Poetesha Klejda Plangarica merr Ç𝐦𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐫ë në “𝐌𝐮𝐳𝐚 𝐞 𝐀𝐠𝐢𝐦𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔” në Gjilan. Në një njoftim të shpërndarë nga poetesha thuhet: “Ky aktivitet, i kthyer në një traditë të rëndësishme kulturore, zhvillohet çdo vit në kuadër të manifestimit “Ditët e Agimit” në nderim të heroit Agim Ramadani, pikërisht në vendlindjen e tij, mes gjelbërimit frymëzues të malit të Çepurit, në Zhegër.
Mirënjohëse ndaj jurisë së nderuar për përzgjedhjen dhe gjithashtu ndaj organizatorëve, shoqatës “Ditët e Agimit” dhe Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan për kujdesin dhe mikpritjen!
Çmimi merr tjetër vlerë kur jepet nga personalitete të nderuara studimore e letrare si Zyrafete Shala, Nexhat Rexha dhe Mehmetali Rexhepi”!
Poezia fituese:
PUHI DRITE
(Mes barrierave të pikësimit)
Mos u spraps!
Nëse ajo fije e hollë mendimi vetëtiu te ti –
Bëzaje fort, vishi fjalë,
Hidhu asaj rruge pa fre,
Mos u spraps!
Nëse një pikë ta ndal rrugën, të vë gardh –
Ti shtoji dy të tjera pas…
Ç’do kishim bërë në jetë pa retiçencat?!
Si do t’i kishim çarë një shteg mendimit
Për të lundruar larg?!
Mos u spraps
Nga presjet tinëzake rrugës,
Ndalesë e shkurtër janë.
Një bulëz sysh, një rigë fryme…
Mos u spraps!
Ajo fije e hollë mendimi
Puhi drite është… Jo flakë!
onsrteSpod6 a0ë827m55u8hharmtltghucuh4u1oua9716cif083h38t765 ·Gjilan, Kosovo


















