Kthehemi në pranverë. Poezi nga Giovanni Pistoia. Pëgatiti dhe shqipëroi: Anila Dahriu

KTHEHEMI NË PRANVERË

Nga GIOVANNI PISTOIA

Pregatiti dhe shqipëroi ANILA DAHRIU

Giovanni Pistoia vjen me poezi të larmirshme , pas një edukimi të rreptë të marrë nga klasikët, dhe nuk harron kurrë se poezia është revolucion dhe rritje në kohë, privilegj i të njohurës dhe shartim me çdo që përparon. Faktikisht çdo poezi ka diçka të vjetër dhe të re,shije, ku na tregon, që na përket si ne të gjallëve madje dhe si qytetarë.Gjithashtu na bën të dëgjojmë “zërin e të vërtetës”, duke treguar se çdo objekt, çdo peizazh, çdo fije bari, çdo ndjenjë dhe çdo fjalë nuk janë rrjedhje të paarsyeshme e të qënurit.

Dante Maffia
(poet,shkrimtar,kandidat për çmimin NOBEL)

HËNA
Atë natë, madje ishte një mrekulli,
U shuan dhe dritat e qytetit.
Shtëpitë flinin sakaq me kohë.
Dhe ajo, si me magji, shkëlqeu e gjitha.
U përhap nëpër qiell
rrezëllimi i një kohë tjetër,
Madje, edhe errësira e natës
thithi të sajën dritë.
Mua më dukej që buzëqeshte,
e lumtur për t’u adhuruar
nga pak kukuvajkat e natës tërë fat,
Mendjemadhe dhe e turpshme,
zemër e dashuruar,
madje e përvëluar.

HËNA MAGJIKE
Është magjike këtë mbrëmje hëna,
është një mrekulli deri në shuarje.
Veçse toka e ndriçuar është më e errët
Madje ,dhe më e trishtuar.

MEGJITHATË GJENDEM

Sa shumë qiell dhe sa shumë yje,
dhe hëna lundron mbi det,
madje qetësisht përkëdhelet.
Dëgjoj tingujt e heshtjes,
aq të largëta po aq të afërta
Unë jam hiçi mes qiellit dhe detit,
e megjithatë gjëndem.

VETËM ERA

Gurët dremisin në rrugicat e shurdhërta,
Hëna ruan gjumin,
Dielli kujtesë e mpirë.
Vetëm era, nënzë kërkon zërin.

VETMIA
Hëna e vetme pezull në qiell;
këtë mbrëmje as një yll
nuk shfaqet rishtaz,
kurrë një tjetër
hënë gjëndet pranë saj.
Mendoj, që nuk vuan nga vetmia e përjetshme;
ka për shoqëri vetminë e njerëzisë
të tokës pa hënë.

PAMJA

Sa pareshtur shfaqesh
Mesa dallgë fjalësh
Strehohem tek vështrimi

Magnet të një mace
Tek më fikson; as një frymë
një gulçim, një gërhitje, një mjaullimë;
e me hir më rrëfen,
pa gjeste të mëdhaja,
që fjala-oh fjala
-pra fjala nuk është e gjitha.

DETI DHE NATA

Natën deti nuk shihen:dëgjohet.
Dhe nuk ka fjalë ,o varg,o këngë
Sepse kjo udhë mund të zbehet:zë
pa jehonë.Madje, siguritë
zhduken në errësirën e natës,
teksa zhytemi në këtë det
tek nuk shihet;duke thithur qetësinë
dhe këngën e shurdhët të sërfit
Oshëtijnë në atë kryqëzim ditët
Digjen të rraskapitur në breg.
Deti pret zbrazëtinë që na mbulon,
dhe na bën një mendim,një rreth,
që përhap horizontet të paprekura.

