Izet ABDYLI : Promemorie në kujtim te shkrimtarit Ymer Elshanit i cili u vra nga serbet, më 17 prill 1999 me familjen e tij nenen, gruan, kater djemte dhe kunate
NGA: Izet ABDYLI, kryetar i Asociacionit të letrarëve dhe artistëve Art Club ,,Rifat Kukaj”
Drenas – Kosovë
Tel: +383 44 222 336
PËR: Z. Mujo Buçpapaj, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
LËNDA: Promemorie për drejtësi për shkrimtarin Ymer Elshani, i vrarë më 17 prill 1999 së bashku me familje e tij në Masakrën e Poklekut të Vjetër të Drenasit
Përmes kësaj promemorie që i bashkëngjitet kësaj shkrese e cila është nënshkruar nga gjashtë përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve kulturore, kërkojmë të shfrytëzoni autoritetin e institucionit tuaj në sensibilizimin e opinionit publik, ruajtjen e kujtesës historike dhe vendosjen e drejtësisë për këtë krim.
Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni: Promemorien dhe Biografinë e Shkrimtarit.
NGA: Izet ABDYLI, kryetar i Asociacionit të letrarëve dhe artistëve Art Club ,,Rifat Kukaj”
Drenas – Kosovë
Tel: +383 44 222 336
PËR: Znj Saranda Bogujevci, Ministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit në Republikën e Kosovës
LËNDA: Promemorie për drejtësi për shkrimtarin Ymer Elshani, i vrarë më 17 prill 1999 së bashku me familje e tij në Masakrën e Poklekut të Vjetër të Drenasit
Përmes kësaj promemorie që i bashkëngjitet kësaj shkrese e cila është nënshkruar nga gjashtë përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve kulturore, kërkojmë të shfrytëzoni autoritetin e institucionit tuaj në sensibilizimin e opinionit publik, ruajtjen e kujtesës historike dhe vendosjen e drejtësisë për këtë krim.
Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni: Promemorien dhe Biografinë e Shkrimtarit.
NGA: Izet ABDYLI, kryetar i Asociacionit të letrarëve dhe artistëve Art Club ,,Rifat Kukaj”
Drenas – Kosovë
Tel: +383 44 222 336
PËR: Znj. Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre në Ministrinë e Drejtësisë në Republikën e Kosovës
LËNDA: Promemorie për drejtësi për shkrimtarin Ymer Elshani, i vrarë më 17 prill 1999 së bashku me familje e tij në Masakrën e Poklekut të Vjetër të Drenasit
Përmes kësaj promemorie që i bashkëngjitet kësaj shkrese e cila është nënshkruar nga gjashtë përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve kulturore, kërkojmë të shfrytëzoni autoritetin e institucionit tuaj në sensibilizimin e opinionit publik, ruajtjen e kujtesës historike dhe vendosjen e drejtësisë për këtë krim.
Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni: Promemorien dhe Biografinë e Shkrimtarit.
NGA: Izet ABDYLI, kryetar i Asociacionit të letrarëve dhe artistëve Art Club ,,Rifat Kukaj”
Drenas – Kosovë
Tel: +383 44 222 336
PËR: Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
LËNDA: Promemorie për drejtësi për shkrimtarin Ymer Elshani, i vrarë më 17 prill 1999 së bashku me familje e tij në Masakrën e Poklekut të Vjetër të Drenasit
Përmes kësaj promemorie që i bashkëngjitet kësaj shkrese e cila është nënshkruar nga gjashtë përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve kulturore, kërkojmë të shfrytëzoni autoritetin e institucionit tuaj në sensibilizimin e opinionit publik, ruajtjen e kujtesës historike dhe vendosjen e drejtësisë për këtë krim.
Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni: Promemorien dhe Biografinë e Shkrimtarit.
