PRANVERA JO GJITHMONË NGJAN ME GËZIMET!
Pranvera jo gjithmonë ,sjell gezime
Dhe nga Dielli të perveloje guri
E lekura të marre ngjyrë
Si në ara kur piqet gruri.
Tek nje krua,që freskon blinin
Tek therron fushës, gjemb i saj
Të dy bashkë e bëmë betimin
Se asgje s’do te na ndajë.
Mbrëmja ra,e doli ylli
Tym e zjarr ,seç e mbulojne
Te percolla pranë nje pylli
Ku prinderit e tu,jetojne.
Tek bën me dorë ,gjatë të kujtova
E s’mund ti ndaja syte nga ty.
I mpirë,i ngrirë,të endërrova
Tek buzeqeshje,plot magji!
28/08/202
KASOLLJA E FSHATIT!
Në kasollen e vjetër të fshatit
Ka vetën nje dhomë
Shpesh fryn furtunë e borës
Dhe në derë shfaqet mërzia
Kur viti është I lig e I mbrapshtë
E uria nuk ndahet
Brenda mureve është vaji
i nje kenge elegjike!
Hallet gjithkush vajton
Nevojat,durimin e shpresen e humbur
Vuajtjet,e merzitë e liga!
Ku vajti hareja e gazi që ishin dikur ?
Në muret tua ,ska harmoni
Se gezimi e dhimbja nuk behen bashkë
Dhe ku ka deshperim,
Lumturi e jetës vend nuk ka.
SIKUR TË ISHE JARGAVAN!
!
Ah e dashur,të ishe Jargavan
Që shperthen purpur, në Pranverë
Si zogu që kerkon vatan
Në folenë tende të pushoj nje herë.
Vjeshta plot shi,e Dimri borë
Në folenë tende rane stuhi
Por erdh’ prapë Maji si kurorë
Mbi ty shperthej lastare i ri.
Xhina, si gonxhe në mëngjes
Që rreth kalasë del ,vend për vend
Si nuk u bera nje pike vesë
E të pikoja mbi gjirin tënd.
Gjumë nuk ka nata,veç zjarr e afsh
As fjalë që flet për shpirtin tim
Në lekuren tënde si mendafsh
Mbeshtillen ëndërrat gjer në agim
TI I JEPJE UJE, NË GRUSHTA KALIT!
Ti i jepje ujë,në grushta kalit
Unë te pashe prej penxheres
Mbi kaçurrelin tënd te ballit
Ra fllad i lehtë i erës.
Mbi ujë imazhi yt
Me bliret vallëzonte
E shallin blu mbeshtjelle në fyt
Era e trazonte.
Mu shfaq si ëndërr e si merak
Si dëshirë e fundit para litarit
Të puth atë buzë që pikon gjak
E pastaj ti shkoj vetë varrit.
Ti buzeqeshe plot djallëzi
E ike revan,si ere e malit
Fëshfërinin blirët në qetesi
Pas dëgjohej veç trok I kalit
Prapë nga penxherja në nje kënd
Qielli mbuluar re të zeza.
Oh ç’pikëllimë,trupin tënd
E çojnë në varreza!
Mbi degë të blirit nje këngë malli
Lamtumirë,me lote e vaj
Kujtoj trokun e nje kali
E ty që ikën e pafaj..
ATJE PERTEJ KU FUSHAT VERDHOJNE!
Atje pertej ku fushat verdhojnë
E fshatrat shtrihen matanë.
Ndër pyje dielli perëndon
E gardh hithërnishtet ndajnë.
Në tempuj mbi çati,sundon
Blu e qiellit kudo anembanë
Era barin me vesë, ledhaton
Tek fryn nga liqenet pranë.
Jo nuk është kënge e lugines
Pse në këte vend gjej unë dashurine.
Si zog i marr erë trendelines,
Nje manastir duket mbi kodrine
Atje mjegull e blu ndër agime.
Dielli mbi ure në Perendim ulet
Të shoh atje vasha ime
Tek një kryq e nje hark ti përkulesh.
Në manastir të fshatit jete e shkretë
Kur te tjerët luten për shpëtim
Oh ,shko e lutju zotit vetë
Për shpirtin tim që për ty nuk gjen shërim!
E martë 28 Qershor 202
KUR TË SHOH TY MOJ E DASHUR
Kur të shoh ty moj e dashur,
Më dhemb në shpirt ,e jam i gjorë,
U ndame bashkë ,sa kishte zbardhur
Pranë,nje shelgu,ne Shtator!
Keto buzë,buzën më se prekin,
As trupin tënd plot ngrohtësi
Sikur re që sjell rrebeshin,
Në shpirt kam nje lëmsh të zi.
Tani s’kam më c’të humbas
Ndoshta kjo zemër prapë ngushellohet
Askush se din se cfarë vjen pas
Por plagë e vjeter vallë shërohet ?
Tani nuk mundem,unë i ngrati
S’ka buzeqeshje as gëzim
Jo jo loder nuk është fati
Sa pak rruge bashkë,cfarë qe gabim ?
Ah kjo jete është si pelini
Pas çdo ndarje shpirti dhëmb,
Nje qiparis do jete kujtimi
që ne varreza mban emrin tënd.
Të gjithe nje ditë behemi pluhur
E ikim si te shumtit,gjithcka tretet
Në Dimer nuk çel nje lule e bukur
Por s’ke cte besh ,meraku mbete
TI QAJE ATË NATË QETËSIE!
Ti qaje atë natë qetesie
Dhe nuk i fshihje dot lotë
Unë kisha dhimbje,sa ti se dije
Por nuk mund të të falja dot.
