Nobelistja franceze është një femër e angazhuar në disa tema të ekstremit të majtë ANNIE ERNAUX ËSHTË KOMPLET ANTI-LIBERALE DHE ANTI EMMANUEL MACRON « Në historinë e çmimit Nobel që në vitin 1901, janë 16 autorë francez të cilëve ju është atribuuar ky titull prestigjioz, dhe Annia është autorja e parë femër në Francë. » Nga Skender SHERIFI ( Bruksel ) Siç e dini, për çdo vit, shqiptarët e presin me një farë tensioni psikologjik, emrin e çmimit Nobel të ardhshëm, dikush kundër, dikush pro, me atë idenë që ky çmim i takon tash ca vite dëtyrimisht autorit tonë emblematik Ismail Kadaré … por kjo nuk është fare tema e këtij shkrimi, sepse asnjëri prej nesh, nuk jemi në trurin e anëtarëve të Jurisë Nobel, dhe tek e fundit ata votojnë lirisht për kënd të donë. Kur ua kanë dhuruar këtë çmim me prestigj botërorë, disa autorëve, të cilët as ju, as unë, nuk i kemi pas njohur më parë ( Nigjerianin e vitit 1986, ose këtë Tanzanianin e fundit, pastaj më kujtohen edhe disa autorët aziatik ) shumicën prej tyre, nuk i kemi njohur ( duhet të jemi të sinqertë ) as në rrethet e quajtura kulturore apo intelektuale, e mos të flasim për masën e gjërë popullore. Por me një logjikë të shëndoshë, nga ana tjetër: krejt kot nuk ua kanë dhënë dhe na duhet për ta respektuar, na pëlqej apo jo, vendimin e tyre. Ngaqë ky çmim e ka një autoritet dhe një domethënie evidente, të pranuar sot në gjithë rruzullin tokësor. A e diskuton apo e kundërshton sot dikush çmimin Nobel të Fizikës, Mjekësisë, Kimisë apo Ekonomisë ? Besoj, që jo ! Pra, më mirë mos ta diskutojmë as këtë të letërsisë … ngaqë është një humbje kohe, e kotë. Por le ta pyesim vetën : « Po me të cilat merita objektive ja kanë dhënë këtij, apo atij ? » Ky është pozicionimi etik, i cili më dukët mua i drejtë … duke e pranuar pa asnjë problem, një pjesë të injorancës time ndaj letërsisë afrikane dhe aziatike, që nga fillimi ! Ndërsa sivjet, ky çmim i takon autorës të njohur franceze ANNIE ERNAUX, të cilës unë ja kam lexuar vetëm 2 vepra, të cilat m’u kanë dukur interesante, me përmbajtje reale, edhe pse nuk më kanë pasionuar jashtë mase, për të thënë: « ëaouë … çfarë gjenialiteti në artin letrar ! » Porse shijet janë subjektive, intime, individuale dhe nuk mund të diskutohen. Shumica prej shqiptarëve, dhe së pari meset kulturore, do na thonë : « Po kush është kjo Annie Ernaux, të cilës nuk ja kemi dëgjuar kurrë emrin, as lexuar një libër deri sot ? » Por e kanë gabim, sepse është një shkrimtare me një karrierë të konsoliduar, me një botë letrare të saj ( që dikujt i pëlqen, dikujt më pak ) dhe me një stil në mënyrën sesi i shprehë gjërat e jetës së përditshme. Pastaj, është autore, e rreth 20 romanëve autobiografike, me një sfond fiksioni letrarë, apo imagjinarë, për ta modifikuar së paku minimalisht atë subjektin bazë … zhanër i njohur me epitetin: « auto-fiksion » ose fiksion narrativ mbi një realitet objektiv bruto, mbi një ngjajre krejt autobiografike, të përjetuar, me pak mjeshtëri dhe zbukurime letrare. Disa prej veprave të saj, janë adaptuar në skenat e teatrit francez dhe në filma për televizion dhe kinema. Bile ky filmi i fundit, që fitoj Mostren ose Luanin e Artë në Festivalin e Venecies ( ITALI ) në edicionin 2021, i realizuar nga regjisorja femër Audrey Diëan, ishte një adaptim i romanit të Annie Ernaux-së, « L’ événement – ose shqip « Ngajrja », botuar te Gallimard në vitin 2000, ku e shpjegon autorja me një imtësi gati klinike, eksperiencën e saj të Abortimit ( temë sot më aktuale se kurrë, për të drejtat e Femrave – ju po e shihni sesi ka evoluar ligji në Amerikë, dhe në disa Shtete evropiane ). Në atë kohë Annia ishte akoma studente në vitet 1964, dhe pas një marrëdhënie seksuale të pa kontrolluar, e përjeton një abortim klandestin me 100 probleme anekse, pos konfliktit psikologjik me vetveten, me të afërmit e saj, sipas rendit social, patriarkalizmit, dhe të thash e të themët e shoqërisë. Bile ka pas filluar në letërsi, po me atë temë, në veprën e saj të parë, që ja ka pas botuar Gallimard-i, botuesi më prestigjioz i Francës ( Les Armoires Vides – 1974 ) – roman autobiografik, të cilin e ka zhvilluar, kompletuar dhe ribotuar pastaj në vitin 2000 – me titullin siç ua thash më sipër « Ngjarja, apo Evenimenti « Por ja dy fjalë prezantuese për Policinë e rendit publik apo Ministrinë e brendshme mbi këtë shkrimtare franceze Annie Ernaux, e rritur në Normandi, pak para zbarkimit të forcave aleate pro-amerikane nëpër plazhe. Ka lindur me 1 shtator 1940 në Lillebonne, një vend anonim që nuk e njeh askush, dhe së pari vetë francezët. Mund të themi, periferia, ose No Man’s Landi hegzagonal, siç e ka kënduar shpeshherë kushëriri im RENAUD. Vjen nga një familje modeste dhe popullore, proletare, ( vajza e askushit ) në raport me klasat borgjeze dhe aristokratike franceze, ku përcilën dhe transmetohën vlerat, kulturat, trashëgimitë e ndryshme, brez pas brezi, po në të njejtën klasë shoqërore dhe familjare. Si unë SHERIFI nga fshatrat buzë Valbonës, ku të parët e mi, prisnin që po kapi Pushkën dhe Kalin për ta luajtur ndonjë rol të dytë në një Ëestern tropojan të Hoëard Haëks, John Ford, ose Sergio Leone, me Clint Eastëood-in … por devijova tragjikisht në anarshi dhe në deliriumet e majit 1968, dhe akoma nuk kam ardhur në rrugën e duhur të para-programuar. Ju dua shumë, o Prindër, ju respektoj, por më leni në botën time, por favor, se më kanë rrethuar disa spanjolle dhe latino-amerikane … ec e merrne vesh sepse ? FAMILJA ? Babai i Annie Ernaux quhej Léon Duchesne ( 1899 – 1967 ) dhe Nëna quhej Madeleine Dumenil ( 1906 – 1986 ) si në këngën e BREL-it ( « Ce soir, j’attend Madeleine » ) por e shkreta ka përfunduar si shoqja ime aktore e famshme, Annie Girardot, me sëmundjen e Alzajmerit, humbja graduale e kujtesës dhe e identitetit, të cilëve ua kushton autorja franceze nobeliste, një Vepër mjaft të prekshme, edhe pse e shkruar pa asnjë patos. Romani i saj mbi Babain ( La Place -botuar tek Gallimard në 1983 ) e fiton çmimin Renaudot një vit pas në 1984 – çka në Francë vjen direkt pas çmimit të famshëm Goncourt, i dyti në hierarkinë e çmimëve. Dhe pastaj, librin mbi Nënën e saj ( Une Femme – botuar në 1987 ). Prindërit e saj, janë punëtorë të thjeshtë, dikur tregëtarë të rëndomtë, ngaqë mbanin një Kafe me një magazinë ushqimore elementare në lagjen e tyre. Nuk jemi shumë larg botës së Emile Zolës, në fakt. Por Annia do për të dalur me çdo kusht prej atij mesi aq të varfër dhe të kufizuar, tepër i mbyllur dhe rutinor në ekstrem … ashtu, siç kam dalur unë nga psikologjia e imponuar në zonat malore veriore ose prej « Mërgatës së Qyqëve ». Ndodhin këto gjëra rastësisht, aksidentalisht, ose nga një vullnet i superfuqishëm, i Personit IKS ! Autorja franceze shkon për ta studiuar Letërsinë në Universitetin e ROUEN – ku zonja Zhan D’ARC e ka pas lënë një gjurmë – dhe më vonë në BORDEAUX, regjion i bukur dhe i mirënjohur për verat e mëdha franceze. Punon si Profesore e Lëtersisë në disa kolegje dhe gjimnaze në Francë. Del gradualisht, por me një pikëpyetje dhe konflikt të brendshëm nga shtresa e saj sociale dhe familjare, porse i rikthehet rregullisht dhe me një autenticitet dhe sinqeritet të rrallë në të gjitha veprat romaneske të saj ( auto-fiksion ). Me atë idé qendrore evidente: « tani që jam universitare dhe e rangut borgjez, tek klasa e mesëme, kam të tjera pika interesi dhe