Këngëtari i mirënjohur Arif Dushaj,vjen më një këngë të re kushtuar heroit të UÇK-së, tropojanit Tahir Sinani

Këngëtari Arif Dushaj ka pasuruar repertorin e tij më një marsh luftarak dhe heroik

KËNGËTARI I MIRËNJOHUR ARIF DUSHAJ,VJEN MË NJË KËNGË TË RE KUSHTUAR HEROIT TË UÇK-SË, TROPOJANIT TAHIR SINANI

Kënga është shkruar nga kopozitori i mirënjohur Kolë Susaj, me poezi të poetit Ibrahim Daut Doçi, ndërsa është orkestruar nga kompozitori tjetër i mirënjohur Edmond Zhulali.

Nga dr. Mujë Buçpapaj

-“Këngëtari Arif Dushaj ka pasuruar repertorin e tij më një marsh luftarak dhe heroik, duke ja dalë me shumë sukses të krijoi një profil të ri interpretues të këngës së këtij lloji, e cila kërkon një regjister të veçantë vokal, temperament të spikatur dhe fuqi për të përcjellë emocionet e forta që mbart ardhja e heroit të Çlirimit të Kosovës në vendlindjen e tij, përmes një muzike origjinale dhe orekstrimi të shkelqyer.”

Këngëtari i mirënjohur Arif Dushaj,vjen më një këngë të re kushtuar heroit të UÇK-së, Tropojanit Tahir Sinani.Kënga është shkruar nga kopozitori i mirënjohur Kolë Susaj, me poezi të poetit Ibrahim Daut Doçi, ndërsa është orkestruar nga kompozitori tjetër i mirënjohur Edmond Zhulali.
Kënga e shkruar me nota heroike dhe frymëzuese, do të interpretohet për herë të parë me datë 5 maj 2024 në Tropojë, ditën kur do të inagurohet edhe shtatorja e kombandantit legjendar të UÇK-së, Tahir Sinani.
Këngëtari i mirënjohur Arif Dushaj ka levruar me sukses këngën lirike, epike, atë qytetare, baladat etj, ndërsa kësaj radhe na vjen me një marsh heroik, kushtuar kombandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së),Tahir Sinani.
Muzika e kompozitorit Kolë Susaj përcjell fuqishëm gjithë solemitetin e mbërritjes së shtatorës së heroit në vendlinjen e tij në Tropojë. Muzika, nuk ka nota vaji ligshtimi apo përmallimi, siç ndodh rëndom në këto raste, por ka ritme të forta kushtrimi dhe krenarie që djali i Malisë së Gjakovës, në traditën e këtij vendi, shkoi me armë në dorë në luftë për Çlirimin e Kosovës, Lugëss së Presheves dhe hapsirave shqiptare në Maqedoni, luftoi si luan dhe i rikthehet vendlijndes po me armë në dorë, në një momument madheshtor, siç i takon një heroi të rënë për çlirimin dhe bashkimin e Atdheut të tij.
Këngëtari Arif Dushaj ka pasuruar repertorin e tij më një marsh luftarak dhe heroik, duke ja dalë me shumë sukses të krijoi një profil të ri interpretues të këngës së këtij lloji, e cila kërkon një regjister të veçantë vokal, temperament të spikatur dhe fuqi për të përcjellë emocionet e forta që mbart ardhja e heroit të Çlirimit të Kosovës në vendlindjen e tij, përmes një muzike origjinale dhe orekstrimi të shkelqyer.
-Poeti Ibrahim Daut Doçi, ka disa bashkëpunime të suksesshme me këngëtarin dhe muzikantin e famshëm Arif Dushaj. Pas këngëve për Fatme Sokolin dhe deshmoren e ushtrisë shqiptare në NATO Zarife Hasani, tashmë të kompozuara nga vetë A. Dushaj, kësaj radhë bashkëpunimi i tyre ka të bëjë më heroin Tahir Sinani.
Ibrahimi nuk është ndalur për të na rrëfyer trimëritë dhe heroizmat e heroit Tahir Sinani, pasi vetë momumenti i ngritur për nder të tij flet vetë, por si në baladat e trimërisë dhe epikën legjendare shqiptare, poezia fillon me lajmin se shtatorja e Tahir Sinanit do të vij në Malsi.
Në Tropojë na doli zani
Po na vjen Tahir Sinani
Hej o Tahir o vella…

