NË DASMËN E SAJ! Tregim Shaqir Foniqi

 

‘Pse nuk po flet’,i tha Shpendi,Tringes derisa ajo po ngjitej shkallëve të ndërtesës, ndersa Shpendi po zbriste shkallëve të trasha e të ftohta.
‘Pse me të folë’,ia kthei Tringa,po ecpte me hapa të mëdhenj dhe të sigurt,me një vetëbesim,ndonëse po hynte për herë të parë në atë ndërtesë për t’ia nisur punës si gazetare-fillestare.
Shpendit i dukej se po zvogëlohej,derisa po zbriste shkallëve,kurse Tringa po rritej,derisa po ngjitej shkallëve të betonta.Hapi i saj ishtë i gjatë dhe takat krijonin një tik-tak,me takt!
Shpendi,cili dukej si një shpend,ai hodhi një shikim depërtues nga koka deri në këmbë,hetoj një therrje në zemër dhe e lëshoj një ofshamë,sikur donte t’i thoshte,ku ke qenë deri me tash dhe një ndjenjë e nxehtë i shkoi deri në asht.
U gëzua që pa dy sy aq të bukur dhe një trup të ndërtuar dhe që nga ai moment hetoj diçka të nxehtë në trup,sikur kur një shigjetë ngulitet në trup.
Tërë natën e kishte parë ëndërr të bardhë,të buzëqeshur dhe me sy lozonjar!
Meqë Shpendit ëndrrat i dalin ashtu sikurse i sheh, rreth orës dhjetë e takoj tej semaforët kryesor,afër hotelit,’Grand’.Tringa po shkonte në një drejtim,kurse Shpendi në drejtimin tjetër.Këmbyen nga përshëndetje hutuese e tunduese si dhe nga një shikim therës,por domethënës.
Shpendi nuk u durua pa e kthyer kokën dhe njëherë për ta parë nga prapa,por u zu keq,kur Tringa e ‘kapi’atë detaj.Duket se mori mesazh të qartë dhe humbi në turmën e njerëzve.
Kushedi çka do t’i këtë thënë mendja në ato çaste.
Shpendit edhe nata e dytë i kaloi pa i mbyllur sytë,por ëndrra nuk kishte se ato shfaqën vetëm në gjumë,e gjumë askund.
Po e analizonte Tringën,e cila tashmë ia kishte pushtuar të gjitha ndjenjat.I duhej strategji dhe kujdes,që t’i ofrohej me qesëndi dhe të lidhte miqësi.
Ditën e tretë,sërish u takuan në qytet,por kësaj radhe për fat të mirë encin në drejtim të njëjtë.
U njohën gjatë rrugës për gjeneraliet dhe në ndarje,u la të kuotohet se miqësia mboll dhe ajo vetëm duhet të trashej.
I ndërruan numrat e telefonit dhe me nha një’dëgjohemi e shihemi’,i thanë lamtumirën njëri-tjetrit.
Shpendit,nuk po i pritej ta thirrte në telefon,por nuk donte të nxitonte,kurse as nuk donte të vononte,se frigohej mos vallë Tringa po ia merrte si mosinteresim.
Pas dy ditës Shpendi e formoi numrin e saj dhe si në gjendje tjetë po priste një ‘urdhëron’
Dhe ajo ndodhi.
Alo,jeni ju Tringa,ia priti Shpeni.
Po,unë jam,me kënd po flasë?
Shpendi u ngatërrua pak,një therrje e ftohtë i shkoj deri në asht dhe u përgjigj.
Jam Shpendi,a mund të shihemiii
Më vonë,ia ktheu Tringa dhe mbylli telefonin.
Shpendi mbeti pa tekst dhe pa ide.Si të vepronte tutje.
Nuk vonoi e Tringa e mori në telefon.
Unë jam gati,ku po shihemi,tek ‘Pishat’,apo tek ‘Benafi’
Ku të duash ti,ia kthei Shpendi plot gëzim.Femrat e bëjnë ligjin i tha dhe u dskorduan të shiheshin pas pak tek,’Pishat’.
Nuk vonoi shumë dhe Tringa u shfaq si një mjellmë e bardhë.
Biseduan gjërë e gjatë.Ajo,sikur kishte nevojë të rrëfehej për gjithçka,sepse kishte kaluar,ose po kalonte nëpër shumë brenga.
Shpendi ia mirante çdo fjalë të saj dhe Tringa e çmonte këtë mbështetje dhe këtë keqardhje të Shpendit.