preokupime, dhe kam një distancë me botën e prindërve dhe të fëmijërisë time. A e meritoj këtë statut që e kam ? A mos jam duke e tradhëtuar origjinën time, atë kujtesën apo realitetin familjarë të botës proletare ? » Dhe siç iu thash, Annia i përgjigjet kësaj problematike në librat e saj. Mund t’ua citoj disa romane pak më emblematike të krijimtarisë së saj letrare : ( « Une Femme gelée » ose Një Femër e ngrirë, apo e akullt – botuar në 1981 – ku flet për historinë e saj dhe atë familjarën. « Passion Simple », që mua, më pas pëlqyer shumë si lexues – në 1992 – ku e përshkruan klinikisht aventuren e saj pasionante me një biznesmën pak më të ri, që vinte nga Europa Lindore, me epshet, pritjet, deri në detaje … si të ishte një radiografi globale mbi gjithë çka mund të përjetohet gjatë atyre momentëve. Kjo vepër ka qenë e adaptuar në Film nga Daniele Arbid në vitin 2020. « La Honte « – ose Turpi, në 1997 – « La vie extérieure » në vitin 2000 – pastaj vepra më e plotësuar e saj, sipas specialistave me titullin: « Les Années – Vitët « në 2008, një lloj freske romaneske, ku e ilustron në detaje jetën e saj personale dhe atë të familjës, si t’i kishte përmbledhur brenda një libri, 4 ose 5 libra të saj, mbi një ngjajre të caktuar, kurse në këtë vepër i trajton të gjitha temat dhe problematikat e saj dhe të rrethit të saj, prej nga viti 1940 dhe deri sot … me të gjitha shëkundjet që kanë ndodhur në shoqërinë franceze, në të gjitha fushat, politike, sociale, kulturore, artistike dhe psikologjike, gjatë 70 vitëve të fundit … Dhe për këtë vepër, e cila i grumbullon, i ristrukturon dhe ri-interpreton brenda nje libri më të plotë, disa nga veprat e saj të mëparshme, mbi një ngjarje precize të caktuar, Annia i merr disa çmime, si për shembull : çmimin François Mauriac dhe çmimin Marguerite Duras, dy autorë të njohur francez, pa harruar çmimin Strega të Letërsisë evropiane. Përkthehet në gjuhë të huaja dhe fillon për ta marrë një dimension evropian. Në vitin 2011, e boton librin e saj : « L’autre fille » – ku ja shkruan një letër të prekshme Motrës të saj, e cila ka pas vdekur që në lindje, para ardhjes se Annie Ernaux-së, në jetën tokësore. Në vitin 2016 – e boton romanin autobiografik : « Mémoire de Fille » ku trajtonë rininë e saj, kur ishte 18 vjeçare dhe eksperiencat seksuale të para të asaj kohe, të cilat i ka quajtur më vonë « Kujtimet e Turpit » Dhe mund ta citojmë edhe veprën e saj të fundit për momentin, të quajtur : « Le Jeune Homme – Mashkulli i ri « në 2022, gjithmonë tek botuesi Gallimard. Ku e trajton aventurën e saj, me një Zotëri atraktiv, 30 vite më i ri sesa Annia. Ndërsa e fiton edhe çmimin e Gjuhës franceze, por edhe çmimin Marguerite Yourcenar në vitin 2017 për të gjithë veprimtarinë e saj letrare. ( Zonja Yourcenar është femra e parë që është emëruar në Akademinë e famshme franceze, mes 40 figurave mashkullore të kulturës dhe inteligjencës, të konsideruar si të pavdekshmit … trashëgimi e Mbretit Diell Liugji 14 ) Emërohet në vitin 2014 « Doktor Honoris Causa » e Universitetit de Cergy Pontoise. Merr çmimin e Akademisë së Berlinit në vitin 2019. Gjatë vitëve 1960 martohet me zotin Philippe Ernaux, dhe jetojnë 17 vite së bashku. I ka 2 djem : Eric dhe David, por dikur do të ndahen nga vitet 1980. Është pak rebelle në shpirt dhe nuk i ekskludon aventurat e papritura. Jo krejt si klasa e saj proletare … Në Festivalin e Kanës të fundit, tani në maj 2022 : e ka prezantuar në seleksionin zyrtarë të seksionit « La Quinzaine des Réalisateurs – Dy javorja e regjisorëve » duke konkuruar për çmimin « Kamera e Artë » i cili shpërblen një vepër të parë filmike … bashkë me djalin e saj David « Les années super 8 », një lloj dokumentari familjarë, i komentuar nga vetë autorja. Tani në aspektin e artit letrar, të stilit të saj, mund të themi që shkrimtarja Annie Ernaux, është trashëgimtaria e shkollës minimaliste, neutrale, objektive, realiste dhe gati klinike « Le Nouveau Roman – ose Romani i ri », i cili e ka dinamituar narracionin, psikologjinë, përshkrimet e gjata alla Marcel Prust, zbukurimet dhe qendisjet sa për formë … me disa figura ikonike, Nathalie Sarraute dhe Alain Robbe-Grillet, të cilët i kam pas njohur të dy në Paris dhe gjatë vizitës së tyre në Bruksel, duke folur për kotësira dhe për erotizmin në letërsi. Më tha Alani : « a e ke provuar torturën e rafinuar me shoqën time ? – më kujtohet përgjigja ime: « po, në gulagun albanez … » dhe ja plasi gazit. Gruaja e tij, ishte Janne de Berg, specialista Master në shkencat e sado-mazokismit në Klubet VIP të Parizit, ku shkonin për t’u shkëlmitur dhe shplakareshur, rrahur me kamxhik, një pjesë e elitës franceze. Tani e kuptoj nga ka ardhur njëri prej librave të tij: « Glissements progressifs du plaisir » ose rrëshqitje progresive e dëshirës, apo e epshit ! Ah, të marroftë zoti, se né kemi kode. Por le t’i rikthehemi proletarës tonë kirurgjikale, me atë distancim të fortë Brechtian, dhe pak e çoroditur, e etshme për të panjohurën … Mjerisht nuk u takuam në qymyrëhanet e Francës veriore, se ku me e ditur, se çka do kishte ndodhur ? Edhe tek romanet e Annie Ernaux, vërrehet ky lloj shkrimi i distancuar, i ftohët, klinik dhe neutral, pa patos, pa metafora, pa krahasime, pa vlerësim as gjykim personal subjektiv të Personazheve apo të ngjajreve … Pra, me një përshkrim sa më objektiv dhe mjekësorë, diçka që korrespondon me faktin e përjetuar që kemi para syve. Por literatura e saj, e ka pos anës autobiografike evidente, anës intime të thithur deri në palcë, gati të skanuar ( abortimi, familja, fëmijëria, mesi social, eksperiencat seksuale, pasionet erotike, portretet e Babait dhe të Nënës me alzajmer ) e ka në prapa sfond, edhe një anë të angazhuar direkte apo indirekte politike, sepse bazohen faktet apo rrënjosen gjithë përjetimet e saj, edhe në realitetin social, për mos me thënë sociologjik, si te filozofi dhe sociologu Pierre Bourdieu, të cilen e ka pas admiruar shumë. Annia niset me të drejtë nga ideja, që edhe intimiteti jonë lidhet dikund me anën sociale apo politike, sepse jemi të diktuar nga një realitet familjarë IKS, nga një realitet politik dhe social, nga një klasë sociale me ligjet dhe normat e saj, me universin e saj specifik … e sado që të ecim, të avancojmë në karrierën tonë, të ngritemi me poste dhe me rroga … e kemi dikund të shenuar në çeliza, historinë dhe trashëgiminë tonë familjare dhe sociale … pra është pjesa e jonë, që do ngelet dikund e regjistruar brenda nesh, edhe nëse do bëhemi nesër Ministra apo Miliardera në Biznes. Me një fjalë sipas Annie Ernaux: « Nuk mund të ekzistojnë një UNË intim puro, i zgjidhur dhe i dekonektuar nga çdo realitet social apo politik IKS apo YPSILON. » Kështu, që mjeshtëria e saj, është për ta kontekstualizuar UNIN intim, jetën e përjetuar dhe për ta lidhur me realitetin ekzistues, për ta zgjëruar pikërisht atë anën autobiografike tradicionale, siç e kanë praktikuar disa shkrimtarë egotik dhe narcisik francez me temën: « unë, unë, unë, dhe asgjë tjetër pos unë … bëra këtë, më ndodhi kjo, u takova me filanin, si të ishte gjithë bota duke u sjellur rreth kërthizës të tyre ! « E kjo është merita më e madhe sipas meje, e autores Annie Ernaux, me dal nga prizmi puro egocentrik, për ta përqafuar realitetin social dhe politik objektiv të botës, përmes eksperiencave të saj individuale dhe intime. Historia