“Lexuesi i romanit “Gjaku i martirëve të kombit” e ka zor të shkëputet nga filli i bardhë i dashurisë që shpesh duket si i mundur prej territ të urrejtjes, si i panevojshëm përpara vuajtjeve të jetuara, por do ta shohë si triumfues gjer në situata tronditëse. Ajo, – thekson autorja – “arrin të mbushë skamjen a varfërisë së shpirtrave duke u bërë shtresë e mbulesë për ta”.
Nga Ndue Lleshaj, shkrimtar
E kisha dëgjuar që në fëmijëri se “femra e ka future djallin në shishe”, por nuk e besoja. Kjo m’u duk akoma më e pabesueshme për femra të bukura si Zana Tako, ajo zonjë femër, poeteshë, shkrimtare, romanciere që me romanin e saj të fundit “Gjaku i martirëve të kombit” fitoi çmimin nderues: “Vepra më e mirë në prozë” nga “Instituti i Kërkimeve dhe Projekteve Nacional”.
Kjo Zonjë e bukur, e cila në fjalën e saj përmbyllëse në ditën e marrjes së titullit, bazuar në bindjet e veta, theksoi: “S’do reshti së shkruari për dashurinë” e mua, mua që në ditën e promovimit zbraza tërë arsenalin me lëvdatave për këtë poeteshë e njëherësh shkrimtare, më futi më keq se në shishe, në burg. Nuk më besohej se kjo zonjë e veshur me cilësi të vyera nuk paska pas qoftë as edhe një fije dhembje që të mund të tregohej kaq e pashpirt sa të më “burgoste” me dorën e saj. Ja që e tillë paska qenë.
E, përse ta zgjas? Pikërisht kjo zonjë, prej së cilës s’e prisja të keqen, në këtë fundjavë, “ma kishte bërë kurthin” të më kalonte sa nëpër birucat e burgut aq aq edhe nëpër dhomën e hetuesisë ku veprimet më çnjerëzore quheshin normale. Aty më futi, aty ku luhej egërsisht me mentalitetin e psikologjinë e njeriut, me qëndresën e shumicës e, lakueshmërinë e atyre që ua kishte tjetërsuar mendjen djalli me kthetrat e tij të future gjer në thellësi të shpirtrave të tyre.
Më besoni, o miqtë e mi, këtë ma bëri Zana Tako. Ajo më mori e më futi në atë rrjedhë ngjarjesh për të më dhënë dalëngadalë të shtyrën drejt burgut. Nuk më vuri prangat, por më keq. Më mori për dore e më futi në vorbullën e ngjarjes së atentatit që i bënë çakejtë e pushtetit, priftit Lazër. Gabova që eca pas mendjes së saj, përse e ndoqa Kolën që mori një mision nga prifti dhe e ndoqa gjersa e pashë veten në labirinthet e mureve plot lagështirë e myk ku u sosej jeta me qindar e mijëra shqiptarëve. Nga ç’përjetova aty e luta Zotin: “Mos pafsha njeri të pafajshëm në këto qeli!”
Me Priftin Lazër, këtë personalitet të shkolluar, të mençur, të drejtë, e aq të ditur, sa fjala e tij i ushqente të dënuarit me dije për dashurinë e jetën, duke më tërhequr edhe mua aq sa qëndrova me të që pas atentatit që i bënë pushtetmbajtësit. Në rrjedhën e pafund të vuajtjeve të tij, ku më futi kjo zonjë, mësova se si prifti Lazër u kultivonte bashkëvuajtësve në shpirtin e tyre dashurinë shpirtërore si melhem shpirtkurues kundra molepsjes nga urrejtja që makineria e shtetit përpiqej t’i infektonte të burgosurit, t’ua fuste në gjak paudhësinë e djallit terrin, për të mbjellur urrejtjen si tipar i tyre. Aty u njoha më mire edhe me Kolën e bëmat e tij mbështetur në burrrërinë, në dashurinë, karakterin e besën e malësorit. Në saj të dashurisë, Kola merr përsipër edhe një mision, amanet, por, të gjorin Kolë, në përpjekje për ta kryer atë, e mbërthyen duartë e punonjësve të sigurimit, e prangosën, e i kërkuan ta thyente besën e dhënë. Iu vunë me torturat më çnjerëzore ta tradhëtonte priftin. Nuk u kursyen as në femrat, gruan e vajzën e tij, por vetëm sa, me sytë e tyre, e panë forcën e vërtetë të femrës shqiptare e, u xhindosën më keq.
Gjer ditën që më çoi në burg Zana Tako, nuk kisha parë qeli apo birucë burgu. E përjetova ashtu siq ishte të ngushtë të mbushur me njerëz fatzinj që nuk mund të shtrinin as gjymtyrët në dyshemenë e pashtruar tërë lagështi e myk. Nuk kisha parë, dëgjuar as nuk i imagjinoja të tilla tortura, ndaj u ndjeva tepër keq. Gjithsesi aty më çoi Zana Tako e më dha mundësinë ta njihja mire atë gjendje që, dashje pa dashje, e përjetova. Aty pata fatin të njihesha edhe me Gjinin, e të dëgjoja bisedat e tij dashamirëse me priftin Lazër. Të njohësh Gjinin do të thotë se ke njohur një malësorë të vërtetë, trim, të forte, besnik, shpirt njeriu, të pa shkolluar, por të etur për dije, me aftësi natyrore për të kuptuar njerëzoren, për ta braktisur të keqen e për t’u paisur me dashurinë njerëzore dhënë për Zotin e predikuesit e tij. Ai qe burrë i palëkundur e i papajtueshëm me dredharakët spiunë. I përvetësonte më së miri mësimet që i jepeshin përmes bashkëbisedimit me priftit Lazër. Edhe të dënuarit e tjerë e admironin bisedën e ngrohtë të Gjinit me priftin. Secili prej tyre, madje edhe lushnjari Muharrem e dëgjonte dhe mësonete prej saj, për të mos u nënshtrar nga dhimbjet e shkaktuara prej hetuesëve që kërkonn t’i fusnin në rrugën e territ për t’u përballuar torturave çnjerëzore teksa i detyronin të luanin “vallen e ferrit”. Kësisoj edhe sa e sa të tjerë që po iu vritej jeta ashtu si viktimat që vrasin jetë, “… për t’ua lëshuar çakajve që prisnin të uritur jashtë dyerëve të burgut…”. Këto më bënë që të nënërisja pa dashtë me nxjerr zë teksa shqiptova vetëm fjalët “Qëndresë shqiptarësh. Këta njerëz është fat t’i kesh pranë, t’i duash e të të duan. Këta janë persona që të frymëzojnë kurdoherë. Këta janë protagonistë që, me sjelljen e tyre, ta thotë vetë shpirti t’iu ngjashë”.