NGA: Izet ABDYLI, kryetar i Asociacionit të letrarëve dhe artistëve Art Club ,,Rifat Kukaj”
Drenas – Kosovë
Tel: +383 44 222 336
PËR: Znj. Justina Shiroka Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
LËNDA: Promemorie për drejtësi për shkrimtarin Ymer Elshani, i vrarë më 17 prill 1999 së bashku me familje e tij në Masakrën e Poklekut të Vjetër të Drenasit
Përmes kësaj promemorie që i bashkëngjitet kësaj shkrese e cila është nënshkruar nga gjashtë përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve kulturore, kërkojmë të shfrytëzoni autoritetin e institucionit tuaj në sensibilizimin e opinionit publik, ruajtjen e kujtesës historike dhe vendosjen e drejtësisë për këtë krim.
Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni: Promemorien dhe Biografinë e Shkrimtarit.
NGA: Izet ABDYLI, kryetar i Asocoacionit të letrarëve dhe artistëve Art Club ,,Rifat Kukaj”
Drenas – Kosovë
Tel: +383 44 222 336
PËR: Znj Albulena Haxhiu, u.d. Presidentit të Republikën së Kosovës
LËNDA: Promemorie për drejtësi për shkrimtarin Ymer Elshani, i vrarë më 17 prill 1999 së bashku me familje e tij në Masakrën e Poklekut të Vjetër të Drenasit
Përmes kësaj promemorie që i bashkëngjitet kësaj shkrese e cila është nënshkruar nga gjashtë përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve kulturore, kërkojmë të shfrytëzoni autoritetin e institucionit tuaj në sensibilizimin e opinionit publik, ruajtjen e kujtesës historike dhe vendosjen e drejtësisë për këtë krim.
Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni: Promemorien dhe Biografinë e Shkrimtarit.
PROMEMORIE
Ne, krijuesit letrarë të tubuar pranë Shtëpisë Muze të shkrimtarit Ymer Elshani në Korroticën e Ulët, Komuna e Drenasit, në organizim të Asociacionit të Letrarëve dhe Artistëve “Art Club Rifat Kukaj” në Drenas, duke nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e shkrimtarit Ymer Elshani, i drejtohemi opinionit kulturor kombëtar dhe ndërkombëtar, institucioneve të Republikës së Kosovës, organizatave ndërkombëtare të kulturës, asociacioneve të shkrimtarëve dhe institucioneve të drejtësisë me këtë Promemorie, përmes së cilës kërkojmë:
- Të sensibilizohen institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të kulturës lidhur me vrasjen e shkrimtarit Ymer Elshani dhe familjes së tij në Masakrën e Poklekut, më 17 prill 1999, si një krim i rëndë kundër jetës njerëzore dhe trashëgimisë kulturore.
- Të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e Masakrës së Poklekut, ku u vranë 53 civilë të pafajshëm, ndër ta gra, fëmijë, të moshuar dhe shkrimtari Ymer Elshani me familjen e tij.
- Duke qenë se vrasja e shkrimtarit Ymer Elshani së bashku me familjen e tij përbën një nga rastet më tragjike dhe më të rralla të njohura të shkatërrimit të një familjeje shkrimtari gjatë luftërave të kohës sonë, u bëjmë thirrje asociacioneve letrare, akademive, institucioneve kulturore dhe organizatave ndërkombëtare që ta ngrenë zërin në mbrojtje të kujtesës historike, të dënojnë këtë krim dhe të mbështesin përpjekjet për vendosjen e drejtësisë.
- Kërkojmë nga institucionet e Republikës së Kosovës që, në të gjitha takimet me institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë, ta trajtojnë dhe ta prezantojnë këtë krim si pjesë të pandashme të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe të kërkojnë zbardhjen e plotë të tij dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
- Duke vlerësuar kontributin e çmuar të Ymer Elshanit në letërsinë shqipe, arsimin dhe kulturën kombëtare, kësaj Promemorie i bashkëngjitet biografia e tij, si dëshmi e jetës, veprës dhe vlerave që ai i la trashëgim popullit shqiptar.
Lavdi jetës dhe veprës së shkrimtarit Ymer Elshani!