e vogël në Historinë e madhe ! Pastaj është një Femër e majtë, e angazhuar në disa tema politiko-sociale, feministe, dhe natyrisht, mbështetëse e lëvizjes sociale franceze: « Fanelat e jeshilta » dhe e programit të Jean-Luc Melanchon, që konsiderohet si ekstrem i majtë në Francë. Nuk do mend, që është komplet anti-liberale dhe anti Emmanuel Macron, çka e ka thekësuar vetë gjatë një interviste në gazetën e njohur: « Libération » në mars 2022 – ku është prononcuar shumë qartë dhe pa formula druri pseudo-diplomatike mbi kanditaturën e dytë të Macronit. « Po kush është realisht ky Tip në sferën politike, nga na ka ardhur ? Për mua, është kandidati i Bankave dhe i fuqive financiare. Një arrogant plot urrejtje ndaj shtresave të ulta popullore. Komplet jashtë realitetit objektiv të jetës së 70 përqind të francezëve. Një iluzionist, fallëtorë, specialist i komunikimit, shoëmen, aktorë, por i stërforcuar, kështu që tingëllon komplet fals. Një llafollog por pa përmbajtje të thellë as serioze, pa diçka konkrete që shihet më në fund. » Ja pra, të nderuarit Lexues, se kush është fituesja e çmimit NOBEL të vitit 2022 – shkrimtaria franceze Annie Ernaux. Një Femër origjinale, me një vepër të vërtetë dhe me disa merita të mëdha individuale. Sepse, jeta e saj ka qenë e programuar pak ndryshe. Kishte mujtë me qenë një shitëse ose pastruese, apo skllave anonime në një fabrikë mekanike të robotizuar alla Charlie Chaplin, dhe s’do e përmende askush. Por me dëshirën dhe vullnetin e saj, e ka thyer atë narracion mizerabilist, për ta gjetur rrugën e saj në Lëtërsinë franceze dhe tani planetare, por pa e mohuar fare të kaluarën, duke i qendruar besnike realitetit të saj individual dhe familjarë. « Ja qysh kam filluar unë, ku ka qenë pikënisja e historisë time, problemet, konfliktët, pikëpyetjet, përjetimet, aventurat, gëzimet dhe idhnimet … dhe ja deri ku kam arritur sot në moshën 82 vjeçare ! » Sinqerisht, kjo Femër madhore, e meriton pa dyshim respektin tonë. Edhe pse nuk e kemi pas njohur neve, më përpara … është autore serioze e konsoliduar. Në historinë e çmimit Nobel që në vitin 1901, janë 16 autorë francez të cilëve ju është atribuuar ky titull prestigjioz, dhe Annia është autorja e parë femër në Francë, që e merr këtë çmim aq të famshëm me rrezatim planetar. Tani, pasi që ua prezantova këtë shkrimtare franceze me fjalët e mia, me stilin tim anarshist të dekonstruktuar dhe të improvizuar, sipas filozofisë të Jacques Derrida, ju ngelet për ta zbuluar dhe për t’i lexuar veprat e saj, nëse dikush i ka përkthyer romanet e Annie Ernaux-së, në gjuhën shqipe, jo për pasion të kallur letrar, por sa për ta marrur sa më shpejt një honorarë korekt. Ha … ha … ha … Të mjerët autorë botërorë ! Kalofshi mirë të gjithë dhe respektet e mia, nga Brukseli, me një birrë artizanale të fabrikuar nga Murgjit e një Manastiri në Valoni … A mos e keni pak mish të tharë dhe pak djathë të vjetruar së paku 1 deri në 3 vite ? Ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptim ! *Me 12 tetor 2022 në Bruksel ( Belgjikë ) ANNIE ERNAUX: «UNË LUFTOJ PËR TË GJETUR FJALËT E DUHURA» Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2022. Më poshtë mund të lexoni një intervistë të saj dhënë gazetarit Marco Missiroli për shtojcën letrare të Corriere della Sera, «la Lettura» # 229 të datës 17 prill 2016 Shtëpia e Annie Ernaux ka pamje nga qyteti i vjetër i Cergy-Préfecture, një qytet në rritje 40 minuta larg Parisit. Që nga viti 1975, autorja francez jeton në një vilë me një kopsht të madh ku dominon një mënjollë imponuese. Në hyrje bëjnë roje dy mace, Sam dhe Zoe, të cilët na ndjekin në dhomën e ndenjes me pamje nga arkipelagu i pellgjeve dhe lumi Oise. Drita hyn nga dritarja e madhe dhe derdhet mbi tavolinën rrethore ku do të zhvillohet intervista. Është një vend mikpritës dhe i thjeshtë, me heshtje absolute. Në fund, pak para rafteve të librave, është dera që të çon në studio: është e hapur dhe zbulon tavolinën në të cilën punon Ernaux çdo ditë, pothuajse gjithmonë në mëngjes. Është një raft antik, i zhveshur, por i përfunduar mirë, me një karrige të shtyrë paksa mënjanë. Pothuajse të nëntëmbëdhjetë veprat e shkrimtares franceze morën formë këtu, mes të cilave Vendi, që e bëri të njohur në Francë në vitin 1983 duke fituar çmimin Renaudot. Shenjtërimi në anën tjetër të Alpeve i erdhi me librin Vitet, kujtime intime dhe kolektive nga epoka e pasluftës deri në ditët e sotme… Në vitin 1983, kur Gallimard botoi romanin “Vendi”, Franca zbuloi zërin e tuaj narrativ të paklasifikueshëm dhe thërrmues: nuk ishte roman, por një pjesë autobiografike kushtuar kujtimit të babait, e realizuar me një gjuhë të matur deri në kockë, pa gjurmë sentimentalizmi dhe me syrin kirurgjik të një rrëfimtari që nuk kishte frikë nga kujtesa. “Vendi është një libër i menduar për shtatë vjet dhe i skicuar si një roman. Por diçka nuk shkonte, kështu që për një kohë të gjatë kërkoja vazhdimisht zërin e duhur për t’ia thënë babait dhe familjes sime, përmes syve të një vajze që i dha vetes luksin e distancës. Distancë si vështrim i nevojshëm për të raportuar atë që ka qenë. Kështu që unë i mbajta fjalët hyrëse dhe i rishkrova këto njëqind faqe duke u përpjekur të riparoja një familje. Është libri i riparimit, kushtuar brezit të burrave që nuk arritën të studionin dhe fëmijëve të tyre. Do të them një gjë të tmerrshme, unë që nuk besoj më në asnjë formë religjioni: është një vepër që i detyrohet shumë figurës së Krishtit, e kuptuar si një sakrificë, si një rrugë dijeje, si një simbol i burrave; ashtu si babai im, të cilit i hiqet mbretëria prindërore për t’u parë nga vajza e tij për atë që është. Vihet në jetë një lloj humanizimi aty ku mund të kishte idealizim. M’u deshën nëntë muaj për ta rishkruar dhe për të respektuar një imperativ të vetëm: shkruaj vetëm atë që di”. Sajimi bëhet kështu një zëvendësues narrativ. Çdo gjë që nuk ka ekzistuar nuk duhet treguar. Por çdo gjë që ka ekzistuar dhe që zgjidhet, tregohet për të njohur më mirë veten. “Tregohet për të bërë të mundur të ekzistuarit. Dallimi është ky: Unë shkruaj për t’i përpjekur t’i jap ekzistencë asaj që do të humbiste. Nuk është thjesht një kundërshtim ndaj harresës apo vdekjes, është më tepër një mënyrë për të zbutur kohën. Zbutja e kohës, kjo është ajo. Nëse mendoj për veprën e Prustit, i cili ishte protagonisti i madh i përkohshëm i letërsisë, do të mund të thuhej se epoka historike e Recherche ishte lënë mënjanë në favor të epokës së brendshme të autorit të saj, me disa përjashtime. Ajo që më intereson mua është që Uni të jetë i lidhur me Ne dhe që të ketë një lidhje e pakëputshme me kolektivitetit dhe individualitetit përmes pranisë së Historisë”. “Vitet” u shkrua me këtë ndërthurje të intimitetit personal dhe kolektiv. Nuk është roman, por në një farë mënyre është dhe forma e tij hibride ka ngjizur një konotacion të ri narrativ. Emmanuel Carrère e quajti atë ‘një libër i mrekullueshëm që të bën të pushtohesh nga admirimi’”. “Falënderoj Carrère-n, të cilin nuk e njoh personalisht dhe për të cilin e kam në plotëni. Në një farë mënyre edhe ai punon mbi historinë, ndonëse me një Un që hyn në kushte të barabarta në ngjarjet e jashtme dhe në protagonistët e tij. Te ‘Vitet’, veten e parë njëjës dhe veta e parë shumës duhet të kishin të njëjtën peshë, vështirësia ishte kjo simetri. Kështu nisa të punoja me imazhe, kisha