Konstandin Belemaçe: Dasma shqiptare, poemë. Perktheu: Ligor Thano

Fjala e përkthyesit

Konstantin Belemace, u lind në 1844, në një fshat të njohur arumun të Maqedonisë i cili quhet Muluvishtë dhe po aty mbylli sytë pas Luftës së Parë më 1932, i cili në rininë e ti bënte pjesë në Perandorinë turke, më pas në atë Sërbe dhe sot në Republikë e Maqedonisë. Që kur ishte ende gjallë ishte i njohur si “Trunaduri Kombëtar” i arumunëve. Ashtu siç thoshte filologu i madh arumun Taqi Papahaxhi, emiri i trubadurit iu dha prej dy punëve:
1) Në kohrat kur nuk mund të flitej as edhe një poezi e kulturës arumune, ai publikoi poezinë “Gjeli” në “Carta di Alegere” (1887) e Andrea Bagav, e cila është konsideruar si e para poezi e cultivuar arumune.
2) Belemace shkroi e publikoi (1888) në revistën “Maqedonia”, tekstin e një kënge të njohur “Porosia prindrore”; këngë e quajtur, jo zyrtarisht, prej gjithë arumunëve që në atë kohë si Hymni Kombëtar i tyre.
Edhe pse poezitë e tij s’janë të cilësë së atre të shkruara nga Murnu, Tulliu, Bazaria etj. që errdhën pas tij, ai mbeti trubaduri ynë kobëtar dhe poezitë e tij së bashku me “Porosia prindrore” na ngohin shpirtin sa herë i dëgjojmë dhe përherë do të jenë thesar të historisë dhe kultures së arumunëve. Prandaj përkthimi në shqip i poemës së tij “Dasma Shqipëtare” bën dhe shton njohuritë e shqiptarëve me kulturën e arumunëve sidhe për miqsinë vllazërore të këtyre popujve të lashtë të Balkanit me bashkë-jetesën e tyre prej mijra shukujsh.
Shkruar nga L. Thano

Disa mendime për poemën: Dasma shqiptare

Sapo më ra në dorë libri i përshtatur nga Dina Cuvata “Dimã ndarea Pãrinteascã” sipas orgjinalit të Tachi Papahagi u suprizova dhe e lexova dhe rilexova shumë herë. Ishte nga të parat në gjuhën arumune që më ra në dorë, me ndryshimet të sistemit në Shqipëri. I emocionuar nga njohja me kçto vepra të poetëve klasikë në gjuhë arumune saqë vendosa ti shqipëron disa nga ato në mënyrë që t’i njohë lexuesi shqiptar që kuptojë më mirë bashkëjetsën e këtyre kombeve gjatë historike. Një dëshmi e qartë dhe njëherazi madhështore shpaloset në poemën “Dasma Shqiptare” e poetit të shquar arumun Kinstantin Belemace. Kjo është një poemë me natyrë epiko-lirike, e cila përmes forcës shprehëse poetike përjetson fihurën komplekse të Shahin Matrakut për të cilin është shkruar shumë. Së pari përmbajtja e saj, që Belemace e shpreh në gjuhën bukur arumune me vargje, stil e figura të përdorura mjeshtërisht prej tij. Belemace i përket plejadës bashkohës së poetëve tanë të Rilindjes sonë kombëtare, pra edhe krijimtaria e tij karekeriyohet krejtësisht nga patrriotizmi. Në këtë mënyrë ajo mund të quhet poema e miqësisë shqitaro-arumune. Kjo shtjellohet përmes miqësiaë së Shahim Matrakut me dy arumunët e shquar, Tuna dhe Jana Kukuneshi nga Lënga. Vendbanim i lashtë arumun. Kremtimi i martesës dasmës shqiptare me të gjitha adetet ahqiptare ku në krye të krushqëve prijnë Tuna e Jana Kukuneshi. Së dyti, Shahin Matraku përfaqson kaçakun e panënshtruar që luftoi gjer në fund të jetës lundër pushtusve otomanë. Një rëfim real për këtë figurë përshkruhet në librin Gjerasim Qirjazit “Pengu” ”, por pasi e mësoi të vërtetë u bë mbrojtësi shkollë së vashave të motra Qirjazi.

Konstandin Belemaçe:
Dasma shqiptare

O Shkumbin, lumë i gjatë,
sa e sa pyje e ograja,
i stërreh ti që prej Lëngës,
si dhe mbi rrëpira të argjilta,

ndofta u dhe rrugëtimin,
rrugës tënde katër trimave,
me kërrabat si diell në rrëzëllim
dhe martinat shtrënguar duarve.

Tregomë, o lumë, po të pyes me be,
me shushurimën tënde pambarim:
të betohem më Perëndinë e Madhe
dhe më diellin me shkëlqim.