Lavdi të gjitha viktimave të Masakrës së Poklekut!
Drejtësi për viktimat dhe ndëshkim për autorët e krimit!
- Izet ABDYLI – kryetar i Asociacionit të letrarëve dhe artistëve Art Club ,,Rifat Kukaj”
______________________________
- Teuta Elshani , vajza e shkrimtarit Ymer Elshani ______________________________________
- Sabit Rrustemi – kryetar i Ars Club ,,Beqir Musliu” ______________________________________
- Nexhat Rexha – kryetar i Klubit Letrar ,,Nositi” Dardanë _______________________________
- Mevlyde Mezini Saraqi – kryetare e QKPSHA ,,Gjakova” _________________________________
- Zymer Kodra – kryetar i Shoqatës Kulturore ,,Pena e lirisë” ____________________________
PROMEMORIA
We, the literary authors gathered at the Ymer Elshani House Museum in Korroticë e Ulët, Municipality of Drenas, under the organization of the Association of Writers and Artists “Art Club Rifat Kukaj” in Drenas, honoring the life, literary work, and sacrifice of the writer Ymer Elshani, hereby address the national and international cultural community, the institutions of the Republic of Kosovo, international cultural organizations, writers’ associations, and judicial institutions through this Promemoria, by which we respectfully request:
- That national and international cultural institutions raise awareness of the murder of the writer Ymer Elshani and his family during the Poklek Massacre on 17 April 1999, recognizing it as a grave crime against human life and cultural heritage.
- That those who ordered and carried out the Poklek Massacre, in which 53 innocent civilians—including women, children, the elderly, and the writer Ymer Elshani with his family—were murdered, be brought to justice and receive the punishment they deserve.
- Given that the murder of Ymer Elshani together with his family constitutes one of the most tragic and rare documented cases of the destruction of a writer’s entire family during the wars of our time, we call upon literary associations, academies, cultural institutions, and international organizations to raise their voices in defense of historical memory, condemn this crime, and support efforts to achieve justice.
- We call upon the institutions of the Republic of Kosovo to ensure that, in all meetings with international institutions and mechanisms, this crime is presented as an inseparable part of the war crimes committed during the Kosovo War, and that they seek its full clarification and the prosecution of those responsible.
- In recognition of Ymer Elshani’s invaluable contribution to Albanian literature, education, and national culture, this Promemoria is accompanied by his biography as testimony to his life, literary legacy, and the enduring values he left to the Albanian people.
Glory to the life and work of the writer Ymer Elshani!
Glory to all the victims of the Poklek Massacre!
Justice for the victims and punishment for the perpetrators of this crime!
- Izet ABDYLI – President of the Association of Writers and Artists “Art Club Rifat Kukaj”
____________________________________________
- Teuta Elshani – Daughter of the writer Ymer Elshani _____________________________________
- Sabit Rrustemi – President of Ars Club ,,Beqir Musliu” ______________________________________
- Nexhat Rexha – President of Literary Club ,,Nositi” Dardanë _______________________________
- Mevlyde Mezini Saraqi President of QKPSHA ,,Gjakova”_____________________________________
- Zymer Kodra President of To the “Pen of Freedom” Cultural Association ___________________
Biografia e shkrimtarit Ymer Elshani
Poeti, prozatori dhe kritiku letrar, Ymer Elshani, u lind në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit më 14 qershor 1948.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje (ciklin e ulët) dhe në Komoran (ciklin e lartë). Shkollën Normale dhe Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, i kreu në Prishtinë. Po aty, më 1978, magjistroi në lëmin e poezisë për fëmijë.
Që nga viti 1968 punoi në arsim në Shkollën Fillore “Jeta e Re” të Komoranit. Aty ligjëroi lëndën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Me të kryer fakultetin, punoi si profesor në Gjimnazin “Skënderbeu” të Drenasit.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, punoi edhe pak kohë si profesor, e pastaj u zgjodh drejtor i Shkollës së Mesme “Skënderbeu”. Para se të kryente mandatin, më 2 prill 1981, shpërthyen demonstratat në Drenas. Ymerin e hoqën nga pozita e drejtorit dhe e përjashtuan nga puna si përgjegjës për demonstrata dhe fajtor të ngjarjeve “kundërrevolucionare”, që ndodhën në atë vit. Mbeti pesë vjet pa punë.