në mendje fragmente, sugjerime të shkurtra që kanë shënuar rritjen time dhe të një brezi, që më pas u bënë faqet e para të librit. Dyshimi ishte se si mund t’i bëja intime dhe kolektive njëkohësisht: nuk e kuptoja regjistrin, kështu që fillova të shkruaj një kronikë të saktë të kësaj metamorfoze ( Ernaux ngrihet dhe shkon në studion e saj, kthehet me një libër ciklamin të titulluar L’atelier noir, e shfleton dhe lexon). “Imazhet zhduken nga mendja ime me ndjenjën e neverisë se nuk e kam gjetur zërin tim. Sa më shumë që shkruaj, aq më shumë kuptoj ekzistencën e një zëri tjetër, të cilin, si në ëndrra, nuk arrij ta kuptoj”. Ky rrëfim daton në vitin 2002 dhe është një nga dyshimet e fundit përpara se të filloja librin, reflektimi i parë që kisha shkruar në vitin 1982: do të thotë se Vitet ka qenë i inkubuar për më shumë se një të tretën e jetës sime. Shkrimi ishte relativisht i shkurtër në krahasim me këtë fazë rraskapitëse kërkimore”. Pothuajse një dekadë për ‘Vendin’, dyfish më shumë për ‘Vitet’: në secilën prej veprave tuaja është gjithmonë kaq e gjatë puna e konceptimit në krahasim me fazën e shkrimit? “Është sikur faza e sajimit të zëvendësohej nga ripushtimi i reales që ka qenë dikur. Për të qenë në gjendje ta kapni atë të kaluar dhe ta bëni atë të tashme, duhet të prisni. Dhe duhet kohë për ta bërë të thjeshtë me shkrim. Edhe tani që jam duke punuar për një libër të ri, i kam rënë në të se e kam konceptuar që në vitin 2010, në atë tërësinë e tij. Nevojitet një mbrojtje në të cilën gjithçka duhet të jetë sediment, e fshehtë dhe më pas të ripropozohet si diçka që është jetuar. Asgjë më shumë. Në këtë kuptim, fjalët janë themelore: les mots justes, kjo është çka dua. Ndiej se ka vetëm një fjalë të përshtatshme, mendoj se ajo fjalë duhet gjetur dhe përdorur për atë koncept. Më pas rilexoj veten dhe kënaqem me disa fjali, ndërsa të tjerat i shoh të gabuara, sado që dikur më dukeshin të përshtatshme. Mund të qëndroj me muaj për të rregulluar dhe nuk lejoj askënd që të më prekë librat, përveç ndërhyrjeve shumë të vogla. Është një proces që kalon fillimisht nga shënimet, më pas nga shkrimi i dorës dhe në fund te kompjuteri. Në mendjen time synoj gjithmonë të nxjerr në pah një histori që ia vlen të rijetohet, në mënyrën se si e kam përthithur: ky është obsesioni që më pushton nga zgjimi deri në aktin e të shkruarit dhe edhe më pas, gjithmonë. E vetmja herë që jam më e qetë është kur jam duke punuar në kopsht ose kur shkoj në hipermarket”. Për këtë ai ka publikuar në Francë “Shiko dritat dashuria ime”, në të cilën rrëfen ritualin kolektiv dhe shumë intim të pazarit. As kjo nuk i shpëton shkrimit? “Asgjë nuk i shpëton të shkruarit. Edhe një hipermarket, ku për mua të mund të vëzhgoj njerëzit është në të njëjtën kohë narracion dhe shpëtim prej tij. Konsumizmi më mërzit, moda më mërzit, më intereson të shoh të bredhin njerëz që zgjedhin, blejnë, tregojnë para rafteve shumë më tepër sesa mendojnë se tregojnë. Ky shikim tashmë është shkrim, në një farë mënyre. Dyqanet e mëdha janë vendi ku fjalët më japin pushim, sepse tashmë janë fjalë. Nuk ka pasur kohë që nuk kam luftuar për t’i mbrojtur. Kam punuar dhjetë vjet si mësuese në lice dhe për njëzet e tre vjet kam përgatitur kurse korrespondence, plus kam pasur dy fëmijë, kam jetuar gjithmonë me një alarm se shkrimi mund të ikte duarsh. Supermarketi është një ritual që më kthente në mendimin narrativ dhe realitetin e konsumuar për të cilin mund të kisha shkruar. Sepse në fund të fundit nuk kam kurrë një ide të beftë që më bën të them “Ja, e gjeta”, por më duhen këto hapësira të vogla ku mund ta bëj të bashkëderdhet totalitetin”. Hapësira minore, ku e zakonshmja befas bëhet zbulim. Ashtu si te “Vajza tjetër” kur tregon për momentin kur dëgjon fshehurazi nënën duke folur për një vajzë të vogël: është motra e saj, e cila ka vdekur para se të lindte dhe nuk përmendet kurrë në familje. “Ishim në Yvetot, ishte viti 1950. Unë isha dhjetë vjeç dhe nëna ime po fliste me një fqinje, ndërsa unë luaja me një shoqe. Për një moment veshi im zuri bisedën e tyre dhe dëgjova këtë fjali: “Ajo ishte më e sjellshme se kjo këtu”. Motra ime kishte vdekur nga difteria dy vjet para se të lindja unë, askush në familje nuk më kishte folur për të. Askush nuk e përmendte kurrë, edhe pse e dija se diçka kishte aty. Duke dëgjuar nënën time zbulova se motra ime “e sjellshme” ishte shenjtorja, ndërsa unë mund të isha vetëm vajza tjetër, e keqja. Vajza me të cilën duhej të kënaqeshin, vajza tokësore. Vajza që po ndiqte një proces lumturimi familjar dhe që do të jetonte me hijen. Ky libër është fryt i tij dhe është një letër e hapur për motrën time, së cilës më në fund mund t’i them “Nuk shkruaj sepse ti ke vdekur. Ti ke vdekur që unë të shkruaj”. Vdekja e tjetrit jo si mungesë, por si shtysë. Është një kërcim shumë i rëndë i shikimit. Ndoshta këtu nis masa juaj ekstreme në shkrim dhe në emocionalitetin që rrëfen. “Nuk mund të provokohen vullnetarisht emocionet. Të zgjedhësh çfarë të tregosh dhe ta tregosh ashtu siç është, në mënyrën e duhur, mbetet tërë ajo që i nevojitet lexuesit. Distanca nga libri që po shkruani është e nevojshme për vetë librin. Ndërsa Vajza tjetër po merrte formë unë ndieja një dashuri të madhe për nënën time, edhe pse kjo nuk pasqyrohet në libër. E njëjta gjë ishte e vërtetë për Vendin, përpjekja kontroverse është të largosh babanë ndërsa shkruan për babanë. Dhe ka edhe një gjë tjetër: ndërsa shkruaj nuk mendoj se kush do ta lexojë librin, nëse ndonjë nga familjarët e mi apo kush e di kush, nuk e mendoj kurrë. Për shkak se trashëgimia nuk mund të matet, aq më pak kjo trashëgimi duhet të ndryshojë procesin krijues. Edhe në ‘Kujtimet e vajzës’ ku përpiqem të rindërtoj kalimin e një gruaje të re përmes dhunës fizike, nuk e shoh të kaluarën autobiografike me zemërim apo pjesëmarrje: ajo është e kaluara dhe e kthej në të tashmen me peshën e të tashmes. Është një ritual laik i shpëtimit që shkrimi mund t’ia lejojë vetes”. Laiciteti i shkrimit dhe ekzistencës, edhe pse Zoti hyn në librat tuaj përmes besimtarëve që e rrethojnë, duke filluar nga familja juaj e origjinës. “Unë u rrita me një arsimim monumental në katolicizëm. Fëmijët e mi nuk janë pagëzuar dhe unë nuk e praktikoj. Në këtë, unë kam një formim të ngjashëm me atë të Emmanuel Carrère-s dhe jam dakord me moton e tij: “Unë nuk jam mjaftueshëm besimtar për të qenë ateist”. Por duhet të kemi kujdes edhe kur përkufizojmë veten si laikë, sepse edhe ky dimension është bërë ekstrem, sidomos në Francë ku ka marrë konotacion fetar. Sulmi ndaj myslimanëve ka ardhur në mënyrë masive nga kjo anë, sikur të ishte një luftë religjionesh. Letërsia duhet t’i shmanget këtij kategorizimi, duke bërë atë që duhet”. Çfarë duhet bërë letërsia, Ernaux? “T’i heqë qafe hijet. Dhe të lërë anash pak jetë, duke na shpëtuar nga zhdukja e ardhshme. Ky veç tashmë shpëtimi. Nuk dua të fokusohem në një besim, nuk dua t’i shkel syrin lexuesit, nuk mund të konceptoj vepra që shkojnë ndesh me opinionin publik siç u përpoq të bënte Houellebecq me ‘Nënshtrimin’, të cilin vendosa të mos e lexoja më edhe për atë se si trajton trupin e femrës. Të shkruash, pa menduar se çfarë do të thonë të tjerët: këtë kërkoj. Të shkruaj në heshtjen e shtëpisë sime, vetëm, të luftoj kundër jetës së gjatë të të vdekurve”. /Corriere Della Sera /Përkthimi: Gazeta Express

