LASHTËSIA E KARBUNARËS. Studim nga Shire Caka

Në vitet 1431-1432 Shqipëria u quajt prej turqve “Sanxhaku i Arnautëve”, ku kryeqendra u bë Gjirokastra. Territori u nda në pesë kaza, në dhjetë vilajete dhe në disa krahina që u quajtën Nahije. Myzeqeja mbeti Nahija me qendër në Karbunarë, në varësinë e Beratit. Kazaja e Myzeqesë ishte në administrimin e sanxhakut të Beratit, me vilajet Janinën. Fshatrat e ndodhur në afërsi me Fushën e Myzeqesë mbetën në juridiksionin e kazasë së Karbunarës. Po pse u zgjodh Karbunara si Kazaja e Myzeqesë? Sepse Karbunara ka qënë më e zhvilluar, me më shumë shtëpi e burime ujore. Më i rëndësishëm është fakti se përmes fshatit kalonte rruga kryesore që e lidhte me Beratin dhe Durrësin, aty poshtë Kryenjelmit, gjithashtu lidhej dhe me Çërragën, Belshin dhe Elbasanin, pra me tre qytete. Në hartën e Nahijes së Myzeqesë, që ndodhet në librin e H. Inalçikut, ku janë dokumenta të regjistruara të vitit 1431-1432, ka pak vendbanime për arsye të mos njohjes mirë të krahinës. Shkumbini ishte ai që ndante kufijtë midis dy sanxhaqeve: sanxhakut të Beratit dhe të Elbasanit. Nahija e Karbunarës bënte pjesë në sanxhakun e Beratit. Më 22 korrik 1714 Porta e Lartë bëri një ndarje të re administrative, duke e ndarë Shqipërinë në shtatë sanxhaqe. Pjesa nga Gjirokastra deri në Shkumbin u përfshi në sanxhakun e Vlorës. Këtu përfshihej edhe Kazaja e Myzeqesë me qendër në Karbunarë. Në vitet 1844-1848 Shqipëria u nda në katër vilajete: Kazaja e Myzeqesë (Karbunara) i përkiste vilajetit të Janinës. Në regjistrimin e popullsisë që është bërë në ato vite rezultojnë të numëruara vetëm fshatrat e Darsisë perëndimore: Karbunara me 146 shtëpi, Konjati 48 shtëpi, Golemi 33 shtëpi, Kasharaj 16 shtëpi, Gramshi 17 shtëpi, Allprenaj 5 shtëpi etj.Më 1864 Porta e Lartë bëri organizim të ri administrativ, ku Shqipëria Karbunara ime 11 Shire Caka Kasapi mbeti në katër vilajete dhe Kazaja e Myzeqesë ishte tashmë në administrimin e sanxhakut të Beratit, me vilajet Janinën. Këtë radhë dy të tretat e Darsisë i hiqen Karbunarës dhe i kalojnë kazasë së Peqinit. Karbunara në vitin 1583 numëronte 1315 shtëpi, kurse në vitin 1681 numëronte 570 shtëpi, në vitin 1826 numëronte 380 shtëpi. Duhet theksuar se numri i popullsissë ngrihej e ulej për shkak të luftrave, sëmundjeve që bënin kërdinë, zia e bukës etj, por edhe regjistrimet nuk ishin të sakta, mbasi qeveria turke shënonte vetëm emrin e pronarit, të cilit i merrte taksat. Kështu del se nuk është i saktë numri i popullsisë . Karbunara ishte qendër me shumë rëndësi e nahijes. Shtëpitë e para u ndërtuan në Karbunarë, pranë rrugës mesjetare që lidhte Beratin me Durrësin. Duke qenë se këtu kalonin shumë kocie (karroca) me mallra e me njerëz, dikush ndërtoi një fjetore e dikush hapi një han. Të tillë ishin: hani i Xhekëve dhe hani i Kalifasë. Pleqtë tregojnë se rruga quhej xhadeja. Kjo xhade, (rrugë), shtrihej rreth kodrës, kalonte sipër Lunjës dhe dilte në Stan-Karbunarë e prej andej deri në Çukas. Xhadeja ishte me kalldrëm, me gurë të vegjël, shumë e gjërë, rreth 25-30 metër,pasi do të kalonin karvanë, karroca,qerre etj. Nga burimet osmane, Karbunara përmendet në vitin 1582. Ka mundësi që Karbunara të jetë formuar nga fundi i viteve 80 të shekullit XV. Emrin Karbunarë e gjejmë edhe në vitin 1678, në një këmbim pronash midis dy hankove: Rabijes dhe Eminesë. Sipas një fermani osman të vitit 1744, Karbunara ka 47 shtëpi. Sipas një dokumenti arkivor (AQSH , Faqe 252, DNr 640. Viti 1923, Fq, 82), në Karbunarë ka qënë Manastiri i Shën Kollit, sipër Kryenjelmit të sotëm, midis