Më poshtë poeti e krahason komandantin Tahir Sinani më një drangue, apo me hernojtë e epikës tonë legjendare si Muji dhe Halili, të cilët kishin luftue për mbrojtjen e tokave shqiptare nga dyndja sllavo-serbe në tokat shqiptare.
Si drangue po vjen Tahiri
Sikur t’ish Muja dhe Halili.

Në vijim teksti vazhdon me pritjen që i bëhet legjendes së UÇK-së ku përveç gjithë popullit të Malsisë, ka dalë për ta pritur edhe një tjetër legjegjendë e luftës për Çlirimin e Kosovës nga pushtuesit, vetë Mic Sokoli një bashkëfshatar i Tahir Sinanit nga Bujani i Tropojës.
Si i thonë një fjale “trimi nderon trimin”.
Pasi përshkruhet se si Malisa dhe kulla e tij e lindjes kanë hapur dyrt për ta pritur birin e tyre, kënga mbyllet me fjalët e vet heroit.
Ai thotë se kishte bërë vetëm detyrën ndaj Atdhut dhe bashkimit kombëtar.

Unë luftova në UÇK
Unë luftova për Atdhe
Se Kosova bashkë me Shqipni
Jemi një e s’bahem dy
Në fund kanga mbyllet me përshkrimin e vendosjes së shtatoren së heroit të UÇK-së me armë në dorë dhe me sy mbi Kosovë, si dhe betimin e vendlinjdes së tij:

Sa herë të ketë nevojë Kosova
Tahir Sinanë lind prapë Tropoja
Le ta dijë mirë Serbia
Tahir Sinan lind prapë Shqipnia.
Në fund të këtij shënimi të shkurtër mund të themi se këngëtarri Arif Dushaj prezantohet me një këngë që e ngre atë në nivel shumë të lartë interpretimi, duke e futur në radhët e këngëtarëve që interpreton bukur dhe me ngyrim emocional që nga lirikat deri tek marshet heroike dhe baladat heroike. Kënga “Mirë se vjen Tahir Sinani” është një himn jo vetëm për heroin e Malsisë së Gjakovës, por për të gjithë martirët shqiptarë që dhanë jetën për Çlirimin e Kosovës. Ajo është një këngë frymezues edhe për brezat e ardhshëm.

TAHIR SINANI (25 MAJ 1964 – 29 KORRIK 2001)

Tahir Sinani (25 Maj 1964 – 29 Korrik 2001) ishte një oficer i Ushtrisë së Shqipërisë dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe në atë kohë mori pjesë në Betejën e Pashtrikut. Lindi më 25 Maj 1964 në fshatin Gri, afër Bujanit, rrethi i Tropojës në Shqipëri dhe ra dëshmorë më 29 Korrik 2001 në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit” afër qytetit të Gostivarit, gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni.
Tahir Sinani gjatë Luftës në Kosovë ishte njëri ndër komandantët më aktivë të Zonës Operative të Pashtrikut, dhe më pas emërohet Komandant i Zonës së Tretë Operative të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK), dhe më vonë iu bashkua UÇPMB-së dhe mori pjesë në Luftën e Luginës së Preshevës. Gjatë Luftës së vitit 2001 në Republikën e Maqedonisë, Tahir Sinani iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe u emërua komandant dhe udhëheqës i Brigadës 116 e cila e mbante emrin e tij. Më 29 korrik 2001, Tahir Sinani sëbashku me 4 luftëtarët e tij e humbi jetën në aksident të rastit duke përgaditur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut, në zonat malore të Gostivarit dhe malit Korab në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit”. Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit ku përjetësisht pushon sëbashku me dëshmorët e tjerë të kombit.