Nobelistja franceze është një femër e majtë, e angazhuar në disa tema të ekstremit të majtë

ANNIE ERNAUX ËSHTË KOMPLET ANTI-LIBERALE DHE ANTI EMMANUEL MACRON

« Në historinë e çmimit Nobel që në vitin 1901, janë 16 autorë francez të cilëve ju është atribuuar ky titull prestigjioz, dhe Annia është autorja e parë femër në Francë. »

Nga

Siç e dini, për çdo vit, shqiptarët e presin me një farë tensioni psikologjik, emrin e çmimit Nobel të ardhshëm, dikush kundër, dikush pro, me atë idenë që ky çmim i takon tash ca vite dëtyrimisht autorit tonë emblematik Ismail Kadaré … por kjo nuk është fare tema e këtij shkrimi, sepse asnjëri prej nesh, nuk jemi në trurin e anëtarëve të Jurisë Nobel, dhe tek e fundit ata votojnë lirisht për kënd të donë. Kur ua kanë dhuruar këtë çmim me prestigj botërorë, disa autorëve, të cilët as ju, as unë, nuk i kemi pas njohur më parë ( Nigjerianin e vitit 1986, ose këtë Tanzanianin e fundit, pastaj më kujtohen edhe disa autorët aziatik ) shumicën prej tyre, nuk i kemi njohur ( duhet të jemi të sinqertë ) as në rrethet e quajtura kulturore apo intelektuale, e mos të flasim për masën e gjërë popullore. Por me një logjikë të shëndoshë, nga ana tjetër: krejt kot nuk ua kanë dhënë dhe na duhet për ta respektuar, na pëlqej apo jo, vendimin e tyre. Ngaqë ky çmim e ka një autoritet dhe një domethënie evidente, të pranuar sot në gjithë rruzullin tokësor. A e diskuton apo e kundërshton sot dikush çmimin Nobel të Fizikës, Mjekësisë, Kimisë apo Ekonomisë ? Besoj, që jo ! Pra, më mirë mos ta diskutojmë as këtë të letërsisë … ngaqë është një humbje kohe, e kotë. Por le ta pyesim vetën : « Po me të cilat merita objektive ja kanë dhënë këtij, apo atij ? »
Ky është pozicionimi etik, i cili më dukët mua i drejtë … duke e pranuar pa asnjë problem, një pjesë të injorancës time ndaj letërsisë afrikane dhe aziatike, që nga fillimi !

Ndërsa sivjet, ky çmim i takon autorës të njohur franceze ANNIE ERNAUX, të cilës unë ja kam lexuar vetëm 2 vepra, të cilat m’u kanë dukur interesante, me përmbajtje reale, edhe pse nuk më kanë pasionuar jashtë mase, për të thënë: « ëaouë … çfarë gjenialiteti në artin letrar ! » Porse shijet janë subjektive, intime, individuale dhe nuk mund të diskutohen.
Shumica prej shqiptarëve, dhe së pari meset kulturore, do na thonë : « Po kush është kjo Annie Ernaux, të cilës nuk ja kemi dëgjuar kurrë emrin, as lexuar një libër deri sot ? »
Por e kanë gabim, sepse është një shkrimtare me një karrierë të konsoliduar, me një botë letrare të saj ( që dikujt i pëlqen, dikujt më pak ) dhe me një stil në mënyrën sesi i shprehë gjërat e jetës së përditshme. Pastaj, është autore, e rreth 20 romanëve autobiografike,
me një sfond fiksioni letrarë, apo imagjinarë, për ta modifikuar së paku minimalisht atë
subjektin bazë … zhanër i njohur me epitetin: « auto-fiksion » ose fiksion narrativ mbi një realitet objektiv bruto, mbi një ngjajre krejt autobiografike, të përjetuar, me pak mjeshtëri dhe zbukurime letrare. Disa prej veprave të saj, janë adaptuar në skenat e teatrit francez dhe në filma për televizion dhe kinema. Bile ky filmi i fundit, që fitoj Mostren ose Luanin e Artë në Festivalin e Venecies ( ITALI ) në edicionin 2021, i realizuar nga regjisorja femër Audrey Diëan, ishte një adaptim i romanit të Annie Ernaux-së, « L’ événement – ose shqip « Ngajrja », botuar te Gallimard në vitin 2000, ku e shpjegon autorja me një imtësi gati
klinike, eksperiencën e saj të Abortimit ( temë sot më aktuale se kurrë, për të drejtat
e Femrave – ju po e shihni sesi ka evoluar ligji në Amerikë, dhe në disa Shtete evropiane ).
Në atë kohë Annia ishte akoma studente në vitet 1964, dhe pas një marrëdhënie seksuale të pa kontrolluar, e përjeton një abortim klandestin me 100 probleme anekse, pos konfliktit psikologjik me vetveten, me të afërmit e saj, sipas rendit social, patriarkalizmit, dhe të thash e të themët e shoqërisë. Bile ka pas filluar në letërsi, po me atë temë, në veprën e saj të parë, që ja ka pas botuar Gallimard-i, botuesi më prestigjioz i Francës ( Les Armoires Vides – 1974 ) – roman autobiografik, të cilin e ka zhvilluar, kompletuar dhe ribotuar pastaj në vitin 2000 – me titullin siç ua thash më sipër « Ngjarja, apo Evenimenti «