Stan Karbunarës dhe Karbunarës. Mos vallë dikur Karbunara i përkiste besimit ortodoks? Ndryshe, pse të kishte manastir? Administrimi i shtetit osman bëhej sipas vilajeteve. Territoret e Perandorisë u ndanë në 27 vilajete, (provinca), secila ndahej në numur sanxhaqesh (prefektura) dhe këto nga ana e tyre ndaheshin në njësi më të vogla, në kaza (nënprefektura). Nënprefekturat përbëheshin nga nahijet Karbunara ime 12 Shire Caka Kasapi (krahinat). Njësia bazë ishte fshati, katundi, (karie). Drejtuesit e tyre quheshin vali, për vilajetin, mytesarif për sanxhakun, kajmekan për kazanë, mydyr për nahijen, muhtar (kryeplaku) për fshatin. Kryeplaku zgjidhej prej fshatarëve dhe e kryente detyrën me një këshillë pleqsh, kurse në forumet e tjera ata që drejtonin, emëroheshin. Myzeqeja varej nga sanxhaku i Beratit, nga Vlora e Janina, për disa kohë.Pushtuesit osmanë i gjetën të gatshme objektet e kulteve fetare, disave ua ruajtën propagandën, disave jo. Kështu, Manastirin Ortodoks të Shën Kollit në Karbunarë, e kthyen në teqe të Halvetijëve, e bënë qendër të kulturës së tyre. Ky sekt gjeti përkrahjen dhe mbështetjen e sulltan Bajazitit 1481-1512, i cili ishte i lidhur ngushtësisht me ata, sepse e ndihmuan të vinte në pushtet. Në vitin 1741 sanxhaku i Vlorës përfshiu gjithë Shqipërinë e jugut deri në Delvinë.Kazaja e Myzeqesë varej nga ky sanxhak. Trojet e Lushnjës dhe të rrethinave të saj u quajtën “Nahija e Myzeqesë” dhe qendër e Nahijes qe përsëri Karbunara. Në këtë periudhë Karbunara u zhvillua shumë dhe mori pamjen e një qyteze. Karbunara qe qendër administrative dhe gëzonte gjithë infrastrukturën që i duhej. Nga dokumente të kohës mësojmë se Karbunara zotëronte mjaft punishte të vogla si: punishte sapuni, ngjyrosje trakulla për të bërë vajin e ullirit, punishte kandilësh e qirinjsh, farkëtari, dërstile, punishte boze, avlëmente, furrë buke, këpucari, sahatçinjë, armëpunuesmulli bloje, barnatore, rrobaqepësi, samarpunues, velenxëpunues, kapelepunues, farkëtar, nallban etj… Nga dokumenta të kohës mësohet se Karbunara gëzonte dhe zhvillonte aktivitet të pasur ekonomik, tregtar e kulturor. Në Karbunarë, kishte hotel-restorant (mensil) për ushtarakët e nëpunësit, kishte stacion poste për udhëtarët, tregtarët, ushtrinë dhe qendër për mbledhjen e taksave . Karbunara kishte xhami, teqe, tyrbe etj, ku kryheshin ritet fetare nga banorët e gjithë krahinës. Karbunara ime 13 Shire Caka Kasapi Karbunara ishte qendra dhe vendi ku ndodhej selia kryesore e figurave politike të kohës dhe administrata e kazasë, banorët e së cilës ndaheshin në të pasur dhe të varfër. Kushtet e favorshme klimaterike, infrastruktura, rrugët, krojet e shumta, kodrat e veshura me ullinj e plot pemë të tjera e kthyen Karbunarën në një vend kryesor e të begatë për tre shekuj. Përroi i Lunjës, i domosdoshëm për ruajtjen e higjienës e të pastërtisë si dhe ujitjes së tokave, kodrat e veshura me ullinj, drurë frutorë e pyje, fusha e pamatë e Myzeqesë etj, e kishin kthyer Karbunarën në një vend tërheqës, klimaterik, pjellor, të begatë e të kërkuar prej banorëve të zonave të tjera. Kontaktet e shumta zyrtare të nivelit të lartë, i naibit të Kazasë së Karbunarës me portën e Lartë, tregon vlerat dhe rëndësinë e veçantë që zinte ajo në perandorinë osmane. Në fillim të shekullit 19-të Karbunara hyri në sistemin e ekonomisë së çifligut, nën pronësinë e Abas bej Lushnjës,(Kurti), si shumë vendbanime të Myzeqesë. Në vitin 1741 banorët e krishterë të Ardenicës i kërkuan kazasë së Karbunarës fermanin (autorizimin) për restaurimin e manastirit të Ardeniccës të