Më 1985 zuri punë në “Ferronikel” si përkthyes, sepse në arsim nuk iu lejua të punonte. Shkrimet nuk i botoheshin dhe në çdo hap ndiqej nga shërbëtorët e SPB-së.
Pas vitit 1990 zgjidhet në kryesinë e Sindikatave të Pavarura të “Ferro-nikelit”, kurse më 1992 largohet nga puna, si tepricë teknologjike.
Më 1994 kthehet në Gjimnazin “Skënderbeu” si zëvendësdrejtor. Aty punoi një vit e gjysmë.
Në vitin 1995 zgjidhet anëtar i Këshillit Komunal për Kulturë në Gllogoc.
Më 1996 emërohet këshilltar pedagogjik i lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Vitet e fundit të jetës me tërë qenien u zotua për pavarësimin e shkollës shqipe. Shkonte në çdo shkollë fillore të komunës. Hospitonte në orë, udhëzonte dhe përpiqej për mirëvajtjen dhe përparimin e arsimit.
Me krijimtari letrare u mor qysh si nxënës i shkollës fillore, që në moshën 10-vjeçare. Librin e parë “Anija e Miqësisë” e botoi në moshën 19-vjeçare, si normalist në Prishtinë. Gjatë gjithë jetës së vet, Ymer Elshani shkroi dhe botoi në periodikun letrar në Kosovë dhe Maqedoni, kryesisht poezi, tregime, drama e romane për fëmijë.
Nga viti 1967 e deri më 17 prill 1999, kur u vra mizorisht nga vrastarët serbë së bashku me familjen e tij (shpëtoi vetëm vajza Teuta që nuk ishte aty)*, botoi një varg librash artistikë (4 vëllime me poezi për fëmijë, 5 vëllime me tregime dhe 2 romane për fëmijë): “Anija e Miqësisë” (vjersha, 1967), “Çka ëndërrojnë lulet” (vjersha, 1971), “Ndodhitë e Hundëkarrotës” (roman, 1971, 1979), “Loti udhëtar” (tregime, 1972), “Ishulli i Lumturisë” (tregime, 1973), “Aventurat mbi Trotinetin e Vjetër” (roman, 1975), “Guri i Çmueshëm” (tregime, 1977, 1999), “Unaza Magjike” (vjersha, 1980), “Plaku me violinë” (tregime, 1984), “Kalorësi i bardhë” (poemë, 1987), “Përjetimet e Bardhoshit” (tregime, 1989). Qe njohur edhe në “dheun amë”, me romanin “Ndodhitë e Hundëkarrotës” të ribotuar në Tiranë më 1987. Ndërsa zgjedhje poezish e tregimesh nga vepra e këtij autori u botuan edhe në Tiranë, Shkup, Beograd dhe Lubjanë.
Në vitin 2019, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe shtëpisë botuese ”MESHARI”, në Prishtinë u botua vepra letrare e plotë e Ymer Elshanit, në 11 vëllime.