Por ja dy fjalë prezantuese për Policinë e rendit publik apo Ministrinë e brendshme mbi këtë shkrimtare franceze Annie Ernaux, e rritur në Normandi, pak para zbarkimit të forcave aleate pro-amerikane nëpër plazhe. Ka lindur me 1 shtator 1940 në Lillebonne, një vend anonim që nuk e njeh askush, dhe së pari vetë francezët. Mund të themi, periferia,
ose No Man’s Landi hegzagonal, siç e ka kënduar shpeshherë kushëriri im RENAUD.
Vjen nga një familje modeste dhe popullore, proletare, ( vajza e askushit ) në raport me klasat borgjeze dhe aristokratike franceze, ku përcilën dhe transmetohën vlerat, kulturat, trashëgimitë e ndryshme, brez pas brezi, po në të njejtën klasë shoqërore dhe familjare.
Si unë SHERIFI nga fshatrat buzë Valbonës, ku të parët e mi, prisnin që po kapi Pushkën dhe Kalin për ta luajtur ndonjë rol të dytë në një Ëestern tropojan të Hoëard Haëks, John Ford, ose Sergio Leone, me Clint Eastëood-in … por devijova tragjikisht në anarshi dhe në deliriumet e majit 1968, dhe akoma nuk kam ardhur në rrugën e duhur të para-programuar.
Ju dua shumë, o Prindër, ju respektoj, por më leni në botën time, por favor, se më kanë rrethuar disa spanjolle dhe latino-amerikane … ec e merrne vesh sepse ? FAMILJA ?
Babai i Annie Ernaux quhej Léon Duchesne ( 1899 – 1967 ) dhe Nëna quhej Madeleine Dumenil ( 1906 – 1986 ) si në këngën e BREL-it ( « Ce soir, j’attend Madeleine » ) por e shkreta ka përfunduar si shoqja ime aktore e famshme, Annie Girardot, me sëmundjen
e Alzajmerit, humbja graduale e kujtesës dhe e identitetit, të cilëve ua kushton autorja franceze nobeliste, një Vepër mjaft të prekshme, edhe pse e shkruar pa asnjë patos.
Romani i saj mbi Babain ( La Place -botuar tek Gallimard në 1983 ) e fiton çmimin Renaudot një vit pas në 1984 – çka në Francë vjen direkt pas çmimit të famshëm Goncourt, i dyti në hierarkinë e çmimëve. Dhe pastaj, librin mbi Nënën e saj ( Une Femme – botuar në 1987 ).
Prindërit e saj, janë punëtorë të thjeshtë, dikur tregëtarë të rëndomtë, ngaqë mbanin një Kafe me një magazinë ushqimore elementare në lagjen e tyre. Nuk jemi shumë larg botës së Emile Zolës, në fakt. Por Annia do për të dalur me çdo kusht prej atij mesi aq të varfër dhe të kufizuar, tepër i mbyllur dhe rutinor në ekstrem … ashtu, siç kam dalur unë nga psikologjia e imponuar në zonat malore veriore ose prej « Mërgatës së Qyqëve ». Ndodhin këto gjëra rastësisht, aksidentalisht, ose nga një vullnet i superfuqishëm, i Personit IKS !
Autorja franceze shkon për ta studiuar Letërsinë në Universitetin e ROUEN – ku zonja
Zhan D’ARC e ka pas lënë një gjurmë – dhe më vonë në BORDEAUX, regjion i bukur dhe i mirënjohur për verat e mëdha franceze. Punon si Profesore e Lëtersisë në disa kolegje dhe gjimnaze në Francë. Del gradualisht, por me një pikëpyetje dhe konflikt të brendshëm nga shtresa e saj sociale dhe familjare, porse i rikthehet rregullisht dhe me një autenticitet dhe sinqeritet të rrallë në të gjitha veprat romaneske të saj ( auto-fiksion ). Me atë idé qendrore evidente: « tani që jam universitare dhe e rangut borgjez, tek klasa e mesëme, kam të tjera
pika interesi dhe preokupime, dhe kam një distancë me botën e prindërve dhe të fëmijërisë time. A e meritoj këtë statut që e kam ? A mos jam duke e tradhëtuar origjinën time, atë kujtesën apo realitetin familjarë të botës proletare ? » Dhe siç iu thash, Annia i përgjigjet kësaj problematike në librat e saj. Mund t’ua citoj disa romane pak më emblematike të krijimtarisë së saj letrare : ( « Une Femme gelée » ose Një Femër e ngrirë, apo e akullt – botuar në 1981 – ku flet për historinë e saj dhe atë familjarën. « Passion Simple », që mua,
më pas pëlqyer shumë si lexues – në 1992 – ku e përshkruan klinikisht aventuren e saj pasionante me një biznesmën pak më të ri, që vinte nga Europa Lindore, me epshet, pritjet, deri në detaje … si të ishte një radiografi globale mbi gjithë çka mund të përjetohet gjatë atyre momentëve. Kjo vepër ka qenë e adaptuar në Film nga Daniele Arbid në vitin 2020.
« La Honte « – ose Turpi, në 1997 – « La vie extérieure » në vitin 2000 – pastaj vepra më e plotësuar e saj, sipas specialistave me titullin: « Les Années – Vitët « në 2008, një lloj freske romaneske, ku e ilustron në detaje jetën e saj personale dhe atë të familjës, si t’i kishte përmbledhur brenda një libri, 4 ose 5 libra të saj, mbi një ngjajre të caktuar, kurse në këtë vepër i trajton të gjitha temat dhe problematikat e saj dhe të rrethit të saj, prej nga viti 1940 dhe deri sot … me të gjitha shëkundjet që kanë ndodhur në shoqërinë franceze, në të gjitha fushat, politike, sociale, kulturore, artistike dhe psikologjike, gjatë 70 vitëve të fundit … Dhe për këtë vepër, e cila i grumbullon, i ristrukturon dhe ri-interpreton brenda nje libri më të plotë, disa nga veprat e saj të mëparshme, mbi një ngjarje precize të caktuar, Annia i merr disa çmime, si për shembull : çmimin François Mauriac dhe çmimin Marguerite Duras, dy autorë të njohur francez, pa harruar çmimin Strega të Letërsisë evropiane. Përkthehet në gjuhë të huaja dhe fillon për ta marrë një dimension evropian.
Në vitin 2011, e boton librin e saj : « L’autre fille » – ku ja shkruan një letër të prekshme Motrës të saj, e cila ka pas vdekur që në lindje, para ardhjes se Annie Ernaux-së, në jetën tokësore. Në vitin 2016 – e boton romanin autobiografik : « Mémoire de Fille » ku trajtonë rininë e saj, kur ishte 18 vjeçare dhe eksperiencat seksuale të para të asaj kohe, të cilat i ka quajtur më vonë « Kujtimet e Turpit » Dhe mund ta citojmë edhe veprën e saj të fundit për momentin, të quajtur : « Le Jeune Homme – Mashkulli i ri « në 2022, gjithmonë tek botuesi Gallimard. Ku e trajton aventurën e saj, me një Zotëri atraktiv, 30 vite më i ri sesa Annia.
Ndërsa e fiton edhe çmimin e Gjuhës franceze, por edhe çmimin Marguerite Yourcenar në vitin 2017 për të gjithë veprimtarinë e saj letrare. ( Zonja Yourcenar është femra e parë që është emëruar në Akademinë e famshme franceze, mes 40 figurave mashkullore të kulturës dhe inteligjencës, të konsideruar si të pavdekshmit … trashëgimi e Mbretit Diell Liugji 14 )
Emërohet në vitin 2014 « Doktor Honoris Causa » e Universitetit de Cergy Pontoise.
Merr çmimin e Akademisë së Berlinit në vitin 2019.

Gjatë vitëve 1960 martohet me zotin Philippe Ernaux, dhe jetojnë 17 vite së bashku.
I ka 2 djem : Eric dhe David, por dikur do të ndahen nga vitet 1980. Është pak rebelle në shpirt dhe nuk i ekskludon aventurat e papritura. Jo krejt si klasa e saj proletare …
Në Festivalin e Kanës të fundit, tani në maj 2022 : e ka prezantuar në seleksionin zyrtarë të seksionit « La Quinzaine des Réalisateurs – Dy javorja e regjisorëve » duke konkuruar për çmimin « Kamera e Artë » i cili shpërblen një vepër të parë filmike … bashkë me djalin e saj
David « Les années super 8 », një lloj dokumentari familjarë, i komentuar nga vetë autorja.
Tani në aspektin e artit letrar, të stilit të saj, mund të themi që shkrimtarja Annie Ernaux, është trashëgimtaria e shkollës minimaliste, neutrale, objektive, realiste dhe gati klinike « Le Nouveau Roman – ose Romani i ri », i cili e ka dinamituar narracionin, psikologjinë, përshkrimet e gjata alla Marcel Prust, zbukurimet dhe qendisjet sa për formë … me disa figura ikonike, Nathalie Sarraute dhe Alain Robbe-Grillet, të cilët i kam pas njohur të dy në Paris dhe gjatë vizitës së tyre në Bruksel, duke folur për kotësira dhe për erotizmin në letërsi. Më tha Alani : « a e ke provuar torturën e rafinuar me shoqën time ? – më kujtohet përgjigja ime: « po, në gulagun albanez … » dhe ja plasi gazit. Gruaja e tij, ishte Janne de Berg, specialista Master në shkencat e sado-mazokismit në Klubet VIP të Parizit, ku shkonin për t’u shkëlmitur dhe shplakareshur, rrahur me kamxhik, një pjesë e elitës franceze.
Tani e kuptoj nga ka ardhur njëri prej librave të tij: « Glissements progressifs du plaisir » ose rrëshqitje progresive e dëshirës, apo e epshit ! Ah, të marroftë zoti, se né kemi kode.
Por le t’i rikthehemi proletarës tonë kirurgjikale, me atë distancim të fortë Brechtian, dhe pak e çoroditur, e etshme për të panjohurën … Mjerisht nuk u takuam në qymyrëhanet e Francës veriore, se ku me e ditur, se çka do kishte ndodhur ?

Edhe tek romanet e Annie Ernaux, vërrehet ky lloj shkrimi i distancuar, i ftohët, klinik dhe neutral, pa patos, pa metafora, pa krahasime, pa vlerësim as gjykim personal subjektiv të Personazheve apo të ngjajreve … Pra, me një përshkrim sa më objektiv dhe mjekësorë, diçka që korrespondon me faktin e përjetuar që kemi para syve. Por literatura e saj, e ka pos anës autobiografike evidente, anës intime të thithur deri në palcë, gati të skanuar ( abortimi, familja, fëmijëria, mesi social, eksperiencat seksuale, pasionet erotike, portretet e Babait dhe të Nënës me alzajmer ) e ka në prapa sfond, edhe një anë të angazhuar direkte apo indirekte politike, sepse bazohen faktet apo rrënjosen gjithë përjetimet e saj, edhe në realitetin social, për mos me thënë sociologjik, si te filozofi dhe sociologu Pierre Bourdieu, të cilen e ka pas admiruar shumë. Annia niset me të drejtë nga ideja, që edhe intimiteti jonë lidhet dikund me anën sociale apo politike, sepse jemi të diktuar nga një realitet familjarë IKS, nga një realitet politik dhe social, nga një klasë sociale me ligjet dhe normat e saj, me universin e saj specifik … e sado që të ecim, të avancojmë në karrierën tonë, të ngritemi me poste dhe me rroga … e kemi dikund të shenuar në çeliza, historinë dhe trashëgiminë tonë familjare dhe sociale … pra është pjesa e jonë, që do ngelet dikund e regjistruar brenda nesh, edhe nëse do bëhemi nesër Ministra apo Miliardera në Biznes.
Me një fjalë sipas Annie Ernaux: « Nuk mund të ekzistojnë një UNË intim puro, i zgjidhur dhe i dekonektuar nga çdo realitet social apo politik IKS apo YPSILON. » Kështu, që mjeshtëria e saj, është për ta kontekstualizuar UNIN intim, jetën e përjetuar dhe për ta lidhur me realitetin ekzistues, për ta zgjëruar pikërisht atë anën autobiografike tradicionale, siç e kanë praktikuar disa shkrimtarë egotik dhe narcisik francez me temën: « unë, unë, unë, dhe asgjë tjetër pos unë … bëra këtë, më ndodhi kjo, u takova me filanin, si të ishte gjithë bota duke u sjellur rreth kërthizës të tyre ! «

