T’i themi ndal mërgimit, shuarjes së ndërgjegjes kombëtare! Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj
Nëse i mungon truri dhe palca që e mban në këmb, kombi varfërohet materialisht dhe mendërisht. Pa trurin dhe palcën varfërohet dhe tjetërsohet ndërgjegja kombëtare!”Vivra
Shkak për këtë shkrim, u bë një mesazh që më erdhi më, 6.4.2019, nga z.Kastriot Berisha, Kryetar i LSHB, dhe Drejtor Ekzekutiv i Korp. “Kastriotët e Shqipërisë Inc”
Z.K.Berisha ka shpallur kandidaturën për deputet i pavarur...
U botua në gjuhën gjermane përmbledhja me tregime “Parrullat me gurë” e shkrimtarit Ylljet Aliçka
Këto ditë u botua në gjuhën gjermane përmbledhja me tregime “Parrullat me gurë” e shkrimtarit Ylljet Aliçka, përkthyer nga Edmond Ludwig dhe botuar nga shtëpia botuese MAS.
Me rastin e këtij botimi, botuesi gjerman shkruan: “krahas historive të thjeshta të vendit të tij, Shqipërisë, nën regjimin Stalinist të Enver Hoxhës, në tregimet e tij, autori përshkruan ndodhi, po aq absurde...
Shkrimtarja dhe poetesha e njohur, ish e përsekutuar e regjimit komunist, denoncon rrëmbimin e shtepisë së saj
-Përshëndetje nga nju jorku, znj. Bajame!
-Përshëndetje z.Dalip Greca!
-Tek shfletoja këto ditë Gazetën lokale të Lushnjës ” Ora e Fjalës” që lindi në vitet e para të demokracisë, më ra në sy një shkrim i imi në faqe të parë me titull: “Një grua paralajmëron: Do të digjem me gjithë fëmijët nëse policia më nxjerr forcërisht nga shtëpia”!
Intervistoi: Dalip ...
VIZITA E VJEHRRËS. TREGIM SATERIK NGA ILIAZ BOBAJ
-Ç’ke, moj Vjollca, që rënkon sikur ke gurin e Sizifit mbi shpinë ? Përse më telefonove me kaq urgjencë ? Mos ke ndonjë hall ? - e pyeti Adriana, sapo u takuan pranë vendit ku takoheshin sa herë kishin kohë të lirë dhe pinin ndonjë kafe.
-Mos më pyet fare, po eja të rrinë e të pimë një kafe, se...
SHBA, dëshmi në Kongres për viktimat e luftës në Kosovë
30 prill, 2019
Në Uashington, Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan po zhvillon një seancë dëgjimore me temë: “Viktimat e luftës në Kosovë – Në kërkim të drejtësisë.”
Seanca kryesohet nga kryetari i Komisionit, Eliot Engel dhe folës kryesorë janë:
-Ilir Bytyqi, i cili dëshmon për tre vëllezërit e vrarë nga forcat serbe
-Atifete Jahjaga, ish Presidente...
Rilindja “kundër” Aristotelit antik!Opinion nga Prof. Qamil Gjyrezi
Aristoteli tek libri “Politika” ka shkruar: “Politika është nevojë njerëzore e thellë dhe njeriu bëhet njeri vetëm nëse merret me politikë”. (Aristoteli 384-322 “Politika”)
Cdo analizë objektive e Politikës së Aristotelit të shpie në përfundim se mendimet e tij mbi politikën, janë brilante ndonëse idealiste dhe ai sikurse dhe Platoni e konsideroi politikën si fenomen “gjithpërfshirës” dhe asgjë sipas tij...
DO TE VIJ NDONJE DITE, POEZI NGA AGIM BAJRAMI
Do vij ndonjë ditë
Nga Agim Bajrami
Do vij të të takoj një nga këto ditë
Nuk mund ta zgjas shumë gjatë
Vetëm të lutem ,mos ul sytë
Dhe mos më mbaj inat
Nuk dua të më ngresh as tonin
Të më zërë kafja në grykë
Ngaqë s’të vij më si i dashur
Por thjesht si shok e mik
Do vij të të them se unë për ty
Skam qenë kurre...
N’labirinthet e jetës. Dy tregime nga Dea Guri
N’labirinthet e jetës
Mu afrove, e veshun me rrecka, zbathun, me gishtat e kambve mavi...
M’pe, por unë po ndiqja majën e qerpikut tand t’ngritun nalt mbi sy, e t’lakume aq bukur poshte harkut t’vetulles...
Bridhte sa nalt posht, e ujitej si filiz i etun.Aty u shqetësova dhe kuptova që diçka nuk shkote siç duhej.
Po basha çdo gja. Bile e pohoj me...
Krijimtari me porosi nga Portofoli. Nga Raimonda MOISIU
Ajo ç’ka shqetëson sot letërsinë shqiptare është mungesa e theksuar e shkrimeve të kritikës letrare, për të njohur vlerat e vërteta të shkrimtarëve të vjetër e të rinj, të përfshirënë gamën e gjerë në të treja gjinitë; prozë, poezi dhe publicistikë. Ka një masivitet të madh të njerëzve që shkruajnë, sepse janë shtuar edhe njerëzit me strese. Disa shkruajnë...
Këngëtarja e mirënjohur Xhemi Nokshiqi, publikoi vidioclipin e ri “Vogelushja kosovare”
Kënga është homazh për deshmorët e lirisë së Kosovës
“Këngëtarja e mirënjohur Xhemi Noshiqi, jeton prej disa vitesh në SHBA. Ajo është një nga artistet më të njohura shqiptare dedikuar muzikës qytetare shqiptare.
Këngëtarja e mirënjohur Xhemi Nokshiqi Muzai, publikoi vidioclipin e ri “Vogelushja kosovare”
Teksti dhe muzika janë po të kantautores Xhemi Nokshiqi, ndërsa orkestrimi është bërë nga artisti i njohur...



