MEDITIME

Kthehemi në pranverë

Do të mbërrij pranvera, si ajo pa vello,me fustanet shumëngjyrshe;me freskinë e ngjyrave.
Do të mbërrij pranvera pikërishtë ajo e vërteta,gërshetuar mëngjeset e qeta,muzgjet e verdha teksa nuk perëndojnë kurrë.Do të mbërrij me klithjet e dallandysheve,tek formojnë ylberët.
Do të vishet për festë,e gatshme për të kërcyer,fshatrave,e shpinave të kodrave;Malet do të ulërasin nga gëzimi; madje dhe skutat do të flasin gjuhë tjetër.
Do të shpërthejnë gurët e çmuar nëpër pyje e nëpër udhëkryqe dhe në ballkone; dhe nga toka e krisur do të mbijë një lule klandestinë .Do të kthehet pranvera e gëzushme dhe e guximshme,si përher pa u zbehur,pa rrudha,pa dreqin,dhe mendime melankolike.Pranvera nuk plaket kurrë.E kërkojmë si c’bën flutura nëpër kurorën më të bukur.
Madje do të presim ,siç presim kohën tonë për t’u ringjallur ndërkohë.Dhe do të jëtë kështu,do të kthehemi në pranverë.Pranvera është dhe kjo,stina më gënjështare sakaq nuk bën dëme.Do të kthehemi në pranverë; dhe do të jemi të fortë dhe të bukur,si mimoza për përkëdheljen e flladit.

Durimi i borës
Bora rikthehet përher,pa u lodhur duke na mahnitur sërisht.Zbret lehtë sepse nuk ka nxitim; a e njeh,borën,vetëm bardhësinë,dhe e dhuron me bollëk;nuk njeh kufijë,ecën kudo duke kërcyer,sepse bora është vallëzim.Topëtha të lehta gati të lodhura.Pa bërë zë mbulon gjithëçka përreth; me fjalën e bardhë pa zë,megjithatë rrëfen.Butësishtë e qetë që të gjithë ta vështrojnë,të gjithë ta dëgjojnë pa nxitim,ndërsa përqafuar me përkëdheljen.Bora është durimi; por nuk është durim i pafundëm, ashtu siç nuk është edhe tek gratë dhe burrat që dinë të presin.Nëse nuk ka durim mbërrin stuhia.Është një valle në revoltë,stuhi erërash dhe acar, madje jehonë e heshtjesh të sinqerta si kumbus tek frikëson.

Koha e panjohur

Këtë mbrëmje qielli i plotë blu ka, për mua, ngjyrën okër të lashtësisë. Dallëndyshet, të lodhura, kanë humbur fjalën. Thuhet që për dallëndyshet dihet gjithçka: nuk e di dhe as nuk dua të di, më mjafton ajo që di dhe më magjeps, dhe atë që nuk di ma rrëfejnë ato kur kanë dëshirë të bëjnë muhabet. Këtë mbrëmje heshtin, kanë humbur partiturën, ose jam unë që nuk mund t’i dëgjoj. Këtë mbrëmje qielli përshkon horizontin, ka perëndimin në ngjyrën e tij; nostalgjia më rrëmben – diçka që më ndodh rrallë – kur dallëndyshet gjigante llastohen mes harqeve të tullave dhe bashkë me to shkoja mes kambanës dhe detit, mes të sotmes dhe të nesërmes, dhe e shkuara ishte një kohë e panjohur.

Biografi

Giovanni Pistoia jeton në Kalabri.Ka mbaruar studimet e larta në Filozofi. Autor i shumë artikujve, eseve,dhe recensioneve. Boton tekste në prozë dhe përmbledhje me poezi. Është i pranishëm në shumë antologji poetike. Ka drejtuar dhe drejton rrethet e letërsisë dhe kulturës poetike. Ka botuar shumë libra me poezi dhe është përkthyer në disa gjuhë të huaja. Pjesmarrës i shumë jurive në konkurset leterare.Është vlerësuar me disa çmime për veprat e tij në lëmin e letërsisë.
Disa nga kontributet e tij shfaqen në vëllimin: “Për Luciano Luisi – Miqtë për nëntëdhjetë vitet e tij”, La Mongolfiera, Cassano allo Ionio (Cosenza), 2014: Luciano Luisi.” Fjala është puna ime”: Shënime për një shënim bio-bibliografik të arsyetuar; Disa pyetje rreth poezisë për Luciano Luisi(poet e shkrimtar).
Një studim për Dante Maffia. Nga përrallat e vatrës deri te zjarri i fjalës, botohet libri “Dante Maffia”La forza della parole” Forza e fjalës, redaktuar nga Carlo Rango, La Mongolfiera Editrice, Cassano allo Ionio, maj 2015.

Giovanni Pistoia