shekullit të njëzet. Ka evoluar dhe fjalorët e mëdhenj të leksikut me prurje të reja ribotohen çdo dhjetë vite. Edhe gjuha Angleze ka evoluar, është përshtatur me kushtet e reja të evolucion mendor dhe teknik. Edhe shqipja nuk ka pse të jetë ajo e vitit 1972. Ajo ka evoluar në praktikë, dhe ne nuk e kemi luksit ta gurëzojmë atë me standardizim. Pastaj ka dhe një problem tjetër. Gati pjesa dërmuese e akademikëve të Shqipërisë, as nuk e njohin e as nuk e kuptojnë  nëndialektin e Dibrës ta zëmë, e aq më pak atë të Pejës në Kosovë. Në rrethana të tilla si mund të hartohet një fjalor pa punë përgatitore. A janë bërë regjistrime zanore digjitale të-të folmeve të Dibrës, Mirditës, Malësisë së Mbishkodrës, të Kelmendit, të zonës së Rugovës, të Strugës, të Përmetit, të Malsise së Gjakoves,  apo edhe të Sarandës , si punë përgatitorë? Norbert Jokl, para se të niste punën e tij për fjalorin etimologjik të shqipes, kishte bërë regjistrime të shumë individëve me origjinë nga Shqipëria e veriut, si punë përgatitore. Ajo që duhet të jetë e qarte : është fakti që Gjuhëtarët nuk janë hartues ligjesh gjuhësore të imponuara, sepse Gjuha vetë ka ligjet e saj të brendshme,  por janë vrojtuesit dhe shënjuesit të ligjeve të saj, të formave të komunikimit, dhe të pasurisë leksikore, etimologjike dhe koloritit stilistik. Le t’ja japim dhe Shqipes perspektivën e një evolucioni të pandërprerë…Kjo është mënyra se si e shoh unë gjuhën Shqipe.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here