Që kur Llënga është quajtur fshat,
me pyje dhe male hijerëndë,
nuk është parë tjetër herë
si Tuna dhe Rrapoja me famë;

as si Nasta tjetër trim
dhe si Jana Kokonesh;
sikur të janë zanës bij
sa për katër vëllezër njëheresh.

E vogla Llëngë i dha namin,
sepse janë katër fërshëroc
që s’kanë frikë nga Dumnami
as nga katilat e bërë tok.

E frushullima e pyllit pambarim
sikur të kish gjuhë njerëzore
s’donte të ish aspak më durim
që namin e tyre të tregonte;

ende zemra e përshëndet,
edhe më shumë syrin burrëror
me shikimin e shqiponjës
atë shpirt fërshërot

s’ është i rëndë mali me dëborë
kur kalojnë trimat Kokonesh
me pushkët për rripash në dorë
që të mos drithërohen syresh.

Nga Berati gjer në bregdet
namit të tyre i këndojnë papreazi
lavdisë i këndojnë largazi
e skifterëve të pathyer prej furtune.

Shahin Matraku trimi i rrallë,
e më i dëgjuari shqiptar me nofkë,
aq sa e trembëte edhe djall
që t’i jepnin nam i bënte shokë.

Pa i ftoi në dasmë të madhe të paparë –
në dasmën e birit me dhembsuri -,
që t’i nisë shumë larg krushq të parë
edhe t’i sjellin atij të renë si peri.

Në Trebinjë u mblodh te sheshi
frashërllinj dhe shqiptarë
krushq të nisen sa më parë
të gjithë trimat Kokoneshi,

e t’i sjellin nusen e re me urat’
të renë e mikut të shquar,
Bebjanën si ylli i pashuar
bijëzën e beut Murat.

Ishte zanë e pa përshkruar
me leshrat e saj të praruar,
dhe të parrahura prej diellit-
hënë-plota prej qiellit.

Tamburxhinjtë dheun e shkundën përsëri
para krushqve kalëronin me tërsëllëm,
armët nisën zjarrin me breshëri
gjer larg kumbonin me shungullimë.

Kalorësit, çdo njeri në këtë eskortë,
kalonin malet hijerëndë me guxim;
ndonëse kishin gjithë kuajt në turfullim,
të gjithë këta trima si smerald të fortë.

Malet e rëndë gjëmonin prej poterës
ata ushtonin nën përkundjen e erës;
ahet sikur u gjendën nën gurgule
me gjithë me ato pishat bukuri-rralle.

Dasmë e madhe, dasmë e rëndë,
së toku shqiptarë dhe fërshërotë
kalojnë pyje, male me borë nëpër sqotë
që të arrinin krushqit tok në vëndë,

që të marrin vajzën më të bukur
që prej së largu në malet Karatesh-
të vetmen të babait bijë të dhemsur
dhe e s’ëmës të vetmen vash’.

Zilepsur nga djemuria trime,
seç na u stolis kjo nusja e re
dhe, si zana në mes dasme,
larg për te dhëndri u nis me hare.

Dyzet mushka mali me hejbe
mbartnin pajën e nuses së re,
dhe po kaq trima në ballë prinin
syhapur kalëronin e këndonin;

përsëri një trim, trim i pa treguar,
nga mesi i arumunëve të zgjuar,
shkënditur si smeraldi duke kalëruar
duke mbajtur flamurin në duar.

Prej kumbimit të armëve të tyre
e prej këngës së dasmorëve me hare,
si fryrje magjike nga pylli në liri
ish e gjithë si rapsodi lahutari.

Tek këndonin e kalëronin të gjithë tok,
erdhi si ndonjë vetëtimë zjarri papriturasi,
prej pusisë na lajmëronte prerazi:
“Ah, bre krushq qëndroni në vend stop

Dhe jepjani armët në dorën
e kapedanit të maleve të larta,
gjithë pajën dhe tok me kadënën,
në mos doni t’u shpoj me plumba!”

Dhe në minute u bë qameti,
tërë krushqit heshtën o le-le,
sikur t’u kish rënë qielli gurgule
mbi shqiptarët e fërshërotët lebeti.

E aq sa mbante shkreptima shkëlqimin,
fluturuan si shqiponjat me shpejtësi
të shihnin xhelatin me shpirt gjakpirësi
kapedanin hajdutëve që vetëm grabisnin.

“Karalivo, e shtrenjtë na është jeta jonë”-,
thirri një fërshërot me vështrim të qetë,
“ende s’na bën dot kjo dorë e shkretë,
te ty të lutemi ty or horr me dashjen tone:

por, të rrëzoi, o xhelat i pangopur,
ndaj lëshojua udhën krushqve,
sa s-do të arrish fare burrërinë e humbur
shtrirë përmbi kreshtën e maleve!”

