ZONJA MARGARITI PO PENGONI ANTOLOGJINË POETIKE DYGJUHËSHE DHE PO DËMTONI MAREDHENIET KULTURORE SHQIPËRI -ITALI
MBI ANTOLOGJINË E POEZISE MODERNE SHQIPE
“Dielli s’lind e s’perendon permbi Tirane”
-Kerkese per Reflektim-
Drejtuar Ministres se Kultures, Znj. Elva Margariti
Zonja Ministre e Kultures,
Kjo leter mban firmen time, me cilesine e Drejtuesit te Projektit ANTOLOGJIA E POEZISE MODERNE SHQIPE “Dielli s’lind e s’perendon permbi Tirane”, por ajo ka konsensusin e 68 poeteve te perzgjedhur ne kete ANTOLOGJI dhe te mjaft lexuesve te tjere, poete dhe studjues te letersise shqipe, te cilet jane tashme ne dijeni te ketij Projekti, ne pritje te drites se ketij botimit. Gjithashtu iu bej me dije se kjo leter nuk do te vije per te mbetur vetem ne sirtaret e vjetruar te Ministrise qe ju drejtoni, por do te behet objekt mediatik dhe per kete na detyruat ju, apo, per te qene edhe me te sakte, vartesit tuaj, te ngarkuar me kete ceshtje.
Dhe tani le t’i referohemi ceshtjes konkretisht:
Antologjia e Poezisë Moderne Shqipe “Dielli s’lind e perëndon përmbi Tiranë”, u ideua si një përmbledhje poetike me poezi të zgjedhura nga poetët shqiptarë që nga vitet 30-te, te shekullit XX, deri në dekadën e tretë të Shekullit XXI.
Kishte një periudhë të gjatë kohe që botimeve shqiptare iu mungonte një botim i tillë referencial, ku të përfshiheshin poetët jo vetëm në hartën administrative të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Preshevës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Çamërisë si edhe poetët e diasporës.
Grupi i punës i cili u përfshi në hartimin e kësaj ANTOLOGJIE, nen drejtimin tim, si ideator dhe Drejtues i ketij Projekti, duke punuar dhe sugjeruar mbi veprat dhe autorët që do të përfshiheshin në të ishim: Bardhyl Londo, Demir Gjergji, Natasha Lako dhe Ermir Nika. Pervec tyre kisha koordinuar punët me drejtues dhe përfaqësues të Shoqatave Letrare në Diasporë dhe në Shqipëri, me qëllim arritjen e një panorame sa më të qartë të prurjeve më të arrira për tu përfshirë në përbërjen e kësaj anologjie.
Volumi mbi të cilin iu desh të punonte grupit të punës ishte tepër i lartë dhe angazhimi tejkaloi pritshmëritë. Gjatë këtij procesi, përjetuam jo lehtë largimin nga jeta të poetëve dhe kolegëve tanë të paharruar Bardhyl Londo dhe Demir Gjergji. Ishte tashmë jo thjesht një detyrë, por një mision për të gjithë anëtarët e tjerë që vijuam punën, duke marrë në vlerësim edhe piketat që kishin hedhur Londo dhe Gjergji.
Ndërkohë u zhvilluan takime në Ministrinë e Kulturës me përfaqësuesit që mbulonin politikat mbi Librin, konkretisht znj.
Irena Prici dhe prej tyre na u sigurua mbështetja financiare nga ky institucion, parë kjo edhe si kusht i domosdoshëm i bashkëpunimit me Shtëpinë Botuese Mondadori, e cila më tej do të marrë përsipër botimin e kësaj ANTOLOGJIE në gjuhën italiane me kontributet e veta financiare. Pas kesaj kam kontaktuar personalisht me eksponente kryesore te Ambasades Italiane, meqenese kjo ANTOLOGJI e pati zanafllen dhe u projektua si nje liber i nivelit dhe rendesise se vecante, per ta bere te njohur poezine shqipe ne gadishullin Apenin.
Pas orientimeve që morëm nga këto takime me përfaqësues te siperpermendur te Ministrisë së Kulturës, hartuam dhe dorëzuam praktikën sipas të gjitha sugjerimeve te saj, por për habinë tonë dhe të gjithë poetëve që ishin në dijeni dhe në pritje të këtij procesi, nuk është marrë ende asnjë miratim nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.
Ajo që njihet mbarëkombëtarisht tashmë, është mbështetja nga ky institucion për një Antologji të cunguar, sipas hartes londineze, të hartuar nga poeti Rudolf Marku të titulluar “Veshun me diell, mbathun me hanë”, e cila ka lënë jashtë trungut të poezisë shqipe, poetët nga të gjitha trevat shqiptare, madje dhe ato të diasporës dhe këtu kam parasysh poetët bashkëkohorë. Për këtë rast, nuk mund të them që kemi të bëjmë me një pakujdesi, por me një përdhosje të politikave të dikasterit të kulturës, në shkelje edhe të marrëveshjeve që ka me Republikën e Kosovës dhe në diskurs të qartë edhe me politikat e Shtetit Shqiptar në drejtim edhe të përkujdesjes së diasporës, kauzë për të cilën është ngritur edhe një ministri e posaçme dhe institucione që merren eskluzivisht me botimet që kanë në epiqendër autorët e bashkëkohorë të diasporës..