Ashtu, në mes vuajtjesh e qëndresës, burrërisë së Gjinit e të shumicës së të burgosurve, nuk po ndjehesha keq. Dashuria që predikonte prifti Lazër, përkrahja e fjalës së tyre nga shumica e të pranishmëve ma mbushi zemrën me respect e dashuri.
Do kënaqesha me bisedat e këndëshme, por Zana Tako nuk më la pa më njohur edhe me Nrekën që i hapte veshët të dëgjonte e të spiunonte. Madje më kaloi në durtë e ashpra të rojave që i merrnin brutalisht të burgosutit për ti kaluar në dhomën e hetuesisë. Aty vajta edhe unë dhe pashë masakrat e pamëshirëshme të hetuesve gjakatar. Ajo më mundësoi ti njihja të shkallëzuar, sipas vlerave antinjerëzore që mbartnin. Ndreka, si gjarpëri nën gur, vepronte fshehurazi me terrin e shpirtit të tij. Rojat si qen të ushqyer me helm kundra kujtdo që i ndërsenin. Hetuesi një fytyrë çnjerëzore, here i maskuar here i drejtpërdrejtë, here me petkun e butësisë here me egërsinë kafshërore, prototip i fytyrës së vetë diktaturës. Pa i përshkruar më gjatë se këtë e ka bërë më së miri shkrimtarja Zana Tako në romanin e saj që unë sapo e lexova, e në mënyrë të pavullnetëshme mërmërita: “Këta janë personazhet antagonistë që të neveritin”.
Besoj se lexuesi tanimë e kuptoi se shkrimtarja Zana Tako nuk më dërgoi fizikisht në burg, por gjatë leximit të romanit “Gjaku i martirëve të kombit”, me narrativën e saj, më tërhoqi e më futi në rjedhën e ngjarjeve të shumta që më bënë të përjetoja rrëfenjën e tyre, me personazhë që ecnin në dy rryma të kundërta, që përfaqësonin dy botët brenda të njëjtave mure të mykta e të acarta të burgut; atë të paudhësisë, të egërsisë, të gënjeshtrës e shpirtdjallëzisë që i kundërviheshin botës tjetër asaj njerëzores, shpirtmirësisë, zemërgjërësisë, dashurisë e fjalës së Zotit.
Për t’u treguar më i sinqertë me lexuesin tim, kur e mora në dorë këtë roman sikur nuk po më bëhej ta lexoja. Libri “Rrno vetëm për me tregue”, me autor At’ Zef Pëllumi, nuk ka lënë gjë pa shtjelluar, mendoja, por isha gabuar. Tjetër gjë kishte trajtuar shkrimtarja Zana Tako. Ajo trajtonte njëherësh dy botë, atë të dritës e, atë të territ në mendjen njerëzore. Madje këto për t’i bërë më të pëlqyeshme për lexuesin i kishte thurur bukur me metafora, antitza, simbole e krahasime të shumta sa m’u bë se edhe unë si lexues, u gjenda vërtetë në ato rrethana, në ato çeli, nën ato koridore të frikëshme, gjer edhe në torturat e gjithfarllojta e, kërkoja të mbijetoja si ata.
Gjuha që ka përdorur autorja i shkonte fort për shtat rrafshit jetësor ku është vendosu ngjarja, psikologjisë së personazheve, qëndresës së tyre si dhe egërsisë së diktaturës që nuk kursehet për të krijuar zymtësi situatash, terror monstruoz gjer në asgjesimin e filizave të rinjë apo tjetërsimin e tyre për të sajuar atë monstër të dëshiruar prej pushtetarëve, të pazëshm e të nënshtruar përjetësisht prej tyre ashtu siç i udhëzonte diktatori. Gjuha e pasur e dialektit krahimnor, e bën më të përshtatshme e të besueshme afërsinë shpirtrore të personazheve me protagonistin priftin Lazër, më tërheqës për lexuesin. Përdorimi i dialektit verior në këtë vepër e sjell përsonazhin të skalitur me të tëra veçorit e tij duke i dhënë përshtypjen se shkrimtarja Zana Tako ka përdorur një daltë të veçantë të përshtatshme për të nxjerr në pah veçoritë karakteristike të secilit personazh.
Lexuesi i romanit “Gjaku i martirëve të kombit” e ka zor të shkëputet nga filli i bardhë i dashurisë që shpesh duket si i mundur prej territ të urrejtjes, si i panevojshëm përpara vuajtjeve të jetuara, por do ta shohë si triumfues gjer në situata tronditëse. Ajo, – thekson autorja – “arrin të mbushë skamjen a varfërisë së shpirtrave duke u bërë shtresë e mbulesë për ta”.


















