Nazeta “Nacional” denon ashpër kërcënimin me jetë ndaj Flamur Buçpapajt, pronarit të mediave “Nacional”, gazetar dhe shkrimtar i mirënjohur

Gazeta “Nacional” denon ashpër kërcënimin me jetë ndaj Flamur Buçpapajt, pronarit të mediave “Nacional”, gazetar dhe shkrimtar i mirënjohur

Gazeta kombëtare “Nacional” dënon ashpër kërcënimin me jetë ndaj pronarit të mediave “Nacional”, Flamur Buçpapaj, gazetar dhe shkrimtar i mirënjohur si dhe familjes së tij. Gazeta “Nacional” dhe Bordi i saj Editorial Ndërkombëtar i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare dhe organeve të sigurisë dhe rendit që të sigurojnë jetën dhe pronën e pronarit të një media të rëndësishme kombëtare si Radio “Nacional” dhe RTV “Nacional”, si dhe dërgojnë prapa hekurave një shantazhues, spekulant, dhe gjobvënës mediatik.
Shkak për këtë reagim është bërë kërcënimi i shtetasit E. D banues në Tiranë, bërë ndaj pronarit të mediave Flamur Buçpapaj me datë 21 gusht 2023, në pronën e tij të ndodhur në fshatin Vishnje Tiranë, me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, të cilat vijnë pas kërcenimeve të vazhdueshme dhe dhunimit të pronës së zotit Buçpapaj.

Me shqetësim të thellë denojmë ashpër këtë akt të rëndë kërcënues ndaj jetës dhe pronës së F. Bucpapajt, ndërsa apelojmë para institucioneve ndërkombëtare në Tiranë që të bëjnë çdo presion ndaj autoritetve shqiptare që t’i japin fund një praktike shantazhuese rreth 5-vjeçare që një spekulant i provuar, si fallsifikator ordiner edhe nga organet e rendit bën ndaj një prone të ligjshme, konkretisht toke të blerë disa vite më parë në rrethinat e Tiranës nga Flamur Buçpapaj, nga një familje autoktune tiranase, siç është familja Bodinaku e cila i ka shitur pronën në këtë rast tokën F. Buçpapës, duke e shoqëruar aktin e shitblerjes me të gjithë dokumentacionin që e provonte historikisht pronësinë ndaj saj, përfshirë hipotekë, kadastër dhe prova të tjera dokumentore dhe të gjalla pasi toka është prona e tyre prej qindra vjetësh dhe ata jetojnë ngjitur me pronën tokë të blerë nga F. Bucpapaj.
Kërkojmë nga qeveria, sigurimin e kushteve normale që mediat Nacional të punojnë në liri dhe në pavarësi editoriale dhe jo në kushte presionesh dhe shtërngesash për gjobëvenje nga krimi i rrugës, krimi ordiner dhe ai gjobvenes , dhe akoma më keq në kushte kërcënimi për jetën.
Ky rast dhe shumë të tjerë që raportojnë mediat tona, provojnë se është e pamundur të blesh një pronë në periferitë e Tiranës që të mos dalë një spekulant apo disa të tillë, gjoja si përfitues toke nga ligji 7501 dhe të frenojë çdo investim, të kërcëojnë dhe shantazhojnë vetëm për qëllime përfitimi, qoftë edhe me pretendime ordinere me letra dore, me letra bakali pa firmë dhe vulë, si në rastin në fjalë.
KJo praktikë duhet të marrë fund nga institucionet shtetërore, pasi është duke u bërë një burim krimi dhe problemesh të mëdha sociale dhe jetësore.
Kërkojmë nga qeveria, ministria e Brendshme, policia e shtetit dhe organet e sigurisë që kërcenuesi me jetë ndaj Flamur Bucpapajt, shtetasi Eduart Dumi të ndalohet dhe të gjykohet nga drejtësia duke qënë i ndaluar pasi është një kërcënim i përhershëm dhe i kryer në mënyrë të përseritur prej pesë vjetësh ndaj gazetarrit, shkrimtarit, biznesmenit dhe pronarit medaitik Flamur Bucpapaj si dhe pronës së tij të ligjshme.
Gazeta Nacional do të njoftojë të gjitha institucionet ndërkombëtare në vend dhe jashtë tij , përfshirë edhe ato të mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe lirisë mediatike si dhe të gazetarëve dhe të mbrojtjes së gazetarëve në Europë dhe SHBA për situatën kërcënuese që ndodhet një media e rëndëishme dhe serioze në Shqipëri dhe rajon siç është Radio Nacional, RTV Nacional dhe pronari i tyre Flamur Buçpapaj
Gazeta Nacional, stafi i saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Zvicër, në Europë dhe në SHBA solidarizohet me Flamur Bucpapajn pronar i Radio Nacional dhe RTV Nacional duke dënar ashpër kërcënuesin spekulantë, duke qënë të bindur që institucionet tona do t’i japin përgjigjen e duhur ligjore.
Liria e shprehjes dhe liria e medias janë themeli thelbësor i demokracisë.

Njfotimi i policsë së shtetit, Tiranë

Sot me datë 21.08.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është paraqitur shtetasi F. B., 65 vjeç, i cili ka kallëzuar se ka konflikt pronësie me shtetasin E. D., për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje, dhe ndihet i kërcënuar prej tij. Pas depozitimit të kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasin E. D. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:
Sot me datë 21.08.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është paraqitur shtetasi F. B., 65 vjeç, i cili ka kallëzuar se ka konflikt pronësie me shtetasin E. D., për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje, dhe ndihet i kërcënuar prej tij. Pas depozitimit të kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasin E. D. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here