Intervistë me shkrimtaren e shquar italiane Maria Teresa Liuzzo, dhënë ekskluzivisht për Angela Kosta – shkrimtare, poete, përkthyese dhe gazeten nacional

“NJË VESTAL QË SHKËLQEN PËR NE LEXUESIT NËPËR BOTË NË PANTEONIN E SAJ LARG MIROZISË DHE HIPOKRIZISË”
Maria Teresa Liuzzo ka lindur në vitin 1956 në Saline Montebello dhe jeton në Rexho Kalabria, qyteti ku studioi dhe vazhdon punën e saj të larmishme edhe sot e kësaj dite. Ajo është: pedagoge universiteti, gazetare, kritike letrare, shkrimtare, poete, dramaturge, dhe Drejtoreshë e Revistës Ndërkombëtare të Artit dhe Kulturës “Muzat.”
Maria Teresa Liuzzo ka filluar të botojë për herë të parë në vitin 1970. Ajo është vlerësuar me çmime të shumta gjatë karrjerës së saj të pasur she të larmishme. Në pesëvjeçarin e fundit botoi trilogjinë e saj e cila pati shumë sukses tek lexuesit por gjithashtu është botuar dhe po botohet në shumë gjuhë të botës si: anglisht, arabisht, gjermanisht, rusisht, tashmë në shqip, etjer.

Intervista e shkrimtares së shquar Maria Teresa Liuzzo, ekskluzivisht për Angela Kosta – shkrimtare, poete, përkthyese

Jeta e protagonistes së romanit dhe të të gjithë trilogjisë shkon përtej “TË MJERËT” të Viktor Hygoit, por që ka qenë po aq e vërtetë se: denoncimi shoqëror ështe një ulërimë në ndërgjegjen e komunitetit anembanë botës, ku romanet lexohen, shpërndahen dhe përkthehen. Tek Mary është ndërgjegjja e përvuajtur ajo që i flet mbarë Njerëzimit.
A. Kosta: – Sa ju ka kushtuar shkrimi i këtyre romaneve formuese dhe denoncuese, pavarësisht kërcënimeve që keni marrë dhe vazhdoni të merrni?
M. T. Liuzzo: – Unë kurrë në jetë nuk kam mashtruar apo tradhtuar ndërgjegjegjen time ndaj së cilës jam Dishepull besnike. I detyroj asaj lirinë e mendimit, dinjitetin që mbaj në fjalën e dhënë deri në gjak.
A. Kosta: – Duke dalë për një moment nga korniza e librit dhe si lexuese, çfarë do t’i thoshit nënës së protagonistes e cila nuk meriton asnjë keqardhje apo falje? Çfarë kujtimesh keni sot nga vendi juaj, nga fëmijëria?
M. T. Liuzzo: – Unë lutem për nënën sepse ajo ka një nevojë të madhe për vetveten kur të jetë në gjyqin e madh para Zotit. Jo vetëm ajo, por e gjithë familja ime e përbërë nga një përzierje krimbash dhe pisllëku, që duke justifikuar dhe mbrojtur njëri-tjetrin në publik, urrehen privatisht. Kushdo që e shkatërroi jetën e Maryt për të ndërtuar altarë të rremë, do të mbetet i bllokuar nga makthet që ka krijuar.
A. Kosta: – Si e shihni botën sot?
M. T. Liuzzo: – Unë e shoh Njerëzimin përballë një humnere, jetën si një grua obeze që gllabëron të vdekurit njëri pas tjetrit teksa kapërcen “kancerin” e luftës. Shoh njeriun grabitqar që më shumë shkatërron sesa ndërton, i cili nuk mëson nga gabimet e së shkuarës dhe bëhet keqdashës me kalimin e moshës.
A. Kosta: – Çfarë u rekomandoni nënave?
M. T. Liuzzo: – Kujdesuni për fëmijët tuaj, sa më pak media sociale dhe sa më shumë dashuri! Dëgjojini ata! Asnjë dhuratë nuk është më e bukur sesa një përkëdhelje, ose më e ëmbël se një puthje dhe një përqafim pas një qortimi. Pa paqe nuk ka të ardhme.
A. Kosta: – Çfarë i mbetet Maryt përtej kukullës prej lecke dhe alter egos së saj, së cilës arriti t’i jepte fytyrë dhe shpirt?
M.T Liuzzo: – Mbetet mëshira, e kaluara dhe e tashmja. E ardhmja ende nuk është shkruar. Drama, urrejtja, frika, hakmarrja dhe gënjeshtra mbeten në kujtimin e plumbave që e prekën. Mbetet urrejtja ataviste dhe mashtrimi mizor i vëllezërve, tradhëtia e tyre, strofulla e nepërkave. Puna e tyre si hajdutë dhe gënjeshtarë të vegjël, të abonuar për fitime dhe mashtrime. Por çfarë të presësh nga një nënë e mjerë dhe vrasëse? Të shkruarit ka qenë një bekim, i cili i ka dhënë kuptim jetës sime. Nga dhimbja rilinda përsëri e re.
A. Kosta: – Dhe unë do të shtoja: Unike!
Në thellësinë e humanizmit të saj që është melodi dhe dhuratë për ata që kanë pasur fatin e madh ta njohin nga afër dhe nga larg, ku misteri mbulon bukurinë e brendësisë së saj në një sintezë të përjetshme të shpirtit absolut. Mary nuk ka nevojë të ketë mburoja sepse nuk bie në grackat e zilisë. Është habia e një ëndrre të realizuar, e dashur dhe e pavdekshme, veshja e zjarrit të shenjtë që shkëlqen për ne në Panteonin e saj. Afrimiteti ynë e mban atë larg hipokrizisë, aty ku vetëm dashuria për të vërtetën dhe artin është e shenjtë dhe shton dritën e së bukurës.