Kurse, ne ndryshim te plote me kete te ashtuquajtur Antologji, Projekti qe une kam paraqitur (dhe nje kopje, me sa kam informacion, iu ka mbrritur edhe juve, nepermjet Ambasades Italiane), ne epilogun qe une kam shkruar si Drejtues i Projektit kam nenvizuar shprehjen, si leitmotivin e ketij Projekti : “Nqs nuk mundem te ndalim ndarjen territoriale te kombit tone, nuk duhet t’ia lejojme vetes ndarjen e tij kulturore”. Dhe per kete fakt, Znj.Ministre e Kultures, qofte edhe vetem per kete fakt, Projekti qe une iu paraqita ishte dhe eshte superior ne raport me ate Antologji qe ju e financuat..
Këto janë pikërisht dy standarde që nuk qëndrojnë për asnjë moment krah njëra tjetrës. Përkundrazi, antologjia “Veshun me diell, mbathun me hanë”, e mbështetur dhe e përuruar nga Ministria e Kulturës, u anatemua rëndë dhe u masakrua nga kritika letrare, nga kolosë të letrave shqipe, nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës, nga akademikë në Maqedoninë e Veriut dhe në krejt viset shqipare dhe në veçanti nga diaspora.
Pare në këtë këndvështrim, mendoj se asgjë nuk vjen rastësisht. Me këtë dua të sqaroj se mungesa në personelin e Ministrisë së Kulturës, por edhe ne vetë Kabinetin e Ministres, të artistëve, shkrimtarëve apo kritikëve, është një problem madhor, i cili ka reduktuar ndjeshëm mendimin e specializuar, duke mos i ofruar siguri titullarit të këtij dikasteri për vendimet që do të duhet të ndërmarrë. Kjo hapësirë e varfër mendoj se i shpjegon të gjitha dhe mbetet burimi kryesor i avarive burokratike në atë institucion.
Askush nuk do të habitet nëse zhvillon një vizitë në zyrat dhe drejtoritë e Ministrisë së Kulturës dhe do ta ketë shumë të lehtë të dalloje se: në drejtoritë apo institucionet që mbulojnë çështjet e librit nuk do të shohin jo shkrimtarë e përkthyes apo redaktorë, por as njerëz të lexuar. Nëse dikush do të hyje e të trokasë në të tjera dyer, sikur thjeshte për të shuar kërshërinë e tij, do të pikasë fare lehtë se në drejtorinë që mbulon çështjet e artit, do ta ketë shumë të vështirë të hasi artistë sepse në rastet më të shumtë, do të kuptojë se aty punojnë individë që ende nuk kanë fituar statusin e spektatorit, jo më të kenë njohuri të thelluara në repertorin muzikor, kinematografik apo problematikat e shumta që po kalon arti si dukuri shumëpërmasore. Sa i përket drejtorisë që mbron Trashëgiminë Kulturore, është fare e lehtë të marrësh me mend se nuk ke të bësh as me arkeologë, as me muzikologë e as me muzeologë por thjesht me vizitorë të ç’rregullt të aseteve tona arkeologjiko – historike. Mjafton t’iu kujtoj faktin se ne krye te Qendres se Librit keni nje ish-gazetare mediokre, si Alda Bardhyli, qe nuk njeh as alfabetin e letersise, jo me nivelin dhe problematikat e saj.
Në këto kushte, çdo titullar do ta kishte shumë të vështirë të merrtë vendime objektive, pasi emërimet me bazë politike, kanë krijuar një mbishtresë të ngjeshur në administratën publike por edhe në kabinetet politike. Ndaj do të ishte e udhës, që në rastin e Ministrisë së Kulturës, Znj. Margariti, ajo të mos distancohet prej komuniteteve artistike, të cilët në pjesën dërrmuese kanë krijuar një pavarësi mendimi dhe veprimi dhe sa herë që ofrojnë kapacitetet e tyre krijuese dhe interpretuese në interes të prioriteteve ministrore, do të duhet të dëgjohen dhe të mbështeten, pasi shenja që i mbetet çdo epoke, sistemi apo fenomeni, do të marrë gjithmonë shenjën apo vulën e artit. Drejtimi i shtetit gjithmonë do t’i përkasë politikanëve por pushtetin e zotëron në çdo kohë fuqia e shprehjes dhe e ndryshimit, të cilën e kanë në misionin e tyre njerëzit e artit dhe kulturës, që në kohët antike e deri në kohët moderne, të cilat për fat të keq po mbartin gjithmonë e më shumë elementë të primitivizmit!
Zonja Ministre,
Për sa me siper iu ftoj te thyeni heshtjen, që po zgjatet prej me shume së një viti, te reflektoni dhe t’i hapni rrugën mbështetjes dhe botimit të ANTOLOGJISE SE POEZISE MODERNE SHQIPE “Dielli s’lind e s’perëndon përmbi Tiranë”, si një akt i denjë për botimin, njohjen dhe promovimin e poetëve shqiptar nga botuesi më i madh dhe i rëndësishëm në botë, siç është Mondadori dhe ky do të përbëjë një akt me të cilin Ministrja Margariti do të mbahet mend gjatë në kulturën shqiptare. Në të kundërt, pra nëse do të vijojë me heshtjen e pacak, ajo padyshim do të mbahet mend, madje do të hyje edhe në historinë e kulturës shqiptare, pikërisht për këtë gjest mohues ndaj saj, te cilin do ta plotesoje ai qe do te ulet ne karrigen tuaj menjehere.
Duke shpresuar ne reflektimin tuaj,
Ju dergoj pershendetjet e mia te sinqerta.
Ismet Mehmeti
Tirane, me 26.10.2023