Elez Biberaj njofton lajmin e daljes në pension pas një karriere të jashtëzakonshme, 43 vjeçare me Zërin e Amerikës
Mesazh Lamtumire me Rastin e Daljes në Pension
30 tetor 2023
Të nderuar miq dhe kolegë,
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj, se pas një karriere 43 vjeçare me Zërin e Amerikës, kam vendosur të dal në pension më 31 dhjetor 2023. Ka qënë privilegji dhe krenaria më e madhe e jetës time që kam patur fatin të punoj për një...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e promovimit të kolanës “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX-të”
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e promovimit të kolanës “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX-të”. Botimi me pesë vëllime i Institutit të Historisë, bazuar në projektin e Ministrisë së Arsimit, është produkt i kërkimeve shkencore dhe kontributit i studiuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Gjatë fjalës së...
FLAMUR BUÇPAPAJ: “Roli i Shërbimeve Informative Perëndimore dhe NATO-s, në parandalimin e luftës së re botërore, kujtimi ndaj rreziqeve nga Rusia dhe Irani”
Sherbimet Informative perëndimore dhe Nato Faktor kryesor Në evitimin e një lufte të re botërore Dhe përballja me shërbimet tjera Ruse dhe Iranjane
Studim nga Flamur Buçpapaj
Në këto kohë të trubullta Përballja e perendimit dhe demokracisë Amerikane me diktaturat, është bërë e domosdoshëme Të gjithë...
Teuta Dhima : TË DASHURUARIT JANË TË MARRË, POEZI
PËRROI
Shtratin ua ndante një përrua
Trupat nën instikt bashkuar,
lagur janë prej stërkalash.
Rrëqethur, bashkuar, ndarë
si dy peshq të mbetur mbi zall.
Kur ajo deneste zemërthyer
përroi, vinte vrullshëm, rrëmbyer.
Kur qeshnin të dy nga puthjet bashkuar
përroi thahej nga ujët harruar.
E kur fjala në buzë iu bëhej vetëtimë
përroi, fryhej gjëmonte, derdhej
lumit të rrëmbyer, i...
SHBA: Marrëveshjeje për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez
Përderisa lufta Izrael-Hamas është në javën e tretë, me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që ka paralajmëruar se do të jetë një fazë e re “e gjatë dhe e vështirë”, presidenti amerikan, Joe Biden, po u kërkon Izraelit dhe liderëve arabë që të mendojnë mirë për realitetin eventual pas luftës.
Sipas Bidenit, prioritet duhet të jetë gjetja e një marrëveshjeje për...
Presidentja e Komisionit Evropian viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin
Prishtinë - Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo sot do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Në orën 13:15, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, njofton zyra për...
Shefqet Dibrani: POEZIA E RAMADAN MUSLIUT, NYJËZIMI ESTETIK SPECIFIKË E SHTJELLËS SË NDËRMJETME
Ramadan Musliu, "Shtjellë shpirtërore", poezi e zgjedhur, botoi Shtëpia Botuese "Beqir Musliu", Gjilan 2021, faqe 2020. ISBN 978-9951-760-57-7
Poezia e Ramadan Musliut është e veçantë, sidomos për mënyrën e shkrimit poetik, po ashtu edhe për qasjen tematike të mendimit që ai e shtjellon në poezinë e tij. Kjo poezi i plotëson të gjitha vlerat e poezisë postmoderne. Si njohës i...
NIKOLL ULNDREAJ: NËPËR MJEGULL MBYLL DYERTË, POEZI
1- LARG TEJE PSHERTIMA MË ËSHTË KTHYER NË RËNKIM
Ti je dashuri, e gjitha dashuri që josh me frymen tënde të ethshme
Një copëz shpirti kam
Edhe atë ta kam falur ty, se jam i dashuruar me buzagazin tënd magjik
Me puhizat tua që shuan etje e ndez zjarre
Me puthjet tua të fshehura pas çdo pëshpërime gurre e cicerima zogjësh
Me përfumi diellor që...
Sheqere Sina Ozuni: MËSIM I HERSHËM PËR SORRËN, FABULA
UJQËRIT NË DASMË
(Fabul).
Ujqërit në dasmë shkuan,
vajtën, pasi mjekrën rruan.
Lëkurës i hoqën ngyrën,
pasi të gjithë i këqyrën.
Dhe thërritën qenë e ç’qenë:
-Hajdeni, s’jemi legenë,
çfarë ka ndodhur, eh, atëherë,
kanë qenë ujqër të tjerë!
Tej, në degë, një trumcak,
tha:dasmorë, qëndroni pak!
Pa shikoni, kanë ca dhëmbë,
që gjithë fisin iu kanë ngrënë!
Mik,...
Presidenti merr pjesë në 120 vjetorin e shkollës shqipe në fshatin Iballë të Pukës.
120 vjet arsim shqip në Iballën e Pukës.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 120 vjetorit të shkollës së Iballës në Pukë, e para shkollë shqipe e hapur në malësinë e Pukës nga “shkollari” Kol Zezaj, ku kanë mësuar shkrim e këndim mijëra nxënës.
Në përvjetorin e shkollës, komuniteti i...