Trilogjia e Maria Teresa Liuzzo është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe së shpejti do të përkthehet edhe në shqip.
Ja çfarë shkruan në kopertinat e trilogjisë autorja:
“E TANI DO FLAS – E ADESSO PARLO”
Rrënoja ngjyrash, zemra e shpuar tej përtej deri në shtyllën e gënjeshtrës dhe një zinxhir dielli e ndanin Meryn nga bota. Dhe ajo gjeti forcën tek Zoti që mbarte në qafë. Ishte ngrohtësia e akullt e tmerrshme pas siparit, ku jeta imitonte veten, teksa ëndrrat e një fëmije vdisnin në buliminë e dritës. I kujtoheshin mallkimet dhe vuajtjet, cigaret e fikura tek këmbët e saj, tufat e flokëve që ngatërroheshin mes gishtërinjve të të atit, i cili kur e rrihte e kapte nga flokët dhe e rrotullonte sikur të ishte turtull, duke ia përplasur kokën nga njëri cep muri në tjetrin nëpër dhomë. Apo ajo kohë kur gjumi triumfoi mbi lodhjen e një vajzeje tetë vjeçare; ishte në atë moshë kur Mary duke i çuar kafen babait të saj ende në shtrat, nuk e kishte vënë re që një mizë kishte hyrë në filxhan. Sa grushta atë mëngjes dhe goditje me rrip, pa mëshirë. Nëna bëri sikur nuk e kuptoi ndërsa babai i kërkoi Maryt të hante mizën: ajo duhej të ndëshkohej sepse nuk ishte treguar e kujdesshme. Nëna e Maryt e zgjonte atë në zemrën e mesit të natës dhe i thoshte: “Çohu, babai yt duhet të të rrahë! Mundohu mos t’i përgjigjesh, sillu mirë dhe pastaj bjer në gjunjë dhe kërkoi falje”.

“MOS MË THUAJ QË DASHUROVA ERËN – NON DIRMI CHE HO AMATO IL VENTO”
I imi është një ditar gjaku. Jastëku im është prej guri, çarçafi im prej toke, qielli im prej kockash, aroma ime prej lotësh, vitet e mia prej lufte. Oh Myosotis qiellor…
Si gjithmonë, Zoti bëri që Mary të mbetej e kthjellët, por zbulimi i kënaqësisë mizore së nënës, e zhyti atë në humnerën e errët dhe të thellë të më shumë se një arkivoli.
Por djallit i pëlqente të maskohej, sytë e tij ishin më të zinj se pendët e korbit. Mary nuk kishte frikë nga hija; Drita ishte trasformuese, mashtruese në shkëlqimin e saj të pamasë.

“HIJA E URITUR E NËNËS – L’OMBRA AFFAMATA DELLA MADRE”
Mendova në një fare mënyre nënë, bashkë me ty të kisha lindur, edhe pse fëmijë e ardhur në këtë botë me gërsheta të zeza, të hedhura mbi supe dhe një vello frike rreth e qark. Shpesh e kam përjetuar dyshimin si një e deportuar e cila asnjëherë nuk e njohu gëzimin, si një send i ngjeshur në sirtar, dhe kurrë dorën tënde brenda times. Ndonjëherë kam pirë lot të cilat me kalimin e kohës shëruan plagët e jetës; pa balsam apo fije për t’i qepur.
– Unë me fytyrën në mur, si të ishte dërrasë e zezë: një aksident rrugëtimi ishte jeta ime, dhe mjerë po të merrja frymë, o e mprehur bëhesha porsi një laps. Hapat dëgjoja t’i afroheshin murit, silueta e hijes së një përbindëshi në dhomë, digjej si letër fryma dhe vrapi shkurtonte distancën. Prej druri ishte kryqi, dhe britma ime për ndihmë përfundonte në erë. Fshihesha në përskuqjen e damarëve, e strehuar për të vëzhguar krimbin dhe keqdashjen tënde, të përzier aq sa të dukej gati joreale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here