MURI. Poezi nga VLADIMIR QUEIROZ. Pregatiti dhe shqipëroi Anila Dahriu

Mendoj i lirë vetëm kur fluturoj në ajër

 

Nga VLADIMIR QUEIROZ

 

Pregatiti dhe shqipëroi Anila Dahriu

 

 

 

 

VLADIMIR QUEIROZ

Vladimir Queiroz është një autor që krijon poezi të ngarkuara me emocione dhe spiritualitet, ku eksploron tema si identiteti, dashuria, liria dhe kujtesa. Me një stil të thjeshtë, por të thellë, ai përdor imazhe të fuqishme dhe kontraste poetike për të shprehur përplasjet mes realitetit dhe imagjinatës, duke ndërlidhur natyrën me përvojat njerëzore. Poezitë e tij janë reflektime mbi botën, të cilave u jep një dimension metafizik edhe aspekteve më të zakonshme të jetës, si vështrimi, muri apo liria. Queiroz përdor shpesh simbolikën për t’i ndihmuar lexuesit të depërtojnë në shtresat e brendshme të qenies dhe të përjetojnë ndjeshmërinë e lidhjes me vetveten dhe me botën.

 

 

 

BOTËRISHTË

Më thirrën botërisht,
por lëkura ime mbetet ende krahinore;
i ngjan një foleje në një pemë të dashur për mua,
teksa rritet myshku pas shiut.

Dëshiron të djersijë në Saharë e të ëndërrojë mirazhe,
adhuron makinat luksoze e ëndërron të bëhet lord britanik,
por nuk shmang dot lëkundjen e rrjetës
kur era fryn ngricë në një natë me hënë të plotë.

Ka një botë globale që më bën të qaj në Namibi,
teksa më lë larg, ndërsa dëgjoj me kujdes një tingull mongol.
Për një çast, ndihem oriental,
i mbushur me Mahatma:
duke tejkaluar vetveten.

Por ka një botë krahinore që më ofron, pas një kohe,
këngën e një harabeli,
dhe shtrati im mbushet me ekstazë.

Ekziston një botë krahinore që magnetizon polet,
madje edhe shkatërron ëndrrat.
Por ka një botë krahinore që më prek sakaq,
duke lënë mugullimën për ty, plot me dashuri.

 

 

 

 

 

VËSHTRIM

Sa misterioz është vështrimi,
kur përshkon qenien
e përkthen të pashpjegueshmen,
të pashtershmen,
si kompleksiteti i dashurisë;
që lind, depërton,
mbetet edhe e përjetshme.

Sa misterioz është vështrimi,
që nga një shkëndijë retine
ndez dëshirën.

 

 

 

MURI

Përpara teje ngrihet një mur,
e tejkalon — tregon tjetrën anë,
pamje që s’i kam parë kurrë,
vitamina që të dehin pabesisht.

Mur që mbron,
të ndal, fsheh pisllëkun,
kërcimin heretik;
mur që të mbron nga fatkeqësia.

Përpara ke një mur,
befas, nga askund, i tejdukshëm.
Mendja vjen në sy:
këqyr trëndafila, aroma — më joshet.

Këqyr dragonj, gjarpërinj me krahë,
kandilë deti, gjëra të fshehura:
ndihem i fituar.

 

 

 

 

 

 

LIRI

Mendoj i lirë vetëm kur fluturoj në ajër,
më kujtohet Tupiniquim dhe disa gjëra të ngjashme,
nëpër detin e gjelbër me gjethe dhe trungje.
Kur shkel tokën dhe gjakun,
toka gjakoset.

Mendoj i lirë vetëm kur shtrihem në dritën e hënës,
i spiunuar nga perëndimi i diellit,
bie në gjumë thellë
në zgarvën e natës.

Mendoj i lirë vetëm kur ëndërroj,
dhe ëndrra ime ndjek rrjedhën,
takohet me detin, mes shkumës së bardhë.
Zgjohem i lagur,
në krahët e tu,
e dashur.

Mendoj i lirë vetëm kur
mendimet e mia rrjedhin në gishta.

 

 

SHKËLQEN

Kam shtruar tryezën:
mbi tavolinë gjendet kujtimi im,
që lëkundet dhe dridhet, gjysmë hije,
një hije e mbytur mbi tymin e flakës,
një agim në fytyrën tënde, hija e heshtjes.

Është kështu:
një film i rikthyer nga ne të dy,
i ndërprerë,
e censuruar, skenë për skenë,
i mundur
nga lëvizja: e jotja, e imja, lakuriq…

Zhurma e takëmeve dridhet, dëgjoj
hapat e tu,
duke ndjekur, afrohem syve të tu.
Ndjej kënaqësi dhe ëndërroj: një ëndërr binjake.

Çfarë drite yjesh mbart në sy,
shkëlqen brenda meje,
ndihem rrezatues, madje
ndriçoj errësirën:
eci pa frikë natën,
një pikë lumturie rrëzëllon
në detin pa hënë.

Dritës, veshur me dyll, i vjen fundi,
filmi po mbaron, nuk mund ta dëgjoni më zërin,
nuk mund të dalloni më gjurmën e hijes nën dritë,
vetëm hija jonë të dyve në dhomë.

 

 

 

Biografia

Vladimir Queiroz da Silva (1962) është një poet dhe autor brazilian, i lindur në Feira de Santana, Bahia, Brazil. Ai ka botuar shumë vepra të ndryshme poetike, duke përfshirë libra të njohur si Seres & Dizeres (1995), Terracota (2001), Infantilis (2003), Apokálupsis do Sertão (2006), Luminescência (2008), Instinto (2010), Alcatruz (2011), Nuanca (2012), Muxarabis (2015), Brasileirança (2016), dhe Kairós (2020). Vepra e tij është përkthyer dhe botuar ndërkombëtarisht në Portugali, Rumani, Kolumbi, Itali dhe Kili.

Libri Nuances u botua në katër shtete, duke arritur një audiencë të gjerë dhe duke kontribuar në njohjen e tij ndërkombëtare. Po ashtu, Luminescência dhe Muxarabis janë botuar edhe në Itali dhe Rumani. Queiroz ka fituar çmime prestigjioze për poezinë e tij, duke përfshirë çmimin Book Brasil në vitin 2022 për librin Karawã. Vepra e tij poetike është e njohur për thellësinë emocionale, imazhet e fuqishme dhe reflektimet filozofike mbi jetën dhe identitetin.

Pregatiti dhe shqipëroi Anila Dahriu