Tani ke ikur,unë në vetmi,
Ëndërrat,skanë shije,as nuk kane bojë
I mbyllur vetëm në shtepi
Askush s’me sheh,as flet me goje.
Kur bie mbrëmja,në mërzi
Vij tek ky vend,ah ç’mallëngjim.
E në çdo enderr me shfaqesh ti
Tek qan me lot ,o shpirti im.
8/06/2022
TANI RA MUZGU !
Tani ra muzgu,vesa ra.
Leshon drite në hithërnishte.
Në rruge u ndala ca.
Mbeshtetur në shelgjishte.
Ngjyrë argjendi doli Hëna
Ranë rrezet mbi çati.
Nga larg dëgjoj bilbilin
Këndon nje melodi.
Si në Dimër kur bie nata
Frymon oxhaku ngrohtësi
Ngrihen mështeknat e gjata
Si nje vigan i bardhë ,qiri.
Larg në pyll një zhurmë u tret
E prane po rrjedh një Lumë
Çekiç I rojës po troket
I lodhur i vjen gjumë.
JOHAN VOLFGANG VON GÖTE
NATË E KËNDSHME !
Tani po e lë këtë kasolle të vogël
Ku të dashurit e mi jetojnë
I hedh hapat lehtë e lehtë
Mes gjethesh që hije lëshojnë
Mes shkurresh e lisash Hëna duket
I flladit rrugën ky Zefir
Pemë e lule I përkulen
I mbushin gjurmët erë të mire
Sa e këndshme plot freski
Kjo natë e bukur verore.
E mbush shpirtin dashuri
Ku qetësia sundon prore.
Më kot mundohem të fsheh gëzimin
Fluturon I lire si zog ne mal
Me mijera net ,si kjo do mbushja qiellin
Vetëm nje natë si kjo :e dashur a s’ma fal ?
22/5/2018
MIRESEVJEN E LAMTUMIRE
Shpejto : Me dridhi kjo fjale zemren ,në veri sa shpejt nxitoi
E iku kaq shpejt si dritë e Diellit
Pastaj ra mbrëmja e gjithçka mbuloi ..
Dhe permbi male nata ra
Sa shpejt në rrobë të zezë u vesh një lis
E ngrihet madhështor , ai ,atje si një kala
Ku mbuloi kjo natë e erret ,e dendur e zezë pis .
E I ndezi ,100 sytë e saj ndriçuar
Mbi shtëllunga resh hënë e bekuar
E hodhi tej vështrimin e saj të vrarë
Tek era rrahu krahet ,si zogu në të larguar .
E në vëshë të mi si kobe të liga
Më solli kjo natë e ligë ,me mijëra e mijëra shtriga .
Por prapë e kthjellët e lozonjare më ish mendja
Se zjarr I dashurisë me rridhte ndezur brenda .
E cfarë drite ndriçoi sytë e mi ?!
Kur të pashë ty ,të bukur si hyri .
E kur shikimi yt I ëmbël përmbi mua ra
Aty e priti zemra e mbushur plot sevda .
Çdo dihatje e zemrës ,një këngë për ty këndoi
E një trëndafil të ndezur Maji ma dhuroi .
E foli loja jonë ,kjo lojë e dashurisë
Për ty e për mua ,me gjuhë të perëndisë
E u luta kjo lojë si ëndërr të mos mbesë
Por ja që erdh papritur agimi I pabesë.
E në vend të përqafimit ,si një zog I zi
Më fluturove si ëndërr ,që iku e më la në vetmi .
E në vështrimet tona cfarë trishtim i hidhur
kërkova unē botën ,rreth e qark i rashë
Sytë e mbushur lotë ngado të kërkoja
E kurre si dashurinë tënde ,nuk gjeta e nuk pashe.
O dashuri hyjnore – ekstazë ,o perëndi !
BAJRON
Pjesë nga poema “Çajld Harol”d
.
Oh ç’kënaqësi e pyllit ku s’gjen shteg,
e kur një rrapëllimë dallgësh e prish vetmine në breg.
Në një shoqëri që asgje s’pipëtinë,
pranë detit të gjerë që zhurmshëm oshëtinë.
S’dua njeri pranë kur natyrën të kem,
në dashuri fatlume zemrën ma rremben .
Per cfarë jam unë sot
E dikur kush kam qenë?
Një me Universin tē perzihem plot ndjenjë.
Cfarë jam unë sot
E kush kam qene dikur..
per cfare s’mundem ta shpreh as ta fsheh une kurre !
·
ROBERT BURNS !
ELIZA E BUKUR
Oh kthehu prapë Eliz’ e bukur
Sa të shoh një here me sy.
Dhe në ardhesh vetem për hater .
Se nuk mundem dot pa ty!
Kthehu prapë Eliza e mire
Dhe nje here e pastaj ik.
Në s’më do , ke pak meshire
Thuaj të pakten me ke mik .
Qenka faj perse të dua
Qenka faj nje dashuri ?
Ma copeton ti zemren mua
Kur e di se vdes për ty ?
S’jam i vdekur as i gjallë
Dhimbje,gjoksi po me therë
Kthehu pra se kam shumë mallë
Sa të shoh edhe një herë .
Si nje blete që mbi petalet
Merr nektar nën rreze të Diellit
Sikur fllad,kur Hëna ndalet,
Fryn n’Pranverë, nen kupë të qiellit .
Ka moment që nje poeti
ti sjellë lotë e gaz në sy.
Me rreh zemra,si valë deti
Kur të kam pranë,e jam me ty !
15/4/2021