VJERSHA PËR FËMIJË:
- Anija e miqësisë (vjersha). Pionieri, Prishtinë 1967
- Çka ëndërrojnë lulet (vjersha). Rilindja, Prishtinë 1971
- Unaza magjike (vjersha). Rilindja, Prishtinë 1980
- Kalorësi i bardhë (poemë). Rilindja, Prishtinë 1987
- Ylli ëndërrimtar (vjersha). Rilindja, Prishtinë 2000
- Përralla për ylberin (poemë). Rozafa, Prishtinë 2000
- Zogu i lirisë (vjersha). Zef Serembe, Prishtinë 2001
- Gjelastreni mendjelehtë (vjersha). Gutenberg, Prishtinë 2003
- Le të vijë në Sharr pranvera (poema). Rozafa, Prishtinë 2002
TREGIME PËR FËMIJË:
- Loti udhëtar (tregime). Rilindja, Prishtinë 1972
- Ishulli i lumturisë (tregime). Rilindja, Prishtinë 1973
- Guri i çmueshëm (tregime). Rilindja, Prishtinë, 1977; Osce 1999
- Plaku me violinë (tregime). Rilindja, Prishtinë 1984
- Përjetimet e bardhoshit (tregime). Rilindja, Prishtinë 1989
- Vajza e diellit (tregime). Rilindja, Prishtinë 2000
- Njohja e trimave (tregime e përralla). Rozafa, Prishtinë 2000
- Gjeli i kuq (tregime të zgjedhura). Asdreni, Sh. 2000
- Flokargjendta (tregime të zgjedhura). Rozafa, Prishtinë 2004
ROMANE PËR FËMIJË:
- Ndodhitë e Hundëkarrotës (roman). Rilindja, Prishtinë 1971, 1979, 1987
(romani u botua nga ShB “Naim Frasheri”, Tiranë 1987)
- Aventurat mbi trotinetin e vjetër (roman). Rilindja, Prishtinë 1975
- Udhëtimet e Xhuxhimaxhuxhit (roman). Prishtinë 2008
PUNIM STUDIMOR (TEMA E MAGJISTRATURËS):
- Aspekte të poezisë sonë për fëmijë (1945-1976). Andena, Prishtinë 2013
* Të vrarët e familjes Elshani
Naile Xhemajl Greiçevci-Elshani u lind më 17 Janar 1924, u vra me 18 prill 1999,
Ymer Nazif Elshani u lind më 14 qershor të vitit 1948, u vra me 17 prill 1999
Nafije Gara-Elshani u lind më 7 gusht të vitit 1955, u vra me 17 prill 1999
Ardian Ymer Elshani u lind më 14 qershor të vitit 1974, u vra me 17 prill 1999
Miran Ymer Elshani u lind më 28 nëntor të vitit 1978, u vra me 17 prill 1999
Kujtim Ymer Elshani u lind më 20 nëntor të vitit 1983, u vra me 17 prill 1999
Nderim Ymer Elshani u lind më 17 korrik të vitit 1988, u vra me 17 prill 1999
Shukrije Maloku Elshani u lind ne vitin 1958, u vra me 17 prill 1999
Biography of the Writer Ymer Elshani
Poet, prose writer, and literary critic Ymer Elshani was born on June 14, 1948, in the village of Lower Korrotica (Korroticë e Ulët), Drenas, Kosovo.
He completed his primary education in his hometown (lower grades) and in Komoran (upper grades). He graduated from the Teacher Training School and later from the Faculty of Philosophy, Department of Albanian Language and Literature, at the University of Prishtina. In 1978, he earned his master’s degree with a thesis on children’s poetry.
From 1968, he worked in education at the “Jeta e Re” Primary School in Komoran, where he taught Albanian language and literature. After graduating from university, he worked as a teacher at the “Skënderbeu” High School in Drenas.
After completing his military service, he briefly returned to teaching before being appointed principal of “Skënderbeu” High School. Before completing his term, on April 2, 1981, demonstrations broke out in Drenas. He was removed from his position and dismissed from his job after being accused of responsibility for the demonstrations and the so-called “counter-revolutionary” events of that year. As a result, he remained unemployed for five years.
In 1985, he found employment at the Ferronikel company as a translator because he was not allowed to work in education. His literary works were no longer published, and he was constantly monitored by the Yugoslav State Security authorities.
After 1990, he was elected to the leadership of the Independent Trade Union of Ferronikel. In 1992, he was again dismissed from his job due to workforce reductions.
In 1994, he returned to “Skënderbeu” High School as deputy principal, where he worked for one and a half years.
In 1995, he became a member of the Municipal Council for Culture in Gllogoc (Drenas). In 1996, he was appointed pedagogical advisor for Albanian language and literature.