E kjo është merita më e madhe sipas meje, e autores Annie Ernaux, me dal nga prizmi puro egocentrik, për ta përqafuar realitetin social dhe politik objektiv të botës, përmes eksperiencave të saj individuale dhe intime. Historia e vogël në Historinë e madhe !
Pastaj është një Femër e majtë, e angazhuar në disa tema politiko-sociale, feministe, dhe natyrisht, mbështetëse e lëvizjes sociale franceze: « Fanelat e jeshilta » dhe e programit të Jean-Luc Melanchon, që konsiderohet si ekstrem i majtë në Francë. Nuk do mend, që është komplet anti-liberale dhe anti Emmanuel Macron, çka e ka thekësuar vetë gjatë një interviste në gazetën e njohur: « Libération » në mars 2022 – ku është prononcuar shumë qartë dhe pa formula druri pseudo-diplomatike mbi kanditaturën e dytë të Macronit.
« Po kush është realisht ky Tip në sferën politike, nga na ka ardhur ? Për mua, është kandidati i Bankave dhe i fuqive financiare. Një arrogant plot urrejtje ndaj shtresave të ulta popullore. Komplet jashtë realitetit objektiv të jetës së 70 përqind të francezëve. Një iluzionist, fallëtorë, specialist i komunikimit, shoëmen, aktorë, por i stërforcuar, kështu që tingëllon komplet fals. Një llafollog por pa përmbajtje të thellë as serioze, pa diçka konkrete që shihet më në fund. » Ja pra, të nderuarit Lexues, se kush është fituesja e çmimit NOBEL të vitit 2022 – shkrimtaria franceze Annie Ernaux. Një Femër origjinale, me një vepër të vërtetë dhe me disa merita të mëdha individuale. Sepse, jeta e saj ka qenë e programuar pak ndryshe. Kishte mujtë me qenë një shitëse ose pastruese, apo skllave anonime në një fabrikë mekanike të robotizuar alla Charlie Chaplin, dhe s’do e përmende askush. Por me dëshirën dhe vullnetin e saj, e ka thyer atë narracion mizerabilist, për ta gjetur rrugën e saj në Lëtërsinë franceze dhe tani planetare, por pa e mohuar fare të kaluarën, duke i qendruar besnike realitetit të saj individual dhe familjarë. « Ja qysh kam filluar unë, ku ka qenë
pikënisja e historisë time, problemet, konfliktët, pikëpyetjet, përjetimet, aventurat, gëzimet dhe idhnimet … dhe ja deri ku kam arritur sot në moshën 82 vjeçare ! » Sinqerisht, kjo Femër madhore, e meriton pa dyshim respektin tonë. Edhe pse nuk e kemi pas njohur neve, më përpara … është autore serioze e konsoliduar. Në historinë e çmimit Nobel që në vitin 1901, janë 16 autorë francez të cilëve ju është atribuuar ky titull prestigjioz, dhe Annia është autorja e parë femër në Francë, që e merr këtë çmim aq të famshëm me rrezatim planetar. Tani, pasi që ua prezantova këtë shkrimtare franceze me fjalët e mia, me stilin tim anarshist të dekonstruktuar dhe të improvizuar, sipas filozofisë të Jacques Derrida, ju ngelet për ta zbuluar dhe për t’i lexuar veprat e saj, nëse dikush i ka përkthyer romanet e Annie Ernaux-së, në gjuhën shqipe, jo për pasion të kallur letrar, por sa për ta marrur sa më shpejt një honorarë korekt. Ha … ha … ha … Të mjerët autorë botërorë !
Kalofshi mirë të gjithë dhe respektet e mia, nga Brukseli, me një birrë artizanale të fabrikuar nga Murgjit e një Manastiri në Valoni … A mos e keni pak mish të tharë dhe pak djathë të vjetruar së paku 1 deri në 3 vite ? Ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptim !

*Me 12 tetor 2022 në Bruksel ( Belgjikë )

ANNIE ERNAUX: «UNË LUFTOJ PËR TË GJETUR FJALËT E DUHURA»

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2022. Më poshtë mund të lexoni një intervistë të saj dhënë gazetarit Marco Missiroli për shtojcën letrare të Corriere della Sera, «la Lettura» # 229 të datës 17 prill 2016

Shtëpia e Annie Ernaux ka pamje nga qyteti i vjetër i Cergy-Préfecture, një qytet në rritje 40 minuta larg Parisit. Që nga viti 1975, autorja francez jeton në një vilë me një kopsht të madh ku dominon një mënjollë imponuese. Në hyrje bëjnë roje dy mace, Sam dhe Zoe, të cilët na ndjekin në dhomën e ndenjes me pamje nga arkipelagu i pellgjeve dhe lumi Oise. Drita hyn nga dritarja e madhe dhe derdhet mbi tavolinën rrethore ku do të zhvillohet intervista. Është një vend mikpritës dhe i thjeshtë, me heshtje absolute. Në fund, pak para rafteve të librave, është dera që të çon në studio: është e hapur dhe zbulon tavolinën në të cilën punon Ernaux çdo ditë, pothuajse gjithmonë në mëngjes. Është një raft antik, i zhveshur, por i përfunduar mirë, me një karrige të shtyrë paksa mënjanë. Pothuajse të nëntëmbëdhjetë veprat e shkrimtares franceze morën formë këtu, mes të cilave Vendi, që e bëri të njohur në Francë në vitin 1983 duke fituar çmimin Renaudot. Shenjtërimi në anën tjetër të Alpeve i erdhi me librin Vitet, kujtime intime dhe kolektive nga epoka e pasluftës deri në ditët e sotme…