dëmtuar rëndë në vite. Mësohet se kazaja e Karbunarës e miratoi fermanin dhe manastiri u restaurua. Ja si shkruhet në dokumenta: “…mytaserifi me arpallëk (prefekt në detyrë) i sanxhakut të Vlorës (që e kishte në varësi Karbunarën)…Pasha, këtij i vazhdoftë madhnia edhe prijësi i kadijëve (gjykatësi), kompetentë të sheriatit (ligjit)……..imzot…, këtij iu shtoftë dituria, që është naib i kazasë së Karbunarës, po t’u bjerë në dorë fermani i naltë mbretnor, le ta dinë se: është fermani që u jep leje njerëzve të Ardenicës që të meremetojnë e ndreqin manastirin, si vend ku kryhen ritet fetare. (AQSH, fq. 152 D 600-615) Kjo tregon edhe faktin që edhe pse karbunarasit ishin me bindje myslimane, respektonin edhe besimet e tjera të popullsisë së kazasë, ose asokohe karbunarasit ishin ortodoks. Në vitin 1761 popullsia e qendrës së kazasë ankohen kundër mbledhjes së taksave që u merrnin tre herë me shumë nga ç’duhej ( AQSH) fq. 128 DNr. 12 , Viti 1761) Karbunara ime 14 Shire Caka Kasapi Emri i Karbunarës shënohet në C Palmes të vitit 1816, si qendër e rëndësishme urbane.Në fund të shekullit të XIX Karbunara numëronte 146 shtëpi. Të pasurit në Karbunarë kishin mjaft prona. Njëri nga të pasurit kishte dymbëdhjetë shtëpi bujqish në ngarkim, disa troje shtëpish dhe toka të shumta. Në një dokument të vitit 1678 thuhet: “Mehmet beu, nga Karbunara e Myzeqesë …., pasuria në Shakaj e Ferras s’ka nevojë të tregohen kufinjtë, mbasi të gjitha anët mbajnë emrin e tij” AQSH. fq. 128 D. 28. Midis shumë të pasurve numërohej dhe Xhemile Hanëmi, e cila kishte hanin me të njëjtin emër. Të tjerë të pasur në Karbunarë ishin: Hysni bej Jenisheri, Kadri bej Jenisheri, Ahmet bej Resuli, Sulejman Beu, Avdyl beu i cili ishte martuar me motrën e Muzo Roshit nga Gjirokastra, por ardhur me kohë në Karbunarë etj.Kishte edhe zonja të pasura, si: Xhemile Hanëmi etj. Ndërkohë, Lushnja po lulëzonte. Po ia kalonte Karbunarës, pasi arriti në 280 shtëpi. Kishte xhami, teqe dhe katër varreza të vogla publike. Kishte dhe hane. Gradualisht infrastruktura po rritej. Duke qënë qendër banimi midis jugut dhe veriut, këtu shkelnin mjaft kalimtarë dhe reshperë (tregtarë) dhe hanet ishin të nevojshëm për fjetjen e tyre. Kështu u bënë dy hane e mensile për të ngrënë. Filloi të zhvillohej tregu që ishte si motorr për jetën e qytetit. Tregu daton në vitin 1870 dhe ndodhej në mes të Lushnjës. Kështu, pas pothuaj tre shekujsh si kaza, Karbunara po e humbte shkëlqimin. Një tjetër qendër, afër saj, po lulëzonte … Kjo ishte Lushnja, e cila po përparonte hap pas hapi duke e lënë pas Karbunarën. Duke parë këtë zhvillim, administrata turke mori vendimin për të qënë Lushnja nënprefekturë. Kalimi u bë gradualisht për një periudhë kohe dyvjeçare, 1894-1896.Sigurisht, kundërshtitë e Karbunarrës qenë të mëdha, por nuk u dëgjuan kurrë.Në një relacion që i dërgonte ministrisë së Brendshme më 23 mars 1922, qarkomandanti thoshte: “Lushnja më parë ishte fshat, por e përzieme me tokat e shtetit që ishin mbretnore. (Errinizi).Atje si karakoll i gjendarmërisë ndodhej Karbunara ime 15 Shire Caka Kasapi një kashtore.Në vitin 1893 e vendosi Turqia formimin e nënprefekturës në Lushnjë. Qeveria otomane ndërtoi godinën e nënprefekturës dhe kazermën e xhandarmërisë (I.Zamputi, dokumente të shekujve XVI –XVII për historinë e Shqipërisë, vëllimi I, fq. 88, Tiranë 1989) Ndërkohë Lushnja po përparonte gjithmonë e më shumë, duke e lënë Karbunaren në hije. … Sigurisht që Karbunara nuk e priti mirë, por ishte e pafuqishme për të marrë vendime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here