-Ajo po rrëfehej sikur para priftit për dramat e saja si të Shekspirit, kurse Shpendi po e kurajonte dhe po i hapte dyert e shpresës.
Takimet filluan të bëhën, pothuajse të përditshme,kurse miqësia po rritej sikur bari në pranverën e hershme.
Ajo po e merrte vetën dhe po e linte prapa të kaluarën e hidhur.
Miqësia e Shpendit me Tringën u bë publike dhe,siç thuhet mori dhenë.
Mirëpo,sikur ndodh shpesh filluan edhe xhelozitë,intrigat,shpifjet deri ne kulm,por ata dy nuk donin as me ndi. Menezitë përdorën lloj lloj intrigash vetëm që t’i ndajnë,një orë e më parë dhe deri diku ia arritën qëllimit.Shpendi i ‘mbytur’ në xhelozi,kishte rënë ‘pre’e thashëthemnajave dhe mori vendim të mos i fliste.
Të nesërmen në mëngjes,Tringa u befasua keq,kur Shpendi e takoi tek ashensori dhe nuk i foli.
Pse nuk po më flet Shpend,çka të paska gjetur!!
Shpendi u mundua të trillojë diçka,por shpejt e hetoi skenarin e të tjerëve dhe tejkaloj këtë ‘hatërmbetje’.
Miqësia rifilloi sërish.Takimet po ndodhnin edhe më shpesh dhe ajo po rritej si një peshë.

-Disa miqësi janë të bekuara dhe të përhershme, po thoshte më vete Shpendi, kurse Tringa po e ‘vidhte’ me bisht të syrit çdo levizje të tij.
Sytë i kam dobësi, ia priti Shpendi sa për t’i treguar se sytë e saj të mëdhenj,ishin aq të bukur,sikur dy diamante.
Ditët dhe vitët po kalonin me shpejtësi të madhe,kurse miqësia po i nënshtrohej një rutine.
Shpendi, për shumë arsye nuk po e bënte hapin e madh edhe për shkak të dallimit në moshë.

-Nuk kaloj një kohë dhe Tringa e ftoj Shpendin për t’i thënë diçka.
Dua të tregoj…por fjala vëshirë po i dilte nga goja.Fol se plasa, ia ktheu Shpendi i çmendur..
Jam fejuar, i tha shkurt Tringa,kurse Shpendi veç sa nuk ra përtoke,sikur një bokser i humbur ringu.

-Mbeti pa fjalë.U kthye në zyrë dhe disa pika loti i pikën mbi tavolinë.
Ah, nuk thonë kot, të bukurat ikin gjithmonë. Dashuritë e mëdha nuk realizohën, prandaj quhen të mëdha, tha dhe u mundua ta qetësojë vetën, paksa…
‘Mjafton që shpirtërisht është e imja,kurse fizikisht le ti takojë,kujt të dojë.Edhe vuajtja po ditka të vuaj dhe e piu një gotë ujë.
Ditët po kalonin dhe tringa nuk po lajmërohej dot.
Kur një ditë shkoj në zyrë si e hutuar,nxori nga çanta ftesën e martesës dhe ia lëshoj Shpendit në duar.Shpendi mbeti i nguruar dhe veç sa nuk shpërtheu në vaj.
Mos e lerë pa ardhë,se po nuk erdhe ti,nuk shkoi as unë, ia priti dhe iku..
Kjo fjalë e obligoj që të shkojë.

-Dasma ishte mbretërore.Shpendi piu jashtë çdo kontrolli,vallëzoi, bëri ca fotografi dhe u kthye në shtëpi si një njeri i humbur përgjithnjë.Iu duk vetja në faj,që Tringën po e braktiste aq lehtë dhe po e dorëzonte tek tjetri,anipse mendonte se ajo i takonte vetëm atij dhe askujt tjetër.
Tevona lindi,pastaj pushimi e dikur vonë edhe kthimi.
Shpendi rastisi që disa vjet të ishte shef i saj,por raportet zyrtare ishin normale,kurse ato miqësore,kishin mbetur sikur më parë.
Ndonjë dhikim i thellë dhe ndonjë ndjenjë shpërthenin nganjëherë, sikur nëpër ëndërr.Nuk thuhet kot se muzdraku dhe dashuria nuk mund të fshehën.
A më ke dashur ndonjëherë Tringa,siç të dua unë, i tha Shpendi më në fund,por ishte shumë vonë.Heshtje momenti dhe Shpendi po e priste lajmin nga ajo si i laguri në shi.
Të dua dhe pikë deshi t’i thotë, por e hëngri buzën si fëmijë, kurse një lot i ngrihtë po endej nëpër sytë e saj të mëdhenj,të cilët Shpendit iu dukën si sy mështjerre.
Miqësi vazhdon në distancë, kurse takimet ndidhin gjithnjë e më rallë.
Është me rëndësi se Tringa mbetët dashuria e fundit e Shpendit, kurse Tringa ka krijuar familjën e vet.
Indirekt i them,nëse me kujto,me kujto me kujdes,se nga kujtimi mund të vdesë.
Disa miqësi mbesin të përhershme dhe flejti.

Çuditërisht ,ajo që nuk kishte ndodhur për katër vjet me Tringën në realitet, ndodhi në ëndërr,në një natë dimri dhe tashtu çdo gjë mbeti vetëm si një ëndërr.
Shpendi e bën jetën e vet dhe e don Tringën njësoj.Lutët ta takoj,sëpaku në ëndërr.Jeta po i harxhohet si qiriu e bashkë me te, po i digjën edhe kujtimet, të cilat e mbajnë në jetë.Po iu dogjën kujtimet,humbë edhe kuptimi i të jetuarit…
Derisa ka kujtime,ka edhe jetë dhe ra me fjetë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here