Nurie Baduni : ENDEM MES DY KOHËVE
NGJYRA PERËNDIMESH
Nuk desha ti prek limitet,
As krahët e tyre boshe
E vetmitare.
As fundet e grinjta,
Nuk j’ua njoh.
Një pulëbardhë,
Vrapoi e lumturuar drejt hënës,
Udhët e mia u dritësuan,
U ktheva në mes,
E gjeta vetveten.
Pulëbardhat misionare,
Këmbenin mesazhet,
Gjithshka ndryshoi,
U vesh me ngjyrat e zhbërjes.
Drita u zbërthye…
Brigjeve ujore,
Sillen trishtimet e mia,
Të kahershme, të përhershme,
Me ngjyra perëndimesh,
Të dukshme e të padukshme,
Që fshihen brigjeve,
Brigjeve të mia,
Brenda meje…
09.11.2023
QYTETIT TË...
Barie Çupi: KAFE NËN HIJEN E QYTEZËS SIME, POEZI
VETES SIME
Ua kam prekur mendjen,
edhe vijat më të imëta të lëkurës ua kam ditur,
qënien time u dhurova,
ç’rëndësi ka ç’më patët e ç’ju pata,
as s’u njohëm,as s’më njohët,
të montoka bota.
kujtimet si ekzistenca e një hiçi
e kanë varrezën në re,
karma e jetës do jetë zgjuar,
herë vjen takon mua,
herë flet me ju,
herë inatçore përballet me ne.
…
në vorbullën e vetes sime,
jam shpërbërë në...
Konstandin Dhamo: FLUTURA E DHJETORIT DHE TREGIME TE TJERE, NGJASHMERI FATALE
FLUTURA E DHJETORIT
...
Dr. sc. Bardhyl Maliqi: VISAR ZHITI SI KRIJUES I VEÇANTË NË SYTË E MI DHE NË LETRAT SHQIPE
-
1. Emri “Visar” në shqipen tonë ka pikërisht kuptimin e një thesari, por shpirtëror, prandaj dhe gjeneratat para nesh gjithë poezinë dhe legjendat e krijuar në shekuj nga populli i kanë quajtur “Visaret e Kombit’. Si asosacion idesh kjo më ndërmendet për Visar Zhitin poet dhe njeri, mik dhe shkrimtar, një krijimtari e begatë, një prurje, visar...
Nurie Baduni : ENDEM MES DY KOHËVE
NGJYRA PERËNDIMESH
Nuk desha ti prek limitet,
As krahët e tyre boshe
E vetmitare.
As fundet e grinjta,
Nuk j’ua njoh.
Një pulëbardhë,
Vrapoi e lumturuar drejt hënës,
Udhët e mia u dritësuan,
U ktheva në mes,
E gjeta vetveten.
Pulëbardhat misionare,
Këmbenin mesazhet,
Gjithshka ndryshoi,
U vesh me ngjyrat e zhbërjes.
Drita u zbërthye…
Brigjeve ujore,
Sillen trishtimet e mia,
Të kahershme, të përhershme,
Me ngjyra perëndimesh,
Të dukshme e të padukshme,
Që fshihen brigjeve,
Brigjeve të mia,
Brenda...
Milazim KRASNIQI: FJALIM I PAMBAJTUR NË PARLAMENTIN BRITANIK , POEZI
Shqiptarët janë hakmarrës
edhe kur nuk e dinë që janë.
shqiptarët hakmirren
edhe kur nuk e dinë çka bëjnë.
Kush janë këta piratë kokëkrisur
“shqiptarë të egër”, siç i quante Bajron lapërdhari
që kaq brutalisht po na futen në Mbretëri,
duke lundruar me gomone nëpër oqean
me një pasion që s’mund të përshkruhet me fjalë,
as të kuptohet me...
Skënder Buçpapaj: Dy poezi nga vëllimi ri “Diell i shumëfishtë” : Frederik Rreshpjes dhe Martin Camajt
FREDERIK RRESHPJES
Plak i lindur
I tëri prej shirash nga ata që shohin ëndërr fëmijët e Shkodrës
dhe të qyteteve ku nuk bie borë,
Plak shirash nga ata që vapa nuk i avullon, acari nuk i akullon.
Ai linte Fredin e thinjur në ndonjë raft të vjetër
nëpër sendet e dikurshme të gjyshëve,
S’donte t’ia dinte për gjoksin e dalë si kurriz,
as për kurrizin si gjoksin...
Anton PAPLEKA: LUGINA E UJQVE, POEZI 2023
Jeta ime një fletë e shqyer në mes të një libri
PO PRES PERËNDINË E SKËTERRËS
TË MË MARRË NË MBRETËRINË E SAJ
NË AEROPORTE TË HUAJA
Në aeroporte të huaja
Më ka rastisur të dëgjoj
Fraza të shqiptuara nga bashkatdhetarët e mi emigrantë
Që nganjëherë komunikonin midis tyre
Në gjuhën amtare
Ato fraza fluturonin mbi kokat e udhëtarëve
Fluturonin mbi zhurmën e zërave...
Skender ASANI: FESTA E KRISHTLINDJES, LLAMBADAR NË HISTORINË E LAVDISHME TË SHKUPIT
Në jetën publike e familjare të katolikëve shqiptarë të Shkupit, festat ishin pjesë e mbamendjes kolektive në përgjithësi, kurse krishtlindjet ishin buka dhe kripa e gjallnimit të tyre fetar e kombëtar
Nga Skender ASANI
Kjo festë e Krishtlindjes na gjen sërish bashkë me shpresë që në ribërjen e historisë së kombit dhe fesë, Shkupi ynë iliro-dardan t’i rikthejë atributet e dikurshme...
Teuta Sadiku: Unë Erza, vëllai im Dreni dhe Viti i Ri
Po i numëroj ditët një e nga një në kalendar sepse mezi po pres të festoj ndërrimin e viteve.Motra ime Erza ,e mbani mend apo jo Erzën ,vjen rrotull nëpër shtëpi dhe thotë me zë të lartë:
- Këtë vit do festoj patjetër ardhjen e Vitit të Ri.Tani jam më e rritur Nuk do mbyll sytë gjithë natën...



















