Këngëtarja e mirënjohur Xhemi Nokshiqi, publikoi vidioclipin e ri “Vogelushja  kosovare” 

Kënga është homazh për deshmorët e lirisë së Kosovës

“Këngëtarja e mirënjohur Xhemi Noshiqi, jeton prej disa vitesh në SHBA. Ajo është një nga artistet më të njohura shqiptare dedikuar muzikës qytetare shqiptare.

Këngëtarja e mirënjohur Xhemi Nokshiqi Muzai, publikoi vidioclipin e ri “Vogelushja  kosovare”

Teksti dhe muzika  janë po të kantautores  Xhemi Nokshiqi, ndërsa orkestrimi është bërë  nga artisti i njohur  Behar Neli.

Zonja Nokshiqi tha për gazetën Nacional se “Kënga bën fjalë per qendresën e patundur te popollit  shqiptar të Kosoves në shekuj  dhe trashegimise  tek femijet  e tyre, të kësaj qëndrese të rrënjëve Shqiptare  dhe mbi te gjitha GJUHEN Shqipe  dhe zakonet,  qysh ne bark te Nenes.

Kënga është homazh për të të gjithë  bijtë dhe  bijat  shqiptare që dhanë jeten per te mbrojtur, gjuhën, kombin, zakonet dhe emrin e Shqiptarisë, përballë pushtuesve serbë.

Edhe pse ne kushte tragjike  ne te cilat jetoj dhe luftoj populli i Kosovës   nder shekuj  ai kurrë  nuk u gjunjezua para  armiqeve serbë.”

Këngëtarja e mirënjohur Xhemi Noshiqi, jeton prej disa vitesh në SHBA. Ajo është një nga artistet më të njohura shqiptare dedikuar muzikës qytetare shqiptare. Ajo ka marrë shumë trofe vendase dhe ndërkombëtare për interpretimet e saj të shquara duke mbajtur gjallë kulturën shqiptare në komunitetin shqiptaro-amerikan. Kjo e ka bërë atë një nga këngëtarët më të dashura për publikun shqiptar në Atdhe, por edhe në Diapsorë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here