Në vitin 1983, kur Gallimard botoi romanin “Vendi”, Franca zbuloi zërin e tuaj narrativ të paklasifikueshëm dhe thërrmues: nuk ishte roman, por një pjesë autobiografike kushtuar kujtimit të babait, e realizuar me një gjuhë të matur deri në kockë, pa gjurmë sentimentalizmi dhe me syrin kirurgjik të një rrëfimtari që nuk kishte frikë nga kujtesa.
“Vendi është një libër i menduar për shtatë vjet dhe i skicuar si një roman. Por diçka nuk shkonte, kështu që për një kohë të gjatë kërkoja vazhdimisht zërin e duhur për t’ia thënë babait dhe familjes sime, përmes syve të një vajze që i dha vetes luksin e distancës. Distancë si vështrim i nevojshëm për të raportuar atë që ka qenë. Kështu që unë i mbajta fjalët hyrëse dhe i rishkrova këto njëqind faqe duke u përpjekur të riparoja një familje. Është libri i riparimit, kushtuar brezit të burrave që nuk arritën të studionin dhe fëmijëve të tyre. Do të them një gjë të tmerrshme, unë që nuk besoj më në asnjë formë religjioni: është një vepër që i detyrohet shumë figurës së Krishtit, e kuptuar si një sakrificë, si një rrugë dijeje, si një simbol i burrave; ashtu si babai im, të cilit i hiqet mbretëria prindërore për t’u parë nga vajza e tij për atë që është. Vihet në jetë një lloj humanizimi aty ku mund të kishte idealizim. M’u deshën nëntë muaj për ta rishkruar dhe për të respektuar një imperativ të vetëm: shkruaj vetëm atë që di”.
Sajimi bëhet kështu një zëvendësues narrativ. Çdo gjë që nuk ka ekzistuar nuk duhet treguar. Por çdo gjë që ka ekzistuar dhe që zgjidhet, tregohet për të njohur më mirë veten.
“Tregohet për të bërë të mundur të ekzistuarit. Dallimi është ky: Unë shkruaj për t’i përpjekur t’i jap ekzistencë asaj që do të humbiste. Nuk është thjesht një kundërshtim ndaj harresës apo vdekjes, është më tepër një mënyrë për të zbutur kohën. Zbutja e kohës, kjo është ajo. Nëse mendoj për veprën e Prustit, i cili ishte protagonisti i madh i përkohshëm i letërsisë, do të mund të thuhej se epoka historike e Recherche ishte lënë mënjanë në favor të epokës së brendshme të autorit të saj, me disa përjashtime. Ajo që më intereson mua është që Uni të jetë i lidhur me Ne dhe që të ketë një lidhje e pakëputshme me kolektivitetit dhe individualitetit përmes pranisë së Historisë”.
“Vitet” u shkrua me këtë ndërthurje të intimitetit personal dhe kolektiv. Nuk është roman, por në një farë mënyre është dhe forma e tij hibride ka ngjizur një konotacion të ri narrativ. Emmanuel Carrère e quajti atë ‘një libër i mrekullueshëm që të bën të pushtohesh nga admirimi’”.
“Falënderoj Carrère-n, të cilin nuk e njoh personalisht dhe për të cilin e kam në plotëni. Në një farë mënyre edhe ai punon mbi historinë, ndonëse me një Un që hyn në kushte të barabarta në ngjarjet e jashtme dhe në protagonistët e tij. Te ‘Vitet’, veten e parë njëjës dhe veta e parë shumës duhet të kishin të njëjtën peshë, vështirësia ishte kjo simetri. Kështu nisa të punoja me imazhe, kisha në mendje fragmente, sugjerime të shkurtra që kanë shënuar rritjen time dhe të një brezi, që më pas u bënë faqet e para të librit. Dyshimi ishte se si mund t’i bëja intime dhe kolektive njëkohësisht: nuk e kuptoja regjistrin, kështu që fillova të shkruaj një kronikë të saktë të kësaj metamorfoze ( Ernaux ngrihet dhe shkon në studion e saj, kthehet me një libër ciklamin të titulluar L’atelier noir, e shfleton dhe lexon). “Imazhet zhduken nga mendja ime me ndjenjën e neverisë se nuk e kam gjetur zërin tim. Sa më shumë që shkruaj, aq më shumë kuptoj ekzistencën e një zëri tjetër, të cilin, si në ëndrra, nuk arrij ta kuptoj”. Ky rrëfim daton në vitin 2002 dhe është një nga dyshimet e fundit përpara se të filloja librin, reflektimi i parë që kisha shkruar në vitin 1982: do të thotë se Vitet ka qenë i inkubuar për më shumë se një të tretën e jetës sime. Shkrimi ishte relativisht i shkurtër në krahasim me këtë fazë rraskapitëse kërkimore”.
Pothuajse një dekadë për ‘Vendin’, dyfish më shumë për ‘Vitet’: në secilën prej veprave tuaja është gjithmonë kaq e gjatë puna e konceptimit në krahasim me fazën e shkrimit?
“Është sikur faza e sajimit të zëvendësohej nga ripushtimi i reales që ka qenë dikur. Për të qenë në gjendje ta kapni atë të kaluar dhe ta bëni atë të tashme, duhet të prisni. Dhe duhet kohë për ta bërë të thjeshtë me shkrim. Edhe tani që jam duke punuar për një libër të ri, i kam rënë në të se e kam konceptuar që në vitin 2010, në atë tërësinë e tij. Nevojitet një mbrojtje në të cilën gjithçka duhet të jetë sediment, e fshehtë dhe më pas të ripropozohet si diçka që është jetuar. Asgjë më shumë. Në këtë kuptim, fjalët janë themelore: les mots justes, kjo është çka dua. Ndiej se ka vetëm një fjalë të përshtatshme, mendoj se ajo fjalë duhet gjetur dhe përdorur për atë koncept. Më pas rilexoj veten dhe kënaqem me disa fjali, ndërsa të tjerat i shoh të gabuara, sado që dikur më dukeshin të përshtatshme. Mund të qëndroj me muaj për të rregulluar dhe nuk lejoj askënd që të më prekë librat, përveç ndërhyrjeve shumë të vogla. Është një proces që kalon fillimisht nga shënimet, më pas nga shkrimi i dorës dhe në fund te kompjuteri. Në mendjen time synoj gjithmonë të nxjerr në pah një histori që ia vlen të rijetohet, në mënyrën se si e kam përthithur: ky është obsesioni që më pushton nga zgjimi deri në aktin e të shkruarit dhe edhe më pas, gjithmonë. E vetmja herë që jam më e qetë është kur jam duke punuar në kopsht ose kur shkoj në hipermarket”.
Për këtë ai ka publikuar në Francë “Shiko dritat dashuria ime”, në të cilën rrëfen ritualin kolektiv dhe shumë intim të pazarit. As kjo nuk i shpëton shkrimit?
“Asgjë nuk i shpëton të shkruarit. Edhe një hipermarket, ku për mua të mund të vëzhgoj njerëzit është në të njëjtën kohë narracion dhe shpëtim prej tij.
Konsumizmi më mërzit, moda më mërzit, më intereson të shoh të bredhin njerëz që zgjedhin, blejnë, tregojnë para rafteve shumë më tepër sesa mendojnë se tregojnë. Ky shikim tashmë është shkrim, në një farë mënyre. Dyqanet e mëdha janë vendi ku fjalët më japin pushim, sepse tashmë janë fjalë. Nuk ka pasur kohë që nuk kam luftuar për t’i mbrojtur. Kam punuar dhjetë vjet si mësuese në lice dhe për njëzet e tre vjet kam përgatitur kurse korrespondence, plus kam pasur dy fëmijë, kam jetuar gjithmonë me një alarm se shkrimi mund të ikte duarsh. Supermarketi është një ritual që më kthente në mendimin narrativ dhe realitetin e konsumuar për të cilin mund të kisha shkruar. Sepse në fund të fundit nuk kam kurrë një ide të beftë që më bën të them “Ja, e gjeta”, por më duhen këto hapësira të vogla ku mund ta bëj të bashkëderdhet totalitetin”.
Hapësira minore, ku e zakonshmja befas bëhet zbulim. Ashtu si te “Vajza tjetër” kur tregon për momentin kur dëgjon fshehurazi nënën duke folur për një vajzë të vogël: është motra e saj, e cila ka vdekur para se të lindte dhe nuk përmendet kurrë në familje.
“Ishim në Yvetot, ishte viti 1950. Unë isha dhjetë vjeç dhe nëna ime po fliste me një fqinje, ndërsa unë luaja me një shoqe. Për një moment veshi im zuri bisedën e tyre dhe dëgjova këtë fjali: “Ajo ishte më e sjellshme se kjo këtu”. Motra ime kishte vdekur nga difteria dy vjet para se të lindja unë, askush në familje nuk më kishte folur për të. Askush nuk e përmendte kurrë, edhe pse e dija se diçka kishte aty. Duke dëgjuar nënën time zbulova se motra ime “e sjellshme” ishte shenjtorja, ndërsa unë mund të isha vetëm vajza tjetër, e keqja. Vajza me të cilën duhej të kënaqeshin, vajza tokësore. Vajza që po ndiqte një proces lumturimi familjar dhe që do të jetonte me hijen. Ky libër është fryt i tij dhe është një letër e hapur për motrën time, së cilës më në fund mund t’i them “Nuk shkruaj sepse ti ke vdekur. Ti ke vdekur që unë të shkruaj”.

Vdekja e tjetrit jo si mungesë, por si shtysë. Është një kërcim shumë i rëndë i shikimit. Ndoshta këtu nis masa juaj ekstreme në shkrim dhe në emocionalitetin që rrëfen.
“Nuk mund të provokohen vullnetarisht emocionet. Të zgjedhësh çfarë të tregosh dhe ta tregosh ashtu siç është, në mënyrën e duhur, mbetet tërë ajo që i nevojitet lexuesit. Distanca nga libri që po shkruani është e nevojshme për vetë librin. Ndërsa Vajza tjetër po merrte formë unë ndieja një dashuri të madhe për nënën time, edhe pse kjo nuk pasqyrohet në libër. E njëjta gjë ishte e vërtetë për Vendin, përpjekja kontroverse është të largosh babanë ndërsa shkruan për babanë. Dhe ka edhe një gjë tjetër: ndërsa shkruaj nuk mendoj se kush do ta lexojë librin, nëse ndonjë nga familjarët e mi apo kush e di kush, nuk e mendoj kurrë. Për shkak se trashëgimia nuk mund të matet, aq më pak kjo trashëgimi duhet të ndryshojë procesin krijues. Edhe në ‘Kujtimet e vajzës’ ku përpiqem të rindërtoj kalimin e një gruaje të re përmes dhunës fizike, nuk e shoh të kaluarën autobiografike me zemërim apo pjesëmarrje: ajo është e kaluara dhe e kthej në të tashmen me peshën e të tashmes. Është një ritual laik i shpëtimit që shkrimi mund t’ia lejojë vetes”.
Laiciteti i shkrimit dhe ekzistencës, edhe pse Zoti hyn në librat tuaj përmes besimtarëve që e rrethojnë, duke filluar nga familja juaj e origjinës.
“Unë u rrita me një arsimim monumental në katolicizëm. Fëmijët e mi nuk janë pagëzuar dhe unë nuk e praktikoj. Në këtë, unë kam një formim të ngjashëm me atë të Emmanuel Carrère-s dhe jam dakord me moton e tij: “Unë nuk jam mjaftueshëm besimtar për të qenë ateist”. Por duhet të kemi kujdes edhe kur përkufizojmë veten si laikë, sepse edhe ky dimension është bërë ekstrem, sidomos në Francë ku ka marrë konotacion fetar. Sulmi ndaj myslimanëve ka ardhur në mënyrë masive nga kjo anë, sikur të ishte një luftë religjionesh. Letërsia duhet t’i shmanget këtij kategorizimi, duke bërë atë që duhet”.
Çfarë duhet bërë letërsia, Ernaux?
“T’i heqë qafe hijet. Dhe të lërë anash pak jetë, duke na shpëtuar nga zhdukja e ardhshme. Ky veç tashmë shpëtimi. Nuk dua të fokusohem në një besim, nuk dua t’i shkel syrin lexuesit, nuk mund të konceptoj vepra që shkojnë ndesh me opinionin publik siç u përpoq të bënte Houellebecq me ‘Nënshtrimin’, të cilin vendosa të mos e lexoja më edhe për atë se si trajton trupin e femrës. Të shkruash, pa menduar se çfarë do të thonë të tjerët: këtë kërkoj. Të shkruaj në heshtjen e shtëpisë sime, vetëm, të luftoj kundër jetës së gjatë të të vdekurve”.
/Corriere Della Sera
/Përkthimi: Gazeta Express

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here