Nusja e shkretëtirës. Poezi nga Iris Calif, Izrael. Përktheu: Angela Kosta

Nga Iris Calif, Izrael

Përktheu: Angela Kosta

LULJA E IRISIT NË ZEMRËN TËNDE

I dashuri im!
Në kurorën e zemrës së luleve të Irisit në parajsë
agimin e artë të pikturuar në sytë e tu, po derdh.
Lutja e tokës së lagësht nga shiu i diellit të shenjtë
zërin tënd ka ndryshuar,
era fshehurazi fryn.
Sekretet e hënës sime të egër vallëzojnë
esencën e petkut të shpirtit tim të lules së Irisit zhvesh
përballë bregut të lumit të aureolës së trupit tënd.
Jam balerina lakuriqe, lulja e Irisit gjallëruese e qiellit,
në zemrën tënde vallëzoj
dhe në shpirtin tim të Irisit jetoj
Iriset e Parajsës së Qiellit Blu.

Buzët e mia të lagura pëshpëritin pastërtinë e bukurisë njerëzore,
në errësirën e Natës së dashurisë.
Marr frymë…
Sonte
lulen e Irisit në zemrën tënde
po derdh…

NUSJA E SHKRETËTIRËS

Në lutjen e qetë të shirave të tu,
Virtyti i dashurisë simulohet
Në mantelin e Zotit trupin tim vëzhgon.
Unë zhytem në heshtjen e erës
në errësirën që sjell dashuri
dëshirë për të rritur ëndrrën time
dhe qiriu i verës
është ndezur nga një jetë e shenjtë
në kurorën e dimrit mbretëron.
Shkrime të shpirtit tim
në mbrëmje pasioni im krijon
bën të lindë ekzistencën.
Rëndë merr frymë nata
nga rëra në kullotën e botës
dhe në dijeninë e qiellit
unë jam nusja e shkretëtirës.

(Nga libri “Bija e Perëndisë”)

VULA E JETËS

Mbreti i Engjëjve të Botës

Ati ynë në qiell

në shpirtin e kordave të natës

aureolën e zemrës sime të irisit të lulëzuar njerëzor po vallëzoj.

Trupi im i plagosur rrjedh gjak

shpirti im është mbledhur

me vulën e jetës.