“Shqiptarët me mendje të humbur
dhe ju fërshërot krejt të budallepsur,
e vetëvarrimin tuaj kërkoni sot
që të futeni me gjithë kuajt tok.

Po, unë s’dua vdekje dhe gjak
mirësisht kërkoj armët menjëherë
dhe kadënën e bukur që po qan,
tok me tërë pajën e saj me vlerë!”

Dhe atëherë flamurtari.
trimi i mirë Tuna thërriti:
“Ç’i vështroni, o trima, horrat?”
Dhe një plumb shkrepi mbi ta.

Mbi pusi si shigjetë e flakëruar
plumbi i Tunas menjëherë ra
dhe u bë një gjullurdi e padëgjuar.
Karalivo, çfarë ndodhi kur pa,

dhe ai u thërriti të gjithë shokëve:
“Trima, të lëvduar qofshi përherë,
se mbase të liq janë fërshërotët e mjerë
ata të mallkuarit arumunë të maleve!”

Dhe atëherë, si trumpet
gjëmuan brirëroret lajmëtare,
dhe menjëherë u bë një qamet
kur u zbrazën armët vrastare.

Dhe martinat, dhe dogratë plotë
u shprazën prej pusisë panumuruar
dhe me të gjithë, si lapangjoztë
u dëbuan nga pusia të turpëruar.

Sa ish perëndesha e adhuruar,
nuk e pushuan zjarrin me hata
gjer sa hajdutët e dëshpëruar,
i lëshuan dhe pozicionet vetë ata.

Karalivo, si gjarpër i helmuar
të gjithë të tijët humbën avash-avash;
gjersa edhe pusia prej shkarpash
dhe vet iu dha dreqit të mallkuar.

Dhe i vetë lëvdëruari hajdut po thyhej keq
pa pajën e thurur me dashuri vashërore;
i dëbuar prej asaj mizërie njerëzore,
iku faqe të gjithëve i turpëruar për ibret.

Iku hajduti tok me shokët qafëlesh,
i dëbuar trimërisht prej shqiptarëve,
i dëbuar me guxim prej fërshërotëve,
ata trima të pamposhtur Kokonesh.

Dhe ikën përgjithmonë prej jetëve,
të përqeshur prej atyre dasmorëve,
përqeshur e të tallur me turpërim
gjer sa lautarët kënduan me përçmim.

Dhe zbritën që lartë majave
me gëzimin dasmorësh të uruar
e shkuan te zana, bukuri-shkruar
të ndjekur nga meloditë e lahutarve.

Në të patreguarin të tyrin gëzim
seç u mblodhën në sheshin e praruar
dhe tek e reja nuse shtruar-shtruar
nisën vallen me zjarr e adhurim.

Dhe kënduan tërë gëzim,
Karalivo si u rrah me turpërim
dhe si qan i ziu sot me lot,
që ai s-mundi të fitojë dot.

“I ziu Karalivo që vjen vërdallë,
ç’kërkove me shqiptarët vallë
që s’të bëjnë për burrë në shesh
si dhe ata “qenër” trima Kokonesh?

Ç’kërkoje në dasmë, atje lartë
ku janë trimat me nam Kokonesh,
dhe ajo zanë me bukuri-rrallë,
dhe shqiptarët e lavdëruar në shesh?”

Dhe me këtë këngë të re nëpër vahe
kaptuan tërë udhën me gaz e hare,
se bënë një luftë të rëndë të paparë
për zanën e bukur prej qielli larë.

Tamburxhinjtë shkundin me kumbim,
se po u afroheshin shtëpive pranë,
ku të tërë i priste i zjarrti vallëzim
dhe ajo e shijshmja drekë me famë.

Dhe martinat u zbrazën me shkëlqim
kur arritën në pragun e derës së lashtë
dhe me të gjithë u përqafuan me gëzim
në shtëpinë Shahin Matrakut që jashtë.

Bebeanën që nga derëza e lashtë
e çuan pranë oxhakut të zbukuruar,
nusja e re i puth dorën me të avashtë
Shahin Matrakut kjo e reja e adhuruar.

U përshëndetën të dy krushqit si shok –
Shahini me Murat Beun rëndë-rëndë -,
dy krushqit, dy vjehrrit bashkuar tok
si dy bredha malesh të lartë e hijerëndë.

Pas kurorëzimet të çiftit të ri të lumturuar
dhe prej qëndrimi te shqiptarët e paharuar
ditën e mire, shëndet, trima e fol e qesh
u larguan pastaj trimat e shquar Kokonesh.
18 janar, 1929
Mai-Chirişar (maj – qershor) 2012 poemi.
pi dauā limbi Fratia Vellazëria faqe 13

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here