Naim Kryeziu , shqiptari i pare qe luajti me Romen, gjatë viteve 1940 dhe 1950

Naim Krieziu (Gjakovë, 4 janar 1918 – Romë, 20 mars 2010) ishte futbollist shqiptar nga Kosova, i famshëm në Itali gjat viteve 1940 dhe 1950.

Naim Kryeziu ishte sulmues i Sport klub Tirana me të cilin arriti të bëhëj kampion i Shqipërisë në vitin 1939; fitues i Kupës së Shqipërisë 1938-39. Debutimi në Serie A më 10/03/1940: Roma-Bari 4-2 (java XXII), në skuadrën e Barit luante Riza Lushta: një tjetër futbollist shqiptar, Lushta shënon për Barin golin e barazimit 1-1 që ishte edhe goli i tij i parë. Naim Kryeziu ka qenë, padyshim futbollisti shqiptar ndër më të mëdhenjtë bashkë me Riza Lushtën nga mesi i viteve tridhjetë deri në gjysmën e dytë të viteve dyzet.

Ata bënë emër jo vetëm me titullin e Kampionit të Italisë fituar nga Kryeziu me Romën më 14 qeshor 1942. Në vitin 1946 Ludovik Jakova, zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare të futbollit në krijim e sipër, erdhi dy herë në Itali për të bindur Kryeziun të luaj në edicionin e VIII të Kampionatit Ballkanik. Për detyrime kontraktuale nuk mundi të pranonoj, megjithatë Kombëtarja shqiptare e zuri vendin e parë në manifestimin e parë të Kombëtareve të pasluftës.

Kryeziu u bë trajner profesionist i kategorisë së parë: zëvendëstrajner i Romës nga viti 1962 deri më 1965 dhe titullar për gjashtë muaj në edicionin 1963-64, para se të mbërrinte spanjolli Luis Mirò; periudhë e mjaftueshme që Kryeziu të përgatiste skuadrën që do të fitonte Kupën e Italisë. Sot Kryeziu është në Panteonin e lojtarëve më të famshëm të Romës. Emrin e tij mban sot stadiumi i Gjakovës.

Ai ka luajtur për ekipin A.S. Roma me të cilin ka fituar titullin e kampionit në sezonin 1941-42 dhe gjithashtu ka luajtur me ekipin A.C. Napoli nga viti 1939 gjer në vitin 1953. Ai gjithashtu ka qene trajner i ekipit A.S. Roma në vitet e 1960ta dhe drejtor i përgjithshëm, detyrë në të cilën e zbuloi talentin Giuseppe Giannini kur ai luante për ekipin Frattocchie Marino).

Naim Krieziu vdiq më 20 mars 2010 në Romë në moshën 92 vjeçare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here