During the final years of his life, he devoted himself entirely to strengthening and preserving Albanian-language education. He regularly visited primary schools throughout the municipality, observed classes, provided guidance to teachers, and worked continuously to improve the quality of education.
Ymer Elshani began writing while still in primary school, at the age of ten. He published his first book, The Ship of Friendship, at the age of nineteen while attending the Teacher Training School in Prishtina. Throughout his life, he wrote and published poetry, short stories, dramas, and novels for children in literary journals in Kosovo and North Macedonia.
From 1967 until April 17, 1999, when he was brutally murdered by Serbian forces together with most of his family (only his daughter Teuta survived because she was not present), he published numerous literary works, including four volumes of children’s poetry, five collections of short stories, and two children’s novels.
His novel The Adventures of Carrot-Nose was republished in Tirana in 1987, making him well known throughout Albania. Selections of his poetry and stories were also published in Tirana, Skopje, Belgrade, and Ljubljana.
In 2019, with the support of the Ministry of Culture, Youth and Sports and the publishing house “Meshari,” his complete literary works were published in Prishtina in 11 volumes.
Children’s Poetry
- The Ship of Friendship (poetry). Pionieri, Prishtina, 1967
- What Do the Flowers Dream About? (poetry). Rilindja, Prishtina, 1971
- The Magic Ring (poetry). Rilindja, Prishtina, 1980
- The White Knight (poem). Rilindja, Prishtina, 1987
- The Dreaming Star (poetry). Rilindja, Prishtina, 2000
- The Fairy Tale of the Rainbow (poem). Rozafa, Prishtina, 2000
- The Bird of Freedom (poetry). Zef Serembe, Prishtina, 2001
- The Absent-Minded Rooster (poetry). Gutenberg, Prishtina, 2003
- Let Spring Come to the Sharr Mountains (poem). Rozafa, Prishtina, 2002
Children’s Short Stories
- The Traveling Tear (short stories). Rilindja, Prishtina, 1972
- The Island of Happiness (short stories). Rilindja, Prishtina, 1973
- The Precious Stone (short stories). Rilindja, Prishtina, 1977; OSCE, 1999
- The Old Man with the Violin (short stories). Rilindja, Prishtina, 1984
- Bardhoshi’s Experiences (short stories). Rilindja, Prishtina, 1989
- The Daughter of the Sun (short stories). Rilindja, Prishtina, 2000
- Meeting the Heroes (short stories and fairy tales). Rozafa, Prishtina, 2000
- The Red Rooster (selected short stories). Asdreni, Shkup (Skopje), 2000
- Silver-Haired Girl (selected short stories). Rozafa, Prishtina, 2004
Children’s Novels
- The Adventures of Carrot-Nose (novel). Rilindja, Prishtina, 1971, 1979, 1987. (Republished by Naim Frashëri Publishing House, Tirana, 1987.)
- Adventures on the Old Scooter (novel). Rilindja, Prishtina, 1975
- The Travels of Xhuxhimaxhuxhi (novel). Prishtina, 2008
Research Study (Master’s Thesis)
- Aspects of Our Children’s Poetry (1945–1976). Andena, Prishtina, 2013
Members of the Elshani Family Killed in 1999
- Naile Xhemajl Greiçevci-Elshani, born January 17, 1924 – killed April 18, 1999.
- Ymer Nazif Elshani, born June 14, 1948 – killed April 17, 1999.
- Nafije Gara-Elshani, born August 7, 1955 – killed April 17, 1999.
- Ardian Ymer Elshani, born June 14, 1974 – killed April 17, 1999.
- Miran Ymer Elshani, born November 28, 1978 – killed April 17, 1999.
- Kujtim Ymer Elshani, born November 20, 1983 – killed April 17, 1999.
- Nderim Ymer Elshani, born July 17, 1988 – killed April 17, 1999.
- Shukrije Maloku Elshani, born in 1958 – killed April 17, 1999.


















